Lajmi i fundit

Supriza e radhës nga Jeta Hamiti, por këtë herë ajo ka një “ngushëllim’ prekës! Ja kujt i dedikohet.

Nga Jeta Hamiti

Shenim nga poetja :

Me këte poezi do doja të ‘ngushëlloja’ të gjitha ato zemra që kanë provuar vetminë si pasojë e një dashurie te humbur apo nje personi qe eshte larguar dhe ju ka lenë zbrazëtinë si kujtim.

Kaq e hidhur është vetmia,
kaq mizore e pashpirt
Godet fort ndjenjat e mia
ështe e keqe, është e ligë.

Mjerë njeriu që e provon,
ështe trishtim që ska fund,
Asnjë zemër nuk gëzon
vjen e të pushton si luftë.

Ah… vetmi e hidhur je
zure vend ne jetët tona,
Te shum zemra bëre strehë
largohu ti dhe gëzimin lejona.

Sa shum zemra ke plagosur,
sa shum zemra i ke vrar,
dhimbja jo nuk ka te sosur,
krahasohesh me një varr.

As armikut si urohet
një mallkim sikundër ti,
Nga cdo gjë që të privohet,
e për asgjë të mos ket sy.

Sa shum dhimbje qe sjell ti,
sa shum brenga dhe pendime,
Vallë me thoni kush njeri
meriton te tilla dhimbje…?

Eshte nje burg qe ska mbarim,
ështe ‘ndeshkimi’ me i hidhur,
ështe e tmerrshme, eshte mjerim.

Zemër-vrarë e të plagosur,
shpirti më jo nuk ka jet,
Sa shumë zemra mban prangosur,
vjen nje kohë që lehtë të vret.

Jeta më nuk ka kuptim,
deri sot ti ke jetuar,
Oor kur vetmia gjen strehim
Eshtë e kotë për te vazhduar.

Supriza e radhës nga Jeta Hamiti, por këtë herë ajo ka një “ngushëllim’ prekës! Ja kujt i dedikohet. Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Dukatit. Ngushellime familjes!

Njoftim per ndraje nga jete-Ndahet nga jeta banori i Dukatit D.Dedenika.

Sot ne date 19 shkurt 2018, ne oret e para te mengjesit eshte ndare nga jeta banori i fshatit Dukat Dede Dedenika.

Dede Dedenika ka lindur ne Dukat Vlore.

Ceremonia e percjelljes se tij per ne banesen e fundit do te behet ne ne vorrezat e Dukatit neser ne date 20 Shkurt 2018.

Nisja do behet nga Vlora ne oren 09:00.

Njoftimi u be per orikuminews nga Ramen Bitraj.

Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Dukatit. Ngushellime familjes! Read More »

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian

Pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama per nje president te perbashket per Shqiperine dhe Kosovesn, vjen “dushi i ftohte” i Komisionit Europian i cili ka reaguar permes sëdhënëses Catherine Ray, qe tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian Read More »

Policia merr urdhër urgjent për operacionin e pazakontë, shikoni çfarë liroi në Pukë

Padyshim që ka qenë një aksion tepër i pazakontë ai që ka zhvilluar Policia e Pukës në fshatin Berishaj të këtij rrethi.

Ai ishte një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një shqiponjë.

Ky aksion policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët.

Pas denoncimit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.

Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës, moment i cili është fiksuar në një video.

Ky është nga aksionet e rralla të policisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8gw2OY5u10o]

Policia merr urdhër urgjent për operacionin e pazakontë, shikoni çfarë liroi në Pukë Read More »

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri

Një ekip special përbërë prej 30 personash ka nisur punën zyrtarisht për zbardhjen e dosjeve të bujshme.

Kjo strukturë tashmë e vendosur në ambientet e ish-Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur nga puna dhe pritet që shumë shpejt të jap rezultatet e para.

Fokusi i kësaj strukture janë goditja e parave të përfituara nga aktivitet kriminale, trafiku i narkotikëve dhe zbardhja e dosjeve të harruara ku prej tyre ka dhe vrasje të bujshme.

Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndërsa anëtarët e saj janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional.

FBI ‘shqiptare’ nis punën me dosjet e para, struktura që pritet të ‘shkundë’ krimin në Shqipëri Read More »

Presidenti Ilir Meta, ndërmjetësues i marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i përfshirë në aneks marrëveshjen e re ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

Burime të gazetës “Epoka e re”, kanë bërë me dije se për këtë proces ka një meritë presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Sipas këtyre burimeve, presidenti Meta më 9 shkurt (ditë e premte) ka pasur një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviq, me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth demarkacionit.

Takimi mes Metës dhe Markoviqit ka ndodhur në Podgoricë në “Villa Gorica”.

Për angazhimin e presidentit Meta si ndërmjetës për këtë temë kanë qenë në dijeni Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.

“Të premten e shkuar, datë 9 shkurt, presidenti Meta ka qenë në një dreke informale në Podgoricë në ‘Villa Gorica’ me kryeministrin e Malit të Zi dhe ka negociuar formulën përfundimtare për demarkacionin para vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë. Në dijeni të këtyre negociatave sekrete ka qenë zëvendëskryeministri Limaj dhe kryeministri Haradinaj”, kanë thënë burimet e gazetës “Epoka e re”.

Presidenti Meta deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth përfshirjes së tij në aneks marrëveshjen e re, e cila ka rezoltuar me pajtimin e dy palëve rreth zgjidhjes së çështjes së demarkacionit.

