Lajmi i fundit

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar te emisioni “Opinion” i Blendi Fezviut dhe ku foli për shumë probleme. Por krahas hetimit për grupet kriminale, etj, si dhe pohimit se javën e ardhshme do ketë arrestime të nivelit të lartë në fushën e vjedhjes së pronave, ministri tha se ka edhe media te financuara nga grupet kriminale. Kjo ishte një akuzë skup e ministrit dhe se Fatmir Xhafaj nuk e bëri këtë pohim si sulm politik ndaj mediave, por se ka patjetër fakte si ministër. Xhafaj nuk ngutet dhe nuk gënjen si shtetar. Pra ministri i brendshëm i Shqipërisë tha live se ka media të financuara nga krimi dhe përmendi një fakt, pas insistimit të Blendi Fevziut, se ka media që bëjnë lajme në favor të grupeve rivale të krimit apo që financohen nga krimi i organizuar.

Natyrisht që ministri i brendshëm nuk donte të thoshte emrat e këtyre mediave, edhe për hir të hetimit, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit. Eshtë i pari zyrtar i lartë i cili e deklaroi dhe se ka fakte, ndaj duhet që ministri të bashkëpunojë me prokurorinë që këta pronarë mediash apo drejtues të arrestohen. Publiku duhet ti dijë mediat e financuara nga krimi, pasi media është pushteti i katërt, i cili kontrollon gjithë pushtetet e tjera me anë fjalës, lajmit, emisionit, investigimit, por nëse vetë krimi ka hyrë edhe në media, ky është kulmi.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj e tha me plot gojën një akuzë të tillë, por ai ka një detyrim publik, politik dhe ligjor që t’i çojë prapa hekurave botues, pronarë, drejtues apo kushdo gazetar që financohen apo drejtohet nga krimi.

 

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi Read More »

Zbardhet zona nga debora:Llogaraja,malet e Dukatit dhe Tragjasit

Dimer i vertet.Zona gdhihet e zbardhur nga debora.

Arrin ne disa centrimetra trashesia e debores ne Llogora dhe malet e Tragjasit dhe Dukatit. Emergjencat bejne thirrrje per kujdes te gjithe personave qe e kane te detyruar te perdorin aksin rrugor Vlore-Llogora dhe anasjelltas.

Duhet patjeter te jene te paisur me zinxhire.Momentalisht ne kete aks rrugor ku trashesia e debores ka arritur 40 cm eshte e mundur levizja e automjeteve vetem me zinxhir.

Rezultate imazhesh për llogora debore fotoRezultate imazhesh për llogora debore fotoRezultate imazhesh për llogora debore fotoRezultate imazhesh për dukati me debore

 

Zbardhet zona nga debora:Llogaraja,malet e Dukatit dhe Tragjasit Read More »

Moti i keq:Lajmerim i Policise

Duke u nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e parandalohen ngjarjet Drejtoria e Policisë Rrugore ka porositur sot shërbimet në territor:
Punonjësit e policisë rrugore në shërbim të pajisen me mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të policisë rrugor
Mjetet e shërbimit të policisë rrugore të jenë në lëvizje të vazhdueshme, në raste të vecanta të ndezin dhe mjetet e sinjalizimit shtesë e të patrullojnë të gjitha akset rrugore, duke ju tërhequr vemendjen përdoruesve të rrugës, për zbatimin e normave të sjelljes në rrugë.

Të bashkëpunohet me Entet Pronar të Rrugës dhe Nënkontraktorët për vënien në gadishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ndihmës në rrugë.

Në zonat ku mund të bien rreshje bore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të kërkohet vendosja e tyre në rastet kur rruga është e mbuluar me borë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

Të raportohet herë pas here për gjendjen e rrjetit rrugor dhe masat e marra për mirëmbajtjen e rrugëve, duke mbajtur kontakte me grupet që veprojnë në terren, duke marrë në kohë informacionet dhe masat parandaluese.

Për gjendjen e rrugëve dhe trafikut rrugor në tërësi, të njoftohet salla e drejtimit në DPPSH dhe sipas drejtimeve me specialistët e Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Shërbimet e policisë rrugore të rrisin prezencën në rrugë për të orjentuar rrymat e trafikut rrugor, për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, njofton policia.

