Lajmi i fundit

Makina përplas shqiptaren në Itali, e reja ndërron jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur nëItali, ku 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë .

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës në Rimini, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital.

Makina përplas shqiptaren në Itali, e reja ndërron jetë Read More »

Tragjedi në familjen shqiptare, babë e bir humbin jetën në aksident, zbardhen detajet

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze, Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.

Një ekip zhytjeje u angazhua për të nxjerrë trupat e viktimave nga lumi.

Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.

Tragjedi në familjen shqiptare, babë e bir humbin jetën në aksident, zbardhen detajet Read More »

Djali u martua me vajzën që njohu në Instagram, nëna: Babai kishte qenë në burg, e ëma shihte filxhan

Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e saj, Andin. Vendimi i vështirë për t’u përballur me të birin në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen prej një vendimi të Andit për t’u martuar me një vajzë që e ka njohur në rrjetet sociale.

Njohja ndodhi në Instagram dhe brenda 10 muajve, ka ndodhur edhe celebrimi. Përveçse nuk është dakord me formën e njohjes, Anila tregon se prezantimi me familjen e vajzës i ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe.

Andi: Unë kam njohur një vajzë në rrjetet sociale, në Instagram.

Eni Çobani: Që quhet?

Andi: Që quhet Armela Musta, ndërsa sot ka akoma mbiemrin tim, Gjoka.

Eni Çobani: Je martuar ti me të?

Andi: Po, kemi folur, kemi bërë celebrimet, jemi martuar dhe historia ka nisur, për gati 10 muaj kemi folur…

Anila: Pikërisht për këtë celebrim të nxituar që ti bëre djalë i dashur dhe unë jam sot në këtë gjendje se të kam thënë që në fillim Andi, të lutem”…

Eni Çobani: Si, je martuar ti me këtë, menjëherë?

Andi: Po.

Eni Çobani: Si, u njohe dhe u martove ti, direkt?

Andi: Po. Jo direkt.

Anila: Nuk na dëgjoi zonja Eni, se ne i thamë, nuk na dëgjoi dhe ai arriti këtu ku është sot! Nuk na dëgjoi.

Ardit Gjebrea: Ti u njohe me të në Instagram, u dashurove…

Andi: Po.

Ardit Gjebrea: U dashurua dhe ajo, erdhe…

Andi: Po, i kam marrë prindërit, i kam sjellë në Shqipëri për të ardhur për të vajtur për ta kërkuar këtë vajzën.

Ardit Gjebrea: Zyrtarisht.

Andi: Zyrtarisht, në familjen e saj. Në momentin kur ia kam prezantuar familjes time familjen e vajzës nuk kanë qenë dakord.

Anila: Nuk kanë qenë dakord zoti Ardit se familja e vajzës, i ati kishte hyrë në burg për mbjellje narkotikësh. E ëma shtinte filxhan nëpër shtëpi, unë nuk jam e kësaj kategorie. I ati quhet Astrit dhe hyn brenda në shtëpi për të kërkuar dorën e vajzës dhe ai thotë që unë kam patur një dashnore në Lin, të më falin dhe unë këtu shtangem. Unë tani isha që nuk doja që të bëhej kjo gjë, për hir të dashurisë unë… kur me këtë fjalë unë jam zhgënjyer totalisht dhe djali im nuk më dëgjon.

Andi: Po ç’rëndësi ka çfarë ka bërë i ati?

Anila: Nuk më dëgjove bir i mamit! Vajza rrjedh nga një familje!/tvklan.al

Djali u martua me vajzën që njohu në Instagram, nëna: Babai kishte qenë në burg, e ëma shihte filxhan Read More »

Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, shpërblimi mund të tërhiqet dhe…

Nga e hëna së bashku me pensionet e muajit dhjetor do të merret edhe bonusi i fundvitit për pensionistët. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Financave, Ervin Mete.

“Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.
Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.”, shkruan ministri.

Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, shpërblimi mund të tërhiqet dhe… Read More »

Flamuri i Shqipërisë i punuar me 120 mijë letra garon për rekordin Guinnes

Artistja Arbnora Fejza Idrizi, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes, ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar emocionet dhe eksperiencën në punimin e saj më të ri, flamurin shqiptar më të madh me origam (me palosjen e fletëve), që garon për rekordin GUINNES.

E pyetur për punën e madhe dhe sfidat që ka kaluar gjatë këtij projekti, Arbnora Fejza shprehet se i janë dashur 120 mijë pjesë letre të punuar. Në këtë projekt janë angazhuar nxënës të medresesë në Prishtinë dhe familjarë të saj.

