Lajmi i fundit

Deklarata e ambasadorit: Koreja e Veriut shkatërron botën vetëm me 3 bomba

“Ambasadori jo zyrtar” i Koresë së Veriut për Perëndimin ka paralajmërar se Peniani mund të shkatërrojë gjithë botën me vetem tre bomba.

43 vjeçari Alejandro Cao de Benós, e ka përshkruar shtetin e fshehtë komunist si utopi.

“Njerezit kanë një jetë themelore, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht, dhe nuk ka konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugë…është një mënyrë tjetër e jetesës, një në të cilën ne të gjithë punojmë në një lëvizje të madhe bashkëvepruese”, tha ai për mediat spanjolle.

Kur u pyet rreth rrezikut ushtarak të Koresë së Veriut, ai u përgjigj:

“Askush nuk guxon të prekë Korenë”, tha ai. “Nëse preket, njerezit do ta mbrojnë me armë dhe raketa. Ne kemi bombë termonukleare. Me tre prej tyre bota përfundon”, ka thënë ai.

Deklarata e ambasadorit: Koreja e Veriut shkatërron botën vetëm me 3 bomba Read More »

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Një politikan i lartë nga Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se mund të shpërthejë një luftë tjeter në Ballkan nese Shqipëria provon të bashkohet më Kosovën.

Ai madje ka bërë thirrje drejt Perëndimit që ta dënojë një plan të tillë, shkruan RT.com, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër  vucic ka thënë se bashkimi i ngritur midis Shqipërisë dhe Kosovës do të mbetet vetëm një ide e dëshiruar, ku ka bërë thirrje drejt BE-së që të reagojë për këtë.

“Nese kam thënë se të gjithë serbët do të jetojnë në një shtet, do të mbahem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka thënë Vucic.
Këto reagime në Serbi kanë ardhur pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ka pohuar se mund të ndodh një bashkim nese Kosova nuk hyn në agjendën e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Si kundërpërgjigje ndaj Ramës, Aleksandër Vulin – ministër në Serbi, ka thënë se pret nga BE dhe NATO që të kundërshtojë qëndrime të tilla, pasi përndryshe një luftë tjeter në Ballkan lehtë mund të shpërthejë.

Vulin ka thënë se kjo luftë në Ballkanin e destabilizuar do të përfshinte edhe shtete si Maqedonia dhe Mali i Zi – vende këto sipas tij me diasporë të konsiderueshme shqiptare.

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën Read More »

Masakra ne zonen e ujit te ftoht.Flet Blerina Balili:Fat qe jemi gjalle!

Këngëtarja Blerina Balili, e cila ishte duke interpretuar mbrëmjen e së enjtes në Vlorë në lokalin ku ndodhi vrasja, i ka përshkruar çastet e tmerrit me këto fjalë per “Panorama”.

“Ishte fat që jemi ende gjallë dhe më vjen shumë keq për ngjarjen që ndodhi. Ishte tmerr. Ishte skena më e keqe që mund t’i ndodhë dikujt, situatë jashtë mase e vështirë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj.

Ku po shkon rinia jonë, çfarë po bëhet o Zot?! Mbi të gjitha ngushëllima të sinqerta familjes që pati fatkeqësinë.

Unë thjeshte isha në punë, nuk isha për vrasje  aty dhe ishim me fat që shpëtuam,” thotë këngëtarja.

Masakra ne zonen e ujit te ftoht.Flet Blerina Balili:Fat qe jemi gjalle! Read More »

MASAKRA NË VLORË, DËSHMITARI: ERDHËN 2 PERSONA TË ARMATOSUR DHE QËLLUAN MBI KLIENTËT .

Një dëshmitar në lokalin , ku ndodhi atentati në Vlorë tregoi se dy persona të armatosur u futën në lokal dhe qëlluan mbi disa klientë që ndodheshin në një tavolinë.

Viktimë ngeli 33-vjeçari Ergys Gjeoveshaj, ndërsa të plagosurit janë Florian Hila, 28 vjeç, Arta Luka, 26 vjeçe dhe Arsonel Llanaj, 32 vjeç.

Tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ndodhi për hakmarrje, rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në lokalin “Fiks Fare”.

Policia ;zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 Prill, ndodhur në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë. Kapet dhe arrestohet 1 nga autorët e vrasjes si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë ! (Ngjarja) Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë: 1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant). 2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal). 3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal). Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit: – Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë. Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: 1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. 2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”. Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta. Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”, – 15 gëzhoja fishekësh. Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
 

MASAKRA NË VLORË, DËSHMITARI: ERDHËN 2 PERSONA TË ARMATOSUR DHE QËLLUAN MBI KLIENTËT . Read More »

Drejtojne mjetet nen dikimin e pijeve alkolike arrestohen nga Policia e Vlores!

