Lajmi i fundit

ARRESTOHEN SHQIPTARËT E ‘BANDËS SË PYJEVE, TË TMERRSHMIT QË TERRORIZUAN ITALINË.

[sgmb id=”1″]

Dy anëtarë të bandës që ka përhapur panik në Valpolcevera, në Genova të Italisë, duke bërë disa grabitje të dhunshme në banesa janë arrestuar.

Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, një prej të cilëve i arrestuar në flagrancë teksa përpiqej te bënte goditjen e radhës në një banesë në Serra Ricco, raportojnë sot mediat lokale.

Spartak Cakoni, 25 vjeç, dhe e Arti Ndreka, 37 vjeç janë arrestuar nga karabinierët.

Të dy cilësohen përgjegjës për të paktën 13 grabitje mes Mignanego, Serra Ricco, Bolzaneto e Sampierdarena, zona pyjore në Genova.

Ndaj edhe grupi i keqbërësve njihet si “banda e pyjeve

ARRESTOHEN SHQIPTARËT E ‘BANDËS SË PYJEVE, TË TMERRSHMIT QË TERRORIZUAN ITALINË. Read More »

LEZHË, SEKUESTROHET 300 KG KANABIS, NJË I ARRESTUAR !

[sgmb id=”1″]

Lezhë
Operacion antidrogë i koduar ” Epilog”
Sekuestrohen 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallen 2 të tjerë në kërkim

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , pas një pune hetimore disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar “Epilog” ku u sekuestruan 300 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e futur në bidona plastikë dhe thasë e fshehur në banesë në Ishull – Lezhë.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 58 vjeç, banues në Ishull -Lezhë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.P. 46 vjeç , banues në Ishull – Lezhë dhe V.T. 25 vjeç, banues në Ishull -Lezhë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale

“Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal

LEZHË, SEKUESTROHET 300 KG KANABIS, NJË I ARRESTUAR ! Read More »

SEKUESTROHEN 17 THASË ME PESHË TOTALE 90 KG. LËNDË NARKOTIKE !

[sgmb id=”1″]

Gjirokastër.

Goditet një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve”.

Operacion nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me SH.Ç.B.A.

Operacioni mbi bazën e një informacioni nga Linja Jeshile, 08009090, SH.Ç.B.A.

Sekuestrohen 17 thasë me peshë totale 90 kg. lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë luftarakë.

Ndalohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.

Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë.

Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë, u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kg. lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.

U bë ndalimi i shtetasit (personi që mirëmbante shtëpinë):

  1. D., 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

H.X. (pronari i shtëpisë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

SEKUESTROHEN 17 THASË ME PESHË TOTALE 90 KG. LËNDË NARKOTIKE ! Read More »

VRASJA PËR XHELOZI E ISMAIL LULIT, JEPEN DËNIMET PËR IGLI METËN DHE MARIO MEMËN!

[sgmb id=”1″]

Burgim të përjetshëm për Igli Metën dhe 28 vite e 4 muaj burg për bashkëpunëtorin e tij Mario Mema. Këto janë dënimet e dhëna sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Pesaro-s në Itali pas 7 ore seancë, raportojnë mediat lokale. Ndërkohë, prokuroria kishte kerkuar burgim per te dy .

Igli Meta është cilësuar përgjegjës për vrasjen e Ismail Lulit, 17 vjeç, të cilit iu pre fyti për motive xhelozie

VRASJA PËR XHELOZI E ISMAIL LULIT, JEPEN DËNIMET PËR IGLI METËN DHE MARIO MEMËN! Read More »

SKANDALI I RADHËS I ALBPETROL, RREZIKON ARBITRAZHIN !

[sgmb id=”1″]

Shoqëria Albpetrol, me drejtues Endri Pukën kërkon të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën me “Feniks Petrolium”, pa marrë në konsideratë pasojat.

Në një letër të kreut të Drejtësisë, Petrit Vasili thuhet se kjo nuk mund të ndodhë pa marrë mendimin e Avokaturës së Shtetit, pasi rrezikohet një shumë e majme në Arbitrazh.

Përveç kësaj, emisioni “STOP” sjell pamje të ndotjes nga shkeljet e Albpetrol dhe furnizimin e kamionëve direkt nga puset.

Drejtori Ekzekutiv i AKBN, Viktor Tushaj i ka dërguar një letër Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknurit dhe Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasilit, ku thuhet se Albpetrol është duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me “Feniks Petrolium” dhe se po penalizon Arbitrazhin, duke bërë që shumën prej 320 milionë dollarësh që kjo firmë do të fitojë në Arbitrazh të dalin nga xhepat e qytetarëve të thjeshtë

SKANDALI I RADHËS I ALBPETROL, RREZIKON ARBITRAZHIN ! Read More »

SHKATËRROHET BANDA E RREZIKSHME SHQIPTARE NË ITALI !

[sgmb id=”1″]

Karabinierët e Albenga-s në Itali kanë mbyllur, me arrestin e tre personave të shtunën mbrëma, një hetim që zgjaste për disa muaj.

Gjithsej janë kryer 34 arrestime, si pjesë e një organizate kriminale, 18 prej të cilëve në flagrancë.

Në territorin e Albenga-s është krijuar një partneritet me dy degëzime, një shqiptare dhe një marokene.

Organizata shqiptare në veçanti kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kreu i kësaj organizate vinte në dispozicion të bashkëpunëtorëve armë dhe kartëmonedha false.

