Veprat e mira dhe arritjet njerëzore janë modelet më të mira të frymëzimit që mund të përçohen. Në rastin e Shegës, vepra e saj nuk do të ishte bërë e ditur nëse xhaxhai, Shpëtimi nuk do t’i kishte shkruar “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
7 muaj më parë, Shega humbi babain e saj dhe zgjodhi që dhimbja të kthehej në një gëzim. Për këtë, ajo ndërtoi një pus në një shkollë në Abuxha të Nigerisë. Nigeria është një nga vendet ku uji mungon dhe tani 7000 njerëz pijnë në burimin që mban emrin e babait të Shegës, Fejzi Palit. Me shumë thjeshtësi, ajo tregon nga i erdhi ideja për të kryer këtë vepër në një vend kaq të largët.
Ardit Gjebrea: Shega, nga të lindi ideja e pusit?
Shega: Unë qëkur kam qenë në Medrese, përpos studimeve le të themi që Zoti më hapi pak zemrën edhe kundrejt gjërave fetare. Ana jonë, pra unë jam përfaqësuese e fesë islame dhe fejsa islame na mëson që të bësh gjithmonë mirë nuk ka asnjëherë kufi. Kështu që duke qenë se të hapësh një pus, të ndërtosh një xhami, të mbjellësh pemë ose të bësh disa gjëra të tilla, një universitet, një personi i sjell gjithmonë shpërblim, kjo ishte ideja që mua do më qetësonte sepse unë e përjetova pak keq vdekjen e babait dhe kjo ideja sikur ma lehtësoi pak dhimbjen me atë dëshirën e mirë që të gjithë ata njerëzit që do pijnë atë ujin nga pusi, patjetër që do falenderojnë personin që e mundësoi këtë sepse normalisht në Nigeri, në vendet afrikane nuk ka as ujë të pijshëm për njerëzit kështu që unë për këtë arsye doja që të bëja një mirësi edhe atij vendi, por në të njëjtën kohë që edhe babit t’i shkonin sa më shumë vepra të mira ose shpërblime siç i themi ne.
Ardit Gjebrea: Më fol pak për lidhjen tënde me babin.
Shega: Unë kam qenë goca e babit. Për ata që kanë edhe goca, edhe çuna e kuptojnë shumë mirë lidhjen pak më të veçantë që ndodhet midis babait dhe vajzës. Me thënë të drejtën, unë kam qenë gjithmonë shumë e lidhur edhe me mamin, edhe me babin, edhe me vëllezërit që janë pjesa ime e familjes por qëkur unë shkova që të studioj jashtë, e vija re që kur kthehesha për pushimet babai çdo pjesë të kohës e kalonte me mua, qoftë për kafe, qoftë për shëtitjen, çfarëdolloj gjëje, pra ishte gjithmonë pas meje dhe kudo që unë shkoja ai ishte partneri im që nuk më ndahej, nuk më linte asnjëherë që të dal me të tjerët sepse donte që gjithë kohën ta shfrytëzonte me mua./tvklan.al
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme përmes një njoftimi në Facebook se mbi 8 mijë gra kryefamiljare që kanë 3 ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të kenë përfitim nga programet e mbrojtjes sociale.
“Mbi 8 mijë gra kryefamiljare, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se dhe në deklaratat e mëparshme të tij sa i takon projektbuxhetit për vitin që vjen, Rama ka theksuar se në fokus do jetë përkujdesja sociale, që nga pensionistët e deri te bonusi i bebeve.
Qeveria në projektbuxhetin e parashikuar synon realizimin e pagës së administratës mesatarisht deri në 900 euro ndërsa shpenzimet publike parashikohen mbi 7 miliardë euro./tvklan.al
Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” mbyllet pa pajtim mes binjakeve Laureta dhe Mirushe. Laureta nuk ia fal motrës së saj paratë që ajo i ka marrë hua familjes për ish-bashkëshortin, Përparimin. 42 mijë eurot nuk janë kthyer prej 8 vjetësh dhe familja është zhytur në kredi për t’i shlyer.
Mirushja thotë se është mashtruar nga ish-burri, i cili është shqiptar i Kosovës. Eni Çobani premtoi zgjidhje përmes një kontrate të re, e cila nëse nuk pranohet nga Përparimi, rruga e zgjidhjes do të jetë ndjekja e çështjes pranë prokurorisë së Prizrenit.
