Lajmi i fundit

Me plagë në kokë dhe trup, shqiptari në Greqi transportohet me urgjencë në spital

Një 40-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin “Papageorgiou” i plagosur me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik.

Sipas burimeve policore, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar.

Viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar shëndetin e tij.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Me plagë në kokë dhe trup, shqiptari në Greqi transportohet me urgjencë në spital Read More »

U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë i moshuari

Ndërron jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari që u sulmua nga një “Pitbull” pasditen e 2 nëntorit.

Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni i racës “Pitbull” doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, që në banesën e marrë me qira mbante 3 qen pit-bull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe.

U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë i moshuari Read More »

Detaje nga marrëveshja për EMIGRANTËT ilegalë, Meloni: Fluksi mund të arrijë deri në 36 MIJË në vit!

Deri në 36 mijë emigrantë ilegalë mund të strehohen në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni.

Kampi i parë i emigrantëve ilegalë nga vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës do të ngrihet në Shëngjin. Për transportin dhe akomodimin e tyre do të angazhohet Italia, ndërsa Shqipëria do të marrë përsipër ruajtjen e tyre.

Sipas marrëveshjes, emigrantët do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa t’u procesohet kërkesa për azil në Itali.

Meloni tha se ky është një prej disa kampeve që do të ngrihen në Shqipëri, dhe se fluksi mund të arrijë deri në 36 mijë emigrantë në vit, pa përfshirë gratë dhe fëmijët.

“Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks mund të arrijë nga 3000 në muaj deri në në 36 mijë persona në vit. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzëna”, deklaroi Meloni gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.

Meloni shpjegoi më tej se një prej qendrave do të ngrihet në Shëngjin.

“Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, u shpreh Meloni.

Nga ana e tij, Rama tha se Shqipëria i ka borxh Italisë, dhe se këtë marrëveshje nuk do e kishte pranuar me asnjë vend tjetër përveç Italisë.

Detaje nga marrëveshja për EMIGRANTËT ilegalë, Meloni: Fluksi mund të arrijë deri në 36 MIJË në vit! Read More »

Çfarë ndodhi? NATO në alarm, avioni misterioz i nisur nga Greqia futet në hapësirën shqiptare, ngrihet menjëherë helikopteri luftarak

Aviacioni shqiptar dhe NATO u alarmuan ditën e sotme pasi një avion i nisur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë, hyrë në hapësirën ajrore shqiptare, ndërsa bëri disa lëvizje të dyshimta.
Ende mbetet mister arsyeja dhe destinacioni që kishte avioni i ngritur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë.

Menjëherë sapo ka hyrë në hapësirën ajore shqiptare, forcat e NATO-s kanë kërkuar informacion mbi destinacionin e avionit, por nuk ka patur asnjë përgjigje, kjo ka bërë që menjëherë të ngrihet në ajër një helikopter liftarak amerikan që ndodhet në bazën e NATO-s në Greqi.

Lëvizja e dyshimtë e avionit që alarmoi forcat shqiptare dhe NATO u kap nga Flighradar. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion as nga autoritetet shqiptare dhe as nga NATO mbi këtë lëvizje të dyshimtë mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Flightradar, avioni misterioz ka bërë disa rrotullime pranë brigjeve shqiptare në zonën mes grykëderdhjes së Vjosës dhe Durrësit. Në momentin kur në trajektoren e tij ka mbërritur helikopteri ushtarak amerikan, avioni ka qenë duke fluturuar në 11 mijë metra lartësi.

Fill pas kësaj ai ka ulur lartësinë në 8 mijë metra, duke sugjeruar se ka pasur një komunikim me helikopterin ushtarak amerikan.

Çfarë ndodhi? NATO në alarm, avioni misterioz i nisur nga Greqia futet në hapësirën shqiptare, ngrihet menjëherë helikopteri luftarak Read More »

Mediat italiane zbulojnë prapaskenat: Ja e vërteta e pushimeve në Shqipëri të Giorgia Melonit

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni bëri bujë në media kur mbërriti në gusht të këtij viti në Shqipëri në atë qeveria shqiptare tha se kryeministrja italiane kishte zgjedhur bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet bashkë me familjen.

Ajo mbërriti në portin e Vlorës më 14 gusht dhe u prit nga kryeministri Edi Rama, i cili më herët e kishte ftuar atë për të vizituar Shqipërinë këtë verë.