Drejtoria e Policisë së Shtetit

Drejtoria Vendore Policisë Vlorë

Vlorë,më 22.04.2017

Njoftim për shtyp

Policia e Vlorës  Ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas pasi drejtonin mjetet nën ndikimin e pijeve alkoolike!
Arrestohen shtetasit:

  • Besnik Burafaku,28 vjeç 28 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, duke drejtuar mjetin tip Fiat, nën efektin e pijeve alkoolike.
  • Arsen Pasho, 19 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Vlorë-Babicë, duke drejtuar mjetin tip iveco, nën efektin e pijeve alkoolike.
  • Kostas Dhima, 27 vjeç, banues në fshatin Zervat, Dropull. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen nr.1 Sarandë, duke drejtuar mjetin tip Mitsubishi, nën efektin e pijeve alkoolike.
  • Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje”, shtetasin: – E.H., 18 vjeç, banues në Fier. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas dyshohet se është autorë i vjedhjes së një supermarketi në Vlorë, ku ka vjedhur disa pije alkoolike të shtrenjta.

Sarandë Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim:

  • Janaq Shemço, 30 vjeç, banues në Delvinë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.

Drejtojne mjetet nen dikimin e pijeve alkolike arrestohen nga Policia e Vlores! Read More »

Shkrimtari Rudi Erebare fitues i nje prej cmimeve Europiane per Letersine 2017!

Shkrimtari shqiptar Rudi Erebara u shpall fitues i një prej 12 çmimeve europiane për Letërsinë 2017, me librin “Epika e yjeve të mëngjesit”. Çmimi i shpallur dje në Bruksel u dha nga Komisioni Europian për nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe ceremonia  ku do paraqiten autorët fitues do jetë publike më 23 maj, po në Bruksel. Romani i Erebarës, një përshkrim i jetës në kohën e komunizmit, pritet të përkthehet në shumë gjuhë europiane si dhe të botohet në shumë vende.

Atmosfera fatale e atij reparti të artit, e zymtë ku hyjnë hamejtë e vendosin skelat që “piktori zyrtar” të arrinte përsosmërisht portretin e Enver Hoxhës, nga nis inskenimi tragjik i fatit të individit përballë turmës në diktaturë  të qëndron gjatë, shumë gjatë në mendje në romanin e dytë të Rudi Erebarës “Epika e yjeve të mëngjesit”…Por, ky fatalitet ka qëndruar gjatë, edhe pas 26 viteve pas rënies së diktaturës në Shqipëri, duke u tranformuar në nostalgjinë e ndyrë, e paturp ndaj komunizmit…

Romani, nga është marrë edhe titulli, mban historinë e piktorit Edison Gjergo i dënuar për prirjet moderniste në art në vitin 1978, vit që shënon nisjen e romanit, dhe merret me vazhdën e survejimeve, dënimeve e burgimeve të njerëzve të zakonshëm dhe artistëve. Janë gjendje akute që mbajnë kujtesën dhe degjenerimin moral të diktaturës. Brukseli këtë libër e ka trajtuar si duket si një roman ku lexohet kultura utilitare e një vendi, ashtu si dhe krijuesve të tjerë, që morën pjesë në garën për Çmimin Evropian të Letërsisë 2017 duke marrë vlerësimin e një letërsie të mirë, gati për t’u njohur përtej kufijve, dhe që ndihmojnë në ndërtimin e dialogut ndërkulturor.

INTERVISTA:

Gjithmonë një çmim, sidomos në letërsi, është ngjarje, edhe pse këtu nuk ka një staturë të qëndrueshme, por ama një çmim evropian në letërsi nga BE si e mendoni?

Çmimin e akordon shoqata e botuesve shqiptarë si pjesë integrale e botuesve europianë. Institucioni i parë europian në Shqipëri me të drejta të plota është libri. Biblioteka Kombëtare dhe Shoqata e Botuesve Shqiptare janë sakaq vite përpara shtetit në integrimin tonë europian.

Përfitimi? Një tekst letrar nga bota shqiptare që përkthehet në shumë gjuhë, ju bëheni kështu një përfaqësues, një zë individual letrar që kapërcen kufinjtë. Në një vështrim prej lexuesi, është kjo bota, mendimi i duhur me të cilin do doje të njiheshe më tej?

