Lajmi i fundit

Rama dorëzon hartën e detit me Greqinë; tërbohet Erdogan

Mbyllen bisedimet me Greqinë. Grupi negociator i Ministërisë së Jashtme i ka dorëzuar Ditmir Bushatit hartën finale të negociatave për ndarjen e detit. Mësohet se Athina ka dalë e kënaqur nga këta bisedime por ende nuk dihet zyrtarisht çfarë është ndarë.

Dalja e Athinës e kënaqur mësohet se ka acaruar Erdoganin, i cili i ka dërguar mesazhe të forta Edi Ramës. Sipas gjasave kryeministri shqiptar, për të ulur nervat e presidentit turk bëri dhe intervistën në Anadolu ku e konsideroi Erdoganin si model politik.

Këtë shqetësim të Ankarasë e përcjell edhe diplomati Shaban Murati, libri i të cilit për paktin detar u financua nga turqit. Nëse Shqipëria diskuton me Greqinë Detin Territorial shqiptar, pra ujrat territorial shqiptare, ajo i kundërvihet Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillit 2010, i cili rrëzoi si antikushtetuese marrëveshjen e detit të vitit 2009 midis dy qeverive për shkak se kishte objekt tratativash ujrat territoriale shqiptare.

Epitetet e tjera vendosini vetë lirisht”, shkruan Murati./Pamfleti

Rama dorëzon hartën e detit me Greqinë; tërbohet Erdogan Read More »

Po bëhet nami në Shkodër, vetëm deri tani janë kapur mat 39 persona

Klandestinet bejne kerdine ne rrethin e Shkodres, policia kap numrin me te madh te tyre ne pak ore. Plot 39 shtetas nga vendet e treta u kapen ne tentative per te kaluar kufirin shqiptar, me synim hyrjen ne shtetin Malazez, e me pas vijimin e udhetimit drejt vendeve te BE-se.

Ne operacionin e pare policor, nga forcat e kufirit dhe migracionit u kapen 34 shtetas ne vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, Han i Hotit. Policia pasi i ka pikasur ne tentative per te kaluar nga kufiri i gjelbert, eshte vene ne veprim duke arritur ti ndaloje ne kohe. Gjate marrjes ne pyetje ka zbuluar se 31 prej tyre jane larguar nga qendra e pritjes dhe akomodimit ne Babrru, ndersa 3 prej tyre kishin hyre ilegalisht ne Shqiperi nga Kakavija.

Aksioni i dyte policor u krye ne vendin e quajtur ‘Gryka e Shegës’, ku edhe ketu u kapen 5 shtetas, perkatesisht: F.G., M.M., H.M., B.K., dhe M.M., vjeç 18, 20, 21, 21 e 23, lindur në Siri. Ne përfundim te procedurave te perzgjedhjes, shtetasit u riderguan ne Q.K.P. te Azilkerkuesve Babrru. Kjo shifer ne rritje sipas policise se kufirit mbetet nje shqetesim serioz, prandaj pritet qe ti kerkohet qeverise shqiptare nje strategji e re per menaxhimin e tyre ne qendren e pritjes, ndersa ne kufirin me Greqine do te kete brenda pak ditesh patrulla shtese, ku ne loje hyjne edhe forcat Frontex.

Shkodra mbetet qarku me rrisk te larte pasi eshte e vetmja ure lidhese me Malin e zi per keto klandestine. Per fat te keq edhe kete here policia nuk arriti te vere ne pranga shtetasit qe i ndihmuan ne kete udhetim ilegal.

Po bëhet nami në Shkodër, vetëm deri tani janë kapur mat 39 persona Read More »

Vetëm tre muaj në detyrë, shkarkohet kreu i Hipotekës (Emri)

Shkarkohet kreu i Hipotekës në Krujë, Edmond Daci.

Daci kishte marrë këtë detyrë 3 muaj më parë. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi të papritur. Daci u zgjodh në krye të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Krujë, 3 më parë pas një konkursi të hapur.

