Lajmi i fundit

‘Mirupafshim e ta gëzosh’! Haxhireja zgjedh nënën, Bujari lë studion dhe ikën

Martesa 40-vjeçare e Bujarit dhe Haxhiresë ka pësuar një tronditje të fortë. I lodhur nga 23 vite bashkëjetesë me prindërit e saj, Bujari i kërkon që ta lërë tani nënën 87-vjeçare. Në konfliktin e tyre rëndon edhe refuzimi i vëllait të Haxhiresë, Gëzimit që gjatë telefonatës në “Shihemi në Gjyq” nuk pranoi të merrte përsipër kujdesin e nënës.

Edhe pse mes një situate të vështirë, Haxhireja është shprehur në çdo moment se nuk ka ndërmend ta lërë të vetme nënën 87-vjeçare. Ajo është e vendosur deri në fund dhe vendimi i saj bën që Bujari t’i japë dorën Eni Çobanit dhe Ardit Gjebreas e të largohet nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Eni Çobani: Do ta mbani zonjën Hajrie?

Bujar: Absolutisht jo! Unë absolutisht jo! Kam thënë njëherëjo dhe jo! Unë të mbaj nënën e atij, me atë llumin, atë palaçon?!

Eni Çobani: Po ju e mbani për veten tuaj, nuk e mbani për Gëzimin.

Bujar: Unë nuk e mbaj, absolutisht jo!

Haxhire: Zonja Eni, unë do rri me nënën time, ajo nënë nesër do sëmuret, do spitalet, kush i kontribuon këtë gjëra mi zonja Eni? Ajo nënë edhe ato lekë që i ka harxhuar në spital, atje tani është pa rezidencë.

Eni Çobani: Po, pra ato para janë të vërteta që i ke marrë? 10 mijë euro i ke marrë?

Haxhire: Unë paguaj çdo gjë, ka ndenjur me oksigjen në shtëpi, kam paguar kujdestaren se unë jam në punë zonja Eni, i ka bërë llogari ai?

Eni Çobani: Atëherë Haxhire do rrish me Bujarin apo me nënën?

Haxhire: Unë do mbaj nënën zonja Eni!

Bujar: Mbaje nënën, mbaje nënën!

Haxhire: Unë do mbaj nënën, më vjen keq!

Bujar: Mirupafshim e ta gëzosh nënën! Mirupafshim zoti Ardit, gjithë të mirat!

Haxhire: Më vjen keq, unë nuk e hedh dot poshtë!/tvklan.al

‘Mirupafshim e ta gëzosh’! Haxhireja zgjedh nënën, Bujari lë studion dhe ikën Read More »

Dëborë dhe shi! Përmbyset moti, qytetet ku do të godasë?

Shërbimi Meteorologjik njofton se këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Ndryshe nga ditët e fundit e fundit ku për shkak të masave ajrore me origjinë polare patëm temperature të ulta (si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës), për javën para masat ajrore janë më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo gjë do të përkthehet në rritje të temperaturave madje përgjatë ultësirës perëndimore në disa gradë mbi mesataren klimatike të vendit.

Në këtë mënyrë për ditët e Hënë ditën e Enjte dhe atë të Premte moti parashikohet me vranësira të dendura (përjashto intervalet afatshkurtra me diell në zonën e jugut). Vranësirat do të shoqërohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Por në zonën e veriperëndimit dhe qendër (pjesërisht jug) këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri dhe të lartë të vrullshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Për ditën e Premte në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet mesatar dhe lokalisht reshjet e dëborës me intensitet të lartë në formën e stuhive të dëborës. Mot relativisht më i qëndrueshëm pritet për ditët e Martë dhe ditën e Mërkurë ku do të mbizotërojë moti i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat për këto ditë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në veri dhe qendër si dhe intensitet të ulët në zonën e jugut.

Dëborë dhe shi! Përmbyset moti, qytetet ku do të godasë? Read More »

Humbi jetën pasi u tremb nga tërmeti, flasin familjarët e të riut: I ra infarkt

Një 18 vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike pas lëkundjeve të tërmetit në fshatin Çinarë të Lushnjës.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa familjarët tregojnë se djali me autizëm ka humbur jetën në momente paniku ndërsa e ëma kishte shkua ta merrte për të dalë jashtë

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës ndërsa priten rezultatet e autopsisë.

Humbi jetën pasi u tremb nga tërmeti, flasin familjarët e të riut: I ra infarkt Read More »

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, por i doli jashtë kontrollit, e moshuara pëson djegie në përpjekje për ta fikur

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, por i doli jashtë kontrollit, i moshuari pëson djegie në përpjekje për ta fikur.

Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave.

Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndezi zjarr në oborrin e banesës, por i doli jashtë kontrollit, e moshuara pëson djegie në përpjekje për ta fikur Read More »

Mësoi se kishte nisur një lidhje të re/ 57-vjeçari shqiptar në Itali përndjek dhe dhunon ish-të dashurën

Shqiptari kishte shkuar edhe në shtëpinë e partnerit të ri që gruaja kishte dhe në vendin e punës së saj

Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se përndiqte prej disa kohësh ish-partneren e tij.

Shqiptari është arrestuar në Perugia, pas denoncimit që ish-e dashura bëri. Gjithçka kishte nisur pasi shqiptari mësoi faktin se ajo kishte nisur një lidhje të re romantike, dhe filloi t’i dërgonte mesazhe kërcënuese në telefon. Po ashtu, e përndiqte në çdo vend ku ajo shkonte, duke e kërcënuar që të ndahej dhe të kthehej me të.
Sipas mediave italiane, ai kishte shkuar edhe në shtëpinë e partnerit të ri që gruaja kishte dhe në vendin e punës së saj duke shkaktuar probleme. Pas daljes në gjykatë, 56-vjeçari u la në arrest shtëpie, teksa e reja u pajis me urdhër-mbrojtje.

Mësoi se kishte nisur një lidhje të re/ 57-vjeçari shqiptar në Itali përndjek dhe dhunon ish-të dashurën Read More »

Ndahet nga jeta aktori i njohur, dyshohet se… ( Emri)

Aktori amerikan Bill Hayes, i cili luajti në seritë Days of Our Lives për më shumë se pesë dekada ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare. Ai portretizoi për herë të parë personazhin e Doug Williams në vitin 1970 dhe gjithashtu u takua me gruan e tij, aktoren Susan Seaforth Hayes, gjatë xhirimeve të serialit.

Qershorin e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 98-të në xhirimet e serialit amerikan, i rrethuar nga kolegët e tij.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur. E filloi karrierën e tij si muzikant dhe pati një hit me The Ballad of Davy Crockett. Por vazhdoi të portretizonte karakterin e Doug Williams gjatë 50 viteve të ardhshme, deri në vitin 2023. Bashkëylli i tij, Seaforth Hayes, iu bashkua serialit dy vjet para tij, duke luajtur personazhin e Julie Williams.

Dyshja luajtën një çift në ekran dhe përfundimisht u bënë një çift i jetës reale, duke u martuar në vitin 1974. Popullariteti i romancës së tyre madje bëri që ata të shfaqeshin në kopertinën e Time atë vit. Në vitin 2018, si ai ashtu edhe Seaforth Hayes morën çmimet Daytime Emmys Lifetime Achievement. Hayes kishte pesë fëmijë nga një martesë e mëparshme me Mary Hobbs.

Ndahet nga jeta aktori i njohur, dyshohet se… ( Emri) Read More »

10 të arrestuar në Korfuz, goditet banda e kokainës e drejtuar nga një shqiptar

10 persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë jana shpallur në kërkim nga policia në Korfuz, pasi akuzohen se funksiononin si një organizatë kriminale për të trafikuar kokainë.

Drejtuesi i grupit kriminal dyshohet se ishin një shqiptar 38-vjeçar dhe një 45-vjeçare, ndaj të cilave është ngritur një kallëzim penal për krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës, raporton Protothema.

Për shkatërrimin e grupit kriminal operacioni i policisë zgjati për dy ditë, ndërsa policia vuri në pranga 5 shqiptarë dhe 5 grekë.

Mes të arrestuarve është edhe një polic veteran, i cili u arrestua në vitin 2020 për grabitje. Me hetimin e tyre njëmujor dhe metodik, policia verifikoi plotësisht aktivitetin e spirales.

Të bashkëakuzuar, për pjesëmarrje në organizatën kriminale, janë edhe 9 anëtarë të tjerë, mes tyre 3 të burgosur me role të ndryshme në të, transportues, grumbullues, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 26 persona të tjerë, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga anëtarët e organizata.

Drejtuesi me origjinë shqiptare ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës, organizimin e bërthamës drejtuese si dhe delegimin e veprimeve tek anëtarët e tjerë duke u dhënë atyre udhëzime për trafikun e drogës.

10 të arrestuar në Korfuz, goditet banda e kokainës e drejtuar nga një shqiptar Read More »