Moti

Kthesa e fortë e motit për ditën e Barjamit, ja çfarë pritet të ndodhë

Këto ditë kemi kushte mjaft jo-stabile atmosferike për shkak të rrugëtimit të një cikloni të fuqishëm nga Deti Jon në drejtim të Detit Egje, por jo-stabilitetet atmosferike do të jenë të karakterit lokal.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme priten të martën dhe të mërkurën në shumë vise të rajonit tonë, ndërsa të enjtën cikloni largohet dhe do të kemi rritjen e përkohshme të presionit atmosferik ose anticikloni i cili megjithatë nuk do të jetë shumë i fuqishëm për të stabilizuar motin tërësisht.

Të enjten dhe të premten do të kemi shumë më shumë intervale kohore me diell dhe reshjet do të jenë të pakta dhe sporadike. Përkundër motit të mirë në disa vise do të ketë gjasa për rrebeshe afatshkurtra shiu.

Edhe në aspektin termik të enjtën dhe të premtën do të kemi rritje të temperaturave, veçanërisht të premten kur ato maksimale në Kosovë do të afrohen 20-shit. Në Shqipëri temperaturat do të rriten mbi 20 gradë Celsius.

Sipas ecurive aktuale sinoptike rrebeshet e shiut pritet të kthehen përsëri nga e shtuna.

Kthesa e fortë e motit për ditën e Barjamit, ja çfarë pritet të ndodhë Read More »

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin 5 ditët e ardhshme

Ditët e ardhshme Shqipëria do të jetë nën sundimin e një moti të keq me reshje të shumta shiu e shtrëngata.

Shërbimi Meteorologjik ka publikua hartën për 5 ditët e ardhshme ku vihet re se moti do të jetë i paqëndrueshëm. Por, nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Gjatë pesë ditëve në vijim, vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Duke filluar nga dita e Premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin 5 ditët e ardhshme Read More »

Temperaturat e prillit ‘sfidojnë’ pranverën, ja kur do t’i hiqni xhupat

Vranësirat do të vijojnë me reshjet e herëpashershme dhe borën në zonat malore. Kështu bëri me dije Hakil Osmani nga Meteoalb.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se moti do të përmirësohet nga e marta e në vijim.

“Më pas, e premtja në pjesën tjetër të ditës dhe gjatë fundjavës,

parashikohet të kemi shpeshtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë edhe reshje. Vetëm në zonat e thella malore parashikohet të ketë sërish rënie të flokëve të borës,” – u shpreh Osmani.

Temperaturat do të pësojnë rritje nga e marta e në vijim me vlerat maksimale që mund të shkojnë deri në 22 gradë Celcius. Një rënie me 2-3 gradë pritet gjatë fundjavës.

Temperaturat e prillit ‘sfidojnë’ pranverën, ja kur do t’i hiqni xhupat Read More »

Moti/ Meterologët paralajmërojnë për ditët në vijim, ja çfarë pritet

Temperaturat e ajrit do vazhdojnë të ulen ditën e nesërme duke bërë që maksimumet parashikohen të jenë deri në 12 gradë, 7 gradë më të ulëta se vlerat normale.

Këtë parashikim e ka bërë meteorologu Hakil Osmani për emisionin “Breaking”, i cili shprehet se do vazhdojmë të qëndrojmë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta.

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga masa ajrore të ftohta të cilat kanë ardhur nga veriu i kontinentit evropian duke prekur rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe duke ndikuar në temperaturat e ajrit edhe në territorin shqiptar duke bërë që vlerat minimale në zonat malore mëngjesin e sotëm të kenë regjistruar nga 0 në -1 gradë, ndërsa maksimumet parashikohet të shkojnë jo më shumë se 12 gradë celsius, janë vlerat 7 gradë më të ulëta se vlerat normale. Dita e nesërme përsa i përket temperaturave të ajrit do të sjellë një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonës malore të zbresin deri në 2 apo 3 gradë në ndonjë zonë të izoluar në verilindje të territorit shqiptar.

Ndërsa maksimumet do të kenë një rritje të lehtë me 1 gradë duke bërë që të ngjitet termometri në orët e pasdites edhe në 13 gradë celsius. Përsa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore, ku në zonat veriore dhe jugore mbeten herë pas here të rrezikuara nga rrebeshe të izoluara shiu por që do jenë afatshkurtra.

Ndërsa në zonat malore si pasojë edhe të temperaturave të ulëta do kemi shfaqjen e pakët të flokëve të borës. Edhe ditën e nesërme mbetemi në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, por reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta”, është shprehur Hakil Osmani.

Moti/ Meterologët paralajmërojnë për ditët në vijim, ja çfarë pritet Read More »

Kishit bërë plane për të dielën? Ja si do të jetë moti

Edhe gjatë ditës së nesërme moti mbi vendin tonë do të jetë me vranësira i shoqëruar me reshje shiu.

Temeraturat gjithashtu pritet të pësojnë ulje në të dyja ekstremet.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

Kishit bërë plane për të dielën? Ja si do të jetë moti Read More »

Fundjava ka surpriza nëse keni plane, ja çfarë pritet të ndodhë

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatat e lokalisht të lartë.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

Fundjava ka surpriza nëse keni plane, ja çfarë pritet të ndodhë Read More »

Ja si do jetë moti në ditët në vijim dhe sa do shkojnë temperaturat

Moti në vend pritet të ketë përmirësime në ditët në vazhdim, pasi java ka nisur me temperatura të ulëta dhe në zonat malore pati prezencë të reshjeve të borës.

Për ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve. Por nuk do të mungojnë as vranësirat të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 17 °C

në zona e ulëta 5 deri 22°C

në zona bregdetare 10 deri 22°C.

Ja si do jetë moti në ditët në vijim dhe sa do shkojnë temperaturat Read More »

Moti, SHMU del me njoftimin e rëndësishëm

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Rreth për këtë javë moti në vendin tonë bën një “kthesë” të fortë ndikuar nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik me masa ajrore me origjinë polare.

Ajo që vlen për tu theksuar është se pritet një rënie drastike e temperaturave në fillim të javës si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. Megjithatë duke filluar gradualisht nga mesjava dhe kryesisht ditët e fundit të javës (e Enjte dhe e Premte) temperaturat rikthehen përsëri në vlerat e zakonshme të pranverës.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore mbi 1000 metër reshje dëbore.

Paqëndrueshmëria vijon edhe ditën e Martë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta lokale.

Më pas për ditët e mbetura pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Moti, SHMU del me njoftimin e rëndësishëm Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com