Lajmi i fundit

Kush është deputetja që do të prezantojë Festivalin në RTSH

Ka qenë një surprizë vendimi i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH për t`ia besuar një pjesë të moderimit të eventit gjigand për këtë institucion të rëndësishëm aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Por edhe një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. Festivali në fjalë përshkruhet si ngjarja më e madhe muzikore në vend.

Kush është deputetja që do të prezantojë Festivalin në RTSH Read More »

Zhduket shqiptari në Greqi, shkoi të takonte ish gruan (emri)

Një i ri shqiptar që jeton në Greqi është zhdukur prej tri ditësh, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se ai rezulton i humbur prej mëngjesit të së dielës. Mësohet se 29-vjeçari Angelo Avdiu, baba i një fëmije, jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe sipas mediave greke ai ka mbërritur në zonë mbrëmjen e së shtunës, ku ka qëndruar me një të afërm.

Vëllai i tij ka zbuluar se 29-vjeçari ka ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha ai.

Zhduket shqiptari në Greqi, shkoi të takonte ish gruan (emri) Read More »

Muaji nëntor me temperatura të ngrohta dhe reshje të shumta, meteorologia e IGJEUM bën parashikimin e rëndësishëm

Dita e parë e muajit nëntor, duket se ka nisur me temperatura më të larta, krahasuar me vitet e kaluara.

Merteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM, në një komunikim për MCN live, tha se nga dita e nesërme priten ulje të temperaturave me 3 °C.

“Presim që nga dita e nesërme të kemi rënie te temperaturave, pasi presim që ne bregdet ato të zbresin, minimalja në 16°C- max në 20 °C. në vendet e ulta 13°C-19°C dhe në vendet malore min 9°C-max 13°C

Është një rënie prej 2-3 gradësh të vlerave maksimale dhe minimale të temperaturave.

Janë vlera të nëntorit që krahasuar me nëntoret e viteve të kaluara, janë dikur 2 °C mbi normalen shumëvjeçare historike që do duhej të ishte muaji nëntor”, tha sinoptikanja.

Sipas Gjonit, muaji nëntor do të karakterizohet me një muaj të ngrohtë por me shtim të reshjeve të shiut.

“Gjatë natës së mbrëmshme kemi pasur reshje të shiut në disa zona. Presim që nesër të kemi reshje të dobëta shiu dhe lokale, kurse rikthimi i reshjeve pritet të premten që do të jenë më të theksuara deri në mesatare në qarkun e veriut dhe jugut.

Nëntori do të jetë kryesisht muaj i ngrohtë siç ka qenë edhe tre vitet e kaluara por këtë radhë do të jetë me shtim të reshjeve të shiut”, është shprehur Gjoni.

Muaji nëntor me temperatura të ngrohta dhe reshje të shumta, meteorologia e IGJEUM bën parashikimin e rëndësishëm Read More »

Identifikohet shqiptari i dytë që vdiq, flet daja i të plagosurit: Nipi është në koma

Katër shqiptarë ndërruan jetë dhe një mbeti i plagosur, pas një aksidenti të rëndë në punë, në Hamburg

Katër shqiptarë humbën jetën tragjikisht ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një kantier ndërtimi në Gjermani.Deri më tani janë bërë publik emrat e dy prej viktimave, Albert Zorba dhe Astrit Gjeka dhe shqiptarit që mbeti i plagosur, Alfred Dija, 35vjeç. Pikërisht, daja i këtij të fundit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë, teksa ka oflur për Reporttv.Luan Cemenja tha se nipi i tij është në gjendje kome prej 48 orësh, ndërsa shpjegon se 35-vjeçari shkonte në Gjermani me punë sezonale, 3 muaj, dhe më pas kthehej.

Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Për t’u interesuar për gjendjen e Alfred Dijës, vëllai i tij dhe kushërira kanë shkuar në Gjermani. Cemenja identifikoi edhe një prej viktimave, Astrit Gjeka, me origjinë nga Dibra, por familja e tij jeton në Durrës.

“Quhet Alfred Dija nga Mati. Është ende në gjendje kome, parametrat raportojnë se janë stabël. Shumë i dëmtuar. Mbushen 48 orë, presim informacion të ri. Aty ka qenë edhe një nga fshati im, unë jam nga Dibra, ai quhet Astrit Gjeka nga Selishta me origjinë, por familja e tij rri në Durrës. Është konfirmuar i vdekur ai, shumë i dëmtuar. Nipi im shkonte dhe vinte, ndërsa me datë 10 dhjetor mbush 2 muaj, me datë 2 dhjetor kishte prerë biletën për të ardhur dhe është aksidentuar. Nuk kam njohje tjetër, të tjerët më duket se janë nga Elbasani.
Një vëlla i Afredit që rri në Itali ka shkuar të interesohet bashkë me kushërirën e tij. Mbajmë kontakte, ai në parametra është stabël me tendencë përmirësimi”, tha Cemenja.

Identifikohet shqiptari i dytë që vdiq, flet daja i të plagosurit: Nipi është në koma Read More »

Tymi ‘pushton’ Vlorën, vendgrumbullimi i plehrave vazhdon të digjet

Edhe këtë të mërkurë, situata në fushën e mbetjeve në Vlorë ka qenë në kufijtë e alarmantes.

Për të tretën javë me radhë, nga mbeturinat vijon të çlirohet tym, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të zonës.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut të një nate më parë, situata vijon të mbetet po e njëjtë.

Sipas ekspertëve të mjedisit sa më shumë të vijojë kjo gjendje aq më shumë do të të rritet rreziku për shëndetin e banorëve.

Tymi tashmë është shpërndarë dhe në lagjet e tjera të qytetit bregdetar.

Tymi ‘pushton’ Vlorën, vendgrumbullimi i plehrave vazhdon të digjet Read More »

4 shokët vdiqën, ky është i riu në gjendje kome që ra nga kati i tetë në Gjermani

Katër shqiptarë vdiqën tragjikisht në Hamburg pasi skela e pallatit në ndërtim në Gjermani u rrëzua duke rënë nga kati i tetë.

Dy nga viktimat janë Albert Zorba dhe Astrit Gjeka, sipas dëshmisë së dajës së të plagosurit, Alfred Disha.

Luan Cemenja, daja i të plagosurit, deklaroi se nipi i tij i plagosur është në gjendje kome.

Shqiptarët po punonin në ndërtim, kur një skelë, sipas mediave gjermane ka rënë nga kati i tetë.

4 shokët vdiqën, ky është i riu në gjendje kome që ra nga kati i tetë në Gjermani Read More »

Detaje nga aksidenti tragjik, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik në Maliq, ku një mjet ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare pranë rrethrrotullimit të fshatit Zëmblak.

Mësohet se vajza është përplasur sapo ka zbritur nga një fugon në zonë, gjë e cila konfirmohet nga grupi hetimor edhe nga dëshmitarët.

Zona në fjalë njihet si një ndër njollat e zeza të aksidenteve rrugore për shkak se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe shpesh përgjatë saj ka zona të banuara.

Momentalisht për rastin policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po bën pyetjen e dëshmitarëve mbi këtë ngjarje gjithashtu dhe veprimet e tjera hetimore.

Nga të dhënat në vendngjarje shkak i aksidentit dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e automjetit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Detaje nga aksidenti tragjik, si u përplas për vdekje 14-vjeçarja Read More »

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën 14-vjeçarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të martë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Një automjet, në lëvizje e sipër, ka përplasur për vdekje 14 vjeçaren.

Njoftimi i policise:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin, ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident me vdekje në Korçë, humb jetën 14-vjeçarja Read More »