Lajmi i fundit

Artan Hoxha zbulon provën e re që ‘fundos’ Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit: Ja si ja mbylli gojën dëshmitarit

Ka vijuar edhe ditën e sotme përplasja e ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha. Ky i fundit ka zbuluar të tjera të dhëna tronditëse mbi ish-kryeministrin Berisha.

Pas sherri mbrëmjen e kaluar në një studio televizive, ku gazetari i përmendi me emra vrasjet që ka kryer ish-kryeministri, sot Hoxha ndalet te vrasja e Azem Hajdarit.

11-16-300x168

Gazetari publikon fotot e Berishës të realizuara bë vitin 1998, në spitalin Ushtarak, ku shfaqet duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezës, troprojës së ish-deputetit Hajdari. Sipas Hoxhës, Neza, si i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatori ’98, nuk pranoi të dëshmojë dhe u largua jashtë shtetit menjëherë pasi u intervistua nga Berisha, duke lënë të nënkuptuar se ky i fundit i ka mbyllur gojën dëshmitarit.

22-3-300x168

“Kush eshte hjeksi i Azem Hajdarit?!!!! 13 shtator 1998, ne spitalin ushtarak, Sali Berisha duke rregjistruar me diktofon deshmine e Zenel Nezes, truprojes se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit te 12 shtatorit 1998, ku mbeten te vrare Azem Hajdari dhe truproja tjeter i tij, Besim Cera. Zenel Neza, menjehere pasi eshte intervistuar nga Berisha, nuk pranoj te deshmoje per prokurorine dhe u largua jashte shtetit duke mos u paraqitur kurre per procesin Hajdari. Ai perfitoi statusin e azilantit politik ne Belgjik…

33-300x168

Kjo kasete e rregjistruar nje dite pas vrasjes se Azem Hajdari nuk u vu asnjehere ne dispozicion te drejtesise dhe Berisha nuk deshmoi asnjehere ne proces edhe pse gjykata i dergoi 56 fletthirrje per tu paraqitur ne seance. Qe ceshtja Hajdari te gjykohet dhe njehere dhe te dale e verteta, mbi motivin, ekzekutoret dhe hjeksin kjo eshte prova e re qe rihap procesin e cilesuar si “Vrasja e Shekullit”…. Fotot jane marre nga emisioni Xhungel…”, shkruan Hoxha.

44-1-300x168

Artan Hoxha zbulon provën e re që ‘fundos’ Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit: Ja si ja mbylli gojën dëshmitarit Read More »

Thirrje urgjente për ndihmë : 18-vjeçari nga Vlora ka humbur mes mjegullës së Llogarasë

Një thirrje urgjente për ndihmë vjen nga Vlora. Ka humbur 18-vjeçari Fabio Bashllari mes mjegullës së Llogarasë.

Fabio, siç tregojnë familjarët, ka shkuar në Llogara për një udhëtim me miqtë, por prej andej nuk është parë më . Katër shokët e Fabios, e kanë humbur 18-vjeçarin nga sytë për shkak të mjegullës së rënduar.

Autoritetet janë vënë në kërkim të të riut por ndërkaq familjarët kërkojnë ndihmën e kujdo që mundet të japë informacion.

Numri i vënë në dispozicion: 0686801107

Thirrje urgjente për ndihmë : 18-vjeçari nga Vlora ka humbur mes mjegullës së Llogarasë Read More »

Rama jep një lajm të rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot nje tjeter lajm te mire si urim miremengjesi per ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook. Me nje postim ne faqen e tij ne FB dhe nje video nga nënstacioni i ri elektrik në Çorovodë, Rama ben me dije se ai ka siguruar “furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh”.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë 🌹.

Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja. Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera 👍

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155600691006523/?t=0

Rama jep një lajm të rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike Read More »

Borë edhe në Tiranë, reshjet zbardhin kryeqytetin gjatë natës

R

eshjet e borës kanë zbardhur sot edhe kryeqytetin e vendit, Tiranën.

