Lajmi i fundit

I dënuar me 20 vite burg/ Arrestohet shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht në Greqi

Një 38-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga forcat e policisë greke.

Arrestimi i tij u bë pas kontrolli të rastësishëm të punonjësve të policisë në zonën e Selinarit të Neapolis Lasithit, pasi rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

38-vjeçari u pikas teksa drejtonte makinën e tij dhe u arrestua, pasi u konstatua se nuk kishte patentë. Në hetimin paraprak të mëvonshëm në stacionin e policisë lokale, u zbulua, duke iu referuar dëshmive të tij, se ai kishte një urdhër të pazgjidhur të lëshuar nga autoritetet në vendin e tij, shkruan media greke.

Madje, sipas urdhër-arrestit, tetorin e kaluar ai u dënua me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Kështu, 38-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, e cila ishte në kërkim të tij.

I dënuar me 20 vite burg/ Arrestohet shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht në Greqi Read More »

Drejtori i spitalit Elbasan shtyn gazetarin që i tregon mbetjet e rrezikshme për komunitetin

Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime dhe investigime për qendrat shëndetësore Shezë-Peqin dhe Shkozë. Mbetjet spitalore prodhoheshin nga këto qendra dhe grumbulloheshin nëpër ambiente publike duke përbërë rrezik për ambientin dhe komunitetin. Në denoncim i ri ka mbërritur në redaksinë tonë për hedhje të mbetjeve të rrezikshme spitalore në ambientet e territorit të jashtëm të Spitalit të Elbasanit.

“Stop” ishte atje dhe konstatoi age, shiringa, shishe qelqi, si dhe mbetje spitalore të prodhuara nga institucioni që duhet të sigurojë shëndetin. Mbetjet ishin në kazanë, pranë tyre dhe pas godinave të institucionit.

Disa prej mbetjeve spitalore, gazetari i emisionit i merr dhe ia tregon drejtorit të këtij spitali, Agron Gaxho, i cili bën sikur fton gazetarin në zyrë, por në fakt e shtyn dhe i thotë se nuk e di ku janë marrë këto mbetje.

Gazetari: Nga emisioni “Stop” vijmë. A mund të na thoni si i menaxhoni mbetjet?

Drejtori: Mënyra si erdhe njëherë…

Drejtori: Mund të flasim në zyrë? Mund të na bësh një letër?

Gazetari: Jo, letrat nuk i pranojmë. Nuk funksionojmë me letra i nderuar drejtues i këtij spitali…

Drejtori: Është një histori shumë e gjatë që edhe kështu siç po e trajton ti nuk trajtohet. Ti vjen më kape mua tani që unë qëllova këtu…

Gazetari: Unë këtë detyrë kam, të pres drejtuesin.

Drejtori: Hera e parë që përballem me këtë që ka problem.

Gazetari: Natyrisht sepse ne kemi bindjen që ju nuk keni dalë ndonjëherë nga territori i spitalit dhe nuk e dini se çfarë bëhet.

Drejtori: Hajde, m’i trego në zyrë.

Gazetari: I kemi marrë dhe këtu drejtor. I kemi marrë këtu drejtor. Kjo është mbetje e rrezikshme. Këtu keni dhe të tjera. Kemi 3 ditë që investigojmë dhe i gjithë territori i spitalit që ju drejtoni. Më thoni, si janë këto nëpër koshat e mbetjeve urbane?

Drejtori: Kjo nuk duhet të jetë.

Gazetari: E dimë që nuk duhet të jenë, por pse janë? A e dini që janë mbetje spitalore të rrezikshme dhe që ju duhet të mbani përgjegjësi sepse jeni drejtues?

Drejtori: Patjetër. Hajdeni në zyrë, bëni një letër.

Gazetari: Nuk është punë zyre kjo, të ftojmë nëpër kosha dhe aty ku e gjithë zona është e kontaminuar. A mund të vini ju lutem?

Menjëherë pas njoftimit të Policisë së Shtetit, në terren u paraqitën ekspertët, të cilët dokumentuan të gjitha provat e gjetura në ambientet e territorit të Spitalit të Elbasanit.

Megjithë lajmërimin e bërë zyrtarisht pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Shëndetësisë Elbasan, inspektorët e këtij institucioni nuk u panë gjëkundi.

Ervin Meçe, administrator i “Eco Riciklim”, thotë, se kjo kompani ka kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin ka dhe një grafikë shërbimi dy herë në javë.

Ervin Meçe: Ne kemi një kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin kemi një grafik shërbimi. Se çfarë bëhet në pavione apo në ambiente të tjera të spitalit të Elbasanit, nuk kemi as dijeni dhe as përgjegjësi për këtë pjesë. Sa herë që ka nevojë spitali, në dijeninë time, spitali i Elbasanit duhet të jetë 2 herë në javë. Pra, një herë në tre ditë, shkojmë e marrim e tërheqim mbetjet në spitalin e Elbasanit, mbase edhe me një frekuencë më të shkurtër.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Elbasanit është ngritur një një grupi hetimor për këtë rast pas sinjalizimit nga gazetari i “Stop”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve që kanë hedhur këto mbetje, si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti./Tv Klan

Drejtori i spitalit Elbasan shtyn gazetarin që i tregon mbetjet e rrezikshme për komunitetin Read More »

‘Nuk i vjen më Teatrit një Mirush’/ Tinka Kurti përlotet: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime

=Mirush Kabashi, një nga mjeshtrit e artit skenik u nda nga jeta agun e kësaj të marte në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artistja e nderuar Tinka Kurti u përlot teksa ndau kujtimet me aktorin Mirush Kabashi. Në një intervistë për Frontline Interview në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanço, aktorja Tinka Kurti tha se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

‘As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm. (qan).’- u shpreh e përlotur artistja.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

‘Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi.

Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje.’- tha Kurti

‘Nuk i vjen më Teatrit një Mirush’/ Tinka Kurti përlotet: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime Read More »

‘O ndyrësirë, do të të vras fare’, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e ‘Stop’

Për masën qesharake gjobë 3 milionë Lekë që ministri Manja aplikoi ndaj noteres Majlinda Lleshi që dhunoi grupin e xhirimit të “Stop” në televizionin Klan, gazetari i emisionit investigativ u përball me kreun e drejtësisë. Ai shmanget, duke përdorur si mburojë aktivitetin ku po merrte pjesë.

Gazetari: A mund të të pyesim për diçka në lidhje me…?

Ulsi Manja: Për çfarë do të pyesni tani?

Gazetari: Në lidhje me dhunën, si e kategorizoni, të lejuar apo të palejuar?

Ulsi Manja: Dita e Samitit Kombëtar, ti më pyet për dhunën. E kupton tani? Në vend që të më pyesësh…

Gazetari: Dhuna a është e lejuar apo e palejuar?

Ulsi Manja: Në vend se të jesh i lumtur se janë mbledhur gjithë këta shqiptarë bashkë, ti më pyet për dhunën…

Gazetari: Prandaj po të them, dhuna është e lejuar apo jo?

Ulsi Manja: Të lutem! Vazhdo tani. Ta dhashë përgjigjen.

Gazetari: Na na rezulton se një notere, e cila është në administrim të ministrisë që ju drejtoni…

Ulsi Manja: Paske punë tjera ti..

Gazetari: Është gjobitur me gjobë dhe jo me pezullim ose heqje nga puna sepse ka dhunuar grupin e gazetarëve të “Stop”.

Ulsi Manja: A ka mundësi që të mos e prishësh këtë ditë të gëzimi të shqiptarëve të lutem?

Gazetari: Po dhunën, si e konceptoni ju zotëri të lejuar apo të palejuar?

Ulsi Manja: A ka mundësi që të ikësh tani?

Gazetari: Kjo është faktike sepse ka marrë gjobë dhe nuk është pezulluar. Pse i keni vënë gjobë Majlinda Lleshit, e cila ka dhunuar gazetarët?

Ulsi Manja: A ka mundësi?

Gazetari: Nuk mund të shmangeni kështu zoti Manja. Unë jam dhunuar dhe nuk është marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burgim noteren Majlinda Lleshi për dhunën ndaj grupit të “Stop”. Hetimet janë ndjekur nga prokurori i Tiranës Naim Tota, i cili pasi verifikoi rastin e dhunës vendosi të marrë të pandehur noteren Majlinda Lleshi për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”. Në përfundim të gjykimit, prokurori Tota i kërkoi gjykatës deklarimin fajtore dhe dënimin me 1 vit burgim për Majlinda Lleshin. Të njëjtën masë dënimi vendosi edhe gjyqtarja e çështjes, Vjollca Spahiu.

Saimir Kodra: Jam gjithë sy e veshë të shoh kush do të jetë trupa gjykuese në Apel dhe po aq i lumtur do të jem që Majlinda Lleshi të përballet me vendimin e burgut dhe të jetë pa licencë sepse nuk meriton më të të ushtrojë këtë lloj aktiviteti./tvklan.al

‘O ndyrësirë, do të të vras fare’, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e ‘Stop’ Read More »

Pretendimet për lidhje jashtë martesore me një burrë, flet babai i Naimit: Spekulime, është e tmerrshme…!

Babai i Naim Murselit, Shabani ka komentuar aludimet se i biri mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë, çka mund të ketë bërë që ai të urdhërojë vrasjen e gruas.

Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Shaban Murseli mohoi këto spekulime, ku tha se kjo gjë është e tmerrshme.

“Kam dëgjuar se ka pasur spekulime kinse ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli.

Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në një ngjarje që tentoi ta maskojë si grabitje me armë

Pretendimet për lidhje jashtë martesore me një burrë, flet babai i Naimit: Spekulime, është e tmerrshme…! Read More »

Arti në zi! Aktori Mirush Kabashi ndahet nga jeta

Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Mirush Kabashi. Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje. Ndërkohë ai ishte fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës.

Kush ishte Mirush Kabashi

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Çmimet

Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Arti në zi! Aktori Mirush Kabashi ndahet nga jeta Read More »

Tragjike në Itali/ Aksidentohet 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, mbrëmjen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit.

Lajmi është dhënë nga Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, ku iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.

Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit, teksa po ktheheshin në shtëpi.

Furgoni është përplasur me një kamionçinë buzë të rrugës.

Kamionçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.

Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk mbijetoi plagëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira, furgonit dhe kamionçinës, kanë pësuar lëndime të lehta

Tragjike në Itali/ Aksidentohet 43-vjeçari shqiptar Read More »

Dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar/ Pezullohet nënkomisari i policisë (emri)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit, vetëpastrimin e Policisë, e fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar/ Pezullohet nënkomisari i policisë (emri) Read More »