Lajmi i fundit

INSTAT : Zbulohet kush janë qytetarët më dembelë dhe ata më punëtorë në Shqipëri

Durrësi është qarku me pjesëmarrjen me të ulët në forcën e punës, çka do të thotë se popullsia mbi 15 vjeç e lart nuk dëshiron të punësohet në normat që përformojnë qarqet e tjera të vendit.
Një raport i INSTAT në lidhje me punësimin gjeti se në qarkun bregdetar 52.9 për qind e popullsisë mbi 15 vjeç kërkon të punojë. Ky është treguesi më i ulët në rang kombëtar.
Në të kundërt, në qarkun e Elbasanit interesi për të punuar vërehet të jetë me i lartë në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Rreth 66 % e popullsisë mbi 15 vjeç në këtë qark kërkon të punojë, gati 7 pikë përqindje me i lartë se treguesi mesatar i pjesëmarrjes në forcat e punës në rang kombëtar.
Gjithashtu qarqet e Fierit, të Vlorës, Beratit dhe Shkodrës shfaqin gatishmëri më të lartë për të punuar se pjesa tjetër vendit.
Në të kundërt qarqet e Tiranës, Kukësit, Lezhës dhe Durrësit shihet se kanë gatishmëri më te ulët për të marrë pjesë në tregun e punës në krahasim me mesataren kombëtare.
Në rang kombëtar, pjesëmarrja në forcat e punës është rritur dukshëm në vitin 2017, duke shënuar 59.1 për qind në fund të vitit 2017 në rritje gati 2 pikë përqindje në krahasim me 2016.
Forca e punës në Shqipëri sillet sot si një i ri në kulmin e moshës që fle deri në orët e vona të ditës dhe punon sa për të mbajtur frymën, kur duhet të ndodhte e kundërta. Popullsia shqiptare ka hyrë në një moshë punë favorite kur normat e varësisë, të rinjtë nën moshën 15 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç janë ende në raporte të ulëta në krahasim me forcën e punës.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1979, në 100 persona, 73 ishin të rinj, ndërsa në vitin 2011, kjo shifër ka qenë vetëm 47 të rinj për 100 banorë, kurse më 2017 ka pësuar ulje të mëtejshme.
Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020. Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie që jep forca e punës.
Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.

INSTAT : Zbulohet kush janë qytetarët më dembelë dhe ata më punëtorë në Shqipëri Read More »

Femrat shqiptare në luftë kundër dembelizmit, ndryshojnë strukturën e tregut të punës

Femrat shqiptare po udhëheqin jo vetëm ndryshimin e strukturës së tregut të punës, por edhe mentalitetin.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave në vend tregojnë se, gjatë tre viteve të fundit përqindja e femrave ekonomikisht aktive është rritur ndjeshëm.

Në fillim të 2014, ndër 100 femra, 47.9 ishin punëkërkuese ose të punësuara. Në fund të 2017-ës, ky raport u ngjit në 58.4.

Pra në harkun e 3 viteve, raporti i femrave inaktive, që në pjesën dërrmuese janë shtëpiake, me ato aktive është përmbysur, në favor të këtyre të fundit, çka do të thotë se, ndryshe nga 3 vite më parë, sot pjesa më e madhe e femrave shqiptare e duan punën.

Ndërkohë që për femrat, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 10.5%, te meshkujt shqiptarë kjo normë është rritur me vetëm 8.4%.

Kjo do të thotë se, janë pikërisht femrat shqiptare ato që po luftojnë fenomenin e dembelizmit, pra të atyre jo aktivë në punë. Kjo normë në vendin tonë vijon të jetë ende mesatares së vendeve të zhvilluara.

Rritjen më domethënëse dhe më të qëndrueshme gjatë këtyre 3 vite e ka pësuar grupmosha nga 15 deri në 29 vjeç, ku ndër 100 femra, 38 janë pjesëmarrëse në tregun e punës, ndërkohë që në 2014 ishin vetëm 28.

Femrat shqiptare në luftë kundër dembelizmit, ndryshojnë strukturën e tregut të punës Read More »

Më shumë taksa për banesat dhe bizneset që nga prilli 2018

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa për banesat, bizneset dhe pronat e tyre të tjera, që prej prillit 2018.

Bazuar në ndryshimet fiskale që Qeveria Rama miratoi në dhjetor 2017, taksa mbi pronat do të llogaritet si përqindje e vlerës së tyre dhe jo një taksë në shumë fikse si deri më tani.

