Lajmi i fundit

Aksidenti tragjik i mori jetën, 28-vjeçari anëtar i Këshillit Bashkiak 

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit

Një aksident tragjik i mori jetën një 28-vjeçari mbrëmjen e djeshme në aksin Gosë-Vilë Bashtovë. Bajazit Thaçi ishte anëtar i Këshillit bashkiak në Rrogozhinë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë.

Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë”, shkruan Këshilli Bashkiak.

Aksidenti tragjik i mori jetën, 28-vjeçari anëtar i Këshillit Bashkiak  Read More »

Detaje të tjera për vdekjen e shqiptares: Mund të jetë bërë një gabim njerëzor

Aksidenti në të cilin humbi jetën ditën e djeshme Anila Grishaj, 26-vjeçare në kompaninë ushqimore Bocòn në Treviso, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Kështu bën me dije media italiane La Repubblica, duke ju referuar burimeve hetimore, sipas të cilave mekanizmi që shkaktoi vdekjen e të resë, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

E reja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar nga kolegu i saj. Makineria tashmë është sekuestruar.

Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë.

Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve u kthye në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.

Detaje të tjera për vdekjen e shqiptares: Mund të jetë bërë një gabim njerëzor Read More »

Çfarë ndodhi midis Gerti dhe Esmasë në polici, që ‘e detyroi’ të kthehet tek Kastrioti? I bie të fikët kur dëgjon…

Historia, e cila tashmë po krahasohet me ato të telenovelave, pasi bëhet fjalë për një trekëndësh dashurie midis Gertit dhe Kastriotit ku në qendër të tyre gjendet Esmaja, ku lidhja e saj jashtëmartesore ka tronditur jo pak opinionin shqiptar ditët e fundit kur dhe ngjarja u bë publike.
25-vjeçarja, e martuar me Kastriotin me të cilin ka dhe 2 fëmijë, ia kishte mbathur me të dashurin e ri, Gertin, me të cilin u fejua dhe bënë aheng, por më pas ndodhi çudia, dhe ajo u rikthye sërish në krahët e bashkëshortit të saj me letra.

Pas disa muajsh, ajo i lutej Gertit që ta merrte përsëri dhe ky i fundit iu drejtua emisionit “Piranjat”, me planin e tij për ta rrëmbyer të fejuarën e martuar.

Esmaja pretendonte se burri e dhunonte dhe nuk ishte e lumtur me të, ndërsa bashkëshorti vërtetonte të kundërtën.

Kjo nuk mjaftoi pasi në fund të emisionit ajo ia mbathi përsëri, duke braktisur dhe fëmijët e saj.

Por pasi kaluan disa ditë, ajo shfaqet mjaft e lumtur në krahët e bashkëshortit.

Pra, rrëmbimi i Esmasë, e cila la burrin dhe vajzat për Gertin, nuk është mirëpritur nga familja e tij, të cilët mezi po presin t’i japin duart të fejuarës së padëshiruar.

Madje ka qenë babai i Gertit që ka komunikuar me Kastriotin, burrin e tradhtuar, për t’ia kthyer gruan në shtëpi.

Më pas ai nis të tregojë takimin e parë me Esmanë, këtu e 7 muaj më parë.

Në momentin kur gazetarja po mundohej ta zbërthente këtë trekëndësh dashurie nga babai i Gertit, u afrua Esmaja, protagonistja e kësaj historie.

Duket se marrëdhënia e çiftit të ri ka marrë një goditje fatale, dhe për këtë dikush është fajtor.

Skena u bë vërtetë sureale dhe shpeshherë në kufijtë e komikes, i linte vend një ndjenjë trishtimi, teksa dukej Kastrioti, bashkëshorti i Esmasë, që me të voglën në krah, kërkon të shfajësohet, dhe pret vendimin që do të marrë gruaja e tij.

Teksa gazetarja fliste me Kastriotin, është afruar nëna e Gertit, i cili në ato çaste ndodhej pak metra me larg, i mbrojtur nga policët.

Por Esmaja nuk duroi dhe ndërhyri duke shfryrë gjithë inatin te familjarët e Gertit, të cilët po bëjnë të pamundurën ta ndajnë nga e fejuara.

