Lajmi i fundit

Vlorë/ Zjarr në një banesë pas Sheshit të Flamurit

Vlore, digjet një godinë, e cila në katin e parë shërben si pikë për shitje makinash, ndërsa kati i dytë është banesë. Janë evakuuar banorët, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Sakaq po mundohen edhe për të larguar disa nga automjetet që nuk janë përfshirë ende nga flakët.

Mësohet se në momentin e shpërthimit të flakëve, nuk ka pasur njeri në banesë. Ndërkohë dëmet materiale janë të shumta.

Vlorë/ Zjarr në një banesë pas Sheshit të Flamurit Read More »

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Është llogaritur për 3 mijë persona në muaj, nuk e di nëse do të funksionojë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Këshillin e Atlantikut, për të diskutuar mbi sfidat e Rajonit, teksa është pyetur edhe për marrëveshjen për emigrantët me shtetit italian.

Rama tha se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët me 3 mijë vende dhe e ndërtuar në bazë të rregullave të BE dhe po ashtu do të jetë edhe një terminal që do të bëjë regjistrimin e tyre fillimisht.

Ai bëri me dije se mënyra se si është llogaritur të funksionojë është që aty të priten 3 mijë emigrantë në muaj dhe në këtë mënyrë të procesohet.

Sipas tij, e gjithë kjo zhurmë ka ardhur vetëm për një arsye, sepse Shqipëria nuk është vend anëtar i BE.

Rama: Për të korrigjuar, për t’i thënë gjërat sic duhet të jenë. Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hynë.

Së dyti 36 mijë është një numër i imagjinar me dëshirë , bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces që do të punojë si një orë zvicerane, a do të ndodhë kështu, nuk jam i sigurt. Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër, do të ketë vetëm 3 mijë vende. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret, që BE ka hartuar për mënyrën se si do të funksionojë. Marrëveshja ndërkohë është 100 në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare.

Arsye se pse ka ndodhur kjo zhurmë është një dhe e vetja, Shqipëria nuk është anëtare e BE. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes Italisë dhe një vendi tjetër të BE, askush nuk do të kishte marrë një minutë të mërej me të, e jo më të zinte ekranet për të folur për t.

Kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, kundrejt vendit tonë dhe vendeve që nuk janë anëtare të BE.

I shoh këto komente, me njëlloj keqardhje.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama: Është llogaritur për 3 mijë persona në muaj, nuk e di nëse do të funksionojë Read More »

E rëndë në Vlorë/ Një i moshuar gjendet i pajetë në mes të rrugës

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” dhe i moshuari dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetonr për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi A. A., 76 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

E rëndë në Vlorë/ Një i moshuar gjendet i pajetë në mes të rrugës Read More »

50-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi, e zuri balta poshtë teksa punonte

Një qytetar nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Mediet greke raportojnë se 50-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në një aksident në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi.

Sipas medieve shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta, pas një rrëshqitje dheu.

Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.

50-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi, e zuri balta poshtë teksa punonte Read More »

‘Mendoja se Zef Deda do mbante arkivolin tim’, Zyliha Miloti rrëqeth me fjalët për ikjen e aktorit

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta një prej figurave më të dashura dhe të nderuara të humorit shqiptar, aktori Zef Deda.

Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit, një nga koleget e tij “Artistja e merituar” Zyliha Miloti zgjodhi të bëjë një dalje publike ku ka folur për marrëdhënien e ngushtë që kishte me aktorin.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, Zyliha Miloti shprehet se Shkodra sot u zgjua pa një nga figurat e nderuara, pa një artist të madh.

Gjithashtu aktorja tregon se nuk e priste kurrë këtë ditë dhe mes lotësh rrëfen se kishte menduar se jeta e saj do merrte fund më shpejt se e Zef Dedës pasi ajo e tregon atë energjik dhe e quan artistin “alegria e estradës”.

A të vjen ndërmend kur e ke parë për herë të parë fare?

Zyliha Miloti: Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thonë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.

Zefi është nga ato njerëz që kam përshtypjen se nuk harrohen kurrë.

Zyliha Miloti: Sigurisht. Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shumë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.

Cila gallatë të vjen ndër mend për Zefin nga ato që nuk kanë dalë?

Zyliha Miloti: Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.

‘Mendoja se Zef Deda do mbante arkivolin tim’, Zyliha Miloti rrëqeth me fjalët për ikjen e aktorit Read More »

Përfundojnë hetimet, SPAK çon në Gjykatë Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadrin e proçedimit penal nr. 145, viti 2023, për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i K. Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake Prokuroria e Posaçme, ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve:

1. Safet Gjici, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Kryetar i Bashkisë Kukës, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).

2. Alma Kaçi, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).

Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Përfundojnë hetimet, SPAK çon në Gjykatë Safet Gjicin dhe Alma Kaçin Read More »

Cekja i Beratit i përlotur: Shqipërisë nuk i vjen më një si Zef Deda

Sejfullah Myftari ka treguar me pikëllim të thellë nga Teatri Migjeni, për njohjen e tij të hershme me Zef Dedën.

Ai u shpreh se ndarja nga jeta e aktorit është një humbje e madhe për Shqipërinë, ku theksoi gjithashtu se Zef Deda ishte një simbol i humorit shqiptar dhe se bashkë kanë kujtime të mrekullueshme.

“Është humbje e madhe për humorin shqiptar, është aktor i mrekullueshëm. Shkodrës nuk i vjen më asnjë si Zef Deda dhe gjithë Shqipërisë. Simboli i humorit shqiptar, me dhimbje të madhe ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre.

Me Zef Dedën kam kujtime të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Të veçantë e bënte humori i tij, personazhet e tij, shumë role të mrekullueshme, do të mbetet në mendjet dhe kujtimet er shqiptarëve sa të jetë jeta”, tha aktori i humorit.

Cekja i Beratit i përlotur: Shqipërisë nuk i vjen më një si Zef Deda Read More »