Eni Çobani: Këtë motrën që e keni nxjerrë nga shtëpia…
Laureta: Normale se s’i flet vëllai…
Eni Çobani: E keni bërë lanet këtë, nuk e pranoni sikur kjo ka bërë turpin e botës. Kjo nuk e paska pasur as burrë atë!
Laureta: Po s’e kishte moj zonja Eni, ça t’i bëjmë ne? Kjo pse u mashtrua zonja Eni?
Eni Çobani: Po mashtrohen njerëzit Laureta, edhe mashtrohen, por e ke motër. Unë e kuptoj që edhe ti ke hall.
Laureta: Shumë probleme në familje. Mua më vjen keq për vëllain dhe për babin.
Eni Çobani: Jo për këtë?
Laureta: Jo, fare.
Ardit Gjebrea: Që e ke edhe motër binjake?
Laureta: Unë s’do t’ia fal sa të kem jetën se e futi në kredi, lekë me fajde! Erdhi babi duke qarë te unë!
Eni Çobani: E ka futur në kredi të vëllain, Nekiun. Edhe ai është duke larë kredinë, akoma lan kredinë e lekëve të Përparimit?
Laureta: Akoma lan vëllai kredinë e babit! Ja kush është Përparim Kryeziu!
“Copë mishi! Ku e dinte ai që ka lekë babai jot?”, Laureta ‘sulmon’ binjaken. Gjebrea zbulon shifrën e huasë
Laureta u bë shkas që motra e saj binjake, Mirushja të njihej me ish-bashkëshortin e saj, Përparimin. Mirushja ndenji vetëm 4 muaj me të dhe Përparimi i kishte premtuar se do të jetonin në Zvicër por nevojiteshin para për procedurat.
Këto para Mirushja ia ka marrë familjes dhe ia ka dhënë ish-bashkëshortit. Pas 8 vjetësh ai nuk i ka kthyer ende dhe Laureta e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’ia kërkuar. Ajo i thotë motrës se ajo ka vjedhur familjen dhe i ka treguar gjithçka ish-bashkëshortit.
Laureta: E lashë në shtëpi dhe iku, çau ferrat ai! Se ai ga, kjo shukat me lekë sikur ishim bankë ne aty! Edhe në bankë kur të shkosh ka ca rregulla, ai pse mos t’i merrte te banka atje në Kosovë, ku kishte punuar? S’ka turp ai! Futi babain tim edhe në kredi, edhe lekë me fajde! Ti rri aty si copë mishi, ti rri ashtu!
Mirushe: Unë rri si copë mishi?
Laureta: Copë mishi je! Copë mishi për mua! Po si s’tu dhimb babai yt moj? Po si s’tu dhimb vëllai jot?
Laureta: Po barkun mi, ke hapur barkun! Ke bashkëpunuar me të!
Mirushe: Bashkëpunova unë kundrejt familjes time?
Laureta: Ku e dinte ai që ka lekë baba jot? Ku e dinte? I kërkon atij 80-vjeçarit?
Mirushe: Harroje se unë lekë s’kam, lekë s’të jap!
Laureta: Lekët do i gjesh!
Mirushe: Kam krijuar familje të re, mos më përçaj!
Ndërkohë, moderatori Ardit Gjebrea mban në dorë kontratën e huadhënies dhe zbulon se shuma e huadhënies është 42 mijë euro.
Ndenji e martuar vetëm 4 muaj, Mirushja: S’ishim çift! Lekët ia dhashë se më mashtroi
Laureta i kërkon motrës së saj binjake, Mirushes të cilën e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, paratë që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes. Mirushja e ka njohur ish-burrin, i cili është shqiptar i Kosovës përmes Lauretës dhe ai i kishte premtuar se pasi të bënin celebrimin, do të jetonin në Zvicër.
Për të kryer procedurat, ai ka marrë para nga familja e Mirushes dhe më pas është larguar. Mirushja thotë se është mashtruar prej tij dhe se ata ishin të celebruar, por jo çift.
Eni Çobani: Tani, ka mundësi të më thuash sa herë i ke dhënë para Përparimit? Nga momenti i parë dhe sa ke qëndruar me këtë burrë, sa vite, sa muaj, nuk e di?
