Lajmi i fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu apel gjithë studentëve të vaksinohen para fillimit të vitit të ri akademik

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë apel gjithë studentëve të vaksinohen gjatë muajit gusht.

Manastirliu thotë se tashmë është shansi i studentëve përderisa gushti do të jetë për vaksinimin e gjithë moshave mbi 18 vjeç.

Ajo paralajmëron se shtatori e tetori do ta përballin Shqipërinë me rritje të kontakteve e grumbullimeve të pashmangshme, prandaj për të shmangur komplikacionet e fatalitetet duhet vaksinim.

NJOFTIMI NGA MSH

29 Korrik, Tiranë- Muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve +18 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.1 në Tiranë, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit. “Ne kemi vendosur që muaji gusht të jetë një muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, deklaroi Manastirliu. Ministrja Manastirliu i ka bërë apel studentëve të vaksinohen gjatë muajit të hapur dhe përpara fillimit të sezonit të ri akademik. “Eshtë e rëndësishme një thirrje për studentët, për t’u vaksinuar sepse shtatori, tetori, fillimi i shkollës sigurisht që do të na përballë me rritjen e kontakteve, me ato grumbullime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinaur të paktën kemi të garantuar që shmangim komplikacionet dhe format e rënda të sëmundjes dhe sigurisht edhe fatalitetet”, tha Manastirliu Referuar rasteve të pavaksinuar të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv, Ministrja Manastirliu u ka bërë thirrje edhe të moshuarve mbi 60 vjeç të vaksinohen, pasi janë kategori shumë e rrezikuar. “Numrat janë rritur në mënyrë të lehtë, po ashtu shtrimet në spitale, ku ajo çfarë vihet re është që qytetarët që janë shtruar në spital nuk janë të vaksinuar dhe janë të grupmoshave +70 vjeç, +60 vjeç, që do të thotë që ka ende qytetarë që nuk janë vaksinuar, që i përkasin grupeve të riskut, ndaj një apel nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Vaksinimi është një detyrim qytetar, detyrim moral, për të mbrojtur veten për të mbrojtur të gjithë ata që ne duam” – nënvizoi Manastirliu. Shefja e Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof. Silva Bino tha se me ditët dhe javën e hapur të vaksinimit është rritur mbulesa vaksinale për doza të para dhe të dyta, kryesisht në Tiranë, Gjirokastër, Mirditë etj, por apeloi për vaksinim, duke e konsideruar atë një emergjencë. “Mbulesa vaksinale po rritet, sidomos ajo që është e rëndësishme po rritet mbulesa me dy dozat. Pra jemi 24% e popullatës me dy doza. Kemi dhe rrethe që janë 60% e popullatës, si Gjirokastra, apo Mirdita që është 40% e popullatës. Kohët e fundit sidomos me javën e hapur të vaksinimit niveli i mbulesës vaksinale është rritur ndjeshëm. Vaksinimi është një urgjencë, sepse virusi është tepër i transmetueshëm dhe tepër ngjitës, dhe nuk pret. Koha nuk pret. Studentët të cilët do të futen në auditore, mund të bëhen përçues të infeksionit, në grupe të pavaksinuara. Pra vaksinimi, i studentëve, i mësuesve, vaksinimi i të moshuarve të cilët mund të bëjnë forma të rënda apo vdekje për fat të keq siç ndodhi edhe kohët e fundit, është një element tepër i rëndësishëm”, tha Bino. Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore. Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj COVID19. 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu apel gjithë studentëve të vaksinohen para fillimit të vitit të ri akademik Read More »

Maturantët 6 ditë kohë për të zgjedhur 10 preferencat/ Kur nisin aplikimet për në Universitet?

Nga data 29 gusht deri në 3 shtator maturantët do të kenë mundësi të zgjedhin një degë në universitet.
Procedura do të jenë të njëjta si vitet e tjera, ku përmes portalit UAlbania të rinjtë do të aplikojnë për 10 preferenca.Të rinjë veç preferencave janë fokusuar edhe te tregu i punës në mënyrë që të kenë një të ardhme të sigurt.

Maturantët do të kenë mundësi të plotësojnë formularin për aplikim në universitet nga data 29 korrik deri në 3 gusht.

Në 6 ditë përmes portalit UAlbania të rinjtë mund të zgjedhin 10 preferenca për studimet e larta.

Ky është viti i dytë që maturantët hasin vështirësi për shkak të pandemisë, jo vetëm gjatë vitit mësimor, por edhe gjatë provimeve.

Xhuljano Pole thotë se provimi i gjuhës shqipe dhe matematikës kanë qenë të vështira dhe te ai ka patur një ndikim te notat.

“Na ka ulur mesataren, pikët për konkurrim”.

Maturantët 6 ditë kohë për të zgjedhur 10 preferencat/ Kur nisin aplikimet për në Universitet? Read More »

Udhëtoi 28 ditë me biçikletë për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij/ Aventura e ‘çmendur’ e 21-vjeçarit shqiptar

Ahmet Shala ndërmori aventurën më të çmendur të jetës së tij, duke udhëtuar nga Gjermania drejt Kosovës vetëm për një qëllim, për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij.