Moti i keq:Lajmerim i Policise Read More »

Amerikanët zbulojnë ‘Peshkun’, bllokojnë hyrjen e Adriatik Llallës në SHBA, zbulohet arsyeja

Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Amerikanët zbulojnë ‘Peshkun’, bllokojnë hyrjen e Adriatik Llallës në SHBA, zbulohet arsyeja Read More »

Shifrat e frikshme: Shqipëria po shuhet, shtesa natyrore e popullsisë ra me 16.5% në 2017

INSTAT ka publikuar sot të dhëna të tjera demografike që tregojnë një situatë alarmante për sa i përket shtesës natyrore të popullsisë, teksa po bien lindjet dhe po rriten vdekjet. Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 7.931, duke shënuar një rënie me 2,3%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7%, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 5.408, duke shënuar një rënie prej 6,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9%, krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2017 është 2.523 dhe rezulton me rënie 8,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Ky tregues për vitin 2017 është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5% krahasuar me një vit më parë. Në tremujorin e katërt 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.191 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet Qarku i Durrësit me 375 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga Qarku i Dibrës me 257 lindje më shumë se vdekje.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2017, regjistron vlerë negative vetëm në dy qarqe (Gjirokastër dhe Korçë). Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve. Bashkë me emigracionin e lartë, rënia e lindshmërisë në nivelet më të larta historike është tregues i qartë se shoqëria po përjeton një fazë depresioni, me pasoja të rënda në të ardhmen (koment i Monitor). Bizneset e arsimit parashkollor shumë shpejt do të vihen në vështirësi dhe tregu do të përballet me humbjen e forcës së aftë të punës.

Lindjet

Sipas INSTAT, numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, 158 lindje, me një rënie prej 6,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës me 2.529 lindje, të cilat shënojnë rritje me 2,8% në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Shtatë qarqe pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Elbasanit me 15,0 % dhe qarku i Beratit me 13,7 %.

Vdekjet
Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 1.338 vdekje, me një rënie prej 7,5%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 142 vdekje, me një rritje prej 0,7%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e katërt 2016, është regjistruar në Qarkun e Dibrës me 41,9 %. Në tremujorin e katërt 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet Qarku i Beratit me 15,9%, Qarku i Durrësit me 8,3% dhe Qarku i Fierit me 8,1% krahasuar me tremujorin e katërt 2016./ Monitor

Shifrat e frikshme: Shqipëria po shuhet, shtesa natyrore e popullsisë ra me 16.5% në 2017 Read More »

Kërkohet arrestimi i Koço Kokëdhimës për thirrje antikushtetuese, ndërhyn ministri i brendshëm

Sot Koço Kokëdhima ka bërë thirrje në një status të tij, si lider i levizjes politike që drejton, si ish-deputet dhe njeri i medias, për të rrëzuar kryeministrin Rama me çdo mënyrë dhe kusht. Kokëdhima edhe para disa ditëve bëri thirrje për një Avni Rustem të dytë, kur po diskutohej falja e detit, bile nënkuptoi se do të ishte vetë një Avni Rustem për të mbrojtur kufijtë e shtetit shqiptar. Dihet nga historia se Avni Rustemi vrau në Paris, Esad Pashë Toptanin pasi po shiste trojet shqiptare e ishte vënë nën urdhërat e qarqëve antishqiptare. Burime pranë shtabit luftarak të Kokëdhimës tregojnë se nuk ka nevojë, tani për tani, për një Avni Rustem, pasi qeveria u tërhoq nga falja e detit, edhe nga frika e Koços. Por nuk tërhiqet Kokëdhima. Ai kërkon rrëzimin e kryeministrit me çdo mjet, bile thotë se do ta udhëheq popullin personalisht. Një zotim i madh ky.

Ja se ç’shkruan sot Kokëdhima, që ka alarmuar institucionet e shtetit, bile nga burime të besueshme thuhet se kryeministri ka kërkuar arrestimin e Koço Kokëdhimës për thirrje antikushtetuese dhe destabilizuese.