Mirushe: Zonja Eni, të lutem më dëgjo. Unë e fejuar kam qenë pavarësisht se ai bëri celebrim për të më marrë me vete, por kurrë unë nuk u bëra nuse e asaj shtëpie ose e atij bashkëshorti, ish-bashkëshorti. Kurrë s’u bëra.
Ardit Gjebrea: Sa muaj?
Mirushe: 4 muaj ka zgjatur.
Eni Çobani: Pra ti e kishe burrë këtë apo s’e kishe moj zonjë?
Mirushe: Si?
Eni Çobani: E ke pasur burrë këtë ti?
Mirushe: Jo moj!
Laureta: Thjesht kanë bërë celebrimet, thjesht ai ka mashtruar familjen time.
Eni Çobani: Pra nuk ke pasur asnjë… se po na dëgjon Përparimi dhe sigurisht jam e sigurt që ai do më telefonojë dhe do më thotë kjo është gruaja ime…
Mirushe: Po të isha gruaja e tij, isha me atë unë. Ai ishte një mashtrues! Pse s’më mori? Bëri celebrimet në vendlindjen time, i mori gjithë letrat nga i kishte të vetat dhe bëri celebrim në fshatin tonë.
Ardit Gjebrea: Pra, unë kam një pyetje, ju keni qenë çift?
Mirushe: Me letra po.
Ardit Gjebrea: Po çift?
Mirushe: Jo.
Ardit Gjebrea: Po për ça ia dhe lekët ti?
Mirushe: Si? Po më mashtroi mo zoti Ardit.
“Gjej ish-burrin dhe ktheji lekët familjes!”, sherri mes binjakeve: Kam krijuar lidhje të re!
Laureta dhe Mirushja janë dy motra binjake që përballen në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Laureta e ka thirrur në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan motrën e saj për t’i kërkuar kthimin e një borxhi që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes.
Mirushja thotë se ish-bashkëshortin, i cili është shqiptar i Kosovës ia ka prezantuar vjehrra e Lauretës. Ajo shton se lidhja ka mbaruar dhe ka krijuar një familje të re. Për shkak të konfliktit të parave, familja e ka nxjerrë Mirushen jashtë shtëpisë dhe nuk ka kontakte me të.
Laureta: Zotëria nga Kosova i ka kërkuar babait tim lekë…
Mirushe: Pse më ke sjellë këtu sot?
Laureta: Të kam sjellë këtu që t’i kthesh lekët familjes time, babait tim dhe vëllait tim.
Mirushe: Çfarë lekësh?
Eni Çobani: Po mirë, ky babai dhe vëllai janë edhe të Mirushes apo jo, s’janë vetëm të tutë apo Mirushen e keni nxjerrrë jashtë tani dhe nuk e konsideroni më? Tani vëllai me babain pse vijnë tek ju, jua kërkojnë juve këto para, për ç’arsye?
Laureta: Po nuk vijnë ato tek ne, ne do t’ia kërkojmë ish-burrit të motrës. Për 2-3 muaj u bënë me letra, bënë celebrimet se do iknin në Zvcër. Gjatë kësaj kohe i kanë kërkuar lekë borxh, shuma të mëdha borxh. Ata kërko bam, babai im shukat me lekë.
Mirushe: Po ti do të flasësh veç vetë? Po pse s’më jep një përgjigje, kush ma bëri këtë personin mua?
Laureta: Ne të bëmë personin ty, nuk të thamë shko jep lekët.
Mirushe: Po siç e bëre ti për mirë, ashtu e njoha edhe unë për mirë.
Laureta: Ku e ka të mirën ai mi?
Mirushe: Këtë kërkoja vetes.
Paratë e huazuara janë marrë rreth 8 vite më parë. Laureta thotë se gabimi është i Mirushes, pasi ajo duhet ta kishte njohur më mirë partnerin e saj. Madje, ajo i thotë binjakes se ka bashkëpunuar me të.
Mirushe: Siç e njohe ti, ashtu e njoha dhe unë.
Ardit Gjebrea: Atë po thotë dhe motra.
Mirushe: Po ku ta njihja unë më shumë, më mirë?
Laureta: Po pse të tha kush hape barkun ti? Ai gam, ti lekët na, ça je ktu?