“O zot i madh mos e bëftë pikën e hajrit! I hedh mami vet magji, është magjistreçkë kjo moj”, ka thënë ajo duke mallkuar.

Teksa po ndodhte ky sherr verbal, një ambulancë hyri në oborrin e komisariatit të policisë, dhe dikush na njofton se Gerti, i fejuari i Esmasë, nuk është ndjerë mirë.

Ai ka pretenduar se është tërhequr dhe e ka flakur Esmanë në rrugë nga presioni.

Kjo gjë nuk është besuar nga askush, pasi të gjithë dyshojnë se ai është tërhequr vetëm nga frika e prindërve.

Çfarë ndodhi midis Gerti dhe Esmasë në polici, që ‘e detyroi’ të kthehet tek Kastrioti? I bie të fikët kur dëgjon… Read More »

‘Dritan Rexhepi po hetohet për vrasjen mafioze 6 muaj më parë në Vlorë’, Lala: Ka hyrë edhe në Shqipëri

Dritan Rexhepi i cilësuar si Pablo Escobari shqiptar u arrestua ditën e djeshme, 10 nëntor në Stamboll.

Gazetarja Klodiana Lala ditën e sotme ka deklaruar se Rexhepi po hetohet për një vrasje të ndodhur në Vlorë 6 muaj më parë, por nuk dha më tepër detaje.

Ajo tha se prokuroria e Vlorës ka dyshime se vrasja është kryer nga grupi i Dritan Rexhepit. Gazetarja Lala than ë emisionin “Kjoo javë” se Rexhepi ka hyrë në territorin shqiptar, megjithatë nuk dihet se për çfarë periudhe bëhet fjalë.

“Dritan Rexhepi kohët e fundit kishte krijuar familje dhe italianët që janë më të interesuarit, kanë vëzhguar gjatë gjithë kohës familjen e tij. Në momentin që forcat e policisë kanë ndërhyrë për arrestimin, ka tentuar të largohet por nuk ia ka dalë se forcat ishin të shumta.

Është njeriu kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Përveç se Dritan Rexhepi kontrollonte kartelin “Bello”, edhe me personazhe të tjerë si Denis Matoshi, i ka dhënë mbështetje Dritan Rexhepit në momentin që ai është liruar nga burgu në Ekuador.

Ai ka hyrë pak kohë më parë në Turqi, ku edhe u arrestua. Prokuroria e Vlorës është duke e hetuar për një atentat të ndodhur 6 muaj më parë për një personazh të botës së krimit. Nuk mund të jap më shumë detaje për këtë”, tha Lala.

‘Dritan Rexhepi po hetohet për vrasjen mafioze 6 muaj më parë në Vlorë’, Lala: Ka hyrë edhe në Shqipëri Read More »

Shokuese në Vlorë, vajza e zhveshur filmohet duke u mast*rbuar në mes të parkut të qytetit

Një ngjarje shokuese raportohet nga qyteti i Vlorës, ku sipas dëshmitarëve një vajzë është parë e zhveshur në ambiente publike.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një prej lulishteve të qytetit, ku një vajzë e zhveshur është filmuar duke masturbuar.

Qytetarë të shumtë e kanë parë me shqetësim këtë ngjarje, teksa qyteti ka vetëm pak kohë që u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë e përdhunimit në grup të një vajze, pasi ishte droguar siç dyshohet me një lloj droge që nxit dëshirën seksuale.

Mbetet e paqartë se kur dhe ku saktësisht është realizuar video që qarkullon në telefonat e qytetarëve.
Ja çfarë shkruajnë mediat lokale:

Në ambiente publike, të reja që kryejnë veprime vetëkënaqësie të pakontrolluara e të pashqetësuara nga syri i njerzve…

Nuk besoj aspak se janë liri të të vepruarit për të plotësuar dëshira seksuale…mendoj se çështja është më shumë serjoze sesa kaq.

Para pak javësh kemi dëgjuar për një drogë e cila stimulon dëshirat seksuale, aq sa humbet vetëdijen për veprimet që bën.

Tashmë nga Vlora na tregojnë pamje, video ku vajza totalisht të zhveshura vetëkënaqen lulishteve të qytetit.

