Lajmi i fundit

Ja kur do të hapet llogaria off shore e Edi Ramës…?

Nga Kastriot Islami

Në shtator të vitit 2015 rrodhi në media një dokument i brendshëm i OSBE ku bëhej fjalë për pasuritë e paligjshme e të fshehta të një numri politikanësh shqiptarë. Ky dokument bëri një bujë shumë të madhe dhe shume nga mediat shqiptare e botuan përveç atyre pranë Ramës.
Në këtë dokument “sekret” ndër të tjera shkruhej edhe për Edi Ramën:
Edi Rama(PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000-2-11 dhe tani kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 1—20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të vepruar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij. Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….
Ky ishte rasti i parë që zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë “hartonte” një të dhënë të tillë për një kryeministër në detyrë. Për më tepër nga media u tha se Rama ishte tronditur nga ky lajm befasues dhe që nga segmente të zyrës së tij e të qeverisë së tij ishte bërë presion ndaj ambasadorit të Prezencës së OSBE.

Por asnjëherë Rama nuk doli publikisht të mohonte apo përgënjeshtronte këtë lajm. Nga media është thënë po ashtu se ky përfundim ishte përgatitur dhe filtruar nga përfaqësues të ambasadave të rëndësishme në Tiranë dhe nuk ishte thjesht një “thashethem” i qarqeve shqiptare. Lajmi dukej i besueshëm dhe të gjithë prisnin që të pasohej nga detaje të tjera.
Vetëm dy vjet pas ardhjes në pushtet Rama arriti përmes “miqve” të tij në disa kryeqytete të rëndësishme ta “mbulonte” këtë lajm me terr.
Botimi i këtij lajmi koincidoi edhe me fillimin e reformës në drejtësi për të cilën Ramën këshilltarët i kishin sugjeruar të ishte shumë i kujdesshëm se ajo do të mund të vepronte edhe kundër tij sic kishte ndodhur edhe në vende të tjera. Por Rama nuk duhet ta kundërshtonte këtë reformë dhe ky “mesazh” mesa duket jepej për këtë qëllim. Por Rama do të duhej të shfaqej gjatë të gjithë kohës në mbështetje të reformës dhe ndërkohë do të mbështetej që ai të vendoste nën kontroll drejtësinë e reformuar.
Këto veprime janë zbuluar më vonë nga hetimet e organizatës amerikane Judicial Watch që deklaronte se “paratë e taksapaguesve amerikanë janë shfrytëzuar për të ndihmuar të majtën shqiptare të vijë në pushtet dhe Edi Ramën të vendosë nën kontroll drejtësinë…”.

Tani reforma në drejtësi ka ngecur dhe Rama nuk ka më atë mbështetje që kishte më parë në qendrat e vendimmarrjes globale, aq më tepër që Rama ishte ai që e kishte sulmuar kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, si “turpin e njerëzimit” duke i bërë ndërkohë thirrje qytetarëve amerikanë, si asnjëherë tjetër, të mos votonin për Trump gjë që përbënte ndërhyrjen e paprecedentë në zgjedhjet e një shteti partner nga një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar.
Mesa duket janë pjekur kushtet që të hetohet për këtë lajm të zyrës së Prezencës së OSBE në Tiranë. Dhe nuk do të jetë aspak cudi që ky veprim të filloi të vihet në lëvizje këtë vjeshtë.
Në Tiranë flitet se “vetingu” i politikanëve të Tiranës do të nise nga hapja e llogarive të tyre offshore dhe zbulimi i lidhjeve të tyre me kriminelë të rrezikshëm, të cilët janë të regjistruara.
Me shumë gjasa kjo lëvizje për shkatërrimin e lidhjeve të qverisë dhe parlamentit me korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave të nis në javët e para të shtatorit.
Syri.net/ 20 gusht 2018

Ja kur do të hapet llogaria off shore e Edi Ramës…? Read More »

Trondit Izet Haxhia: Do të flas me zë e figurë

Përmes të dashurës së tij nga qelia e burgut Izet Haxhia shpreh zhgënjim me miqtë shqiptar. Ai pretendon se shumica i kanë kthyer shpinën dhe vetëm keqpërdorin emrin e tij. Përveç këtij fakti, ai nuk po lejohet as të japë një intervistë në media vizive.