Mirushe: Ça lekësh moj?
Laureta: Lekët e babës tim! Unë sot të kam sjellë këtu që ti sot me Përparimin të gjesh lekët e babës tim dhe të vëllait tim dhe ta qepësh atë gojën! Kam pritur 8 vite që t’i kthehen lekët babës tim, more vesh? Të ma sjellësh atë Përparimin përballë se i dal unë!
Mirushe: Çfarë lekësh kërkon ti?
Laureta: Ato lekët që ia ke marrë.
Mirushe: Unë ia kam marrë?
Laureta: Ti bashkë me të, ke bashkëpunuar!
Mirushe: Gjej Përparimin, siç ma gjete të ma gjesh prapë, merr lekët!
Laureta: Unë të gjej atë?
Mirushe: Mos më përziej me këtë punë! Kam krijuar familje!
Laureta: Unë di burrin tim ku e kam unë, s’di atë ish-të fejuarin tënd!
Mirushe: Unë e kam harruar atë, kam krijuar lidhje tjetër moj gocë!/tvklan.al
Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në një spital në Britaninë e Madhe, ku 37-vjeçari me origjinë nga Librazhdi, Alfred Dosku, humbi jetën, pasi ndodhej në terapi intensive prej disa ditësh pasi kishte tentuar të vriste veten.
Pas vdekjes së shqiptarit 37-vjeçar, i cili ishte arrestuar nga policia britanike dhe do të depërtohej në Shqipëri, dhe tentativës së një shqiptarë të dytë po ashtu për të vrarë veten, një protestë është organizuar në në Brook House, një objekt hetimi, i cili ka marrë plot kritika kohët e fundit, kryesisht nga të burgosur shqiptarë.
Shtetasi i dyti u depërtua menjëherë pas tentativës së tij për vetëvrasje, por ai më pas u kthye sërish në Britaninë e Madhe, pasi një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.
Një i burgosur shqiptar i përfshirë në protestë tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer ata në Shqipëri.
“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në MB sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz”, tha ai.
Në një analizë të fondeve që qeveria jep si transfertë të pakushtëzuar për 61 bashkitë, të pjesëtuara për numër popullsie, me të dhënat e marra nga CENSI 2011, Top Channel ka zbuluar kush merr më shumë dhe më pak në projektbuxhetin 2024.
Bashkitë që marrin më shumë lekë për frymë janë Dropulli, me një rekord kombëtar prej 49 mijë lekësh për frymë, ndjekur nga Himara me 33 mijë lekë për frymë, e më pas Fushë – Arrëzi me 35 mijë lekë, Këlcyra me 27 mijë lekë dhe Pusteci.
Ndërkohë, bashkitë që marrin më pak janë Tirana me 9 500 lekë, ndjekur nga Shkodra më pas Kruja, Roskoveci, Lushnja dhe Dimali.
Shkodra është qendra e qarkut që merr më pak lekë se të tjerat, përveç kryeqytetit, por në krahasim me Tiranën numri i banorëve është pesëfish më i ulët.
Sa i përket qendrave të qarqeve, çfarë bie në sy është Korça që merr 13 521 lek edhe pse ka më shumë banorë se Lezha dhe Berati. Vlora për 100 mijë banorë merr 12 250 lekë, më shumë se Kamza që ka të njëjtin numër banorësh.
Pabarazia e ndarjes në fonde shihet edhe brenda bashkive të së njëjtit qark. Berati me popullsi më të lartë, merr më shumë lek për frymë se Dimali dhe Kuçova. E njëjta situatë edhe për bashkinë Librazhd që merr më shumë lekë se Prrenjasi dhe Belshi, që është dhe bashkia më numrin më të ulët të popullsisë.
Pabarazi ka edhe në qarkun Lezhë, ku Kurbini si bashki më e vogël merr të njëjtën vlerë për frymë sa qendra e qarkut, rreth 11 500 lek/frymë.
Roskoveci është bashkia që vuan pabarazinë më të madhe, sepse merr të njëjtën sasi lekësh me Lushnjën dhe Fierin që kanë popullsi katër – gjashtë fish më të lartë.