Ju lutem mos e neglizhoni si temë….ky nuk është veprim me pasoja personale, këtu kemi rrezik të një zinxhiri sjelljesh që mund të dëmtojnë të rinj e të reja./Voxnews.al

Shokuese në Vlorë, vajza e zhveshur filmohet duke u mast*rbuar në mes të parkut të qytetit Read More »

Një vdekje e paralajmëruar, po tani kush mban përgjegjësi për humbjen e Dwamenas?

Sulmuesi i Egnatias Raphael Dwamena humbi sot jetën në fushë gjatë gjysmës së parë të ndeshjes me Partizanin duke rikthyer një debat të madh mbi kontrollin shëndetësor të futbollistëve dhe përgjegjësinë që kanë ekipet dhe federatat nëse nuk tregohen rigoroz ndaj sinjaleve që merren nga testet.

Ajo që ndodhi me Dëamenan nuk ishte një ngjarje e papritur pasi siç raportohet sëfundmi, zemra kishte “paralajmëruar” dy herë para ditës së sotme.

Dwamena ishtë në prag të plotësimit të ëndrrës së tij për të kaluar në Premier League me Brighton në viin 2017 por testet nxorrën në pah se ai kishte probleme me zemrën. Pas rikthimit në Zvicër ai luajti me ekipe të dorës së dytë atje pasi ekipet e tjera nuk morën përsipër ta listonin për shkak të problemeve me zemrën dhe rregulloreve strikte në raste të tilla, shkruan AlbEu.com.

Në vitin 2019 ai sërish u paralajmërua nga mjekët që ta linte futbollin pasi zemra nuk mbante pavarësisht një pajisjeje që kishte vendosur aty.

Por, çuditërisht, pa marrë asnjë nga këto problematika parasysh, futbollisti pranohet të luajë nga ekipet dhe federata shqiptare. Kështu, ai gjen “Eldoradon’ këtu pasi i jepet “drita jeshile” deri ditën e sotme kur zemra e la.

Humbja e Dëamenas është një mesazh I fortë për rigorozitetin e rregullave që duhen ndjekur si edhe përgjegjësinë qëka federate dhe ekipet ndaj shëndetit dhe jetës së futbollistëve.

Një vdekje e paralajmëruar, po tani kush mban përgjegjësi për humbjen e Dwamenas? Read More »

44 minuta mister për vdekjen e vlonjanit në Itali, para se të vritej, bleu …

Dyzet e katër minuta mister. Ato që kanë kaluar mes mesazhit të fundit të dërguar në orën 15:56 nga celulari i viktimës te partnerja e tij dhe orës 16:40, pra koha në të cilën, sipas Prokurorisë, ndodhi tragjedia. Ndoshta edhe më parë.
Ajo që ndodhi në atë periudhë kohore të shtunën e kaluar është një mister në duart e hetuesve, të cilët megjithatë janë shumë pranë zbardhjes së çështjes së vrasjes që çoi në vdekjen e Klaudio Myrtaj, 34 vjeç, muratori shqiptar nga Vernante, i plagosur fillimisht nga një plumb që e goditi në kokë më pas vdiq në orën 22.50 në spitalin e Cuneos, pas një operacioni të dëshpëruar në përpjekje për ta shpëtuar. Ai mbërriti në Caraglio më pak se dy vjet më parë për të punuar në kompaninë e ndërtimit të kushërinjve të tij.

Hetimet 24-orëshe nga Karabinierët, të koordinuara nga zv/prokurori Attilio Offman, kanë përjashtuar që i riu të kishte lidhje me krimin apo qarqe të tjera kriminale, duke përjashtuar për momentin edhe pistat e krimeve të pasionit, larje hesapesh, vetëvrasje, borxhe të lojërave të fatit dhe lëndë narkotike.

Me pak fjalë, nuk do të kishte asnjë motiv të qartë për atë që fillimisht dukej si një pritë e paramenduar, një ekzekutim, në punishten e vogël të zdrukthëtarisë së një miku në pension në via Umberto I, në oborrin ngjitur me Bashkinë. Klaudio e kishte ndihmuar që nga e marta, ndërsa burri deklaroi se atë pasdite kishte shkuar të merrte benzinë me traktorin, kështu që një vrasës hipotetik mund të priste derisa të dilte nga punishtja, për të surprizuar shqiptarin e vetëm, duke e qëlluar me një plumbi të kalibrit 22 dhe më pas arratisje nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është regjistruar larg “syve” të sistemeve të video survejimit, në oborr, por kamera të tilla gjenden drejt rrugës dhe zonave të tjera të vendit.

