Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Kroaci, 6 të plagosur, mes tyre 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kroaci. Një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Në aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nga Nepali, 26 vjeç.

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Aksident i rëndë në Kroaci, 6 të plagosur, mes tyre 4 shqiptarë Read More »

Makina doli nga rruga afër Shkupit, detaje nga aksidenti që i mori jetën Evës, vajzës së Vangjel Tavos

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së ish-nënkryetar i Kuvendit dhe deputetit Vangjel Tavo. 24-vjeçarja Eva Tavo udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident.

Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Makina doli nga rruga afër Shkupit, detaje nga aksidenti që i mori jetën Evës, vajzës së Vangjel Tavos Read More »

Ishin kthyer në makthin e spanjollëve, kush janë 8 ‘skifterët’ shqiptarë të arrestuar

Një grup kriminal shqiptarësh që kryenin grabitje u shkatërrua në Malaga të Spanjës të martën pasdite, 28 Nëntor, ku 8 persona u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin kthyer në tmerrin e banorëve.
Autoritetet spanjolle kanë arritur të provojnë në total 18 grabitje banesash nga i njëjti grup. Sipas report Tv ata janë Marjan Ndoj, 28 vjeç, Anton Nikolli, 31 vjeç, Anton Kola, 32 vjeç, Romario Balliu, 30 vjeç, Gerald Hoxha, 25 vjeç, Taulant Kolaj, 28 vjeç, Mikael Lazi, 27 vjeç dhe Arben Lazri, 51 vjeç.

Vjedhja e banesave nga shqiptarët ishte kthyer në problem saqë banorët e Puerto de la Torre ishin organizuar për patrullimin dhe ruajtjen e zonës.

Dy prej anëtarëve të grupit janë arrestuar më parë, ndërsa të martën përfunduan në pranga 6 prej tyre.

Brenda ambientit ku ndërhyri policia, u sekuestrua 1 pistoletë simuluese, 10 mijë euro CASH, mjete për të kryer sulme, një çantë me reagent që përdoreshin për të kontrolluar nëse buzhuteritë janë prej ari, një koleksion monedhash e pullash, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, 2 automjete, dokumente dhe hashash.

Pas dhjetëra denoncimeve, agjentët mblodhën prova që tregonin se ngjarjet kishin të njëjtët autorë. Në një prej zonave ku vepronte grupi banorët të pajisur me elektrik dore dhe kamera termike, prej disa javësh organizonin patrulla çdo natë në rrugë dhe për të mbajtur roje kundër grabitësve.

Ata i dërguan një letër Policisë Kombëtare dhe Këshillit të Qytetit të Malagës për të kërkuar prezencën e policisë. Hetimet e nisura i lejuan agjentët të mblidhnin një sërë provash që i çuan në një shtëpi, ku shqiptarët fshiheshin dhe u arrestuan.

Bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë identifikuar nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat, sipas Policisë Kombëtare, vijojnë hetimet për origjinën e tyre. Hetimi mbetet i hapur dhe agjentët nuk përjashtojnë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.

Ishin kthyer në makthin e spanjollëve, kush janë 8 ‘skifterët’ shqiptarë të arrestuar Read More »

Braktisi makinën pas aksidentit/ Kush është shoferi që la pas makinën e përmbysur në Sarandë-Kardhiq

35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, por ka braktisur mjetin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Kardhiq, ku një automjet u gjet i përmbysur.

Policia ka arritur të identifikojë pronarin e makinës, i cili pas aksidentit e kishte braktisur mjetin. Rezulton se ai është një 35-vjeçar rumun, punonjës i shërbimeve të FRONTEX, i cili po udhëtonte me makinën me targa rumune.

Megjithatë, ende nuk dihet se përse pas aksidentit, ai nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar.

Njoftimi i policisë:

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Braktisi makinën pas aksidentit/ Kush është shoferi që la pas makinën e përmbysur në Sarandë-Kardhiq Read More »

19-vjeçarja rrëfen tmerrin se si Marsh Gjokaj tentoi ta për*unonte

Në qendër të Tiranë, pak ditë më parë, një 19-vjeçare u sulmua nga një person i cili tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç.