Sasia e reshjeve të rëna ka qenë e konsiderueshme rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Ky parashikim ishte bërë prej disa ditësh nga ana e meterologëve, dhe mesa duket do të jetë një ditë gëzimi për qytetarët. .

Mesdita e sotme deri në mbrëmje fokuson reshjet kryesisht në zonat Qendrore por reshje të pakta në zona të izoluara në Veri dhe Jug.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë megjithatë, pjesa më e madhe e venit gjatë mëngjesit mbetet në vlera termike negative.

Borë edhe në Tiranë, reshjet zbardhin kryeqytetin gjatë natës Read More »

Hakmarrja e vonuar, ja pse Berisha e akuzoi Meçollarin si “spiuni” i detit që do negociojë me Greqinë

Zbardhet arsyeja se përse ish kryeministri Berisha sulmoi sot publikisht Artur Meçollarin si pjesë e grupit negociator për marrëveshejen e re të detit me Greqinë, duke e akuzuar si spiun. Në fakt në adresë të Meçollariot nuk ka pasur asnjëherë një akuzë si spiun i shërbimit sekret grek siç deklaroi Berisha. Ky i fundit nuk paraqiti asnjë fakt sado minimal për të argumentuar akuzat e tij se Artur Meçollari që shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare, ka qenë spiun. Thelbi i sulmit ndaj tij duket se ka tjetër gjë nga pas: është një hakmarrje e vonuar, pasi Meçollari i kërkoi publikisht në 2016 ish Prokurorit të Përgjithsdhëm Adriatik Llalla se nuk mund të mbyllte dosjen hetimore për shitjen e detit nga Berisha në favor të Greqisë, marrëveshje e cila cënoi rëndë integritetin territiorial të vendit.

Letra e plotë publike:

ARTUR MEÇOLLARI*

I Nderuar z. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm Unë që po ju shkruaj jam një qytetar me profesion oficer detarie në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Po Ju drejtohem Juve, si drejtuesi i një institucioni të pavarur, të depolitizuar e kushtetues dhe kam bindjen se do ta merrni në konsideratë shqetësimin tim plotë- sisht të karakterit qytetar dhe profesional. Si qytetar, si një nga oficerët më të vjetër të Forcës Detare, në shërbim aktiv prej gati 28 vjet, si taksapagues dhe si ekspert në fushën e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare të detit, në përputhje me legjislacionin shqiptar për të drejtën e informimit, po Ju adresoj publikisht këtë letër.

Jam njohur nga media se institucioni Juaj ka pushuar çështjen e kallëzimit penal të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme ndaj Grupit Negociator për projekt-marrëveshjen detare me Greqinë të vitit 2009, e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin ”për mungesë të elementëve të veprës penale”. Në një shtet të së drejtës, kur Prokuroria nuk gjen prova të mjaftueshme, është një procedurë normale mbyllja e një çështjeje penale. Por unë dua të theksoj se në këtë çështje ka pasur mungesë transparence nga institucioni që ju drejtoni, kur ndërkohë media raporton se çështja është mbyllur qysh në vitin 2016.

Mosinformimi i opinionit publik në kohë për mbylljen e hetimeve, nuk lë shije të mirë për shoqërinë tonë dhe kjo për më tepër kur çështja e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë ka pasur dhe ka ende një sensibilitet të lartë publik, si dhe ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15 mars 2010, që e shpall atë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Interesi dhe debati publik i zhvilluar mbas vitit 2009, lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë, nuk mund të injorohen.

Transparenca dhe informimi i opinionit publik janë mekanizma funksionalë për llogaridhënie në një shoqëri demokratike, por që në rastin e çështjes së marrëveshjes detare me Greqinë, nga ana e institucionit tuaj nuk ka funksionuar. Për t’Ju ardhur në ndihmë Ju dhe transparencës së institucionit që Ju drejtoni, nga këndvështrimi tërësisht profesional dhe interesi qytetar, duke vazhduar të kem besim tek institucioni i Prokurorisë, do të dëshiroja t’Ju drejtoja publikisht disa pyetje.