“Ky projekt ka qenë një ndër projektet që e ka punuar me shumë dashuri, por edhe një nga më të vështirat që e kam realizuar. Ka qenë një punë sfiduese për mua dhe për të gjithë stafin, kështu që jam shumë e lumtur që kam arritur të realizoj diçka gjigante për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe t’ja bëj dhuratë shtetit shqiptar. I gjithë procesi i punës ka shkuar mirë, por edhe pavarësisht sfidave që u përballëm ne arritën që t’ja dilnim. Është dashur një muaj që të bëhej përgatitja e letrës, ku një copë letër ka pasur 10 palosje në vete, është dashur 120 mijë pjesë letre të punuar dhe të bëhen palosjet e duhura. Vështirësia më e madhe ka qenë kur kemi bërë matjet e para për të bërë shqiponjën, ato pikat koordinuese, masat etj.

Por më pas puna ka vazhduar ashtu siç e kemi planifikuar, përkundër vështirësive. Fillimisht kur kam bërë palosjet e letrave, kam angazhuar afër 70 nxënës nga shkolla e mesme “Medreseja Alauddin” Prishtinë, ku kanë punuar rreth 50 mijë pjesë letër, ndërsa 70 mijë pjesë kam punuar unë me disa familjarë të mi, ku nuk ka qenë aspak e lehtë.

Një grup tjetër ka bërë dhe numërimin e tyre. Ka qenë një punë sfiduese për të gjithë grupin, mirëpo punimin e shqiponjës dy ditët e para e kam bërë vetë me dy-tre veta sepse kam pasur frikë t’ja besoj punën nxënësve. Natën finale me të gjithë stafin ne kemi bërë edhe punë përmbyllëse, përfundimin e flamurit gjë që na ka bërë të lumtur”, u shpreh Arbnora Fejza Idrizi.

Flamuri i Shqipërisë i punuar me 120 mijë letra garon për rekordin Guinnes Read More »

Liridona u vra në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit; Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje me pasojë vdekjen

Një grua ka mbetur e vrarë një natë më parë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas mediave të Kosovës, e vrarë ka mbetur Liridona Murseli bashkëshortja e këshilltarit të ish-presidentit Behxhet Pacolli, Naim Murseli.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, ku bashkëshortëve Murseli të cilët udhëtonin së bashku me dy fëmijët e tyre iu është bërë pritë nga disa persona të maskuar dhe armatosur.

Grabitësit iu kanë marrë çiftit fillimisht celularët dhe sendet me vlerë. Më pas sipas deklaratës së Naim Murselit ai ka mundur të nxjerrë nga automjeti fëmijët e mitur, ndërsa gruaja që mbeti pas në makinë u qëllua për vdekje.

Rrethanat e ngjarjes janë bërë të ditura vetëm nga mediat, ndërsa prokuroria ka konfirmuar sot se dyshohet për grabitje me pasojë vdekjen.

Edhe pak ditë më parë në qendër të qytetit të Suharekës në Kosovë u shënua një grabitje e armatosur në një argjendari. Si pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie.

Liridona u vra në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit; Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje me pasojë vdekjen Read More »

Fier: Një grua gjendet e vdekur brenda shtëpisë së saj, dyshohet se…!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në Fier, ku një grua ëhstë gjetu r e pajetë në shtëpinë e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhru në lagjen “Kryengritja e Fierit” mesditën e sotme, teksa viktima është 70-vjeçarja gjinovefa Toro.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë hapur me forcë derën, ku edhe kanë gjetur gruan e pajetë, e cila më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën.

70-vjeçarja kishte dalë të blinte bukë rreth 1 orë para se të humbte jetën. Ndërkohë, e moshuara kishte harruar qumështin në zjarr dhe aroma e djegies ka “alarmuar” banorët e pallatit ku ajo jetonte

Fier: Një grua gjendet e vdekur brenda shtëpisë së saj, dyshohet se…! Read More »

Vlorë/ Armë dhe municion luftarak në makinë, dy të arrestuar (emrat)

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi u kapën me armë zjarri dhe municion luftarak. Në pranga ranë 27-vjeçari Jurgen Gurthi dhe 45-vjeçari Egent Alku të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit “Strike 3”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Jurgen Gurthi dhe pasagjer shtetasin Egent Alku., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

“Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit Jurgen Gurthi 27 vjeç dhe Egent Alku, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/ Armë dhe municion luftarak në makinë, dy të arrestuar (emrat) Read More »