Të ardhurat nga kjo taksë do të mblidhen nga pushteti lokal.

Si do të llogaritet taksa e pronës?

Taksa për banesat, bizneset, garazhet e magazinat do të llogaritet si një përqindje e çmimit mesatar fiskal.

Ky çmim është përcaktuar nga qeveria Rama gjatë procesit të rivlerësimit të shtëpive, proces i përfunduar në maj 2017.

Këto çmime reference ndryshojnë në zona të ndryshme të Tiranës dhe janë çmimet që përdoren nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rastet e shit-blerjeve të banesave.

Më konkretisht Tirana ndahet në 11 zona të ndryshme, të cilat brenda tyre kanë disa nën ndarje sipas zonave kadastrale, dhe çmimet e referencës variojnë nga 60 mijë lekë në 190 mijë lekë për metër katrorë, shkruan exit.al.

Taksa për apartamentet është sa 0,05 për qind e çmimit mesatar fiskal të zonës ku ndodhet apartamenti.

Taksa për garazhet e mbyllura, ato që ndodhen kryesisht në katet nëntokësore të pallatit është sa 0,2 për qind e çmimit fiskal të zonës.

Taksa për ndërtesat që përdoren për veprimtari ekonomike është sa 0,15 për qind çmimit fiskal të zonës.

Përkthyer në llogaritje konkrete, për shumicën e familjeve në Tiranë taksa për banesën do të rritet, Po ashtu do të shtohet dhe taksa për garazhet, për të cilët më parë nuk paguhej.

Sa paguanim më parë për një apartament dhe sa do të paguajmë tani?

Taksa për shtëpinë, deri në vitin 2017, 15 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993, dhe 30 lekë për metër katror për një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993.

Pra, një familje që jeton në një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, kudo në Tiranë, paguante 1500 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar para vitit 1993, ose 3000 lekë në vit nëse shtëpia është ndërtuar pas vitit 1993. Kjo taksë paguhej e ndarë në 12 muajt e vitit.

Bazuar në formulën e re, një familje që jeton në një apartament 100 metra katrorë të ndërtuar pas vitit 1993, tek zona Komuna e Parisit (ku çmimi i referencës është 107 mijë lekë për metër katrorë), më parë paguante 3000 lekë në vit, ndërsa tani do të paguajë 5350 lekë, pra 2350 lekë më tepër.

Nëse i njëjti apartament prej 100 metrash katrorë do të përdoret për biznes, taksa që duhet paguar është 16 050 lekë.

Nëse familja ka në pronësi dhe një garazh prej 15 metër katrorë, atëherë duhet të paguajë dhe 3210 lekë në vit si taksë për garazhin.

Vetëm në rastet kur qytetarët e Tiranës banojnë në një apartament 100 metra katrorë në ato zona ku çmimi i referencës është 60 mijë lekë (Porcelan, Kinostudion, Linzë, Bregu i Lumit, Allias, “5 maji”) taksa e shtëpisë shkon 3000 lekë në vit, pra e barabartë me taksën aktuale për shtëpitë e pas vitit 1993.

Për të gjithë banorët e zonave të tjera, taksa e shtëpisë në vitin 2018 do të rritet.

Më shumë taksa për banesat dhe bizneset që nga prilli 2018 Read More »

Ndodh në shkollat shqiptare, ja si ua “rregullon” problemet drejtoresha nxënësve që mungojnë

Një skandal i ka dale ne shesh drejtoreshes  së shkollës profesionale “Petro Sota”, e cila merr para nga nxenesit per t’ju fshire mungesat dhe mos perjashtimin nga shkolla te tyre per plotesim te numrit te mungesave.

Manushaqe Çela është nëna e dëshpëruar e cila ka nxjerre ne drite kete qe ndodh, pasi i përjashtuan djalin nga shkolla.

Ka qene një sanitare e shkolles e cila i ka thene nenes se merzitur se mund ta ndihmonte tja gjente anen ketij muhbati.

Ajo i ka ofruar ndihmë Xhanluka Çelës duke i premtuar se do ta rregullonte situatën në këmbim të 150 mijë lekësh të vjetra. Në fakt pasi djali i dha paratë nën dorë vazhdoi rregullisht mësimin.

