Lajmi i fundit

Bllokohet instagrami:Ja cfare po ndodh!

[sgmb id=”1″]

Një pjesë e rrjetit social Instagram ka rënë nga sistemi disa minuta më parë.

Sipas raportimeve të fundit, rrjeti social po përjeton probleme teknike, duke mos lejuar që përdoruesit të kyçen.

Ky problem ka ndodhur në shumë rajone të mëdha, përfshirë edhe Evropën.

Instagram ka njoftuar se inxhinierët e saj janë duke punuar në rregullimin e problemeve.

Bllokohet instagrami:Ja cfare po ndodh! Read More »

Apokalipsi ka ndodhur!

[sgmb id=”1″]

11 mijë vite para Erës Sonë një rrebesh kometash goditën Tokën dhe e shkatërruan atë, duke modifikuar edhe vetë aksin e rrotullimit të planetit tonë.

Përplasja shkaktoi zhdukjen e shumë specieve që ekzistonin deri në atë periudhë, përfshirë këtu edhe mamuthët si dhe u pasua nga një periudhë e akullt që zgjati rreth 1 mijë vjet.

Ky është rezultati i punës studimore të një grupi shkencëtarësh dhe antropologësh të Universitetit të Edinburgut, të cilët kanë analizuar atë që njihet si “libri më i hershëm” i historisë së Tokës.

Bëhet fjalë për disa basorelieve që janë zbuluar në vitin 1995 në zonën arkeologjike Gobekli Tepe në jug të Turqisë.

Ky zbulim ka rikthyer edhe më fort teorinë e ekzistencës së qytetërimeve të avancuara para nesh në Tokë, por që janë zhdukur nga evente kozmike katastrofike.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve ishte një gdhendje në atë që njihet si “Guri i Skifterit”, ku përmes simboleve të kafshëve dhe shpendëve të ndryshëm riprodhohen një sërë yjesishë sipas pozicionit të tyre në qiell.

Kjo ka ndihmuar shkencëtarët që të përcaktojnë Gobekli Tepe si vendndodhjen e stacionit më të hershëm njerëzor të vëzhgimit të hapësirës.

Një tjetër gdhendje që tërhoqi shumë vëmendjen është edhe ajo e trupit të një njeriu pa kokë dhe vërshimin e kometave nga qielli, çka sipas studiuesve tregon se në atë katastrofë kanë humbur jetën shumë njerëz.

Në bazë të vendndodhjes së tanishme të trupave qiellore të gdhendur në këta gurë, lëvizjes së tyre dhe përmes përllogaritjeve kompjuterike, shkencëtarët mundën të përcaktojnë se toka u godit saktësisht në vitin 10.950 para Erës Sonë. 

Apokalipsi ka ndodhur! Read More »

Stjuardesa Shqiptare nje nga me te bukurat ne bote!Ja cila eshte!

[sgmb id=”1″]

Elona Bashllari është një stjuardesë në një prej kompanive që mundëson udhëtime në Europë. Por Elona është cilësuar më shumë se një stjuardesë, pasi ajo është vlerësuar si një nga stjuardesat më të bukura në botë.

Vlerësimi ka ardhur nga agjencia “Top Stewardesses”, e cila është agjencia më e ndjekura në Facebook dhe Instagram. Kjo agjenci  merret me  klasifikimin e stjuardesave më të bukura të botës.

Vajza nga Tirana nuk ka vetëm një trup të bukur dhe të hijshëm, por ka dhe disa tipare që e bëjnë atë një bukuri të vërtetë mesdhetare. Në fakt Elona më shumë është vlerësuar për tiparet e saj sesa për format trupore.

Stjuardesa Shqiptare nje nga me te bukurat ne bote!Ja cila eshte! Read More »

Super avionet Ruse do te fluturojne kete jave mbi Ballkan!

[sgmb id=”1″]

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtria e saj do të fluturojë këtë javë mbi Ballkan për të vlerësuar, sipas tyre “ kërcënimin bërthamor të rajonit”.

