Lajmi i fundit

Pasi shpalli Llallën ‘non grata’, SHBA del me një deklaratë bombë

SHBA gati për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar ne Shqiperi, qoftë ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm.

Vizion Plus ju drejtua selisë diplomatike amerikane në Tiranë, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi të cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me Adriatik Llallën. David Muniz, i ngarkuari me punë i ambasadës dha këtë përgjigje:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të bashkëpunojë me çdo hetim të zyrtarëve të lartë të korruptuar“.

Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, e mbi të gjitha rastet ku janë të përfshirë “peshqit e mëdhenj”.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli pak ditë me parë si person të padëshiruar Adriatik Llallën dhe familjarët e tij, duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve të mbledhura, sipas të cilave Llalla ishte i përfshirë në korrupsion gjate kohës që ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm.

Pasi shpalli Llallën ‘non grata’, SHBA del me një deklaratë bombë Read More »

Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja cfarë pritet të ndodhë në verë

Në një intervistë për “Die Welt”, komisioneri Johanes Hahn është shprehur se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.

“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë deri në verë të hapin negociatat me Shqipërinë” tha komisioneri i zgjerimit Hahn.

Ndër të tjera ai është shprehur se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë Europiane.

“Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Njerëzit meritojnë një të ardhme Europiane” theksoi Hahn.

Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja cfarë pritet të ndodhë në verë Read More »

Oriku nis pergatitjet per ndeshjen e te Dieles kunder Skraparit! Kemi nje mungese por…! Nga Olsen Llambro.

Ekipi i Orikut po vazhdon seancat stervitore ne kuader te kampioantit te 58-te kombetar te Kategoris se Dyte teksa java e 15-te do te ule siparin me Skaraparin nje skuader e cila ne leter dhe ne pamje te pare eshte e lehte per tu mundur,por ne fakte ekipi eshte i plote dhe e ka vlersuar maksimalisht ndeshjen .

Ndeshja do te luhet ne Orikum diten e Diele ne daten 25 ora 14:00.

Per trajnerin Sakaj gjithca eshte ne rregull. I gjithe grupi eshte i plote dhe ne dispozicion te ndeshjes.E vetmja mungese eshte lojtari Geri Hoxhaj i cili ka plotesuar numrin kater te kartonave por megjithate nuk perben ndonje problem shqetesues per ekipin pasi ne organiken e ekipit Oriku ka lojtare qe do ta zvendesojne.

Ne ndeshjen e radhes kunder Skraparit kete jave rikthehet edhe Azizaj nje lojar i rendesishem per te gjitha repartet.

Ndeshjet e javes se 14-te

18-02-2018 14:00 Maliqi 0 – 3 KF Devolli
18-02-2018 14:00 SHS Permeti 0 – 4 FK Elbasani
18-02-2018 14:00 SHS Albpetrol 1 – 0 FC Gramozi
18-02-2018 14:00 KF Butrinti 1 – 2 Oriku
18-02-2018 14:00 FK Skrapari 2 – 1 FK Këlcyra
18-02-2018 14:00 FK Memaliaj 3 – 1 FK Tepelena
17-02-2018 14:00 KF Delvina 2 – 0 KF Domosdova

Ndeshja e javes se 15-te

25-02-2018 14:00 KF Devolli – SHS Permeti
25-02-2018 14:00 FK Tepelena – Maliqi
25-02-2018 14:00 Oriku – FK Skrapari
25-02-2018 14:00 FK Memaliaj – KF Delvina
25-02-2018 14:00 FK Elbasani – SHS Albpetrol
25-02-2018 14:00 FC Gramozi – KF Butrinti
25-02-2018 14:00 FK Këlcyra – KF Domosdova

 

Albpetroli eshte me pike te barabarta me Orikun (32 pike) pas fitores me kelcyren.

Oriku nis pergatitjet per ndeshjen e te Dieles kunder Skraparit! Kemi nje mungese por…! Nga Olsen Llambro. Read More »

Operacioni anti-drogë: Goditet rrjeti i trafikimit në Turqi, arrestohet një shqiptar dhe një kosovar

Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis e tipit skunk dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës, transmeton Anadolu Agency.

Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.

Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.

Operacioni anti-drogë: Goditet rrjeti i trafikimit në Turqi, arrestohet një shqiptar dhe një kosovar Read More »

Arrestohet biznesmeni, kontroll restorantit në Radhimë. Sekuestrohet vaj hashashi dhe hashash çokollatë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë finalizuan operacionin ‘Portokallja’

Si rezultat i një pune proaktive dhe në kuadër të një procedimi penal, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Shahin Zanaj, 60 vjeç, banues në Vlorë;
– Kristaq Derraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi iu sekuestruan sasi të konsiderueshme të vajit të hashashit dhe hashash të formësuar si çokollatë dhe pluhur.