Unë sapo jam njoftuar me detajet e mëtejshme të çmimit. Por e vlerësoj lart, jo vetëm sepse ky është çmimi i parë kaq i rëndësishëm që kam marrë për një vepër timen të plotë.

Je vlerësuar për romanin “Epika e yjeve të mëngjesit”, një libër voluminoz, paraqitur pa bujë panairin e vjetshëm të librit. A mund të kemi një panoramë se çfarë ka ndodhur me “jetën” e këtij romani pas daljes në treg?

Epika pati një jetë organike tregu që në panairin e librit. Unë besoj se u prit shumë mirë nga lexuesit e letërsisë në panair edhe meqë sot isha në librarinë Adrion, mësova se po merrej përditë pa zhurmë. Ky është fati më i mirë që mund të ketë një libër.

Diktatura, një situatë letrare pothuaj operacionale, në inde kush do mundet ta lexojë romanin tuaj, çfarë ju shqetëson Rudi ende sot? Fatalisht të pa ikur nga mendësia, ideologjia…

Libri është bazuar në ngjarje të vërteta. Ka marrë titullin e kompozimit të piktorit Edison Gjergo, si nderim kujtimit të tij, si një artist i dënuar për një pikturë me tetë vjet burgim edhe ne pune te detyruar ne minierë. Libri është brenga e thellë e mungesës së kujtesës kombëtare.

 

Është hera e dytë që Shqipëria renditet ndër vendet e përzgjedhura për të dhënë Çmimin Europian të Letërsisë, një çmim konsideruar prestigjioz që ka nisur prej vitit 2009. Edhe pse Erebara i përket një brezi që krijon prej 25 vjetësh letërsi, që njihet në shqip, si autor i disa veprave letrare, në letra thuhet se ky çmim Europian i Letërsisë (EUPL) shkon për talentet e reja në mbarë Europën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore europiane, duke tërhequr vëmendjen ndaj trashëgimisë unike kulturore dhe gjuhësore të kontinentit.

Megjithatë “përfitimi” letrar për autorin është i pakrahasueshëm nëse do kishim parasysh ndonjë përpjekje individuale për t’u njohur përtej kufinjve, ndërsa pritet të përkthehet në disa gjuhë kryesore europiane, si dhe të botohet me garanci letrare në shumë vende pas fitimit të këtij çmimi.

Duke u organizuar nga Komisioni Europian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Europianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Europianë (EËC) dhe Federatës së Botuesve Europianë (FEP), ky çmim është i vlefshëm për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Europën Krijuese, programi i financimit të BE-së për sektorët kulturorë dhe krijues për vitet 2014-2020. Konsorciumi për koordinimin dhe dhënien e këtij çmimi, ashtu si edhe në vitin 2014, përzgjodhi sërish Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, për të organizuar procesin e këtij çmimi në Shqipëri.

Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet. Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe. 12 fituesit e Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2017 janë: Rudi Erebara (Shqipëria), Ina Vultchanova (Bullgaria), Bianca Bellová (Republika Çeke), Kallia Papadaki (Greqia), Halldóra K. Thoroddsen (Islanda), Osvalds Zebris (Letonia), Ëalid Nabhan (Malta), Aleksandar Becanovic (Mali i Zi), Jamal Ouariachi (Holanda), Darko Tuševljakovic (Serbia),  Sine Ergün (Turqia) dhe Sunjeev Sahota (Mbretëria e Bashkuar).

Kujtojmë që për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin “Otello, Arapi i Vlorës.” Në intervistën e mëposhtme, të realizuar në këtë rast të akordimit të çmimit, Erebara është një punë letrare që i ka përmbushur pritshmëritë e tij, nga dalja në treg vitin e shkuar, paraqitur në panairin e librit. Ndërsa vazhdon të jetë një shqetësim i vazhdueshëm për shkrimtarin, ashtu si edhe në romanin e mëparshëm “Vezët e thellëzave”, nisur nga një histori reale, e piktorit të njohur Edison Gjergo dënuar në diktaturë, se libri i tij “është brenga e thellë e mungesës së kujtesës kombëtarë”

Romani “Epika e yjeve të mëngjesit”