  1. A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për hyrjen në negociata dhe arritjen e një projekt-marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, pa marrë më parë plotfuqinë e Kreut të Shtetit?

  2. A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për negocimin dhe arritjen e një projektmarrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë, në kapërcim të kompetencave të deleguara nga Urdhri i Kryeministrit nr. 135, datë. 23.08.2007?

  3. A ka pasur negociata midis palëve, siç parashikon Ligji Nr. 8371, datë 9.7.1998 ”Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”? Sa takime janë zhvilluar, cilat kanë qenë çështjet më të nxehta të negociuara dhe si janë të evidentuara?

  4. Kush mban përgjegjësi për shfuqizimin në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi të Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke lënë Shqipërinë pa vijë të drejtë bazë dhe pa det territorial?

  5. Kush nga institucionet e zbatimit të ligjit në det, Policia Kufitare dhe Migracionit, Forca Detare etj., ka propozuar shfuqizimin e ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe si e ka argumentuar?

  6. A ka pasur influenca nga ndonjë palë e huaj për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”?

  7. Cili ka qenë roli i Shefit të PAMECA-s në vitin 2007 për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe nëse ka pasur, a ka qenë ky rol në konflikt interesi për shkak të kombësisë së tij?

  8. A ka negociuar dhe arritur Grupi Negociator një projekt-marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë me harta detare, siç e parashikon neni 15 i UNCLOS 1982, apo me skema të servirura nga pala greke?

  9. A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të detit territorial duke marrë në konsideratë ”rrethanat të tjera të veçanta”, parashikuar nga neni 15 i UNCLOS 1982, specifikisht lidhur me Shkëmbin e Pleshtit (Barcheta Rock) dhe Shkëmbinjtë Sepra?

  10. A ka negociuar Grupi Negociator vijën delimituese të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”, parashikuar nga neni 74 dhe 83 i UNCLOS 1982?

  11. Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator faktin që titulli i marrëveshjes shprehet kryesisht për delimitimin e shelfit kontinental, kur në fakt 77,4% e vijës delimituese të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë i përket delimitimit të deteve territoriale të dy shteteve?

  12. Si e kanë shpjeguar anëtarët e Grupit Negociator që titulli i marrëveshjes shprehet “hapësirat e tjera detare”, duke përfshirë në këtë term ”detin territorial” dhe ”zonën ekonomike ekskluzive”, fakt i evidentuar edhe nga Vendimi i GJK?

  13. A ka qenë në dijeni Grupi Negociator që në marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë të vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental, ajo pjesë e vijës delimituese e ndikuar nga Ishulli i Othonoit, nuk është një vijë me distanca të barabarta, por sipas ”një zgjidhjeje të barabartë”?

  14. Si e ka argumentuar Grupi Negociator përmbajtjen e Nenit 2, për të cilin Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, shprehet se “Gjykata vëren gjithashtu se neni 2 i marrëveshjes objekt shqyrtimi shfaq probleme kushtetuese”?

  15. A ka përgjegjësi ligjore Grupi Negociator për mbylljen me vijë të drejtë bazë të Gjirit të Korfuzit, kur Greqia nuk e ka të shpallur me ligj mbylljen me vijë të drejtë bazë të këtij gjiri?

  16. Përse Grupi Negociator ka ndërtuar një sistem të vijës së drejtë bazë për të dy shtetet në projekt-marrëveshje, të ndryshme nga ajo e parashikuar nga legjislacionet kombëtare të të dy shteteve?

  17. A ka pasur Grupi Negociator udhëzim që të mbajë të fshehtë ndaj palës amerikane ose ndonjë pale tjetër, faktin që po bëheshin negociata për delimitimin e hapësirave detare? Nëse po, cila ka qenë arsyeja?

