Nmakinë e Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident gjatë nates së sotme. Sipas informacioneve të para në lidhje me këtë aksident, nuk ka persona të dëmtuar, si në makinën e policisë ashtu edhe në të udhëtarëve të rastësishëm në aksin rrugor. Dëmet janë vetëm materiale. Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, dhe policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet. Përplasja ka ndodhur pranë gjyqit te vjeter
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në paraburgimin e Vlorës, ku i është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve.
Sipas drejtorisë së burgjeve, pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. “Është bërë izolimi i personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelive të personave të futur në izolim në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës”, bën të ditur Drejtoria e Burgjeve.
Pas zjarrit, menjëherë është bërë njoftimi i forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe i forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë. “Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve. Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar”, bëjnë të ditur burgjet. Sipas tyre, “në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë”
Vlorë Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 Prill, ndodhur në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.
Kapet dhe arrestohet 1 nga autorët e vrasjes si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë ! (Ngjarja) Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë: 1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant). 2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal). 3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).
Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit: – Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.
Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: 1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. 2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta. Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”, – 15 gëzhoja fishekësh. Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
‘SHIKONI SI ME KA BERE’ Gessia Notaro 27 vjec ka zgjedhur emisionin ‘Maurizio Kostanzo staw’ per te rrefyer pasojat e agresionit te saj!Miss Italia 2007 ka dhene detaje,pasi kishte marre urdher mbrojtje nga Jorge Edson Tavaos ne muajin Janar ky e ka djegur me acid!Kohet e bukurise ish misi i ka lene pas,tani eshte shperfytyruar.
Nje foshnje eshte gjendur tre dite pasi nena e tij 25 vjecare e ka varrosur.Pasi ka bere varrin me rere dhe drure te marra nga fabrika ajo ka kryer krimin makaber.Vetem pasi eshte zbuluar nga Policia ajo ka pranuar ate qe ka bere me qellim per te humbur gjurmet e nje lindje te dyte dhe ardhjes se ketoj femije ne jete.Ngjarja ka ndodhur ne Afriken e Jugut!
Sipas informacioneve paraprake rreth ores 23.20 ne nje lokal ne lagjen’Uji i Ftohte’pas nje konflikti casti ka mbetur i vdekur Ergys Gjioveshaj 33 vjec so dhe kane mbetur te plagosur tre shtetas te tjere mes tyre nje vajze!Te plagosurit jane derguar ne spitalin rajonal Vlore dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.Per kete ngjarje jane shoqeruar tre persona dhe jane vendosur pika kontrolli nga policia .
Nje 19 vjecar eshte arrestuar diten e sotme nga Policia e Tiranes per armbajtje pa leje.Gjate kontrollit ne makinen e tij tip’Volkswagen’ teksa levizte ne rrugen’Fortuzi” 19 vjecarit me inicialet R.C ju sekuestrua nje arme e tipit’Ekol special 99!I riu u shoqerua nga Policia.