“Izeti do jape së shpejti një interviste në nje televizion, por gazetaret s’po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete. Ai eshte terësisht i pergatitur dhe i vendosur për të thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vetë Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qartë të mbrojë vetveten dhe të perplasë pa asnje mëdyshje të vërteten, në fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij, si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues përfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s’bejne asgje per t’u dukur!” , shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Pershendetje te gjitheve! Po shkruaj disa fjale me insistim te Izetit,duke pare qe emri i tij eshte perdorur e perfolur ne disa raste qe s ka qene as ne dobine e tij, as ne dobi te kauzes qe Izeti mbron dhe qe do ti shkoje deri ne fund! I vetem!! Sepse , ndersa ne fb e ne media, shume hiqen sikur jane te interesuar e te bashkangjitur solidarisht me fatin dhe luften e Izetit, ne realitet, eshte komplet e kunderta!
Izeti eshte vetem!!!!

I izoluar totalisht,dhe me shume se i zhgenjyer nga realiteti shqiptar, ku paraja eshte bere nene e babe e fé, per shume nga ata “idealiste” qe duke qene ne Tirane, ose ne Shqiperi, as nuk e moren mundimin te shkojne te shohin mikun dhe vellain e tyre. Pervec fillimit, pak herë.. Sepse kujtonin se Izeti ishte milioner dhe duhet ti paguante vete edhe ca domate apo limona qe i sillnin nga jashte, meqe ai per shkak rreziku helmimi, nuk mund t’i porosise ne burg!!

Izeti nuk ka kerkuar ndihmen e absolutisht asnje njeriu, qofte mik a vella a familjar! Por, duke pare qe shoke nga Turqia bene me km rruge per ta takuar ne burg,duke pare qe ata miq te vertete qe e ndihmuan dhe po e ndihmojne nuk jane fare publike, por ruajne me fisnikeri anonimatin ne berjen e te mires, ne dhenien e dores nje miku, pa reklama, pa tellalle, i duket me vend tregimi i realitetit!

Ne Shqiperi, njerez te nje gjaku e shoke, i kane kthyer shpinen, i kane perdorur emrin dhe shume here, genjejne fare hapur, duke permendur gjithe ate investim e kohe e mund e djerse qe kàne derdhur per Izetin! Kushdo qe ka dashur ta perkrahe dhe ta mbeshtese, e ka patur rrugen e hapur per t.a takuar, a per tu mobilizuar realisht dhe me fakte te verteta e jo genjeshtra, ne mbeshtetje te tij! Nje grusht i vogel ka qene, dhe ata jàne te falenderuar perjete!

Sepse ne keto kohe te veshtira, duket burri, duket gjaku, duket besa dhe nderi i gjithkujt! Izeti me kerkoi me vendosmeri qe t’ju a thoja keto, pasi ne jemi edhe shoke te ngushte, pervecse duhemi pafund! Pasi, une jam e vetmja qe di gjithcka realisht dhe qe jam ne kontakt te perditshem me te! E di kur nuk kishte as uje per te pire, sepse askush nuk po shkonte ta takonte me jave e me jave… Pra, kushdo qe thote te kunderten, genjen pafytyresisht!

Izeti do jape se shpejti nje interviste ne nje televizion, por gazetaret s’po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete.Ai eshte teresisht i pergatitur dhe i vendosur per te thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vete Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qarte te mbroje vetveten dhe te perplase pa asnje medyshje te verteten, ne fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij , si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues perfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s bejne asgje per t u dukur!

Ne duhemi me shume se kurre, jemi bashke me shume se kurre, dhe une jam zeri dhe fjala e tij, sa here te me kerkoje te publikoj dicka, duke marre parasysh edhe sulme personale ndaj meje! Nuk ju a kam as friken, as ndrojtjen! Edhe me jete do ta mbroja, nese do te ishte e nevojshme, jo me me ca statuse fb e perplasje me njerez te vdekshem e normale, sikurse une…Askush s do me mbylle gojen, n.q.s deshira, e mira e Izetit dhe e jetes se tij, eshte ne loje!!

Sot e pergjithmone! Eshte nje shprehje nga nje shkrimtar qe e dua shume, e cila thote:
” Dhe kur gjithçka te mbaroje, ne mendje nuk do na mbeten fjalet e armiqve tane, por heshtja e miqve tane..” Rishkruhemi se shpejti…Plot te mira!

Trondit Izet Haxhia: Do të flas me zë e figurë Read More »

Të dielën nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia del me deklaratë: Kujdes

Nesër, më datë 19 gusht deri më datë 25 gusht, në Berat do të nisë pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ndaj, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.

Shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

  1. Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe. 2. Poliçan -Çorovodë. 3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvollohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.

Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin 129, 112 të Policisë së Shtetit.