  18. Si e ka argumentuar Kryetari i Grupit Negociator faktin që në draftin përfundimtar të projekt-marrëveshjes, anëtari i Grupit Negociator, caktuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 135, datë 23.08.2007, Kapiteni i Rangut të Parë (R) Bektash Petoshati, në atë kohë zëvendëskomandant i Forcës Detare, nuk ka firmosur?

  19. A ka pasur Prokuroria ekspertizën e mjaftueshme mbi të drejtën ndërkombëtare publike dhe atë të detit në veçanti?

  20. A ka pyetur Prokuroria, në cilësinë e personave në dijeni ekspertë të fushës, veçanërisht Kolonel Myslym Pashaj, si dhe zërat publikë, si Tedi Blushi, Ksenofon Krisafi, Vladimir Beja, Lisjen Bashkurti, Armando Vinçani, Pëllumb Xhufi, Artan Hoxha, Agron Alibali, Viola Trebicka, Besnik Bakiu, Qazim Lilaj etj.?

  21. A ka pyetur Prokuroria ekspertët e firmës amerikane “Deëey & LeBoeuf LLP”, e cila në vitin 2011, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka bërë një vlerësim të projekt-marrëveshjes detare me Greqinë?

  22. A jeni në dijeni se në vitin 2011, Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur një grup pune për rivlerësimin e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?

  23. A jeni në dijeni se në vitin 2009, Komanda e Forcës së Bashkuar i ka dërguar një material studimor Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e saj?

  24. A jeni në dijeni se në vitin 2009, Ministria e Mbrojtjes ka ngritur një grup pune me ekspertë detarë të edukuar në SHBA për të vlerësuar projekt-marrëveshjen detare me Greqinë dhe nëse po, cilat kanë qenë konkluzionet e tij?

  25. A përmban për Prokurorinë e Përgjithshme Vendimi i GJK nr. 15, datë 15.3.2010, i cili mbas një argumentimi me 35 faqe, shprehet “Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, elementë të mjaftueshëm të veprës penale?

  26. A mendoni se lidhur me çështjen e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë, institucioni që Ju drejtoni ka bërë një hetim të plotë, profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës? Me respekt dhe në pritje të përgjigjes Suaj Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari Kabul, Afganistan

*Artur Meçollari shërben prej 28 vjetësh si oficer i Forcave Detare, në detyra operacionale, planifikimi dhe akademike, deri në detyrën e Zëvendëskomandantit të Forcës Detare / Rojës Bregdetare

Hakmarrja e vonuar, ja pse Berisha e akuzoi Meçollarin si “spiuni” i detit që do negociojë me Greqinë Read More »

Zbulohen emrat : Njihuni me negociatorët që do realizojnë marrëveshjen me Greqinë

Zbulohen emrat e ekipit negociator të palës shqiptare lidhur me marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar. Burime  bejne me dije 6 emrat e ekipit negociator te Shqiperise.

Emrat janë:

Ylber Dogjani, komandant i flotës detare

Artur Meçollari nga ministria e mbrojtjes

Aida Hajna, zv drejtoresha e Policisë

Armand Skapi

Arsen Mullahi

Viktor Doda

Pak dite pasi Presidenti Ilir Meta beri publike letren qe i kishte derguar ministrise se Jashtme duke kerkuar pergjigje per disa pika qe ishin te pathena ne kerkesen qe Bushati i kishte derguar Metes per te dhene plotfuqishmerine per negociatat me Greqine, sot behet me dije se MEPJ i eshte pergjigjur kerkesave te kreut te Shtetit.

bushati kuvend

Meta kerkoi detaje per negociatoret, metodologjine dhe objektin e negociatave.

Lajmin e ben me dije vete MEPJ e cila ne nje njoftim te shkurter per mediat, thote:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.

Sakaq, mesohet se Presidenca e ka konfirmuar marrjen e letres se ministrit Bushati dhe se po shqyrtohet nga personat kompetente.

