Moti

Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites zhvillim të vranësirave.

Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 11 deri 21°C

në zonat e ulëta 11 deri 29°C

në zonat bregdetare 15 deri 28°C

Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat Read More »

Parashikimi i motit

Java që nisëm pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Duket se ditët do ti ngjajnë njëra-tjetrës ku moti fillimisht prite të jetë me kthjellime deri në mesditë e më pas gradualisht vranësira në zhvillim.

Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë relieveve malore me intensitet deri mesatar.

Shtrëngata lokale në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë kryesisht nga veriprëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.

Parashikimi i motit Read More »

Meteorologia zbulon ditën e kësaj jave kur ndodh kthesa e madhe e motit

Do të vazhdojë moti i paqendrueshëm me vranësira dhe me reshje të pakta deri ditën e mërkurë të kësaj jave. Meteorologia Lajda Porja thotë se të enjten dhe të premten do të ketë përmirësim, pasi do të dalin rrezet e diellit.

Si pasojë, do të rriten dhe temperaturat e ajrit në të gjithë vendin tonë.

“Territori shqiptar ka vijuar në ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme, duke u bërë prezente më të dukshme në zonat veriore dhe në qendër të territorit. Ndërkohë, me vranësira të shpeshta, por pa reshje, është paraqitur zona jugore. Në fakt, deri në mesin e javës, deri në ditën e mërkurë mbetemi në ndikimin e kësaj mase ajrore të paqendrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje, të cilat më të dukshme do të jene ditën e martë dhe e mërkura do të ketë momente me pika shiu, duke e lënë bregdetin me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Dita e enjte dhe e premte, më në fund do të kete përmirësim të dukshëm të motit, duke risjellë dhe kthjellime në territorin shqiptar.

Nëse flasim për situatën termike, temperaturat e ajrit kanë filluar me rritje në mëngjes, në fakt pritet që maksimalja të ngjitet 26-27 gradë. Ditën e enjte dhe e premte do të sjellë rritje për shkak se do të ketë diell në të gjithë territorit”, është shprehur ajo.

Meteorologia zbulon ditën e kësaj jave kur ndodh kthesa e madhe e motit Read More »

Moti, ja si parashikohen temperaturat për ditën e sotmeMoti,

Sipas MeteoAlb: Do të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë reshje do të jenë më të dukshme. Parashikohet që në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të mbetet vendi ynë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e saj deri vonë pasdite kur priten shtim i vranësirave KU më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara shiu në zonat Jugperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të gjithë MV.

Zhvillimi i një qendre Ciklonare ne detin e balltikut me ndikim deri në verilindje të Europës do të sjellë në këto rajone vranësira dhe reshje të dendura shiu. Po ashtu; me vranësira dhe shira paraqitet mbretëria e bashkuar si edhe gadishulli i Ballkanit POR intensiteti i tyre do të jetë i dobët. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontientitEuropian do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ekalimtare.

Moti, ja si parashikohen temperaturat për ditën e sotmeMoti, Read More »

Moti për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiut me intensitet të ulët deri mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e më pas në të gjithë vendin. Hera-herës reshje në formën e shtëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 15°C

në zonat e ulëta 9 deri 21°C.

Moti për ditën e sotme Read More »

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, do të vijojnë të sjellin vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë në vendin tonë dhe reshje të pakta shiu.

Shirat më të dukshme do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Ndërsa në pjesën më të madhe të ultësirës Perëndimore do të jenë momente me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosov

Republika e Kosovës do të vijoj të mbizotërohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës së mërkurë, ku në orët e para të ditës do të ketë vranësira të shpeshta. Por reshjet do të jenë të pakta. Ndërsa në pjesën e dytë ditës vranësirat do të fuqizohen në të gjithë vendin, duke gjeneruar dhe reshje më të shumta shiu.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë pothuajse gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë motin edhe në territorin e MV, duke sjellë mbizotërim të vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar shira në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

Rajoni dhe Evropa

Rajoni i Ballkanit në pjesën më të madhe të tij do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut, ku herë pas here do të jenë dhe rrebeshe të përkohshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm paraqiten Evropa Qendrore dhe Veriore, ku vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu.

Ndërsa Europa Lindore dhe Gadishulli Iberik parashikohet të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat pritet të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat Read More »

Si do të jetë moti nesër? SHMU del me njoftimin e rëndësishëm

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen;

në zona malore 1 deri 18°C

në zona e ulëta 3 deri 23 °C

në zona bregdetare 7 deri 24 °C

Në fundjavë priten temperatura 26 deri 27 gradë.

Si do të jetë moti nesër? SHMU del me njoftimin e rëndësishëm Read More »

Moti, kush janë qytetet ku do të ketë stuhi dhe rrufe

Po vjen nga deti! Kulmi në darkë, kush janë qytetet ku do të
Duke filluar nga pasditja e sotme deri në fund të javës do të kemi reshje shiu me intensitet të lartë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton marrjen e masave për të shmangur dëmet.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se do të ketë fryrje të lumenjve dhe përrenjve, por përjashtoi mundësinë e përmbytjeve.
“Duke nisur nga sot pas mesditës dhe gjatë të gjithë javës, në pjesën veriperëndimore të vendit, rreth Shkodrës, por edhe duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit do të kemi rritje të intensitetit të reshjeve. Të shmangim emergjencat lokale.

Lajmi i mirë është që jemi në stinë që nuk favorizon përmbytje, si dhe mirëmenaxhimi i Kaskadës kështu që s’do të ketë nevojë për shkarkime.

Shkarkimi do të jetë 0 në të gjithë territorin. Reshjet në pjesën veriperëndimore mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.

Shpresojmë që kjo të parandalohet. Duhet të ketë mobilizim të të gjitha bashkive, por edhe banorët të shmangin lëvizjen në rrugë që kërcënohen nga përrenjtë dhe të sinjalizojnë në kohë nëse ka rrëshqitje apo situatë që duhet ndërhyrje.

Nuk është një situatë për të cilën duhet ndërhyrja e strukturave të të gjithë sistemit të emergjencave, por e kemi zakon që të lajmërojmë në kohë dhe të marrim masa për të shmangur dëmtimet”, tha Peleshi.

Moti, kush janë qytetet ku do të ketë stuhi dhe rrufe Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com