19 vjeçarja ka rrëfyer në “Me Zemër të Hapur”, gjithë çfarë ka ndodhur:Jam studente dhe mbasditeve punoj per te siguruar te ardhurat e mia. Punoj prane nje biznesi ne qender te Tiranes,per te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime eshte larg dhe une jetoje me motren time. Diten e shtune me date 25 nentor, ate dite isha ne pune si zakonisht, ishte shume ftohte dhe deren e dyqanit e mbaja te mbyllur. Rreth ores 18:00 hyn nje djal, i cili kerkoi ti sherbeja dhe sjellja e tij per nje produkt ne lidhje me te dashuren e tij te cilen e pershkruante per format trupore me fjale jo etike .

Pasi i dhash pergjigjen qe meritonte , pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qete dhe ne ato moment perveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetesuese qe duhet te me shqetesonte. Rreth ores 20:10 pasi pa qe pran dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn perseri ne dyqan dhe ne ato moment une isha prane tavolines se punes, u afrua prane meje duke mu drejtuar me nje fjalor banal, duke kerkuar te kryente mardhenie seksuale me mua. Duke hasur ne kundershtimin tim ai me sulmoi duke me kapur nga floket dhe duke me vene doren te goja. Tentoi te me fuste me force ne magazine e dyqanit, ne keto momente ndodhi perleshja fizike duke tentuar te merrte edhe telefonin qe une te mos kisha mundesi te kerkoja ndihme.

Nuk e di ku gjeta forcen dhe kurajon u terhoqa zvarr dhe dola jashte dyqanit duke bertitur dhe duke kerkuar ndihme, te cilen e gjeta tek nje vajze dhe nje djal qe po kaklonin rastesisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa qe po me jepej ndihme u largua me shpejtesi ne nje rrugice shume prane biznesit. Ne oren 20: 18 kam njoftuar sallen operative dhe policia erdhi shume shpejte ne vendngjarje. Aty mbrriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor qe me moren ne pyetje, I cili ne bashkepunim edhe me komisariatin nr 3.

Nga pershkrimi im del qe personi ne fjale dy dite me pare kishte sulmuar nje tjeter shitese ne rrugen e Durresit ne moshen 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thike. Nga kamerat e biznesit tjeter une zbulova qe ishte I njejti person qe me sulmoi edhe mua. Shume shpejt u be e mundur ne bashkepunim edhe me komisariatin e policise se Kamzes, pasi agresori jetonte ne ate zone.

Ai u kap ne banmese ne prani te familjareve te tij dhe nga kontrolli I baneses rezultoi xhupi te cilin e kishte veshur ne te dyja sulmet. Pasi u be perballja ne ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja, ai u shfaq madje qeshte dhe nderkohe konsumonte uje. Aty mesova se ky person ishte denuar per mardhenie seksuale me te mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht.Une shpresoj qe kete here gjykata edhe institucionet most e bejne te njejten gje, pasi frika ime me e madhe eshte se çfare do te ndodhi me mua apo edhe me shume vajza te tjera te cilat ndihemi te pasigurta ne vendin tone te punes.© SYRI.net

19-vjeçarja rrëfen tmerrin se si Marsh Gjokaj tentoi ta për*unonte Read More »

‘Kam vrarë një njeri’, detaje të reja nga arrestimi i 17-vjecarit shqiptar: Kishte vrarë bashkëatdhetarin, identifikohet trupi

Policia gjermane ka identifikuar trupin e gjetur pak ditë më parë në Kaltenkirchen, i cili rezuton se i përket 27-vjeçarit shqiptar.

Siaps mediave gjermane trupi i 27-vjeçarit u gjet të shtunën në mbrëmje jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen.

Sipas policisë, ai ka marrë një plagë me armë zjarri, teksa mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm, por ai ishte i njohur për policinë.

Ndër të tjera, është e paqartë se ku është vrarë saktësisht 27-vjeçari dhe si ka mbërritur trupi në Kaltenkirchen.