Ndërsa drejtues të tjerë të bandës së shqiptarëve merreshin me sigurimin e kokainës dhe marihuanës, ndërsa grupi maroken me shpërndarjen.

Efektivët kanë sekuestruar armë, drogë e kartmonedha false

SHKATËRROHET BANDA E RREZIKSHME SHQIPTARE NË ITALI ! Read More »

Atentati si ne filma me dy viktima në Sukth, ja detajet e ngjarjes !

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë -Durrës, ku u vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti. Ndërkohë janë zbardhur detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Ata janë ndjekur dhe janë qëlluar në makinën e tyre tip “Audi” . Mësohet se ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj prej kohësh në arrati, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në momentin që një makinë e zezë i ka ndjekur nga pas.

Të dyja mjetet lëviznin me shpejtësi marramendëse në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa atentatorët qëllonin me breshëri kallashnikovi në drejtim të Dalipajt e mikut të tij.

Në një moment, të dyja mjetet kanë qenë paralel dhe ecnin me shpejtësi. Në tentativë për tu shmangur “Audi” që drejtohej nga Dautaj ka përfunduar më shumë se 50 metra poshtë në autrostradë.

Në videon e siguriuar nga gezetari i “Panoramës”, shikohet se çfarë ka mbetur pas atentatit të sotëm

Atentati si ne filma me dy viktima në Sukth, ja detajet e ngjarjes ! Read More »

Shkaktuan 5.9 mln lekë dem Shtetit -KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t

[sgmb id=”1″]
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori disa punonjës të ALUIZNI-t në qytetin e Lezhës.

Mësohet se janë kallëzuar ish-drejtori, 2 ish-përgjegjës sektori dhe 1 specialist i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t.

Nga hetimi i KLSH ka rezultuar se zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë 5.9 milionë lekë, si dhe shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14.3 milionë lekë.

Njoftimi i plotë i KLSH:

Kryerje legalizime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugës kryesore, lumenjëve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion, shmangie për pagesa detyrimesh financiare, si dhe dëmi ekonomik në vlerën 5,9 milionë lekë e shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,3 milionë lekë.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. . 990/1, datë 17.10.2016, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Qarku Lezhë , me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2014-2016”.

Me Vendimin nr. 12, datë 26.02.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresën nr. 990/8 datë 01.03.2017 i janë rekomanduar Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 5.9 milion lekë.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish drejtori i institucionit, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:

-Në 32 raste, Vendimi “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal” është marrë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”
-Në 44 raste legalizimi me një vlerë prej 728 mijë lekë, nuk janë llogaritur penalitetet dhe janë kryer procedurat e legalizimit pa arkëtuar taksën e infrastrukturës.

-Në 4 raste, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit Drin më pak se distanca ligjore e përcaktuar, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit,

-Në 12 raste rezulton se janë kryer legalizime të objekteve që ndodhen në një distancë prej buzës autostradës prej me pak se 30 ml dhe pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre mbi kanale kulluese, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej distancave nga rruga nacionale.
– ka objekte informale, të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim, duke mos zbatuar procedurat për s’kualifikimin e tyre,
– Në 21 raste, sipas regjistrit të parcelës ndërtimore, është miratuar sipërfaqja e parcelës ndërtimore në llojin e pasurisë “Truall”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës me mungesa të dokumentacionit .

– Në 2 raste janë miratuar leje legalizimit, me mangësi, ku është legalizuar një objekt që ishte në pronësi të Bashkisë Lezhë, e cila ka qenë në proces privatizimi, si dhe në rastin tjetër është rritur sipërfaqja e ndërtimit, nga sipërfaqja e miratuar me VKM nr. 611, datë 11.06.2009.
-Në 13 raste Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në procesin e legalizimit të objektit “shtesa anësore apo në lartësi”, nuk ka zbatuar penalitet për legalizimin e shtesave dhe sipërfaqes sipas vlerës së tregut brenda vijës së verdhë qytetit Lezhë me një dëm ekonomik në vlerën 4,301 mijë lekë.
-Në 31raste, gjithsej për 12 690 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, vreshtë”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.

– Në 5 raste, mungojnë dokumentet që të vërtetojnë nëse objekti është ndërtuar para vitit 1993, apo me leje ndërtimi pas këtij viti
-Në 3 raste Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, janë miratuar leje legalizimi për banesë, duke ndryshuar edhe zërin kadastral, regjimin e tokës në “Truall” nga zëri kadastral “pyll”, për sipërfaqen 782 m2 , ndërkohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.

– Në 31 raste u konstatua se nuk administrohet në praktikën dokumentare të legalizimit dokumentacioni i cili provon periudhën në të cilën është ngritur ndërtimi informal, Proces verbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesës në ndërtimin me leje”, për të plotësuar kushtet për fillimin e procedurave të legalizimit.

Nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në organizimin procedurave të prokurimit me vlerë të vogël nuk është vepruar në përputhje me kërkesat ligjore pasi:
– Në 83 raste me vlerë totale 14,342 mijë lekë shkelje të disiplinës financiare, ku mungon relacioni apo procesverbali konstatues nga personat kompetent për dëmtimet e ndodhura , për marrjen në dorëzim të mallit, faturat tatimore apo fletë hyrjet dhe specifikimet teknike të përcaktuara.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë. Konkretisht, P.L, ish drejtori i këtij institucioni, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M përgjegjës sektori dhe B.N specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr. 990/11, datë 25.03.217, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 5,9 milionë lekë dhe shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,342 lekë, dhe për pasojë ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Shkaktuan 5.9 mln lekë dem Shtetit -KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com