Fiks Fare ka evidentuar këtë situatë si dhe ka bërë ballafaqimin e fakteve. “Më përjashtuan djalin në 19 janar të 2018. Atë ditë që e kanë përjashtuar më mori mësuesja kujdestare dhe më tha djali juaj ka 45 mungesa përjashtohet. Të nesërmen kërkova ballafaqim për mungesat në drejtori, por nuk më priti askush.

Një ditë më pas tentova sërish të takoja drejtoreshën, më priti duke më bërtitur dhe më tha të shkoja të konsultohesha me mësuesen kujdestare, por kjo e fundit nuk më tregoi regjistrin. Po atë ditë një sanitare e shkollës i mori numrin e telefonit djalit dhe i premtoi se do ta zgjidhte ajo situatën me para nën dorë.

Të nesërmen im bir i dorëzoi 150 mijë lekë të vjetra dhe më pas nisi shkollën sërish. U interesova të dija çfarë u bë me mungesat, por mësuesja kujdestare sërish nuk më sqaroi. Isha në një dilemë të madhe ndaj ju drejtova emisionit Fiks Fare” u shpreh e z.Çela. Fiks Fare ka xhiruar të gjithë bisedën e bërë midis djalit dhe sanitares.

Kjo e fundit pasi numëron paratë dhe sigurohet që janë 150 mijë lekë të vjetra i thotë djalit të vazhdojë mësimin i qetë. “Nesër shko në mësim dhe të mos mungosh më dëgjove?Për kokë të djalit mos më vini më në të tilla siklete” tha sanitarja dhe numëroi paratë të cilat më pas i futi në xhep. Dy muaj më pas djali ka vazhduar të shkojë rregullisht në mësim, madje nëpërmjet një videoje vërtetohet edhe apeli i cili bëhet nga mësuesja e cila thërret emrin Xhanluka Çela.Fiks Fare i është drejtuar drejtorisë së shkollës profesionale “Petro Sota”.

Drejtoresha Klotilda Naço tha se djali i ka bërë vërtet 45 mungesa, por i janë justifikuar tre mungesa në mënyrë njerëzore. Drejtoresha pas pyetjes së gazetarëve të Fiksit nëse ishte në dijeni të pagesës nën dorë për të shyer mungesat e nxënësit, ajo fillimisht nuk pranon por në bisedë e sipër pohon se kishte dijeni për këtë situatë.

“Djali e filloi shkollën përpara se të jepeshin paratë. Nuk kishte pse t’ia jepte sanitares ,mund t’ia jepte mësueses. Këtu askush nuk e bën këtë gjë dhe për këtë ju garantoj. Ne i justifikuam tre mungesa se na erdhi keq për të ëmën e cila erdhi dhe na takoi me lotë në sy” u shpreh z.Naço. Ajo pohon gjithashtu se për këtë rast se do të ketë një hetim nga ana e shkollës dhe do të merren masa.

Bisedë e prindit me mësuesen kujdestare, pas njoftimit për përjashtim të djalit

Mësuesja kujdestare: Si Kalon mirë, çfarë bëtë ju?

Prindi: Asnjë gjë nuk bëmë. Ne atë ditë vajtëm në drejtori, drejtoresha filloi me të bërtitur, nuk kam të drejtë t’ju pres ju, nuk kam kohë, keni mësuesen kujdestare .Unë jam këtu më ka vënë ministri…

Mësuesja kujdestare: Po pastaj kishe folur me Linditën ti më vonë, se unë e mora vesh me Linditën. Të kishte thënë ajo shko atje ku vajte herën e parë. Nuk fole me të atin e saj ?

Prindi:
Drejtoresha tha s’keni punë me mua e keni me mësuesen kujdestare.

Mësuesja kujdestare:
 E di.Prindi: Mua më tha jam këtu më ka caktuar ministri për të ngarkuar dhe për të shkarkuar punëtorë. I sjell kur të më dojë qejfi mua, i heq nga puna. Jam këtu i heq dhe i vë kur të më dojë qejfi mua, jam punëdhënëse unë këtu. Me mua tha s’keni punë. E keni me mësuesen kujdestare. Shko tako atë. I thashë unë sille regjistrin ballafaqo mungesat. Unë nuk jam e sigurt për mungesat që ka bërë djali…

Mësuesja kujdestare: 
Po se më thirri, i pashë mungesat i kishte.

Prindi: Ajo tha shko shiko regjistrin dhe pastaj hajde më thuaj mua .Regjistri vajti në drejtori s’m’u tregua mua!