Pas informacioneve për një incident në Uetersen (rrethi Pinneberg), policia kriminale e Itzehoe arrestoi të dyshuarin e mitur, një 17-vjeçar shqiptar.

Të dielën, me kërkesë të prokurorit publik, gjykata e qarkut Itzehoe lëshoi ​​një urdhër-arresti ndaj 17-vjeçarit me dyshime të forta për vrasje.

‘Kam vrarë një njeri’, detaje të reja nga arrestimi i 17-vjecarit shqiptar: Kishte vrarë bashkëatdhetarin, identifikohet trupi Read More »

Vetëvrasja e shqiptarit në burgun anglez, rrëfehet shoku i tij: Na trajtojnë si kriminelë

Pak javë më parë, në qendrën e emigrantëve “Brook House”, Britani, një 37-vjeçar shqiptar u vetëvra, i shtyrë edhe nga kushtet e rënduara shëndetësore por edhe dhuna e punonjësve.

Një shqiptar me pseudonimin Agim (nuk do të tregojë emrin e vërtetë) thotë se emigrantët mbahen në të njëjtin vend me kriminelët dhe ambienti ishte si një burg i sigurisë së lartë.

Ai thotë se shpesherë oficerët ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarēve duke i trajtuar ata si kriminelë.

“Kam shkuar në atë qendër në orën 23:00, në 9 qershor. Vetëm strukrura e atij vendi është si burg i vërtetë. Duhet të kalosh 4 dyer hekuri. Ka masa të rrepta sigurie sikur ne të ishim kriminelët më të mëdhenj. Nuk mendoj se është normale për një azilantë të trajtohet si kriminel. Dhomën e ndaja me një tjetër. Ushqimi është katastrofë. 13 orë qëndroje në izolim, shpesh përdoret forcë e panevojshme nga oficerët. Kur duhet të depërtohet dikush, vinin 10-15 oficerë, e merrnin me dhunë. Shumica aty ishin shqiptarë. Aty ka pasur edhe kriminelë dhe ne na linin në të njëjtën vend me ta. Jemi trajtuar njësoj si ata”.

Ai tha se gjatë qëndrimit brenda këtij kampi ka parë persona që kanë vrarë veten apo kanë tentuar të vrasin veten. Sipas tij, për shkak të dhunës dhe kushteve të këqija, të gjitha emigrantët përjetojnë depresion, por nuk u ofrohen psikologë.

“Në një vend të atillë ku trajtohesh në mënyrë çnjerëzore, përjeton dhe depresion. Ne u munduam të ndihmonim njëri-tjetrin. Të thoshin se duhet të flasësh me oficerët, ata na i sillnin si psikolog. Por, asnjë nuk kishte trajnim për psikolog. Ka pasur njerëz që mendonin vetëvrasjen, kanë prerë damarët, kanë tentuar të vetëdigjen, kanë tentuar të presin veten në stomak ose gjoks. Aty, sikurse e thashë, kalon në depresion, edhe sikur të jesh njeriu më i lumtur në botë”.

Vetëvrasja e shqiptarit në burgun anglez, rrëfehet shoku i tij: Na trajtojnë si kriminelë Read More »

Fjalët pikëlluese të babait të për humbjen e djalit

Lajmi për humbjen e jetës së 14-vjeçarit Arjol Dërvishaj pas aksidentit në Bajkaj ka shkatuar dhimbje të madhe për familjen, të afërmit, shokët por edhe për çdo qytetar në Delvinë, Sarandë dhe kudo. Në një publikim në facebook, Maksim Dërvshaj babai i 14-vjeçarit, me dhimbje të madhe i drejtohet Ëngjëllit të tij me këto fjalë:

U prehshe ne paqe
O mbreti babit
O gezimi jone i pare
O dashuri
Babi Mami dhe motra do te te kujtojne per jete o zemer.
Te qofte dheu i lehte o shpirti jone! – shkruan Maksim Dërvishaj.

Fjalët pikëlluese të babait të për humbjen e djalit Read More »