“Daily Star” shkruan se avionët spiunë të Vladimir Putinit do të fluturojnë mbi vendet e Ballkanit, deri më 29 prill, përfshire edhe anëtarët e NATO-s si Kroacia dhe Sllovenia, që të bëjnë “vëzhgime”.

Kreu i Qendrës Ruse për Reduktimin e Rreziqeve Bërthamore njoftoi zyrtarisht fluturimet e ashpra.

“Në kuadrin e zbatimit të Traktatit të Qiejve të Hapur, Rusia planifikon të kryejë një fluturim vëzhgimi me avionin rus “ An-30B” mbi territorin e Sllovenisë dhe Kroacisë “, tha kreu i Qendrës të Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Ryzhkov.

Aeroplanët rus do të lejohen të ngrihet nga aeroportet e kryeqytetit slloven të Lubjanës dhe kryqytetit kroat të Zagrebit, shkruan ‘Syri.net’. Vëzhguesit francezë do të jenë në bord për të kontrolluar forcat ruse , sqaron gazeta britanike.

Traktati i Qiejve të Hapur, i cili hyri në fuqi në vitin 2002, duhej të rindërtonte besimin mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s.

Megjithate Moska ka testuar në mënyrë të përsëritur mbrojtjen ajore të NATO-s

Aeroplanët amerikanë u ngritën katër herë gjatë javës së kaluar, për të larguar avionët bërthamore rus që i afroheshin Alaskës

Super avionet Ruse do te fluturojne kete jave mbi Ballkan! Read More »

PARASHIKUESJA E VERBËR KA NJË LAJM JO TË MIRË PËR EUROPËN!

[sgmb id=”1″]

Parashikuesja e verbër mistike, e mirënjohura Baba Vanga e lindur në Bullgari, që parandjeu 11 Shtatorin, cunamin e vitit 2014, derdhjen e centralit bërthamor në Fukushima dhe lindjen e ISIS-it, ka bërë edhe një parashikim të tmerrshëm për Evropën në vitin 2016.

Profetesha Baba Vanga ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare. Gjatë jetës së saj, ajo u mbiquajt si “Nostradamusi i Ballkanit” për shkak të nivelit të lartë të vërtetësisë së profecive të saj, mbi 85%, e për këtë arsye ka qënë e nderuar në Evropë dhe Rusi si një shenjtore me aftësi të mbinatyrshme, përcjell Syri.net.

Nga qindra parashikimet e Baba Vanga, të bëra gjatë 50 vjetëve me largpamësi, ajo paralajmëroi shkrirjen e akujve dhe temperaturat në rritje të detit në vitet ’50, dekada përpara se dikush të kishte dëgjuar për ngrohjen globale.

Por tani ja tek vjen profecia e saj për “Luftën e Madhe Myslimane” që paralajmëron një pushtim të Evropës nga ekstremistët myslimanë, duke shkaktuar në Evropë atë që ne e njohim si “të pushosh së ekzistuari”, që prej fundit të vitit të ardhshëm, citon Syri.net.

Saktësia e habitshme me ngjarjet e kohëve të fundit na bën të mendojmë se kjo është një nga profecitë më vdekjeprurëse të shpalosura para syve tanë.

PROFECITE ME TE MEDHA TE BABA VANGA QE BERI DHE ATO NE VITET NE VAZHDIM DERI NE 3797-ën

Predikoi në 1950 ngrohjen globale dhe cunamin.

Në 1989: 11 shtatorin dhe goditjen e kullave binjake: “Horror, horror. Vëllezërit amerikanë (një referencë pr kullat binjake) do të bien pasi të sulmohen nga zogjtë prej çeliku (aeroplanët e rrëmbyer). “Ujqërit do të ulërijnë në shkurre (besohet si një referencë për Presidentin Xhorxh Bush) dhe gjak i pafajshëm do të derdhet.”