Romani është një dëshmi për fatin e Sulejmanit, një piktor shqiptar i punësuar në kompaninë e dekorimit shtetëror në kryeqytetin e Shqipërisë. Një çështje teknike që ndodhi në 16 tetor 1978, ditëlindja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i atribuohet atij nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore. Rreth kësaj kohe, Shqipëria është gati të shkëpusë marrëdhëniet e saj me Kinën komuniste Mao. Gjithashtu më 16 tetor 1978, Józef Vojtyła, një prift nga Polonia komuniste, bëhet Papa Gjon Pali II në Vatikan. Në mbrëmjen e 16 tetorit, një dush i rëndë i lan shkronjat e sloganeve të shkruara nga kompania e dekorimit shtetëror në të kuqe të thellë, simbol i gjakut që u derdh gjatë luftës për liri nga luftëtarët komunistë. Edhe pse festimet mbarojnë, siguria e shtetit, nën urdhrat e drejtpërdrejta të diktatorit komunist, fillon kërkimin e autorëve, megjithëse asnjë autor nuk mund të ekzistojë. Sulejmani është një njeri i veçuar duke qëndruar në anën tjetër të hendekut të luftës klasore, të konceptuar dhe me fanatizëm të kryer nga komunistët në pushtet. Ndërsa ai mendon se po veçohet si viktimë, Sulejmani përpiqet të ndryshojë emrin e tij në Edmond. Ai gjithashtu bën një pikturë që tregon disa partizanë rreth një zjarri. Kjo shihet si një arsye e mirë për Sulejmanin që të ndëshkohet.

Fragment nga libri

”Enveri vështronte i mahnitur portretin gjigant të udhëheqësit dhe mendonte me vete se 24 metra me 12, është shumë pak për një gjigant të tillë njerëzor. Veri brenda tij tulatej përherë e më poshtë shallit të kuq të pionierit. Llastohej. Enveri i jashtëm, përballë portretit të Enverit udhëheqës, rroku me majën e gishtave dhe shtrëngoi fort teserën e partisë në xhepin e këmishës, ndërkohë që piktorët zyrtarë, bashkë me Ismailin dhe Edmondin, u larguan drejt makinës së drejtorit. Adriatiku ndoqi me sy makinën me piktorët zyrtarë tek largoheshin, dha porosi të mbledhin materialet e tyre dhe t’i fusin në ruajtje, të pastronin furçat dhe penelët, pastaj, megjithëse kishte dëshirë e nevojë për një kafe e pak pushim, u fut në zyrë të mendohej për autokritikën. Nxori një letër, e mori në dorë stilografin, pastaj ndali dhe u mendua një hop. Boja e stilografit ishte bojë zyrtare, nuk tregonte pendesën në një autokritikë. Stilografi dukej shumë prej burokrati mikroborgjez në një autokritikë, dhe fshihej lehtë me ujë. Boja e stilolapsit nuk fshihej, fjala e prishur mbetej. Gabimet tregonin se kishte shkruar me përgjegjësi, por edhe me zemër të pastër. Ndërgjegje të gjallë revolucionare. Tregonte për një zemër të lënduar nga gabimet e bëra pa dashje, nga lodhja dhe hopet e vështirësive të punës. Kështu që doli nga zyra, shkoi në kinkalerinë më të afërt dhe bleu një fletore e dy stilolapsa me rezervë. Shkoi dhe piu një kafe në këmbë, në gjellëtoren pranë stacionit të autobusëve të linjave të largëta. Aty ku nuk e njihte njeri, por e përshëndetën të gjithë nga kostumi i hekurosur. Kështu, me mendjen e tij po krijonte një imazh pendese, mendime me hall të madh, për të gjithë ata të ushqimit social të qendrës, të cilët, nëse i pyeste dikush nga organet kompetente, doemos do të tregonin si dëshmitarë: se ai kishte rënë në mendime të thella ndërkohë, po ecte në këmbë pa makinë dhe po pinte kafe në një gjellëtore të thjeshtë puntorësh. Aty ku ushqehej klasa për punë, aty po ushqente edhe ai autokritikën. Aty gjente frymëzimin. Proletar ishte edhe ai vetë; edhe pse me shkollë të lartë, ai ishte proletar me trashëgimi. Ishte fshatar i varfër e pa tokë. Nga një fshat i humbur i Shqipërisë së prapambetur nga regjimet sunduese obskurantiste. Ai ishte nga një fshat dhe nga një familje e lidhur me luftën, që në fillim. Kështu duhej ta niste autokritikën”.

Shkrimtari Rudi Erebare fitues i nje prej cmimeve Europiane per Letersine 2017! Read More »

Brace – Bashes:Nuk ke popull or Lyl!Nuk ke popull!Ky eshte problemi yt dhe eshte problem i madh!

Ditën e hënë opozita ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestës edhe në qytete të tjera të vendit. Po për këtë çështje ka shkruar edhe deputeti socialist Erion Braçe.

