Moti

Ja zonat që rrezikojnë reshje shiu intensive dhe shtrëngata në orët në vijim

Me përkeqësimin e kushteve atmosferike, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në zonat urbane, për shkak të reshjeve të shiut, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjatë ditës së enjte, dt.17 pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në Veri dhe në Qendër të territorit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, thotë IGJEUM.

Sot (e enjte dt.17) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 15 °C

Ja zonat që rrezikojnë reshje shiu intensive dhe shtrëngata në orët në vijim Read More »

Mësoni si do të jetë moti këtë javë

Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë. Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.

Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.

Mësoni si do të jetë moti këtë javë Read More »

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë. Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.

Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe.

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e

Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 deri 4 ballë.

Parashikimi i motit për javën e ardhshme Read More »

Moti, sinoptikanët tregojnë zonat ku pritet të ketë reshje intensive shiu gjatë fundjavës

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobëta bore.

Moti, sinoptikanët tregojnë zonat ku pritet të ketë reshje intensive shiu gjatë fundjavës Read More »

Ja si do të jetë moti sot

Moti do të vijojë i qëndrueshëm me mjegull në mëngjes.

Gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira mesatare në shtim.

Temperaturat minimale parashikohen 4-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 14-17°C në veri, 22-24°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Ja si do të jetë moti sot Read More »

Njihuni me parashikimin e motit për sot

SHMU njoftoi se ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Mjegulla dhe mjegullina e mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve do të bëhet përsëri e pranishme.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje e veriperëndim ndërsa përgjatë bregdetit deri mesatare në mesditë.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 18°C

në zona e ulëta 4 deri 23°C në zona bregdetare 10 deri 24°C

Njihuni me parashikimin e motit për sot Read More »

Moti/ Meteorologu i njohur tregon çfarë pritet gjatë kësaj jave

Meterologu Hakil Osmani deklaroi se gjatë kësaj jave, territori shqiptar do të karakterizohet nga vjeshta tipike. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Osmani u shpreh se deri të premten, do të ketë kthjellime dhe orë të shumta me diell.

Ndërsa, në fundjavë, do të ketë shpeshtim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu në zonat malore.

“Pritet që gjatë kësaj jave të kemi vjeshtën tipike në territorin shqiptar. Do kemi temperatura të cilat në zonat malore do të jenë relativisht të freskëta, 4-5 gradë celcius pritet të jenë temperaturat në qytetete zonave malore. Në ultësirën perëndimore do të luhaten në 9-13 gradë celcius.

Përsa i përket orëve të mesditës, parashikohet që maksimumet në qytetet e zonave malore të luhaten në 17-18 gradë celcius,

ndërsa në zonën e ulët, duke përfshirë edhe kryeqytetin, parashikohet që maksimumet të luhaten në 21-22 gradë celcius. Sa i përket kushteve atmosferike, deri të premten do të jemi në dominimin e kthjellimeve, orëve të shumta me diell. Në fundjavë, parashikohet që të kemi shpeshtim të vranësirave, ku në zonat malore pritet të kemi edhe reshje të pakta shiu”, theksoi ai.

Moti/ Meteorologu i njohur tregon çfarë pritet gjatë kësaj jave Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com