Në vitin 1980: Mbytja e nëndetëses bërthamore ruse Kurs në vitin 2000. Ajo pa ekuipazhin të vdesë nga një vdekje e tmerrshme gjatë ditëve ndërsa ekipet ndërkombëtare të shpëtimit u përpoqën më kot për ta nxjerrë anijen nga thellësitë e oqeanit. “Në kapërcyell të shekullit, në gusht të vitit 1999 ose 2000, Kursk  (besohet s ei referohet qytetit rus me të njejtin emër) do të mbulohet me ujë dhe e gjithë bota do të qajë mbi të.”

Vanga thuhet se parashikoi me saktësi, se Presidenti i 44-ët i SHBA do të ishte afro-amerikan. Megjithatë ajo ka deklaruar gjithashtu se ai do të ishte presidenti i fundit i SHBA-së.

Profecitë e mëdha të Baba Vanga për nga viti 2016 e tutje

2016: “Myslimanët” do të pushtojnë Evropën, e cila do të pushojë së ekzistuari, siç e njohim ne. Fushata e shkatërrimit do të zgjasë me vite, duke dëbuar popullatën dhe duke e lënë kontinetinetin thuajse bosh.

2023: Orbita e tokës do të ndryshojë (askush e nuk e kupton çfarë do të thotë kjo).

2025: Popullsia e Evropës do të arrijë thuajse në zero

2028: Njerëzimi do të fluturojë për në Venus, me shpresën e gjetjes së burimeve të reja të energjisë

2033: Niveli i ujërave në botë do të rritet si rezultat i shkrirjes së akujve polarë (kjo tashmë po ndodh)

2043: Transformimi i Evropës në një kalifat islamik do të kompletohet. Roma do të quhet kryeqyteti. Ekonomia e botës do të lulëzojë nën sundimin islam

2066: Amerika do të përdorë një armë të re për ndryshimet klimaterike dhe për të parën herë do të përpiqet të marrë Roma-n dhe të kthejë krishterimin.

2076: Komunizmi do të kthehet në Evropë dhe pjesën tjetër të botës.

2084: Natyra do të rilindë (askush nuk e di çfarë nënkupton kjo)

2100: Njeriu  i bërë diell do të ndriçojë anën e errët të planetit (kjo është tashmë në planet e shkencëtarëve që nga viti 2008, krijimi I një dielli articifial duke përdorur teknologjinë bërthamore)

 

PARASHIKUESJA E VERBËR KA NJË LAJM JO TË MIRË PËR EUROPËN! Read More »

Aksident:Makina perplaset me dyqanin e luleve!

[sgmb id=”1″]

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në zonën që njihet si ‘Xhamlliku’.

Drejtuesi i një makine ‘Benz’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një dyqani lulesh.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa mësohet se ka disa dëme materiale

Aksident:Makina perplaset me dyqanin e luleve! Read More »

Futbolli ne zi!Futbollisti vret veten!

[sgmb id=”1″]

“Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin, ku futbollisti i përfaqësueses çeke Frantisek Rajtoral, i cili aktivizohet te klubi turk Gaziantepspor është gjetur i pajetë, i varur në shtëpinë e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori teknik i klubit turk, Bylent Ujgyn.

Rajtoral, 32-vjeç, u gjet i varur në sistemin e ngrohjes së shtëpisë së tij.

Futbollisti kaloi te Gaziantepsor në fillim të këtij sezoni por nuk po aktivizohej rregullisht me klubin.

Nuk dihen shkaqet që futbollisti çek ndërmori këtë vendim ekstrem.

Futbollisti më parë ka veshur fanellën e klubit të njohur çek, Viktoria Plzen.

Futbolli ne zi!Futbollisti vret veten! Read More »

Kapen ne Greqi dy Shqiptare me droge ne makine .

[sgmb id=”1″]

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia Helene pasi u kapën me një sasi prej 211 kilogramë kanabis.

Sipas policisë shqiptarët u ndaluan në rrugën nacionale Janinë-Igumenicë.

Në makinën e tyre u gjet një sasi drogë e cila ishte ambalazhuar në 27 pako, ndërsa një makinë tjetër shoqëronte sasinë e drogës

Kapen ne Greqi dy Shqiptare me droge ne makine . Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com