Ai dhe 27 fituesit e tjerë të ZRPP-ve u thirrën pas konkursit në një takim nga Kryeministri Rama, i cili u kërkoi profesionalizëm në shërbimin e qytetarëve. Por sot, Edmond Daci është shkarkuar.

 

Vetëm tre muaj në detyrë, shkarkohet kreu i Hipotekës (Emri) Read More »

Nga 1 Korriku , qeveria Shqiptare rrit pensionet e të gjitha kategorive !

Një nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së fundit të Qeverisë së Shqipërisë në datën 12 qershor ka qenë edhe indeksimi i pensioneve në masën 2.8%.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nga kjo gjë përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve.

Nga ky vendim do të përfitojnë mbi 665 mijë pensionistë në të gjithë vendin ndërsa rillogaritja e pensioneve do të nis nga data 1 korrik.

Indeksimi në masën 2.8%, do të sjellë rrjedhimisht edhe rritjen e pensioneve./21Media

Nga 1 Korriku , qeveria Shqiptare rrit pensionet e të gjitha kategorive ! Read More »

Anija shqiptare “Butrinti” shpëton një gomone me 36 emigrantë në bord

Anija shqiptare “Butrinti” në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke shpëtuan në detin Egje një gomone me 36 persona në bord , 12 prej të cilëve fëmijë dhe 15 gra.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën të ditur se “anija “Butrinti po vijon punën e mirë të simotrës së saj “Oriku”, në detin Egje”.

“36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios”, shprehet Xhaçka.

Në prill të 2017 anija “Oriku” shpëtoi në detin Egje 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra që ndodheshin në një gomone.Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke./ATSH

Anija shqiptare “Butrinti” shpëton një gomone me 36 emigrantë në bord Read More »

Vlorë/Sherr masiv mes policisë bashkiake dhe biznesmenëve për çadrat e pushimit

Ka pasur përplasje fizike për plazhet në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Efektive të policisë bashkiake kanë pasur konfrontime fizike me operatorët turistike (biznesmenë) që kanë në administrim plazhet.

Disa prej operatorëve privat të bizneseve përgjatë vijës bregdetare janë shoqëruar në polici, dhe janë mbajtur disa orë për të dhënë sqarime.

Incidenti ka ndodhur për shkak se policia bashkiake ka hequr çadrat e plazhit natën dhe pa paralajmërim, teksa më herët ka qenë po vetë bashkia, që u ka dhënë leje për sistemim të plazhit.

I gjithë sherri ka ndodhur në prani të turistëve, që kishin shkuar sot në Vlorë për të kaluar fundjavën.

Plazhi për të cilin ka nisur konflikti, prej vitesh administrohej nga operatorë të hotelerisë, ndërsa bashkia, pa njoftuar, ka dhënë një tjetër leje shfrytëzimi provizore për një tjetër subjekt.

Vlorë/Sherr masiv mes policisë bashkiake dhe biznesmenëve për çadrat e pushimit Read More »

Ekzekutimi i biznesmenit të kafesë, dyshime se ai dhe autorët ishin …

Nga hetinet e policisë rezulton se biznesmeni në Vlorë, Vasil Dervishaj dhe dy autorët e krimit nga ana tjetër, ishin në përgatitje e sipër të sulmit kundër njëri-tjetrit, pasi lëviznin të dyja palët me armë. Kjo pasi mes tyre kishte një konflikt të hapur.

Një sherr i momentit në ambjentet e një lokali në Vlorë, është bërë shkak i ekzekutimit me armë të tregtarit të kafesë Vasil Dervishaj. Ky i fundit është konfliktuar me dy persona me inicialet E.A dhe A.C nga Tepelena, por banues në Vlorë, të cilët tashmë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e qytetit bregdetar.

Sipas dinamikës së krimit që ka nxjerrë grupi hetimor, viktima Vasil Dervishaj dhe dy personat e shpallur në kërkim janë konfliktuar në ambjentet e një lokali. Por pasi këtij sherri Dervishaj lëvizte i armatosur me disa persona dhe se një gjë të tillë e tregon dhe fakti se në automjetin e viktimës u gjet një armë zjarri pistoletë.

