Moti

Mësoni si do të jetë moti për ditët në vijim

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme dhe mot që mund ti përshtatet fare mirë shprehja “as mish as peshk”. Kjo situatë vjenë si pasoj e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell (kthjellime). Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Dita e Martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.

Më pas duke fiiluar nga dita e Mërkurë deri në fund të javës (ditët e Enjte dhe e Premte) moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Përsëri reshjet për këto ditë në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve por edhe në relievet e tjera të larta malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër parashikohen reshje dëbore kryesisht me intensitet të ulët por lokalisht edhe mesatar

Mësoni si do të jetë moti për ditët në vijim Read More »

Moti merr kthesën e pazakontë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 7m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 1 deri 18°C

në zona e ulëta 2 deri 20°C

në zona bregdetare 6 deri 20°C

Moti merr kthesën e pazakontë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Parashikimi i motit për këtë javë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.

E veçanta e kësaj jave do të jetë rritja e temperaturave në vlerat e mesditës; vlera të cila do ti ngjasojnë shumë atyre të pranverës.

Në këtë mënyrë për të gjitha ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Parashikimi i motit për këtë javë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Vendi ynë ditën e nesërme do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pashikohet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore -1 deri 14°C, në zona e ulëta -2 deri 19°C,në zona bregdetare 6 deri 19°C.

Moti, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Si parashikohet moti gjatë kësaj fundjave, ja sa do shkojnë temperaturat

Për këtë fundjavë sinoptikanët thonë se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Për nesër (e Shtunë) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshmje rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës.

Si parashikohet moti gjatë kësaj fundjave, ja sa do shkojnë temperaturat Read More »

Ja kur ikën i ftohti siberian nga vendi ynë

Shqipëria vijon të jetë e mbërthyer nga acari me temperatura deri në -16 gradë. Në Korçë dhe Peshkopi në disa zona malore temperaturat këtë të mërkurë kanë regjistruar në -22 dhe -16 gradë Celsius.

Gjatë mbrëmjes së kaluar rekordin e temperaturave e mban Qafa e Thorës me – 22 gradë C, ndërsa në Vermosh, ato kanë arritur deri në -17.

Në akset Bogë – Theth dhe nga Leqet e Hotit e Deri në Vermosh, ka prani ngricash dhe këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Akset nacionale janë të gjitha të kalueshme, por autoritetet rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore për shkak të ngricave që mund të krijohen në rrugë.

Për shkak të acarit dhe temperaturave ekstremisht të ftohta, ministria e Arsimit ka kërkuar pajisjen me sistem ngrohje të 28 shkollave në vend.

Ndërsa në shkollat në Devoll të Korçës dhe në Dibër, orët e mësimit janë reduktuar në 10 minuta.

Sipas sinoptikanëve kjo javë ka regjistruar ditët më të ftohta të dimrit.

Nga e enjtja i ftohti siberian do të vijojë të tërhiqet gradualisht nga Shqipëria.

Ja kur ikën i ftohti siberian nga vendi ynë Read More »

Ja si do të jetë moti gjatë javës, temperaturat zbresin në -10°C

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

Në këtë mënyrë; për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.

Po ashtu era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Ja si do të jetë moti gjatë javës, temperaturat zbresin në -10°C Read More »

Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme

Java e ardhshme parashikohet të jetë java më e ftohtë e këtij dimri. Rryma atmosferike e ftohtë, e quajtur Nikola vjen nga Rusia dhe pritet të mbërrijë nga hëna e 6 shkurtit edhe në vendin tonë.

Moti i acartë karakterizohet nga erërat e ftohta që do të prekin një pjesë të madhe të territorit, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të temperaturave të cilat do të arrijnë deri në -10°C në zona të caktuara.

Parashikimet e motit për javën e ardhshme flasin për reshje dëbore edhe në lartësi të ulëta, gjë që nuk përjashton mundësinë që të ketë borë edhe në Tiranë.

Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com