Sasitë e kapura nga policia janë:
-49.7 litra vaj hashashi;
-17.5 kg hashash në formë çokollate;
-13.4 kg hashash në formë pluhuri;
– pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit;
– 4 automjete.

Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.

Janë referuar në Prokurori materialet në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të tij:

Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve.

Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.

Duke përfituar nga mundësia, Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.

 

Arrestohet biznesmeni, kontroll restorantit në Radhimë. Sekuestrohet vaj hashashi dhe hashash çokollatë. Read More »

Në fundjavë vjen “bisha nga lindja”, acari polar kaplon pritet të kaplojë vendin tonë

Fushat e presionit të ulët mbesin të bllokuara edhe ditëve të ardhshme mbi Itali, që mbi vendin tonë do të krijojnë kushte për mot kryesisht të vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu. Por, në fundjavë, acari polar nga Siberia, që në media po quhet “Bisha nga lindja”, do të shtrihet mbi kontinentin europian dhe rajonin tonë, ku do të sjellë mot të ftohtë dhe reshje bore.

21.02 – Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, e pasdite dhe mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
22.02-23.02 – Të enjten pas mëngjesit me reshje të dobëta shiu, gjatë ditës mot kryesisht i vranët. Të premten mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu.
24.02 – Mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.
25.02-26.02 – Mot shumë i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore.

Pas përmirësimit të kualitetit të ajrit gjatë ditëve të fundit nga erërat e forta jugore, ditëve të ardhshme nuk do të ketë qarkullim të majftueshëm ajror, ndaj vlerat ditore të AQI do të lëvizin ndërmjet vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C. Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C. Sipas parashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.
Era do të fryejë mesatarisht nga lindja-juglindja 2-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë rreth vlerave normale.

Në fundjavë vjen “bisha nga lindja”, acari polar kaplon pritet të kaplojë vendin tonë Read More »

Ankthi për nisjen e negociatave me BE, kryeministri Rama jep lajmin e keq

I ftuar në emisionin më të ri në ABC News, “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hapen, por mund të shtyhen deri në fund të të vitit.
Megjithatë, ai tha se nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.

“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, u shpreh kryeministri, Edi Rama.
Rama: Angela Merkel më ka bërë një kompliment të bukur për atletet

Në emisionin Provokacija nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

I pyetur nga Mustafa Nano, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.

Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?

Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.

Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.

Ankthi për nisjen e negociatave me BE, kryeministri Rama jep lajmin e keq Read More »

Grabitja e tokave në Spille, në pranga regjistrues, noterë dhe një biznesmen

Një hetim disa mujor nga Prokuroria e Kavajës, ka bërë të mundur identifikimin e disa shtetasve të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Operacioni “Ranishtja2” ka prangosur edhe 10 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë, midis të cilëve edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtetasit, Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Idlir Karkini, biznesmen, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda,

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për  falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim e detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe Shpendi Dema, Jurist Bashkia Rrogozhinë për Falsifikim të dokumenteve dhe  Shpërdorimi i detyrës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë për Falsifikim të dokumenteve dhe  Shpërdorimi i detyrës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj të cilit është caktuar masa e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Policia sqaron se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar në mënyre fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2015-2017 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore, e cila ishte tokë shtetërore pa fryt në vijën bregdetare, duke e tjetërsuar në tokë arë, duke e ndarë në interes të tyre dhe personave të tretë.

Skema e tjetërsimit të pronave:

Në fazën e dytë të hetimit, ku më herët janë arrestuar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë, prokuroria ka çuar në procedim edhe disa  persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e personave të përfshirë në këtë aferë në 23 persona.

Deri tani në këtë hetim të vazhduar janë përfshirë gjithsej në të dy fazat 23 persona, për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e praktikës (dosjes) të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin.  Me pas identifikohej blerësi dhe pas këtyre veprimeve bëhej regjistrimi i menjëhershëm në Hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Këto akte, në shumicën e rasteve, bëheshin pa u vënë në dijeni  banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.

Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera.

Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.

Së bashku me procedimin penal N.92 viti 2017 është vendosur bashkimi edhe i procedimit penal Nr.201 viti 2017. Nga ky procedim penal ka rezultuar se:

Nga ana e Komandës së Forcës Ajrore dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë është bërë kallëzim penal. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konstatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka certifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar.

Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit.

Nga Këshilli qarkut Tiranë jemi informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë. Ndërsa shkresa Nr.5836 dt.18.11.2015 e ZVRPP Kavajë nuk është dërguar fare në Këshillin Qarkut Tiranë as dorazi dhe as me postë”.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1249070221884764/?t=0

Grabitja e tokave në Spille, në pranga regjistrues, noterë dhe një biznesmen Read More »