Sot Kokëdhima shkroi se:“Unë kam përkushtimin, kurajon, dijet, forcën, urtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur që ta udhëheq popullin tonë drejt shembjes së tiranisë që na sundon. Zgjohuni! Kush e ka dorëzuar lirinë për pak para, siguri dhe paqe nuk meriton as liri, as para, as siguri dhe as paqe. Të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe t’i përmbysim kusarët dhe kriminelët që mbajnë peng Shqipërinë prej 27 vitesh! Mos u trembni! Ne s’kemi çfarë të humbasim. Shqipëria është kthyer në parajsë për tiraninë e hajdutërisë dhe ferr për popullin e thjeshtë që shtypet e dëbohet pa mëshirë. Nga kjo luftë do të fitojmë lirinë, jetën, të ardhmen; do të fitojmë Shqipërinë që kemi humbur. Ajo as na njeh, as na do dhe as na mban më! Për këto ia vlen të sakrifikojmë gjithçka!”.

Kryeministri ka kërkuar nga prokurorja e përgjithshme që të firmoset arresti për ish-deputetin e PS-së Koço Kokëdhima. Mësohet se janë mbledhur deklarimet e Kokëdhimës dhe po bëhej gati arrestimi i tij me akuzën “thirrje antikushtetuese që cënojnë rendin publik në Republikën e Shqipërisë”. Ndërkohë të njëjtat burime thonë se ka ndërhyrë mënjëherë ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj që të mos arrestohet, pasi vetëm sa i shtoni pikët politike duke e arrestuar. Por pala kryeministrisë insiston se Kokëdhima duhet ndëshkuar penalisht, ndonëse politikisht i hoqën mandatin e deputetit, bashkërisht PS-PD.

Nuk dihet sa do ta ndërlikojë situatën politike arrestimi i ish-deputetit Koço Kokëdhima me këtë akuzë, por akoma nuk dihet se sa i fortë do të jetë ministri Fatmir Xhafaj përballë dëshirës kryeministrore për arrest dhe vrapimit të prokurorisë për të firmosur fletë arrestin.

Burime pranë shtabit luftarako-politik të Koço Kokëdhimës thonë se lideri Kokëdhima është gati për çdo akt të kryeministrit Rama dhe se shumë shpejt ai, pra Koço, do jetë në krye të një “ushtrie” popullore për të rrëzuar këtë “kriminale” siç thotë Kokëdhima.

Kërkohet arrestimi i Koço Kokëdhimës për thirrje antikushtetuese, ndërhyn ministri i brendshëm Read More »

Hakljat kercenojne Berishen – Ja cfare kerkojne.

Tropoja ka qënë pjesa më e dëmtuar nga hakmarrja e Sali Berishës, vetëm e vetëm se njëherë i dolën kundër. Në atë mars tragjik të vitit 1997, kur djemtë e Tropojës, të lodhur nga tekat e Berishës por dhe të tronditur nga përdorimi i tyre kundër Jugut të vendit ku për pak u shkaktua luftë civile vendosën të ngrinin zërin kundër ish Presidentit bashkëfshatar të tyre Sali Rama.

Kjo i kushtoi mbi 200 djem të vrarë të Tropojës për një hark kohor prej dy vitesh, ku më të dëmtuar dolën fisi i Haklajve. Dhe vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkak urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarësendhe të përgjakshme të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”.

Trazirat e marsit të vitit 1997, bënë që djemtë e familjes Haklaj të bëheshin “sunduesit” e rinj të gjithë Tropojës. Një nga djemtë e “Haklajve”, Fatmir Haklaj, një farmacist në profesion në atë vit drejtonte policinë e Tropojës.

Kjo periudhë është shoqëruar me vrasje. Fuqizimi i Haklajve në Tropojë, ka krijuar xhelozi në fiset e tjera në krahinë. Kjo nuk i pëlqeu ish-kreut të PD dhe ish presidentit Sali Berisha, po nga Tropoja, por që kishte qeverisur gjithë Shqipërinë me dorë të hekurt për pesë vite. Dhe vetë tropojanët e akuzojnë Sali Berishën si njeriun që nisi i pari përçarjen në rajonin etyre, rezultat i të cilës është dhe vrasja e mbi 200 djemve tropojanë në lule të moshës.

Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit “Haklaj”, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit.

Pas kësaj vrasjeje, nisën vrasje të tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin “Haklaj” të Tropojës. Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të PD dhe liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Ku janë dënuar nga fisi Haklaj në mungesë, por dhe Jaho Salihi dhe vëllezërit Haxhia për këtë vrasje. Ndërkohë që është bërë e ditur në media se plaku i Haklajve, Muharremi, ka marrë një kasetë nga Azem Hajdari para se të vritej, të shpoqëruar dhe me fjalën e Azemit se vrasësi është Sali Berisha.

Seria e vrasjeve ndaj fisit Haklaj nuk u ndal pas çdo vrasjeje, ku ato akuzonin si skenarist të gjakut të derdhur të djemve të tyre vetëm një person, që quhej Sali Berisha. Më 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes “Haklaj”. I cili kishte kundërshtuar Berishën në verën e vitit 1997 duke i thënë se nuk do të përdorej më Tropoja prejt tij. Çka shkaktoi dhe zemërimin e Berishës që kërkoj ta sillnin Shkëlqim Hajklajn gjallë  apo vdekur në Tiranë. Pas kësaj vrasjeje, nis pa ndalur “gjurtia” ndaj djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar plakun Muharrem Haklaj.

Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi.

Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” u realizua më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë  nga “kulla” e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë, mbasi u arratisën jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve që përçarja dhe hakmarrja Berishës u krijoi dhe u la në Tropojë. Pa përjashtuar largimin e Zylfie Haklajt që vrau dy persona, që dyshohej se kishin gisht në vrasjen e vëllezërve të saj, dhe që tashmë jeton jashtë vendit. Ndërkohë që ka mbetur gjallë dhe një nip i Haklajve. Ai është një 40 vjeçar tashmë, Sokol Haklaj që jeton në Gjermani, një ish komando shqiptar dhe në Gjermani. I cili vjen çdo maj në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait të tij, Cen Haklaj ish drejtor i gjimnazit të Bajram Currit dhe të gjyshit të tij Elez Haklajt. Të cilët janë vrarë të dy bashkë më 8 maj të vitit 2002 nga dora e zgjatur e njerëzve të Berishës, në vijim të konfliktit të përgjakshëm në Tropojë. Ndërsa babai dhe gjyshi i tij, dhe më vonë dhe xhaxhai,  ish ndihmësgjyqtar në Skrapar janë vrarë thjesht dhe vetëm se ishin të afërm të Fatmir dhe Hamdi Haklajt. Dhe Sokol Haklaj sa herë vjen në Shqipëri, në përvjetorin e vrasjes së babait dhe gjyshit të tij apo për pushime, i fut tmerrin Berishës. I cili pasi nxjerr jashtë vendit djalin Shkelzen, vetë mbyllet në shtëpi. Dhe pikërisht për këto arësye, Haklajt por dhe më gjërë kërkojnë nga drejtësia e re hapjen e dosjes së vrasjes së djemve të Tropojës nga Sali Berisha. Ndryshe ata kërcënojnë me vetëgjyqësi. Dhe tashmë që Berisha është dhe pa pushtet, vetëgjyqësia është tepër e rëndë për të./Pamfleti.com

Hakljat kercenojne Berishen – Ja cfare kerkojne. Read More »

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje

Reshjet intensive në disa zona, do të shtohen gjatë ditës së nesërme. Kështu sipas parashikimit të motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme, parashikohet që zona të Vlorës të përfshihet sërish nga mot i keq dhe reshje të shumta.

Më poshtë keni parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet

Sot pasdite deri nesër në mesditë priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë lokalisht intensive (duke u shoqëruar edhe me shtrëngata), deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Nesër pasdite reshjet do të bëhen të dobëta.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme dhe nesër në basenin e Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme.

Rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë dy ditëve në vazhdim do të kenë edhe Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Reshje intensive, kujdes në orët në vijim, këto zona janë në prag përmbytjeje Read More »