Moti

Meteorolgia tregon ditën e kësaj jave kur moti merr kthesën

Edhe sot moti në territorin shqiptarë ka qenë i kthjellët dhe më diell. Momente të shkurtra me pika shiu priten në hapësira detare dhe hsumë pak në vijën bregdetare.

Ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të mbetet e kthjellët dhe kryesisht në zonat më shumë se sa gjysma e lindore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare. .
Edhe temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë sot gjatë orëve të mëngjesit, 3-12 gradë celcius.. Ndërsa mesdita mbetet pak a shumë në të njëjtat vlera termike të cilat duhet thënë se janë mjaft të larta për muajin dhjetor.

Nga 12-20 gradë celcius kanë arritur temperaturant në rang territori.
Deri në datën 16 dhjetor moti pritet të jetë me të njëtat kushte atmosferike dhe termike.
Reshjet rikthen sot pasdite , më të dukshme në zonat veri-perëndimore dhe jug perëndimore. Por reshjet do të jenë krejt të pakta, bwn me dije meteorologia Lajda Porja.

Edhe ditën e nesërme do të jemi në ndikimin e vranirave dhe do të jetë një ditë e lagëshit. Deri ditën e shtunë priten shumë pak reshje, por surprizat vijnë në fundjave ku pritet edhe reshje me intensitet më të lartë.

Meteorolgia tregon ditën e kësaj jave kur moti merr kthesën Read More »

Ja dita kur rikthen reshjet dhe temperaturat e ftohta, meteorologia tregon çfarë na pret gjysmën e parë të Dhjetorit

Java ka nisur me kthjellime dhe rreze dielli të pranishme. Por jo vetëm kushtet atmosferike, por edhe temperaturat janë mjaft të larta. Minimumi 3 gradë shënon sot mëngjesi në zonat e thella malore dhe në zonat qëndrore minimumi arrin në 12 gradë celcius.

Edhe në mesditë do të kemi nga 12-18 gradë celcius në rang territori.Vonë në mbremje presim një sitem vranësirash krejt të dobët. Ky sistem do të sjell reshje ditën e martë kryesisht në veri dhe në zonat qendrore.

15 ditëshi i parë i dhjetorit, do të ketë reshje të bollshme. Por deri në datën 16 dhjetor temperaturat do të jenë të ngrohta. Ndërkohë, për ditën e nesërme kur do të mbahet samiti i BE me vendet e rajonit, kryeqyteti jonë i pret me reshje shiu më shumë në pjesën e dytë të ditës, por edhe kthjellime herë pas here.

Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë kryesisht në dominimin e kthellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa duke filluar nga dita e premte dhe fundjava pritet të shtohen vranësirat në territorin shqiptar. Kjo do bëjë që të kemi reshje shiu më të dukshme gjatë ditës së shtunë dhe të diel që do të jenë më të fokusuara në zonat veriore.

Ja dita kur rikthen reshjet dhe temperaturat e ftohta, meteorologia tregon çfarë na pret gjysmën e parë të Dhjetorit Read More »

Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Duke qenë në periudhën e dimrit edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Kjo situatë do të vijojë edhe për ditën e diel ku reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht mesatar dhe lokalisht në veriperëndim dhe jug në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë.

Surprizon moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Moti, çfarë pritet të ndodhë pas datës 10 dhjetor

Reshjet e dëborës do të jenë prezentë në ditët e para të Dhjetorit, kryesisht në zonën e juglindjes.

Mësohet se pas këtyre ditëve me reshje bore moti do të përmirësohet dhe do të kemi një rritje të temperaturave,

Reshjet e dëborës do të jenë prezente edhe në ditët e para të Dhjetorit, kryesisht në juglindje.

“Në zonat malore do të kemi reshje dëbore, kryesisht në ato juglindore duke sjellë një sasi jo më shumë se 5 apo 6 mm në juglindje të territorit shqiptar”, tha metorologu Hakil Osmani.

“Javës së parë të Dhjetorit pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në 17 apo në ndonjë zonë të izoluar edhe 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale pritet të kalojnë në vlera pozitive. Në fakt kjo është një anomali me 2.5 gradë të temperaturave në orët e mesditës”, shtoi ai.

Dhjetë ditët e para të Dhjetorit parashikohen të jenë me vranësira të shpeshta, por edhe orë të shumta me diell. Në zona të thella malore do të ketë edhe disa flokë dëbore.