Të dielën nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia del me deklaratë: Kujdes Read More »

Publikohen fakte tronditëse: Komisionerja e Ramës lidhje të ngushta me kriminelët, ka fshehur dhe …

Tashmë është fakt, që në Shqipëri, nëse nuk ke lidhje me kriminelë, nuk mund të bësh karrierë. Të tjera skandale janë denoncuar gjatë ditës së sotme, lidhur me atë se çfarë po ndodh me komisionerët e vettingut. Një nga kushtet kryesore për të kaluar vettingun është që të mos kesh qenë i dënuar më parë, si dhe të mos kesh asnjë lidhje me personat e inkriminuar, por në Shqipëri, mesa duket po ndodh krejt e kundërta.

Një nëpunës i administratës shtetërore ka publikuar sot disa fakte dhe dokumente të cilat tregojnë se një prej anëtareve të komisionit të Vettingut, jo vetëm që është ndjekur penalisht, por edhe ka patur lidhje me trafikantë.

Denoncimi i nëpunësit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Njihuni me Ndrikull Sanxhaktarin, miss korrupsionin e Noriegës që  vendos për Dvoran Vetingun dhe bën ligjin! Nëpunësi dixhital denoncon: – Miss korrupsioni, ndrikull Sanxhaktarin – është ndjekur penalisht për afera korruptive të denoncuara nga KLSH. -Ndrikull Sanxhaktari ka fshehur para parlamentit se nuk ka qenë e ndjekur penalisht ndonjëherë. -Ajo vetëm me nënën pensioniste blen një apartament 180.000 euro. – Ajo ka patur kontakte me trafikantë dhe kriminelë – Ish bashkëshorti i saj, person i rrezikshëm pjesë e grupit të famozit Geron Xhafa, i përzënë si person i rrezikshëm për rendin nga policia italiane. – Miss Korrupsioni i grupit të Dvoran Vetorëve, – Udhëton sipas sistemit TIMS jashtë me makinën e TCH me targe TR216RP të drejtorit të Dixhitalb, Alban Jaho dhe spic dihet ky televizion ka procese të mëdha gjyqësore për pronësinë.

Këtu më poshtë keni mesazhin dhe të gjitha dokumentat që faktojnë akuzat e qytetarit dixhital.

“Mirëmbrëma zoti Berisha

un dua te ndaj me Ju dhe te denoncoj disa informacione te rendesishme per nje Komissionere të Vettingut . Komisioneren zj. Valbona Sanxhaktari, e cila është njeriu Rames dhe i z.Engjëll Agaçit .

Zj. Sanxhaktari vjen si Komisionere nga zyra juridike e Kryeministrise, Ajo me perpara ka punuar ne Ministrin e Arsimit ne vitin 2004 dhe ndaj saj jane ngritur rreth 7 Akuza per Korrupsion dhe shperdorim te fondeve publike ne nje vlere te pergjitheshme prej afro 2.5 milion u.s.dollare nga Kontrolli i Larte i Shtetit duke e kallzuar ne Prokurorine e asaj kohe e cila nen drejtimin e z.Vexhi Muçmata sot deputet i Partise Socialiste i pushoi çeshtjet penale.

zj.Sanxhaktari nuk i ka deklaruar ndonjehere se ndaj saj ka pasur çeshtje penale duke i fshehur keto te dhena perpara Parlamentit qe e zgjodhi .

Si ka mundesi qe kjo zoje me nenen e saj pensioniste nga viti 1996 dhe vetem me te ardhura buxhetore te bleje ne vitin 2018 ne vleren 180.000 euro nje ap.119 m2 ne nje nga Rezidencat me luksoze ne Tirane te Ambasador 3.?????? Apo i pastroi leket e korrupsionit te meparshem.

zj.Sanxhaktari rezulton me kontakte te papershtateshme pasi ishbashkeshorti i saj , babai i femijes se mitur, shtetasi Arten Ramosaco nje person i rrezikshem ne Vlore pjese e grupit Xhafa, rezulton i deportuar nga sheteti italian me dt 19 korrik 2018 me motivin “i rezikshem per rendin dhe sigurine publike dhe i lene i lire nga policia e vlores dyshohet me nderhyrjen direkte te komisioneres, Engjell Agaçit dhe Fatmir Xhafës, pa verifikim paraprak.

