Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Greqi, v des shoferi shqiptar

Një aksident i rënë i ka marrë jetën një shqiptari në Greqi.

Gjysmë ore pas mesnate, një makinë e drejtuar nga një grek është përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër që drejtohej nga një 61-vjeçar nga Shqipëria.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një shqiptar kurse pasagjeri mbeti i plagosur.Hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po kryhen nga Departamenti i Qarkullimit në Dramë.

Aksident tragjik në Greqi, v des shoferi shqiptar Read More »

SPAK i merr kompjuterat gazetarit Qyno, gazetari: SPAK njësoj si të gjitha zyrat e shtetit, me njerëz pa guxim dhe frikacakë

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno prej orës 11:00 të paradites së djeshme dhe deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së sotme ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.

Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës me Qynon.

”SPAK-u po tregon se është njësoj si te gjitha zyrat e shtetit, me njerëz pa guxim dhe frikacakë, pa moral dhe ndërgjegje juridike.

Nuk shkojnë në zyrat e qeverisë dhe bëjnë kontroll tek gazetari. Ky prokuror që ka shkuar në shtëpinë e gazetarit duhet bërë shembull nga të gjitha mediat, që të mos e shkojnë më nëpër mend të pengojnë punën e shtypit.

Të denoncohet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre tek kolegët e tij. Kush ka mundësi ta përpilojë kallëzimin dhe ta dorezojmë në polici, prokurori dhe gjykatë. Edhe ne Strasburg po të jetë nevoja!
Ta firmosim publikisht të gjithë atë denoncim! Liria e shtypit është një e drejtë kushtetuese, qe prevalon mbi këtë pretendim penal dhe për më tepër banal.

Lirinë e medias e ka garantuar artikulli 19 i kartës së OKB per te drejtat e njeriut. Nxjerrja e sekretit hetimor eshte nje veper penale që ka subjekt ata që e kanë për detyrë ta ruajnë!

Turp per atë gjyqtar që e ka fimosur vendimin! Turp për atë pedagog që e ka kaluar këtë ish-student në lëndën “E drejta kushtetuese”! Meqenese jam i bindur se SPAK e harxhon kohën duke lexuar FB, po ju deklaroj se Qynos ia kam dhënë unë dokumentet. Po të doni vij edhe në gjykatë t’ua deklaroj.

Kolegët të mos e ulin kokën, por t’i përgjigjemi presionit me të gjitha mjetet e mundshme qe na garantojnë konventat ndërkombëtare dhe ligjet e vendit.

Liria e shprehjes nuk mund te kufizohet nga asnje prokuror dhe gjyqtar. Nuk jemi trembur nga plumbat dhe e kemi raportuar te verteten, dhe jo te na tremb nje prokuror i paguar me taksat tona! Elton, llogarite mbeshtetjen time modeste! #eltonqyno #ArmandShkullaku #aleksandercipa #articleix”, tha ndër të tjera gazetari Alushi.

SPAK i merr kompjuterat gazetarit Qyno, gazetari: SPAK njësoj si të gjitha zyrat e shtetit, me njerëz pa guxim dhe frikacakë Read More »

Lajm i fundit/Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi në Shqipëri

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Lajm i fundit/Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi në Shqipëri Read More »

Nga invalidët, policët, tek administrata, kush përfiton nga paketa e solidaritetit

Ervin Mete, ministri i Financave, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, këtë të enjte, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në buxhetin e vitit 2023, për plotësimin e paketës së solidaritetit.

Ai përcaktoi kategoritë që pritet të përfitojnë nga kjo paketë, duke theksuar se do të ketë edhe një kompensim ushqimor për punonjësit e policisë, si dhe një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE.

“Pas dy bonuseve për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete edhe për disa shtresa në nevojë. Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë shpërblimi që sapo iu akordua pensionistëve për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE dhe për shkak të rezultateve të larta që kanë marrë edhe nga BE-ja. Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensiomin e tyre ushqimor, në një vlerë totale rreth 800 milionë lekë, ka një mbështetje për të gjitha bashkitë si një shtesë granti”, tha ministri Mete.

Nga invalidët, policët, tek administrata, kush përfiton nga paketa e solidaritetit Read More »

‘I përkushtuar ndaj nxënësve dhe prind shembullor’, ky është mësuesi që humbi jetën në aksidentin tragjik

Tahir Bici është mësuesi që humbi jetën në aksidentin e shënuar dy ditë më parë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

54-vjeçari që mbeti i plagosur bashkë me 5 persona të tjerë në këtë aksident, nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën në spital mbrëmjen e kaluar.

Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash dhe më parë kishte punuar në disa shkolla të rrethit Librazhd, në Babje, Librazhd dhe Dragostunjë.

Ai njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Njoftimi nga Zyra Arsimore Prrenjas:

E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike “Onufri”, me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU.

‘I përkushtuar ndaj nxënësve dhe prind shembullor’, ky është mësuesi që humbi jetën në aksidentin tragjik Read More »

Apeli i ministrit Balla për të rinjtë: Më mirë të rritësh delet në Kukës, sesa të punosh me ‘shtëpi bari’ në Angli 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kishte një apel për të gjithë të rinjtë, të cilët tentojnë të shkojnë në Angli, por aty bien pre e krimit, duke punuar në shtëpi bari.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për strategjinë ndërsektoriale të dhunës dhe krimit në familje, Balla tha se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, kryesisht me qeverinë britanike po krijojnë sipërmarrje të suksesshme në zonat ku emigracioni është i lartë.

“Këto projekte- u shpreh ministri- ne do ti mbështesim dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”

“Na duhet që ne të tregojmë shoqërisë tonë rastet konkrete sesi viktima jo vetëm janë marrë në mbrojtje, por janë fuqizuar. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, raste konkrete me qeverinë britanike pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes Ramës dhe kryeministrit Sunak ne po ndërtojmë një regjistër të personave që kanë qenë të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm dhe që me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër. I bie më mirë të rritesh dele në Kukës dhe Dibër sesa të punosh me shtëpi barit në Britaninë e Madhe. Këto projekte ne do ti mbështesim dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”, tha ndër të tjera ministri Balla.

Apeli i ministrit Balla për të rinjtë: Më mirë të rritësh delet në Kukës, sesa të punosh me ‘shtëpi bari’ në Angli  Read More »

I hodhi benzinë mureve të vilës 3-katëshe të djalit dhe i vuri flakën, procedohet babai 78-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

Është zbardhur ngjarja e ndodhur gjatë natës në Berat ku një muret e një vile trekatëshe u lyen me benzinë dhe më pas iu vendos flaka, ndërsa brenda banesën ndodhej i ati i pronarit, Shahin Qato.

Mësohet se autori i ngjarjes është vetë 78-vjeçari, i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së djalit të tij, Dritan Qato, për motive të dobëta. I moshuari Shahin Qato është proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe dyshohet se vuan nga skleroza.

“Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta”, raportuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht 78-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

I hodhi benzinë mureve të vilës 3-katëshe të djalit dhe i vuri flakën, procedohet babai 78-vjeçar! Ja çfarë dyshohet Read More »