Në qarkun Gjirokastër, Përmeti dhe Memaliaj që rezultojnë me të njëjtin numër banorësh si kanë një diferencë prej 3 000 lekësh. Në qarkun Korçë, Pogradeci është më i keqpaguari me 12 500 lekë më 61 mijë banorë. Në qarkun Tiranë, më e paguara është bashkia Kavajë me 14 mijë lekë, edhe pse Vora dhe Rrogozhina kanë gati dy herë më pak banorë. Brenda qarkut Vlorë, Delvina me të njëjtin numër banorësh me Himarën merr 13 mijë lekë më pak.
Aksident me pasojë plagosjen e katër shtetasve ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e rrugës nacionale Fier – Patos në vëndine qujatur ‘Kthesa e Patosit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjetet tip Ford Focus me targa AB 864 DM dhe mjeti tjetër Benz me targa AB 500 EU
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së aksidentit se cilat kanë qënë shkaqet e përplasjes së mjeteve sikundër kanë shkuar edhe tre autoambulanca të urgjencës së spitalit rajonal Fier për të marr të plagosurit e për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spirali
Burime nga bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier pohuan se kanë mbrritur 4 të plagosur që po u kryhen ekzaminimet por që në pamje të parë nuk duken të plagosur rëndë.
Një vajzë shqiptare është dënuar me 7 vite e gjysmë burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe për rolin e saj në trafikimin e emigrantëve ilegalë drejt vendit.
Ujeza Kurmekaj, e njohur si “ndërmjetësja”, u arrestua në Banbury në Oxfordshire, në tetor të vitit të kaluar.
32-vjeçarja ishte pjesë e një rrjeti që trafikonin drejt Britanisë jo vetëm shtetas shqiptarë, por edhe emigrantë nga vende si Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia.
“NCA”-ja britanike i gjeti në telefon qindra mesazhe ku orientonte emigrantët ilegalë ku të shkonin, ku të paguanin paratë dhe vendin ku duhet të niseshin me varka përmes Kanalit francez.
Andy MacGill, oficer i lartë hetues i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: “Ujeza Kurmekaj luajti një rol të madh si ndërmjetës, duke lidhur emigrantët me kontrabandistët e njerëzve që mund t’i transportonin në udhëtime të rrezikshme përtej Kanalit. Për këtë ajo do të azhornonte pagesat prej qindra eurosh për person”.
“Kurmekaj kishte pak interes për sigurinë e njerëzve për të cilët po rregullonte kalimet, vetëm se ajo dhe punëdhënësit e saj merrnin pagesa. Përçarja dhe çmontimi i grupeve të krimit të organizuar përgjegjës për kontrabandën e njerëzve është një prioritet për NCA dhe ne do të vazhdojmë të synojmë shkelësit e përfshirë në çdo hap të udhëtimit”, deklaroi ai në Gjykatë.
Një tjetër lajm i trishtë u shënua të shtunën e 18 nëntorit, teksa u nda nga jeta ish-futbollisti Agim Bulku. Prej katër javësh, Agim Bulku ishte i shtruar në spitalin e Bolonjës, nuk doli dot nga komo e thellë dhe e pashmangshme.
Bulku luajti fillimisht me moshat e Erzenit. Më pas shkon të studiojë, në shkollën e mesme të mjeshtrisë “Loro Boriçi” në Tiranë dhe mbaroi me rezultate të mira studimet e larta në Universitetin e Sporteve ku edhe spikati.
Talenti i Agim Bulkut, ra shpejt në vëmendje të specialistëve. Ai i takon brezit të famshëm që bëri histori në futbollin shqiptar, nëpërmjet asaj “Shkëndije” që u kthye në një “zjarr” për zhvillimin e futbollit. Agim Bulku rreshtohet përkrah talenteve të dorës së parë si Zëri, Gurma, Hoxha, Gjoni, Ajazi, Ballço, Çurri, Sulos, Hushit etj. duke dhënë ndihmesë të çmuar në përmirësimin e cilësisë së futbollit.
Bulku (1952), nr. 7, elegant, i spikatur te Shkëndija, lojtar shumë i shpejtë, tipik në krahun e djathtë. Bulku së bashku me Filjarin dhe Himën, në vitin 1974 formuan një treshe simpatike te Lokomotiva e Durrësit, teksa luajtën për gati një dekadë së bashku. Gjithashtu Bulku është ndërrur edhe me titullin “Mirnjoja e Qytetit të Durrësit”.