Përgatitje për sulm “Far-West”
Ka dyshime se Vasil Dervishaj dhe dy autorët e krimit nga ana tjetër, ishin në përgatitje e sipër të sulmit kundër njëri-tjetrit, pasi lëviznin të dyja palët me armë. Sipas një burime pranë policisë së Vlorës, të dyja palët ishin bërë gati për një përplasje me armë e tipit “Far-West”, por me sa duket pala tjetër ka gjurmuar nga pas Vasil Dervishaj, duke e qëlluar këtë të fundit me një plumb në kokë.

Mësohet se vrasja është realizuar me pistoletë, por autorët kishin me vete dhe kallashnikovë. Megjithëse policia dhe prokuroria ende janë të paqarta për sa i përket motivit të saktë të kësaj vrasje, ka ngritur dysheme se edhe viktima ka qenë i shoqëruar në makinë me persona të tjerë, pasi në vendgjarje janë gjetur armë të tjera kallashnikov e pistoletë.

Dy arrestime dy në kërkim
Gjatë hetimeve 24 orëshe të këtij krimi të rëndë janë ndaluar me urdhër të prokurorit Maksim Sota dy persona; Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Ndaj tyre është ngritur akuza e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Sipas prokurorisë dy personat e mësipërm janë njerëzit që i kanë nxjerë me shpejtësi nga zona e Krimit dy autorët, të cilët janë larguar në drejtim të Fierit. Lidhur me arrestimin e policia ka bërë disa përpjekje por pa rezultat, ndërkohë në gjykatën e Vlorës është marrë masa e arrestit në burg në mungesë ndaj dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje të quajtur “Gimoka” dhe një lokali në qytetin bregdetar.

Ekzekutimi i biznesmenit të kafesë, dyshime se ai dhe autorët ishin … Read More »

15% më shumë turistë të huaj se viti 2017

Turizmi po pëson një zhvillim të shpejt dhe me këtë ritëm pritet që Shqipërinë ta vizitojnë rreth 10 milion turistë të huaj në vit, brenda pesë viteve të ardhshme.

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij gjatë hapjes së zezonit turistik në qytetin e Vlorës, u shpreh se synohet që Shqipëria të kthehet në një destinacion kryesor të ofertës mesdhetare për tregjeve ndërkombëtare të turizmit.

Një nga instrumentet që qeveria ka vendosur për të realizuar këtë qëllim është reduktimi i taksës së turizmit nga 20% në 6%, si dhe heqja e TVSH për dhjetë vjet për hotelet e reja me 4-5 yje.

“Vetëm pak muaj më parë, “The Guardian” e renditi vendin mes 20 vendeve ku mund të zhvillohet turizmi. Rritja e pranisë së vendit në faqet e gazetave, revistave, mediave online në botë që kanë folur për turizmin është një rritje e ndjeshme, por jo befasuese. Të paktën jo për ne, pasi jemi shumë të qartë për çfarë kemi synuar në këtë proces transformimi, ku instrument kryesor ka qenë programi i Rilindjes Urbane”, tha Rama.

“E kemi të qartë se ku duam të arrijmë dhe duke pasur parasysh se vjet arritëm 5 milion turist të huaj dhe sivjet presim të paktën minimalisht 15% më shumë se vjet, atëherë në harkun e pesë viteve është plotësisht i mundur objektivi i 10 milionë turistëve të huaj”, tha Rama.

“Nuk e zgjodhëm kot Vlorën për të bërë këtë paraqitje, pasi Vlora është një nga polet kryesore të turizmit dhe është emblema turistike që ka prekur të gjitha zonat turistike në vend e që po përparon vit pas viti. E dimë, që Vlora është ende një kantier, pra është në një proces transformimi të vazhdueshëm. Mjafton të shohësh investimin te “Bulevardi qendror që të çon drejt skelës, për ti dhënë qytetit një fuqi të re tërheqëse, me shumë gjelbërim e atraksion”, përfundoi Kryeministri./e.caushi/ATSH

15% më shumë turistë të huaj se viti 2017 Read More »