Lajmi i fundit

Ndërron jetë pas 10 ditësh në spital shqiptari që mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga skelat në Hamburg të Gjermanisë

Ka ndërruar jetë Alfred Visha, shqiptari që mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga skelat në Hamburg të Gjermanisë.

33-vjeçari, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh ndodhej në koma, por nuk ka arritur të fitojë betejën me vdekjen, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije për mediat daja i Vishës, Luan Cemenja. Kujtojmë që më 30 tetor një ngjarje e rëndë u shënua në Hamburg, ku disa persona ranë nga një skelë, teksa ishin duke punuar.

Nga ngjarje e rëndë humbën jetën 4 shqiptarë, Alber Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Ruzhdi Hoxha dhe Redon Hebeja. E sot ka ndërruar jetë edhe viktima e 5 e këtij aksideti tragjik në punë.

Bazuar në gjetjet fillestare, shkak mund të jetë bërë skela që nuk ishte vendosur siç duhet dhe pesha e madhe e vendosur në të ka bërë që të shkëputet, duke hedhur nga kati i 8-të punëtorët.

Ndërron jetë pas 10 ditësh në spital shqiptari që mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga skelat në Hamburg të Gjermanisë Read More »

‘S’doja ta merrnin vesh familjarët’, dëshmia e nënës që braktisi foshnjën

Nëna e cila braktisi foshnjën e saj një ditë më parë ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

E.I, 30 vjeç është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo e la foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë.

I porsalinduri është vënë re nga një zotëri në mënyrë të rastësishme, i cili ka dëgjuar të qarat e fëmijës teksa ishte duke pirë cigare.

Foshnja u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe humi jetën të enjte.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë.

Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

‘S’doja ta merrnin vesh familjarët’, dëshmia e nënës që braktisi foshnjën Read More »

Lajm i fundit/ Bllokohet rruga Orikum-Himarë, ja çfarë ka ndodhur në Llogara

Aksi Orikum-Himarë raportohet të jetë i bllokuar prej disa orësh, duke krijuar një trafik tejet të rënduar.

Shkak i këtij trafiku është bërë një kamionë i tonazhit të rëndë, i cili ka ngecur në kthesat e Llogarasë.

Besohet se kamioni ka ngecur për shkak te manovrimit të gabuar dhe kthesave të forta, si rrjedhojë automjetet e bllokuara po devijojnë duke kaluar nga rruga e lumit të Vlorës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për orientimin e automjeteve të bllokuara.

Lajm i fundit/ Bllokohet rruga Orikum-Himarë, ja çfarë ka ndodhur në Llogara Read More »

Lindi foshnjën në bodrumin e pallatit dhe e braktisi, policia shoqëron nënën 29-vjeçare

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë dhe ndalojë nënën e cila braktisi në bordrumin e pallatit në Yzberisht foshnjën e saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se 29-vjeçarja me ininciale E.I, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Tiranës.

E reja ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të mërkure, ku efektivët e Komisariatit nr 6 në kryeqytet, pas telefonatës së një qytetari arritën të gjejnë në bordumin e pallatit në Yzberisht foshnjën e braktisur.

Më herët u tha se foshnja lindi në divanin e bodrumit aty ku dhe më pas u braktis nga nëna e saj. Fatkeqësisht foshnja ndodhet në intubim në maternitetin “Koço Gliozheni” në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje në vijim pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.

Lindi foshnjën në bodrumin e pallatit dhe e braktisi, policia shoqëron nënën 29-vjeçare Read More »

Paralajmërimi i shkencëtarëve të BE: Ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vite

Të dhënat nga ekspertët tregojnë se muaji i kaluar ishte më i nxehtë në botë në atë periudhë. Ndërsa shkencëtarët e Bashkimit Evropian deklaruan së fundmi se ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vjet.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së Corpenicus (C3S) deklaron se muaji i kaluar theu rekordin e temperaturës së mëparshme të tetorit, nga viti 2019, me një diferencë masive, shkruajnë mediat e huaja.

“Rekordi u thye me 0.4 gradë Celsius, që është një diferencë e madhe”, tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess.

Nxehtësia është rezultat i emetimeve të vazhdueshme të gazeve serrë nga aktiviteti njerëzor, i kombinuar me shfaqjen këtë vit të modelit të motit El Nino, i cili ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor.

Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe në tetor ishte 1.7 gradë Celsius më e ngrohtë se i njëjti muaj në 1850-1900, të cilën Koperniku e përcakton si periudhën para-industriale. Të dhënat e Copernicus datojnë në vitin 1940.

“Kur kombinojmë të dhënat tona me IPCC, atëherë mund të themi se ky është viti më i ngrohtë në 125,000 vitet e fundit,” tha Burgess.

E vetmja herë tjetër para tetorit që një muaj ka thyer rekordin e temperaturës me një diferencë kaq të madhe ishte në shtator 2023.

Paralajmërimi i shkencëtarëve të BE: Ky vit do të jetë më i ngrohti në 125 mijë vite Read More »

‘Përmbytet’ Vlora, kryebashkiaku: E prisnim! Problem i mbartur prej vitesh

Shirat me intesitet të lartë kanë krijuar probleme ne Vlorë duke përmbytur rrugët e qytetit. Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një komunikim me mediat ka theksuar se kjo është një problematikë që vijon prej 30 vitesh.

Dretha u tha gazetarëve, se me këtë intensitet reshjesh, probleme shfaqen jo vetëm në Vlorë por kudo në botë. “Kemi që në mëngjes, sic e patë edhe ju intensiteti ishte i lartë. Pritej kjo situatë, është një problem i mbartur prej 30 vitesh. Do një projekt që ta zgjidhi njëherë e mirë këtë punë.

Është i mbartur, s’kemi ca të bëjmë. Nuk është Vlora në këtë situatë. kudo të shkosh në botë, me këtë intensitet, problematika të ngjashme janë kudo. Por ne jemi të gjuthë në terren, për ta përballuar”– u shpreh Dredha për gazetarët.

‘Përmbytet’ Vlora, kryebashkiaku: E prisnim! Problem i mbartur prej vitesh Read More »

Foshnja e braktisur në bodrumin e një pallati, Balla: Policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë prindërit e papërgjegjshëm

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Yzberisht, ku u gjet e braktisur një foshnjë e porsalindur.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Prej mesditës së sotme një foshnje e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po lufton për jetën, ndërsa u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës. I falenderoj mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” për kujdesin e tyre. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.”, shprehet ministri Balla.

Foshnja e braktisur në bodrumin e një pallati, Balla: Policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë prindërit e papërgjegjshëm Read More »

Pjesë e bandave në Itali, arrestohet në Durrës 28-vjeçari (emra)

Glorildo Halili, 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Vendndodhja”, në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. H., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë, njofton policia.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.

Pjesë e bandave në Itali, arrestohet në Durrës 28-vjeçari (emra) Read More »