Nën masa të rrepta sigurie në portin e Vlorës, Meloni është pritur nga vetë Rama, si dhe punonjës të konsullatës italiane, për ta shoqëruar më pas në vilën qeveritare në Vlorë, aty ku ishte parashikuar një vizitë.

Në atë kohë u tha se Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindisi me një traget linje drejt Vlorës bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida. Ajo qëndroi rreth tri ditë në Vlorë.

Rreth tre muaj pas pushimeve të kryeministres italiane në bregdetin jonian të Shqipërisë, duket se prapavija e pushimeve ishte një marrëveshje për emigrantët. Gazeta “Corriere dela Sera” shkruan sot se protokolli për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, u mbyll gushtin e kaluar (gjatë takimit që të dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një pushim i thjeshtë ) dhe do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024.

“Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Evropian”, u tha në Palazzo Chigi.

Mediat italiane zbulojnë prapaskenat: Ja e vërteta e pushimeve në Shqipëri të Giorgia Melonit Read More »

Identifikohet 29-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksin Fier-Seman (emri)

Është identifikuar 29-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në aksident ditën e sotme në Fier.

Elidon Kulla u plagos pasi makina u batua në rrugë për shkak të motit të keq, një tjetër aksident ndodhi në aksin Fier-Seman.

Raportohet me automjeti humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

KLIKONI PER ME SHUME

Kjo metodë shkakton humbje peshe prej 10 kg çdo 2 javë
Njoftimi:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Identifikohet 29-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në aksin Fier-Seman (emri) Read More »

E rëndë në Vlorë/ Një vajzë hidhet nga pallati

Një vajzë rreth 22 vjeçe mësohet se ka vrarë veten mëngjesin e kësaj të shtune duke u hedhur nga një pallat.

Viktima ka ndërruar jetë në vend pas përplasjes. Nuk dihet ende identiteti i saj dhe as arsyeja e aktit që ka kryer. Policia e Vlorës ka nisur hetimet.

Në pamjet e trishta shihen familjarë të saj duke bërtitur nga dhimbja dhe banorë të zonës që po largohen nga Policia.

E rëndë në Vlorë/ Një vajzë hidhet nga pallati Read More »

Skandali pas përdh*nimit të vajzës në Vlorë, mjeku ligjor shkoi 4 ditë me vonesë për ekspertizën

Historia e 26-vjeçares së përdhunuar nga tre të rinj në qytetin e Vlorës, u kthye në krye-lajmin e këtyre ditëve, jo vetëm për gjestin prej burracakësh ndaj një vajze të pambrojtur, por edhe për tentativën e familjarëve për ta fshehur të vërtetën e këtij krimi.

Por çfarë ka ndodhur atë natë të 21 Tetorit me vajzën e cila kishte dalë për të kaluar disa orë me të dashurin e saj dhe kishte përfunduar pa ndjenja në një dhomë hoteli në Vlorë?

Për këtë do të kërkojmë të rindërtojmë hap pas hapi të gjithë dinamikën e atyre orëve…

Nga lokali ku u konsumua alkool e drogë, e deri në reanimacionin e spitalit të Vlorës, ku vajza u përmend një ditë më pas.

Por gjithashtu, do të kërkojmë të hedhim dritë mbi disa veprime apo mosveprime, që çojnë në dyshime serioze se kjo ngjarje është kërkuar të fshihej.

Dinamika e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e dhëna në polici nga protagonistët, na tregon se vajza ka qenë totalisht e pavetëdijshme për shkak të alkoolit dhe drogës së konsumuar. Ajo është marrë në makinë nga Albi Çeno, i cili e ka dërguar në hotel Fjortes, në lagjen 24 maji në Vlorë.

Një distancë prej gati 8 km, me kohë udhëtimi rreth 15 minuta.

Gjatë të cilave, vajza ishte në një gjendje të rënduar fizike dhe e theksojmë, totalisht e pavetëdijshme. Por, megjithatë, shoqëruesi i saj, nuk mendoi aspak që ta dërgonte në spital, por në një dhomë hoteli.

Mund të ngjajë rastësi e çuditshme, por në bllokun e klientëve të hotelit, është grisur një fletë e vetme.