21-vjeçarit nga Peja ka bërë 2 mijë kilometra për 28 ditë për të përqafuar gjyshen Rabe.

Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, 21-vjeçari tregoi se e bëri këtë gjest të veçantë dhe për nder të xhaxhait të tij, që është një dëshmor lu fte.

Megjithatë, 21-vjeçari tha se është përballur me një sërë sf idash. “Rruga ishte ndryshe nga se e kisha imagjinuar, kam patur shumë sf ida, më shumë për ujë.

Kisha mungesë uji, ushqim. Nuk gjeja as restorant, hotel apo furrë buke. Kam përdorur një aplikacion vetëm për rrugët e biçikletës”, tregoi i riu nga Peja.

Udhëtoi 28 ditë me biçikletë për të takuar personin më të shtrenjtë, gjyshen e tij/ Aventura e ‘çmendur’ e 21-vjeçarit shqiptar Read More »

‘Përfaqësim i shkëlqyer’, ‘një bravo e madhe’/ Rama e Meta fjalë të mëdha për Briken Calën

‘Përfaqësim i shkëlqyer’, apo ‘një bravo e madhe’ kanë qenë fjalët e drejtuesve më të lartë për Briken Caljan i cili për 1 kg nuk mundi të marrë medalje në Lojërat Olimpike të Tokio 2020. Edhe pse 1 kg e ndau Briken Calën nga fitimi i një medalje olimpike në “Tokio 2020”, nuk kanë munguar vlerësimet nga shqiptarët për të.

Ky është rezultati më i mirë për Shqipërinë deri tani në këto Lojëra Olimpike.

Kreu i qeverisë shkruan në “Facebook” se Brikeni meriton një bravo të madhe për arritjen në Tokio.

“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Rama.

Përfaqësim të shkëlqyer e ka konsideruar Kreu i Shtetit, Meta.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!,” shkruan Presidenti.

‘Përfaqësim i shkëlqyer’, ‘një bravo e madhe’/ Rama e Meta fjalë të mëdha për Briken Calën Read More »

H umbën jetën në ak sidentin tr agjik, nënë e bijë përcillen për në b anesën e fundit

Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës që hu mbën jetën në ak sidentin tr agjik në Kroaci janë përcjellë sot në banesën e fundit në vendin e tyre të lindjes.

45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatke qsisht nuk arritën t’i mbijetojnë tra gjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mes dhi mbjes e lo tëve të njerëzve të dashur iu dha lamtumira e fundit. Dhjetë persona nga Kosova h umbën jetën dhe mbi dyzet u pla gosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

H umbën jetën në ak sidentin tr agjik, nënë e bijë përcillen për në b anesën e fundit Read More »

Ak sidenti tr agjik ku h umbi jetën 19-vjecarja, pro kuroria urdhëron a rrestimin e shoferit

Po licia e Fierit ka arr estuar 21 vjeçarin Sabri Xheramija i cili ishte drejtuesi i mjetit ku hu mbi jetën 19 vjeçarja Xhesika Mjekra.
Në njoftimin e saj po licia shkruan se ka bërë ndalimin e 21 vjeçarit për të zb ardhur ngjarjen e plotë.

Kujtojmë se ngjarja tra gjike ndodhi rreth mesnatës së kaluar, ku vi ktimë mbeti e reja Xhesika Mjekra, ndërsa u pla gos pasagjeri në mjet, Sabri Xherimeja, 21 vjeç

Njoftimi i Po licisë Fier:

Në vijim të veprimeve het imore për zbardhjen e shka qeve të ak sidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova li gjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku h umbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Pr okurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve he timore për zbardhjen e ngjarjes.

Ak sidenti tr agjik ku h umbi jetën 19-vjecarja, pro kuroria urdhëron a rrestimin e shoferit Read More »

Njoftim i palës greke: Ja cfarë duhet të kenë me vete shqiptarët për të shkuar në Greqi

Pala greke ka njoftuar të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin se duhet të kenë formularin PLF, certifikatën e vaksinimit ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës, ose testin anti-covid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

Njoftim i palës greke: Ja cfarë duhet të kenë me vete shqiptarët për të shkuar në Greqi Read More »

Makina e nuses pëson a ksident/ Cfarë ndodhi me ciftin?

Ra ‘nazar’, pëson ak sident benzi i nuses, por fatmirësisht pa pasoja.

Ngjarja e pazakontë ndodhi sot në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës.

Siç shihet nga pamjet, makina e shtrenjtë është përpl asur fort në pjesën e përparme duke u deformuar.

Nga kjo përpl asje ka pasur vetëm d ëme materiale pasi nusja me dhëndrin kanë shpëtuar për mrekulli.

Ende nuk dihen rrethanat e rastit në fjalë. Pol icia ka shkuar në vendngjarje dhe po harton një proces verbal për të përcaktuar shk aqet e këij aks identi.

Më tej dasma ka vazhduar normalisht, ndodnëse pronarit i duhet të paguajë një haraç të shtrenjtë për të rregulluar makinën.

Makina e nuses pëson a ksident/ Cfarë ndodhi me ciftin? Read More »