Moti

Moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Për ditën e Enjte pritet ndryshim i situatës meteorologjike për vendin tonë. Masat ajrore veriore por dhe të lagështa do të sjellin fillimisht mot me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në relievet malore mbi 700 metër në lindje reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore në lartësitë 400-500 metër reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

në zona e ulëta -1 deri 15°C

në zona bregdetare 3 deri 15°C

Moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme Read More »

Moti për sot

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar; në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e moti të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta paraqitet motit në zonat malore. Për sa i përket, pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit ku në skajin Verior priten reshje të izoluara dhe të pakta dëbore. Gjatë orëve të vona të natës reshjet do të zbresin deri në qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites në territorin e Kosovës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa, mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë Kosovën, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do te jenë të ulëta duke bërë që ngricat të mbeten prezente në të gjithë akset rrugore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në vend kthjellime dhe kalime te pakta vranësirash. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme gjatë orëvë të pasdites dhe mbrëmjes, por nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e MV. Temperaturat e ulëta si edhe era e ftohtë verilindore do të jenë dy parametrat problematikë në republikën e MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike,ku masat e ftohta dhe të thata me origjinë lindore do të diktojnë mot të kthjellët POR të ftohte. Temperatura të ulëta do të shënohen në gadishullin Iberik dhe rajonin e ballkanit. Ndërsa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre paraqiten me reshje dëbore dhe ngrica. Po ashtu, vijon problematike situata e dëborës së dendur dhe stuhive të forta të erës në Europën Lindore dhe pjesërisht atë veriore./

Moti për sot Read More »

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ditën e hënë pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu. Reshjte priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në lartësin mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.

Ditën e martë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht në zonat malore. Reshje lokale bore me intensitet të ulët përgjatë zonave malore të vendit.

Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, filimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qendrore të vendit. Në lartësin mbi 600-700 metra në jug dhe juglidje reshje bore.

Ditën e enjte parashikohet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në jug të vendit, në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ditën e premte pritet të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në zonat malore të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut deri në mesjavë e më pas kthen nga verilindja me shpejtësi mesatare 2-7m/s, e hera-herës fiton shpjetësi deri në 12-15m/s

Parashikimi i motit për javën e ardhshme Read More »

Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim me motin

Vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Kjo është ajo që e pret Shqipërinë, përsa i pëket motit për ditën e sotme.

Shirat do të krijojnë probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.

Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë, në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim me motin Read More »

Moti, ja çfarë ndodh me temperaturat

gjithë vendin, ja çfarë ndodh me temperaturat
Nga editor -January 16, 2023

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Mesdita dhe orët vijuese do të bëjnë që i gjithë territori të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje si fillim në zonat veriore.

Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim parashikohet që harta e reshjeve të zgjerohet duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës vonë i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Por në orët e mesditës dhe në vijim pritet shtim gradula i vranësirave, ku më të dukshme do të jenë gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës vonë. Parashikohet që vranësirat të sjellin dhe reshjet e para në zonat Veriperëndimore gjatë mbrëmjes. Nata do të zgjerojë hartën e reshjeve në zonat perëndimore të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV deri në orët e pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa mbrëmja parashikohet të sjelli vranësira të shumta në të gjithë MV, ku në zonat Veriperëndimore në orët e vona të natës vranësirat do të sjellin reshje.

Rajoni dhe Evropa

Moti, ja çfarë ndodh me temperaturat Read More »

Njihuni me motin sot

Shqiperia përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vëndit.

Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokeve të dëborës në zonat malore. Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav, mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme paraiten Ishujt Britanik dhe Europa Qëndrore, ku reshjet e shiut do të jenë edhe me intensitet të lartë. Po_ashtu nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta do të jenë brigjet e detit të Zi. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Kosova

Republika e Kosovës karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri vonë pasdite kur shfaqen vranësira të shpeshta, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit vijojnëtipike të dimrit, por prania e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, republikës së MV kthjellimet dhe vranësirat e lehta paraqiten në pjesën e parë të ditës. Ndersa orët e pasdites do të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë MV, por nuk do të ketë reshje. Tempertaurat e ajrti do të jenë të ulëta gjatë orëve të mëngjesit ku minimalja zbret deri ne -3 gradë C, ndersa mesdita do të regjistrojë vlera deri në 10 apo 11 gradë C.

Njihuni me motin sot Read More »

Moti për sot, ja sa do të shkojnë temeraturat

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura.
Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mengjesit përgjatë luginave. Përgjatë aksesve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi derinë 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore temperaturat do të variojnë -4 deri 4°C

në zona e ulëta -3 deri 14°C

në zona bregdetare 2 deri 13°C

*

Moti për sot, ja sa do të shkojnë temeraturat Read More »

Moti do të ftohet dhe më shumë, çfarë pritet të ndodhë në këto qytete

Java e parë e muajit Janar erdhi me temperatura të larta, tipike të vjeshtës, ndërsa java e dytë solli dimrin në territorin shqiptar. I ftohti gjithsesi do të jetë kalimtar, thonë meteorologët.

Hakil Osmani nga Meteoalb: Sot pasdite pritet depërtim i masave ajrore të ftohta me origjinë nga veri-verilindja e Europës duke sjelle rënie të menjëhershme të temperaturave. Që nga nesër e në vijim motit do të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Reshjet që kanë rënë mbrëmë gjatë natës, kanë qenë të fokusuara kryesisht në veri dhe veriperëndim të territorit ku ka patur përkatësisht nga 80 deri në 100 mm në zonat e mbi Shkodrës. Në zonat jugore ka patur afërsisht 50 mm shi, ndërsa në zonat qendrore ka patur afërsisht 30-40 mm shi.

Orët vijuese sjellin dobësim të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, por mbetet e gjithë zona lindore me reshje dëbore, ku më të përqendruara do të jenë në juglindje të territorit. Dëbora do të zgjasë deri nesër në mesditë, por në sasi të pakta nga 5 – 8 cm dhe mbi 10 cm në zona të thella malore.

Problem do të jenë edhe ngricat nëpër akset urbane të zonat verilindore dhe juglindore, kjo për shkak të temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjeve dhe mëngjeseve.

Situata është kalimtare, pasi ky i ftohtë do të qëndrojë në vendin tonë për 4-5 ditë, teksa fundjava do të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi edhe temperatura në vlera pozitive në zonat malore.

Moti do të ftohet dhe më shumë, çfarë pritet të ndodhë në këto qytete Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com