Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të diktojnë motin në vendin tonë, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites në të gjithë territorin
Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në Shqipëri, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriore duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në Kosovë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe në zonat Perëndimore. Ndërsa në vijim vranësirat do të theksohen përkohësisht në të gjithë Kosovën.
Territori i MV në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët e pasdites dhe
mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë MV, por nuk do të gjenerojnë reshje.
Vijonë Europa Jugore të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta në Qëndër
të kontinentit, duke gjeneruar dhe reshje shiu të shoqëruar me mini stuhi ere.
Ndërsa Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dëbore.
Kjo javë do të jetë pa reshje, mirëpo do të kemi disa luhatje në temperatura. Pritet që termomtetri do të shënojë -1 gradë në mesjavë në zonat e ulëta.
Termometri sot ka zbritur 0 gradë në zonat malore, ndërkohë nga 7-10 gradë janë temperaturat e mëngjesit të sotmën në zonat e ulëta dhe bregdetare. Krahasuar me një ditë më parë ku u ndeshëm me një mot pranveror, kemi pasur një rënië të ndjeshme.
Deri në fund të dhjetorit nuk pritet të përsëritet më situata termike e një jave më parë ku temperaturat u ngjitën në më shumë se 20 gradë.
Meteorologia Tanja Porja bën me dije se deri në fund të muaji, pra deri në fund të vitit vitit 2022 temperaturat do të qëndrojnë në më poshtë se 20 gradë celcius.
Pas disa kohësh me mot të vranët dhe reshje shiu të dendura mbi vendin tonë tashmë ndryshon “tabloja” meteorologjike. Kjo thënë për shkak se për javën që presim përpara mbi rajonin e Ballkanit (dhe një pjesë të Europës qëndrore) pritet të depërtojë Anticikloni Afrikan.
Ky depërtim i pazakontë ose i rrallëhershëm nuk do të sjellë mot “përvëlues” (sic është e zakonshme në stinën e verës) por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativisht pak grad më lartë se të zakonshmet e dimrit (vetëm vlerat e mesditës).
Në këtë mënyrë për të gjithë javën moti parashikohet i kthjellë në të gjithë territorin si dhe vranësira të paka kalimtare në relievet malore në lindje. Karakteristike për këtë javë do të jetë gjithashtu edhe mjegulla e dendur ose mjegullina në zonat luginore dhe ato fushore.
Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me rënie madje në disa vende edhe në vlera negative ndërsa ato të mesditës parashikohen nga 6°C në relievet malore deri dhe në 17°C në ato të mesditës.
Që në orët e para të ditës Shqipëria do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, qytetet e zonës bregdetare dhe të ulëta do të kenë intervale të shumta me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të jenë më të dukshme vranësirat kalimtare.
Temperaturat
e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës pritet të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore gjatë paradites. Në vijim do të ketë më shumë intervale me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në MV paraqitet në dominimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat e shpeshta gradualisht të largohen, duke u lënë vendin kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e Evropës Jugore dhe Qendrore do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Brigjet e Egjeut do të kenë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu Evropa veriore dhe lindore do të mbeten në mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës.
Ditën e Shtunë vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit.
Më pas, gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpasherëshme por me intensitet të ulët. Në orët e pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Dita e Diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.
Besa Sherollari, specialiste parashikimi te sherbimi meteorologjik ushtarak foli për situatën e motit dhe qytetet, të cilat do kenë mot të vranët dhe temperatur të ulta ne vijim për ditën e nësërme.
Diten e sotme masat ajrore me origjinë Jugore ka ndikuar në rritjen e temperaturave në të gjithë territorin dhe do të vazhdojë e njëjta situatë edhe në mbrëmje, përveç disa qarqeve dhe veriut të vendit , të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu apo me kthjellime e vranësira të lehta. Pavarësisht se shohim diell në kryeqytet , veriu i vendit ka pasur rreshje me intensitet të dobët, ndërsa pjesa veri-perëndimore është shoqëruar me rreshje shiu me intensitet mesatar.
Në mbrëmje do kemi mot të vranët në gjithë territorin. Rreshjet e shiut do shtrihen në gjithë vendin, por me intensitete të ndryshme në pjesë të ndryshme të tij. Nga 24 orëshi i ditës së shtune do jetë mot i vranët dhe në veri të vendit do ketë rreshje afatshkurtra, ndërsa në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës do ketë rreshje me intensitet të lartë. Kjo situatë do jetë deri në mesditë e më pas do vijojnë rreshje me intensitet të ulet. Pasditja e së shtunës do ketë një ndërprerje gati në gjithë territorin, sidomos në pjesën e ulët të tij, tha për report tv. Nga e diela deri te mërkurën do ketë masa ajrore të qendrushme, por që do ndjehet sikur do sjellin dhe dimrin. Ditën e hënë dhe të martë, në zonat malore priten temperatura minus 4 gradë celsius.
Ndërsa temperatura e ngrohta, sidomos në kryeqytet ka qenë për shkak të masë ajorore jogore dhe erës në kuadratin jugor, bashkimi i tyre sjell rritjen e temperaturave. Por, kjo situatë nuk është e çuditshme, pasi episode të tilla afatshkurtra të një moti të ngrohtë kanë ndodhur edhe vite më parë. Janë vlera të larta, por jo të pazakonta. Pjesa e Ballkanit , pjesa veri-përendimore është në kushte të paqëndrueshme si për shembull rasti i Malit të Zi i cili shoqërohet me rreshje shiu dhe shtrëngatë. Europa qëndrore është e përshirë nga masat e ftohta qe vinë nga Siberia dhe kryesisht temperatura të ftohta .
Ne qarkun Shkodër pritet që nga orët e pasdites dhe mbrëmjes, rreshjet e shiut do kenë intensitet të larte, ndërsa në Lezhe do jenë prezentë, por me intensitet më të ulët.