Megjithatë ai ka uruar për arritjen e kësaj marrëveshje.

Presidenti Meta do të jetë nesër në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Më 14 dhe 15 shkurt, kryeministri i Malit të Zi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku edhe dha sinjale se shteti i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

Presidenti Ilir Meta, ndërmjetësues i marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi Read More »

10-vjetori i Pavarësisë. Meta: Kosova, progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë pritjes Presidenti Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë Kosova në këto 10 vjet dhe kthimin në një faktor stabiliteti për rajonin.

Fjala e plotë e Presidentit Meta:

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që sot festojmë 10-vjetorin e shtetit të Kosovës, të shtetit më të ri të Evropës, të një shteti që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këto 10 vjet dhe të një shteti që ka padyshim një të ardhme akoma më të fortë Evropiane, pas mëngjesit të sotëm dhe deklaratës së Presidentit Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Vujanoviç për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit e cila do ta përshpejtojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e saj.

Kemishumë arsye për të festuar, për të gëzuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm për këtë arritje të madhe të popullit të Kosovës, të qytetarëve të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor stabilitetit në rajon. Kemi shumë arsye sot për t’u përkulur me nderim përpara veprës dhe vizionit të Presidentit të përjetshëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, përpara sakrificave sublime të Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Shprehim mirënjohjen të gjithë aleatëve tanë, duke filluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat nën udhëheqjen e Presidentit Clinton vendosën në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999 për t’i dhënë fund barbarisë së fundit të kasapit më të madh që ka njohur Ballkani, Sllobodan Milloshevic, për të vazhduar më pas me Presidentin Bush i cili pikërisht këtu ku ne jemi sot në Tiranë gjatë vizitës së tij zyrtare tha se tani është koha për Pavarësinë e Kosovës.

Dhe sot ne shohim që Kosova ka njohje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe një perspektivë të shkëlqyer si asnjëherë tjetër.

Këto ditë më bëri shumë përshtypje një vizitë e 40 vajzave të reja dhe shumë lumtura nga Kosova në Sarandë. Kjo më bëri shumë përshtypje sepse në prill të vitit 99 kur sapo filloi eksodi i jashtëzakonshëm i vëllezërve tanë nga Kosova në Shqipëri për shkak të gjenocidit mbaj mend bashkë me Ministren e Brendshme të Italisë në atë kohë, takojmë një grup prej tyre dhe një vajzë e vogël qante mënjanë pa pushim dhe nuk ndalonte për asnjë moment së qari. Sepse i kishte humbur prindërit e saj dhe të gjithë njerëzit e dashur. Dhe kur pyetëm ata të cilët ishin aty pasi na dhanë këtë shpjegim na thanë që vajza e kishte emrin Saranda. Sepse ajo ishte aq e pikëlluar dhe aq e tronditur sa nuk komunikonte dot. Dhe para dy ditësh ishte kënaqësi që pashë 40 Saranda në qytetin tonë Sarandë, të cilat kishin ardhur në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të qeshura dhe të lumtura krejt ndryshe nga Saranda e vogël që unë pashëdekada më parë.

Gjërat kanë ndryshuar shumëpavarësisht se asnjëherë nuk kënaqemi me arritjet dhe kjo është pozitive sepse synojmë arritjen më pozitive. Ndaj i uroj suksese të tjera shtetit të Kosovës, popullit të Kosovës, qytetarëve të Kosovës”.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1245343465590773/?t=0

10-vjetori i Pavarësisë. Meta: Kosova, progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE Read More »

6-mujori i dytë me arrestime VIP

Burime shumë të besuara pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme thanë për “Koha Jone” se ndëshkimi i krimit të organizuar do jetë prioritet këtë 6-mujor të këtij viti, por pa harruar edhe luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë prioritet maksimal këto muaj do jetë arrestimi dhe nxjerrja para drejtësisë e grupeve kriminale të rrezikshme. Por në disa raste ka përgjime dhe fakte se një pjesë politikanësh janë përgjuar në biseda telefonike apo në takime me këto elementë kriminalë, çka do të çojë në hetime të këtyre emrave VIP nga politika. Dhe priten surpriza, thonë të njëjtat burime. Nuk specifikuan emra konkretë, për arësye hetimi, por me një garanci gati absolute pohuan se do ketë supriza nga lidhje e botës së krimit me politikën. Në qershor këto dosje të stërmbushura do t’ia kalojnë BKH dhe SPAK-ut.

Akuza e opozitës ndaj kryeministrit Rama se po mbyll dosjen e ish-ministrit Tahiri si dhe po bën çdo tentativë për të shpëtuar disa ish-ministra apo ministra nga hetimi e arrestimi, e komplikon shumë besueshmërinë e këtyre arrestimeve. Por të njëjtat burime thanë për “Koha Jone” se “por kur të dalin përgjigjet e disa opozitarëve, çfarë do të flasin?!”.

Në qershor mendohet se do jetë ngritur edhe SPAK-u dhe BKH, organe të cilat do kenë shumë punë gjatë sezonit veror. Nga qershori deri në dhjetor të këtij viti mendohet nga burimet në fjalë se do jetë mbyllur “plani i arrestimeve” për këto pesë vite!

Në dhjetor edhe FBI do shkojë për pushime në SHBA!

6-mujori i dytë me arrestime VIP Read More »