Hetuesit, të cilët po shqyrtojnë pamjet për të rindërtuar të gjithë historinë deri në detajet më të vogla, e dinë se nga ora 15.10 deri në 15.15 Klaudio shkoi të merrte cigare nga shitësi i duhanit dhe më pas u kthye në dyqan. Më parë, disa persona e panë atë duke drekuar në një restorant në Vernante me mikun e tij, më pas në banak iu bashkua një familjar.

Në dalje, ndoshta treshja u nda. Sipas dëshmive të shumta, Klaudio dhe pensionisti ishin shumë të çuditshëm. Duke supozuar se nuk ka asnjë vrasës, edhe nëse gjithçka mbetet për t’u provuar, nuk do të thotë se arma ishte tashmë në dyqan, e fshehur apo e “harruar”. Ose e sjellë pikërisht atë ditë, pa qëllime të këqija, nga një transportues i armëve dhe silenciatorëve, ndoshta i lidhur me trafikun e paligjshëm në luginën e poshtme të Vermenagna, për të cilën ishte folur tashmë vite më parë, gjë që hap mundësinë, të tmerrshme, por jo të parëndësishme, të një aksidenti fatal. Ndoshta një “demonstrim”, një “lojë” që përfundoi keq. Një përgjegjësi e pavullnetshme, por dramatike dhe fatale e kujtdo që përdori armën, shkruan “La Stampa”.

Prokuroria e cila ka kryer dy kontrolle të tjera në zdrukthëtari në prani të pensionistit dhe avokatit të tij, nuk konfirmon zbulimin e armës. Për më tepër, dikush e ka zhdukur para se një nga klientët e mjeshtrit, një infermiere, t’i jepte ndihmën e parë Myrtajt dhe të ngrinte alarmin. Deri më tani nuk është lëshuar një urdhër paraburgimi, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme.

44 minuta mister për vdekjen e vlonjanit në Itali, para se të vritej, bleu … Read More »

‘Baroni’ i kokainës u arrestua në Turqi, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Dritan Rexhepi krijoi strukturë kriminale dhe lidhje të forta me zyrtarët e lartë në Ekuador, ja kush do e zërë vendin e tij

Gazetarja Yalile Loaiza, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Ekuadori deklaroi se Rexhepi drejtonte kartelin e tij të drogës nga burgu.

Ajo theksoi se arrestimi Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm, duke theksuar se ky i fundit kishte krijuar lidhje me zyrtarë të lartë.

Mes tjerash ajo nënvizoi se vendin e Rexhepit mund ta zërë dikush tjetër që merret po me trafikun e kokainës.

“Rasti i Rexhepit, tregoi se si kriminelë të profilit të lartë mund t’i shpëtojnë autoriteteve në Ekuador. Anëtarët e kësaj mafie përdorin disa kompani për të trafikuar kokainë, nëpërmjet porteve ekuadoriane. Prandaj arrestimi i Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm. Gjykatësi që i dha Rexhepit lirinë me kusht ka bërë të njëjtën gjë me shumë kriminelë të tjerë.

Rexhepi krijoi një strukturë kriminale në kohën që ishte në burg dhe lidhjet me disa nga zyrtarët apo me disa nga funksionarë të lartë, mund të vijnë nga koha kur ai u arrestua këtu në Ekuador. Vrasjet në Ekuador kanë lidhje të gjitha me trafikun e drogës. Tani që Rexhepi është jashtë kornizës, disa anëtarë të mafies të tjerë, mund ta zëvendësojnë atë. Këtu në Ekuador kemi dhe kartelët meksikanë që operojnë këtu”-tha ajo.

‘Baroni’ i kokainës u arrestua në Turqi, gazetarja e njohur plas ‘bombën’: Dritan Rexhepi krijoi strukturë kriminale dhe lidhje të forta me zyrtarët e lartë në Ekuador, ja kush do e zërë vendin e tij Read More »