Dëshmia e këtij të riu është vërtetë tronditëse. Ai është personi që në njëfarë mënyre i ka shpëtuar jetën vajzës, e cila është flakur pa ndjenja, pasi është abuzuar për orë të tëra në mënyrën më të tmerrshme.

Ndërkohë, rreth orës 7 të mëngjesit, vajza është shtruar me urgjencë në reanimacionin e spitalit të Vlorës, ku është mbajtur nën kontroll nga mjeku Edmond Breshani.

Pasi është përmendur, ende në gjendje jo të mirë për të komunikuar, vajza nuk ka gjetur aty pranë, asnjë nga të afërmit e saj, edhe pse kishin kaluar orë nga momenti kur ishte dërguar me urgjencë atje. Autoritetet e spitalit të Vlorës, nuk kanë marrë mundimin të bëjnë një telefonatë për të njoftuar familjen e 26-vjeçares.

E ndërsa familja nuk ka qenë aty kur vajza është zgjuar, ajo është vizituar nga nëna e njërit nga të arrestuarit, një person të cilin e shihte për herë të parë…

Siç thotë edhe vajza në dëshminë e saj, gjatë gjithë kësaj bisede, ajo ka qëndruar e mpirë dhe nuk ka pasur forcë të kundërshtojë fjalët me tone të ngritura të kësaj zonje të paftuar në dhomën e saj.

Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në prani të mjekut dhe të infermierëve, të cilët kanë qenë prezent gjatë gjithë kohës.

A është kaq e lehtë të hyhet në repartin e reanimacionit të spitalit të Vlorës?

Në fakt, nëse nuk të shoqëron njeri, është krejtësisht e pamundur. Sepse duhen kaluar disa dyer, dhe në pjesën më të madhe të tyre, kalimi bëhet me kartë të cilën e disponojnë mjekët dhe infermierët.

Praninë e saj në dhomën e vajzës, e ka pranuar dy ditë më parë edhe nëna e Albi Çenos. Sipas informacioneve tona të verifikuara nga prokuroria e Vlorës, ajo ka hyrë te vajza dhe e ka marrë gjatë në pyetje, dhe me tone imponuese.

Madje i ka kërkuar vajzës qa ta pranojë se çdo gjë është bërë me konsensus të plotë nga ajo.

A duhet të mbajnë përgjegjësi autoritetet spitalore për këtë skandal?

Ne shkuam ta takojmë zonjën, në hotelin luksoz që zotëron familja e Albi Çenos, për të dëgjuar edhe të vërtetën e saj. Por gjërat nuk shkuan aq mirë.

Një tjetër detaj që lë shumë vend për dyshime, është vonesa prej katër ditësh e ekzaminimit mjekësor të vajzës, që sipas ligjit duhej bërë brenda 48 orësh.

Këtu del në skenë një tjetër personazh. Mjeku ligjor i Vlorës Alban Hazizi.

Pavarësisht se sipas policisë është njoftuar ne mbrëmjen e datës 22 Tetor, ai është paraqitur për të kryer vizitën ekzaminuese, me datën 25 tetor.

Pra, katër ditë më vonë. A ka pasur arsye të neglizhohet ky rast kaq delikat?

Mjeku është zhdukur prej disa ditësh… Por le të kthehemi tek vizita që ka kryer me vajzën.

A është kaq e paqëllimtë që një mjek ekspert të mos ekzaminojë aspak shenjat e dhunës dhe nxirjet në qafë dhe në krahë, të një vajze që ndodhet në spital e dyshuar për përdhunim?

Deklarimet e vajzës, janë akuza tepër të rënda ndaj mjekut, që në rast se vërtetohen, do ta përballin atë me akuzën për fshehje të provave të një krimi.

Pasi kemi dëgjuar dëshminë e vajzës, por edhe kemi renditur informacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve, një ide e kemi krijuar, dhe dyshimet janë të bazuara se kjo ngjarje e rëndë, është kërkuar të fshihet me çdo kusht.

Por, për fat të mirë, brenda zyrave të organeve ligj zbatuese, ka ende njerëz te përgjegjshëm që kërkojnë t’i shkojnë në fund historive të tilla me dhunë e abuzime. Edhe pse të pakët. Dhe kjo vajzë pret nga ata, vetëm drejtësi./Syri Tv

Skandali pas përdh*nimit të vajzës në Vlorë, mjeku ligjor shkoi 4 ditë me vonesë për ekspertizën Read More »