Mësuesja kujdestare: Sapo thatë diçka pak më përpara, moj zonjë vajtët atje ku të tha Lindita ?Lindita tha që unë i thashë. Ik atje ku vajtët radhën e parë .Mua më erdhi një gjysmë llafi për atë atje që kishit vajtur tek babai?

Prindi: Po dhe ai do drekë, di unë sa është dreka. Unë duhet ta di se nuk di si të orientohem…

Mësuesja kujdestare: Nuk di unë nga ato muhabete, pse më vë në siklet mua. Mua më vjen shumë turp dhe nuk dua të merrem fare me atë pjesë. Tani ai e di shumë mirë se është në klasë ka shokë qysh tek. Unë nuk mund të marrë përsipër budallallëqe të tilla. Nuk rrezikoj veten time…

Prindi: S’di dhe unë nga ta gjej anën tani, se një pastruese këtu atë ditë më tha mua të ndihmoj unë të çoj tek dikush..

Mësuesja kujdestare: Eee Te Afrimi tha, dhe do t’i qaj hallin tha t’i them që të paguash pak.

Mësuesja kujdestare: E kështu bëni.

Prindi: S’është ajo sot

Djali: Të iki të takoj Afrimin thua?

Mësuesja kujdestare: Atij sikur s’ja kishte qejfi se do abuzoj s’di ca të them do thotë diçka…s’di ca të them …

Prindi:Si do t’ja bëjmë

Mësuesja kujdestare:
 S’di ca të them. Nuk marrë përsipër dhe nuk flas dot për këtë problem. Unë thjesht shikoj numrin e mungesave dhe kaq.

Djali: Po ata që erdhën në klasë?

Mësuesja kujdestare: Di unë për kë thua ti, se kam idenë fare.

Prindi: Po dhe ata për mungesa ishin përjashtuar!

Mësuesja kujdestare: Nuk di gjë, nuk marr përsipër të flas për të tjerë apo qysh tek, unë them zgjidh problemin që ke ti vetë.

Prindi: Po të pyes si motër

Mësuesja kujdestare:
 Po nuk jam unë këtu për të dhënë llogari. Mos prit nga mua nga këto muhabete fare. Mos më vë…Ti ke djalin tënd erdhe more informacion për djalin kaq…S’di ca të them! Mirupafshim

Sanitarja merr lekët

Sanitarja: Vëri këtu. Mos sill mangët. Të hënën në shkollë.

Nxënësi: Do më japësh ndonjë shkresë, ndonjë gjë?

Sanitarja: Asnjë gjë, mësueses shko thoi. Të hënën në shkollë. Dhe me mëndje në kokë. S’ke libër, merr në një klasë tjetër. Mos merr mungesa. Dakord. Mos na vini në siklet. Po them për shpirt të babait.

Nxënësi: Të dal këtej?

Sanitarja: Nga të duash. Ik.

Nxënësi: Mirupafshim.

Ndodh në shkollat shqiptare, ja si ua “rregullon” problemet drejtoresha nxënësve që mungojnë Read More »

Sot, e mërkurë, stuhia diellore godet Tokën

Një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokës dhe me shumë gjasa mund ta godasë sot.

Ajo mund të shkatërrojë satelitët, të prishë furnizimin me energji elektrike dhe do të japë një shfaqje mahnitëse të dritave veriore.

 

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit, transmeton tch.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të lënë fluturimet dhe sistemet GPS të ekspozuara ndaj stuhisë.

 

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe në sipërfaqen e planetit, të tilla si sistemet GPS apo edhe sinjalet radio.

Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke turbulluar fushën magnetike të Tokës. Por mund të krijojnë edhe shkëndija elektrike që mund të djegin aparaturat që sigurojnë furnizimin me energji

Sot, e mërkurë, stuhia diellore godet Tokën Read More »

Nxenesja e Gjimnazit ‘Ali Demi’ fituese e vendit te… ne Olimpjaden Kombetare te Fizikes

Stefani Xhaxho nxenesja e  Gjimnazit ‘Ali Demi’ sjell ne Vlore cmimin e dymbedhjet.

Nje cmim i merituar per kete shkolle model.

Çmimi i dymbëdhjetë

Urimet më të mira për nxënësen Stefani Xhaxho, e cila është fituese e vendit të parë në Olimpiadën Kombëtare të Fizikës 2018, me rezultatin e shkëlqyer 50/50 pikë!

Suksese të mëtejshme, Stefani!