Në një status në “Facebook” Braçe shkruan se rrugët nuk po i bllokohen Edi Ramës por popullit dhe se këtë do ketë përballë në vend të policisë.

Ai ka folur edhe për 21-janarin duke e akuzuar drejtpërdrejtë Bashën si përgjegjës të saj.

‘’Nuk ke popull or Lyl! Nuk ke popull! Ky është problemi yt dhe është problem i madh.I ke të gjithë me vete’’, e nis shkrimin e tij deputeti.
STATUSI I PLOTË I BRAÇES:

Nuk ke popull or Lyl!
Nuk ke popull!
Ky është problemi yt dhe është problem i madh.
I ke të gjithë me vete;
ish-kryeministrin vrasës dhe hajdut, njeriun që ka 25 vite që i merr shpirtin këtij populli; i vodhi pasurinë kombëtare që vlente, nëntokë e mbitokë, përfshirë dhe një copë të jashtëzakonshme det, çfarë mbeti e shkatërroi, për të varfëruar gjithnjë e më shumë popullin e për të bërë zengjin racën e ngushtë të tij;

e trashi kështu zullumin kundër popullit të tij kur i përvëloi në zjarr baruti në një biznes kriminal që kthente në pasuri për të e familjen e tij, tamam pasuri kombëtare të këtij populli e që duhej kthyer në të mire publike për popullin, tamam atë popull që ngriti krye dhe ai e vrau pa pikën e mëshirës mu në mes të bulevardit!!

Ti ishe me të Lyl!
Ishe ministri i tij hajdut, antishqiptar e darovitës i territorit të këtij populli, që duhet të vrisje si Ai, me pushkën e shtetit ndaj popullit që ngriti krye kundër zullumit tuaj.

Me ty Lyl, por edhe me të,

janë sot të gjithë ish-ministrat tuaj, ata të 1996-ës e ata të fundit, “të rinjtë” hajdutë të 8 viteve tuaja të sistemit më të korruptuar që vodhi popullin dhe e vrau atë.

Nuk mungon asnjë nga ata, janë me ju, përditë, ashtu tufë, siç kanë vilat që u bënë me paratë e popullit më të vjedhur e më të vrarë në Evropë, nga Qerreti në Lalëzin e famshëm vetëm fal jush!

Por me ju janë edhe prokurore e gjykatës, thika e tmerrshme e padrejtësisë së sistemit tuaj kriminal, thika e mprehtë me të cilën ju, të gjithë bashkë, politikanë, deputetë, ish-ministra e deri tek kryeministri juaj, të paprekshëm, i rropët dhe lëkurën e fundit këtij populli, për t’i bërë të pasur ata-me drejtësinë e shitur e blerë për popullin, gjithnjë të pabarabarte me ju para ligjit, të cilin këta e bënë çelik për t’u dhënë imunitet e paprekshmëri ju, hem kur vidhnit e hem kur vratë!

Këta jeni!
Të gjithë bashkë.
Rrugët, nuk do i bllokoni të hënën kundër Edi Ramës.

Rrugët po ja bllokoni popullit, popullit që e urreni se nuk është me ju, popullit që e luftoni se kërkon drejtësi për ju, të gjithë, tufën e vogël sa ju të hajduteve dhe vrasësve nga Qerreti në Lalëz, shtuar me ca të tjerë në Farkë.

Keni bllokuar Drejtësinë që populli kërkon, keni bllokuar Kushtetutën që popullin garanton, kërkoni të bllokoni ekonominë që për popullin vlen;

Tani kërkoni ta ndaloni të lëvizë, i lirë e i qetë në vendin e tij, jo tuajin, kurrë tuajin.
Këtë vend ju, ti mbi të gjitha e urren, thjesht e përdor për ambicien tënde për t’u kthyer edhe një herë të vjedhësh e të vrasësh, e përdor thjesht si mburojën tënde nga drejtësia që duhet të vijë edhe për ty, edhe për ju!

Të hënë edhe një herë do jeni përballë ju dhe populli, as policia e as ushtria, ju-hajdutët dhe vrasësit, nga ish-kryeministri deri tek faturuesi i sistemit tuaj zhvatës dhe populli, viktima juaj e përhershme, por edhe varrmihësi yt, juaji!
Pas të hënës është e martë dhe është dita e drejtësisë! (E.K/SHUPLAKA)

Brace – Bashes:Nuk ke popull or Lyl!Nuk ke popull!Ky eshte problemi yt dhe eshte problem i madh! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com