Moti, çfarë pritet të ndodhë pas datës 10 dhjetor Read More »

Meteorologu tregon si do të jetë situata 10 ditët e para të Dhjetorit

Reshjet e dëborës kanë zbritur edhe në zonat e banuara. Në akset rrugore Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, edhe në Qafë Thorë, ka nisur kriposja e rrugëve për të eliminuar ngricat, pasi dëbora është shoqëruar me ulje të temperaturave deri në minus 2 gradë.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente edhe në ditët e para të Dhjetorit, kryesisht në juglindje.

“Në zonat malore do të kemi reshje dëbore, kryesisht në ato juglindore duke sjellë një sasi jo më shumë se 5 apo 6 mm në juglindje të territorit shqiptar”.

Pas këtij episodi dy ditor, moti do të përmirësohet, teksa temperaturat do të rriten sërish.

“Javës së parë të Dhjetorit pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në 17 apo në ndonjë zonë të izoluar edhe 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale pritet të kalojnë në vlera pozitive. Në fakt kjo është një anomali me 2.5 gradë të temperaturave në orët e mesditës”.

Dhjetë ditët e para të Dhjetorit parashikohen të jenë me vranësira të shpeshta, por edhe orë të shumta me diell. Në zona të thella malore do të ketë edhe disa flokë dëbore.

Meteorologu tregon si do të jetë situata 10 ditët e para të Dhjetorit Read More »

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Muaji dhjetor nis me reshje shiu. Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të jenë dominuese në vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit në të gjithë territorin Shqiptar.

Parashikohet që herë pas here vranësira të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu pjesërisht në zonën e ulët. Sipas Meteoalb, në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Parashikimi i motit për ditën e sotme Read More »

Moti/ çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në dhjetor

Dhjetori nis si një vijimësi e vjeshtës, me mot të ngrohtë dhe reshje të pakta. Problem do të jetë lagështira e lartë.

Masa e ftohtë që erdhi kryesisht nga Poli i Veriut drejt Ballkanit bëri që në ditët e fundit të nëntorit, edhe pse në stinën e vjeshtës, të kemi vlera negative, madje edhe reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit.

“Edhe pse nesër zyrtarisht futemi në stinën e dimrit, në fakt Dhjetori nuk nis si një dimër, të paktën deri nga datat 13-14 dhjetor do të na duket sërish sikur është një vijimësi e vjeshtës, pra një mot I ngrohtë, mëngjese të ngrohta me vranësira, me reshje të pakta dhe temperatura 17-18 gradë Celcius, që nuk janë tipike të dimrit, por janë 2-2.5 gradë më të larta sesa ç’duhet të shënojë dhjetori.

Reshjet do të jenë prezente edhe në kryeqytet, por kryesisht në zonat jugore parashikohet të jenë të pranishme pothuajse që nga sot deri në fundjavë, përfshirë fundjavën, por do të jenë në sasi shumë të pakta. Parametri problematik do të jetë lagështira. Në fakt lagështira e lartë në ajër do të jetë prezente pothuajse gjatë gjithë këtyre ditëve, përfshirë kryeqytetin.

Por në përgjithësi Tirana është qytet që ka lagështirë të lartë, gjë e cila do të bëjë që mëngjeset dhe mbrëmjet të ndihen pak më të ftohta krahasuar me vlerën e cila shënohet. Megjithatë duhet të theksoj që të paktën java e parë e dhjetorit nuk sjell reshje intensive, edhe reshjet e dëborës që do të jenë të pranishme gjatë këtyre ditëve nuk është se do të shkaktojnë bllokim të rrugëve apo situatë problematike, pasi do të jenë sasi të pakta edhe pse nuk është se do të kemi vetëm diell. Por do të kemi diell, do të kemi vranësira, do të kemi lagështirë, do kemi edhe reshje, por të pakta, jo problematike.”- u shpreh meterologia Lajda Porja.

Moti/ çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në dhjetor Read More »

Moti për sot

Dita e sotme ka nisur me dominimin e kthjellimeve si në zonat e ulëta dhe në zonat malore.

Meteorologu Hakil Osmani parashikoi në një intervistë për Euronews Albania se sot nuk pritet që të ketë reshje shiu. Dita e sotme ka sjelle një rënie të temperaturave, ku në zonat malore kanë shkuar deri në -4 gradë.
Ndërsa nesër pritet të ketë një rritje të temperaturave.

Përsa i përket kushteve atmosferike, nesër do të ketë më shumë vranësira në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në juglindje do të ketë edhe reshje dëbore.

Moti për sot Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com