Suksese te metejshme Gjimnazit ‘Ali Demi’

Imazh i ngjashëm

Nxenesja e Gjimnazit ‘Ali Demi’ fituese e vendit te… ne Olimpjaden Kombetare te Fizikes Read More »

Rama “kërcënon” Gjiknurin: Mbaro rrugën Tiranë-Elbasan, ose do mbarosh ti…

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të marte ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit.

Mes shqetësimeve të shumta të ngritura nga ata, një prej tyre ka qenë edhe përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan.

Rama ka thënë se kjo rrugë pritet të mbarojë brenda fundit të vitit, dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe ministrit

Damian Gjiknuri.

Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër që të mbarojë rrugën Tiranë-Elbasan deri në fund të vitit.

Ai ka marrë barrën o ta mbarojë, o të mbaroj”, tha Rama para banorëve të Elbasanit.

Unë e kam marrë përsipër, pres lëvrimin e fondit dhe barra do kalohet së bashku me kryeministrin”, u përgjigj nga ana tjetër ministrti Gjiknuri.

Rama “kërcënon” Gjiknurin: Mbaro rrugën Tiranë-Elbasan, ose do mbarosh ti… Read More »

Qeveria “pezullon” ligjin 7501, toka në bregdet do shfrytëzohet për…

Kryeministri Edi Rama pezullon përkohësisht njohjen e të drejtës mbi pronën për ata që përfituan tokë nga ligji i famshëm 7501. Pezullimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë.

Sipas këtij vendimi, Qeveria thotë se pezullohen procedurat e kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike.

Por këtu “fshihet lepuri”. Pjesa më e madhe e zonave që ligji 7501 do të pezullohet janë zona bregdetare, aty ku dhe investitorët kanë interes.

Qeveria urdhëron kështu njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale.

Në listë janë këto qytete: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

Disa nga nenet e ligjit 7501

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë toka ndahet në:

a) Toka bujqësore të zëna me bimët e arrave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet, kudo që ndodhen, në fshatra, në qytete e në qendra të tjera të banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre;
b) toka të zëna me pyje, kullota e livadhe;
Neni 2

Shteti u jep tokë personave fizike a juridike. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë dhe të gjithë të drejtat që përmbahen në këtë ligj. Ndalohet shitja dhe blerja e tokës.

Neni 5

Familjet anëtare të kooperativës bujqësore, pas ndarjes së tokës kanë të drejtë të shkëputen dhe te dalin subjekt më vete, duke marrë në pronësi tokën bujqësore që u takon nga tërësia e subjektit ku bëjnë pjesë. Sasia dhe vendi ku do të jepet toka, përcaktohet nga komisioni i tokës. Në zonat kodrinore e malore, ku familjeve fshatrave nuk u sigurohet sipërfaqja e nevojshme e tokës bujqësore, shteti merr masa dhe u garanton burime të tjera jetese nëpërmjet subvencioneve, shtimit të investimeve për punësimin e njerëzve, vendosjes së asistencës sociale dhe lëvizjes së kontrolluar të popullatës, në bazë të një programi të caktuar nga Këshilli i Ministrave.

Neni 6

Familjeve me banim në fshat, që nuk janë anëtare të kooperativës bujqësore dhe familjeve që punojnë e banojnë në ndërmarrjet bujqësore, u jepet në përdorim tokë bujqësore, madhësia e së cilës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kriteret që përcaktoi vetë Rama për të marrë tokë me ligjin 7501

Të gjithë familjet bujqësore që kanë marrë tokë në vitin 1991 me ligjin 7501 do të marrin tapitë. Personat që zotërojnë titujt e pronësisë dhe Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të fituara me ligjin për tokën bujqësore do të verifikohen nga komisionet vendore pranë njësive të qeverisjes vendore. Komisionet vendore do të verifikojnë nëse sipërfaqja e tokës, e dhënë në korrik të vitit 1991 është në përputhje me gjendjen familjare në atë moment dhe nëse dokumenti është lëshuar sipas rregullave. Domethënë nëse janë të rregullta firmat dhe vula. Më pas titujt e rregullt do të regjistrohen në Hipotekë.

Familjet që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim duhet të bëjnë kërkesë pranë njësive të qeverisjes vendore për të marrë titullin e pronësisë, tapinë. Njësia e qeverisjen vendorë bën verifikimin dhe më pas dosja kalon në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bëhet vetëm regjistrimin.

Qeveria “pezullon” ligjin 7501, toka në bregdet do shfrytëzohet për… Read More »