Komisionerja Sanxhaktari ka udhetuar dhe perdorur gjate detyres te pakten ne nje rast nje makine ne pronesi te Top-Chanel ( digitalb) dhe drejtorit Alban Jaho duke udhetuar ne drejtim te Malit te Zi me familjen e drejtorit te digitalb duke e drejtuar vete makinen. (sipas sistemit Tims).Makina Rover i bardhe me Targe TR216RP.

Kjo ka ndodhur gjate kohes kur Komisionerja kryente hetime te thelluara per Gjygjtaret e Gjykates se Larte qe sulmoheshin ne menyre agresive nga mediat e portalet  per ceshtjen Top – chanel.

A mos ndoshta kjo Komisionere ka qene ne sherbim te Politikaneve qe kane interesa direkte dhe grupeve kriminale apo grupeve te interesit per te ndeshkuar te vetmit Gjygjtare te Larte qe nuk iu nenshtruan presionit .?? A ka qene ne konflikt interesi kjo Komisionere kur kryente hetime te thelluala ???? Per te gjitha sa me siper po ju dergoj provat .

A jemi perpara te njejtave standarteve qe ONM dhe nderkombetaret kerkojnë per Gjygjtaret dhe Prokuroret Shqiptarë apo për njerezit e mbeshtetur fort nga politika dhe krimi kemi standarte te ndryshme.

Duke patur besim te palekundur ne kurajon Tuaj ne denoncimin e korrupsionit dhe kapjen e Sistemit te Drejtesise mendoj se publikimi i ketyre fakteve tregon dhe njehere qe Reforma ne Drejtesi e bere nga njerez te tille eshte vetem Selektive e diregjuar direkt nga KM.

Ketu me poshte keni dokumentat: Kallzimet per korrupsion 2. Kontrata e blerjes se prones 180.000 euro

  1. Ish bashkeshorti Dalja jashte me familjen e Drejt. Digitalb Pronesia e mjetit TR216RP Saktesim mjeti ka Targen AA 216 RP dhe eshte tip Rover i bardhe

/korrieri

Publikohen fakte tronditëse: Komisionerja e Ramës lidhje të ngushta me kriminelët, ka fshehur dhe … Read More »

Mund të kthehej në tragjedi, fëmijët e çerdhes në Tiranë shpëtojnë për mrekulli

Një çerdhe e ndodhur në zonën “Ali Demi” në Tiranë është përfshirë nga një shpërthim mëngjesin e sotëm. Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në dhomën ku mbaheshin bombolat e gazit.

Burimet bëjnë me dije se nga shpërthimi i gazit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të çerdhes. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të dëmtuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin. Sakaq, mësohet se mëngjesin e sotëm çerdhja ka vijuar normalisht punën.

Mund të kthehej në tragjedi, fëmijët e çerdhes në Tiranë shpëtojnë për mrekulli Read More »

Armët e zjarrit, Policia shton kontrollet në Vlorë dhe Sarandë

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet për sekuestrimin e armëve të zjarrit pa leje në zonën e Vlorës dhe Sarandës, duke arrestuar 2 persona.

Policia bënë me dije se “në kuadër dhe në zbatim të Plan-Masave të marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për evidentimin dhe kapjen e ndalimin e personave të cilët posedojnë armë zjarri pa leje, strukturat e kësaj Drejtorie kanë vijuar kontrollet e imtësishme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ushtruar kontrolle, në ambiente të hapura, kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshohet se mund të posedonin apo qarkullonin me armë, si dhe në lokale e banesa.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, ditën e sotme, Policia e Vlorës, ka evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin, O.A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, pa leje.

Ndërsa një tjetër rast u konstatua ditën e djeshme nga Policia e Sarandës në lagjen “Nr. 1”, ku gjatë kontrollit në ambjentet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 3 gramë kanabis dhe u arrestua shtetasi B.M., 38 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Policia e Vlorës do vijojë kontrollet për të evidentuar e goditur çdo rast të armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu fton të gjithë ata që kanë informacion lidhur me veprimtaritë e kundraligjshme, të telefonojnë në numrin 0694110242 ose 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm për goditjen e çdo paligjshmërie”, thuhet në deklaratën e Policisë. /atsh

Armët e zjarrit, Policia shton kontrollet në Vlorë dhe Sarandë Read More »

Tërmeti në Bulqizë, Ministria e Mbrojtjes: 47 banesa të dëmtuara

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar detaje të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë.

Në deklaratën për mediat, ministria sqaron se “sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan”.

Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj; 8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat si dhe 47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit, janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Gjithashtu, ministria thekson se specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit./aatsh

Tërmeti në Bulqizë, Ministria e Mbrojtjes: 47 banesa të dëmtuara Read More »