Zbulohen emrat : Njihuni me negociatorët që do realizojnë marrëveshjen me Greqinë Read More »

Bora mbulon dhe plazhet, por kujdes! Kjo është rruga më e rrezikshme sot në Shqipëri

I gjithe vendi eshte perfshire nga temperatura te uleta dhe reshjen debore qe kane arritur te zbardhin edhe plazhet e Shqiperise madje, si pershembull ne Shengjin.

Me i rrezikuar mbetet veriu i vendit. Kukësi u përfshi nga reshjet e dëborës, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Orët e pasdites reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Korçës, ndërsa në dardhë trashësia e kalon 20 centimetra. 24 orët e ardhshme pritet që të jenë me problematikë, ndërsa kërkohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Por moti nisi të përkeqësohet që pasditen e së dielës dhe i ftohti Siberian ndihet në gjithë vendin.

“Për orët në vazhdim do të vijojë rënia termike në të gjithë territorin, kjo më e ndjeshme në zonat veriore dhe qendrore, duke bërë që të kemi në orët e para të së hënës temperatura ekstremisht të ulëta në veri dhe verilindje, deri në -8 gradë celsius”, thotë Tanja Porja, meterologe, MeteoAlb.

Pothuajse 90 % e territorit të vendit do të përfshihet nga reshjet e dëborës duke nisur nga mesnata e së dielës ,ku flokët e dëborës nuk do të kursejnë as qytetin e Tiranës.

Sakaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe anasjellats, se në segmentin Maminas-Sukth duhet të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Bora ne Shengjin dje

Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa e asfaltit në këtë segment, shtojnë rrezikun për aksidente, ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të kufizuar.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejtë nga kompania e mirëmbajtjes.

Bora mbulon dhe plazhet, por kujdes! Kjo është rruga më e rrezikshme sot në Shqipëri Read More »

Skandali i ministres së Ramës, publikohet dosja që implikon Etilda Gjonajn

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përveç sulmeve të opozitës për ekstradimin e “financierit” të Habilajve në Itali, tashmë i ka dalë në dritë dhe një tjetër skandal.

Sipas raportit,  pavarësisht informacioneve që ka, ajo vazhdon të lejojë në detyrë si notere Natasha Xhaçka, nënën e Ministres së Mbrojtjes  Olta Xhaçka për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit, e cila e ka marrë licencën në moshën 56 vjeçare në kundërshtim me ligjin nr 7829/1994 “Për noterinë”, i cili në nenin 2 në mënyrë taksative ndalon marrjen e licensës për ata që janë me pak se 26 vjeç apo më shumë se 55 vjeç dhe në rast se konstatohet marrja e licencës në kundërshtim me ligjin dhe vërtetohet atehëre në bazë të nenit 6 pika (d), kjo licensë i hiqet.

E njëjta rrugë është ndjekur edhe me noterë të tjerë si Bujar Xhaxho, noter i Dhomës së Noterisë Gjirokastër, Mehmet Berisha noter i Dhomës së Noterisë Tiranë si dhe Nexhla Këllezi, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë, kanë mbushur moshën e pensionit.

Sipas raportit, Gjonaj, ka dhënë instruksione që pavarësisht se ka mbushur moshën për pension të vazhdojë ushtrimin e detyrës noterja Meri Çala, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë.

Vajza e saj  dhe ajo notere vijon në kundërshtim me ligjin profesionin e noterit, megjithëse jeton në Francë pranë burrit të saj ambasador të rilindur

Së fundmi skandali  ka gjetur pasqyrim edhe nga mediat e tjera,  ndërkaq nuk ka munguar reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan “Për ndrikullat Xhaçka ligji nuk ekziston. Mami i Oltës, Natasha merr liçencën e noteres dhe ushtron profesionin në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Shoqja e Oltës, ndrikulla e drejtësisë Gjonaj bllokon hetimin”.

Skandali i ministres së Ramës, publikohet dosja që implikon Etilda Gjonajn Read More »