Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek Vassilis Karras

Këngëtari i njohur grek Vassilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Këngëtari i dashur popullor i njohur edhe për publikun shqiptar, i cili prej rreth dy vitesh përballej me kancerin, një problem të rëndë shëndetësor. Ndërkohë kohët e fundit ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik. Karras prej më se disa dekadash është një yll në skenën e muzikës popullore greke. Në moshën 16-vjeçare ai bëri paraqitjen e tij të parë në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Në të njëjtën kohë, fjatë asaj periudhe, ai punonte si automekanik.

Megjithatë, me kalimin e viteve, kënga u bë një sukses për të. Disqet e tij u bënë prej ari dhe platini, ndërsa suksesi më i madh komercial ishte disku “Më ke bërë rrugaç”, ( m’ exeis kanei alitis), i cili shiti më shumë se 180,000 kopje. Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke, kryesosht tek ndjekësit. Më vonë disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh, ku arriti të bëhej këngëtari popullor numër një në Greqi për nga audienca. Ai ka kënduar edhe duete të suksesshme me shumë këngëtarë të njohur apo grupe muzikore si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Anxhela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinou, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis, etj. Artisti ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues në shumë hite të mëdha të skenës muzikore greke. Vassilis Karras është një artist shumë i njohur edhe për shqoptarër, pasi ka dhënë disa koncerte në Tiranë dhe në Korçë.

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek Vassilis Karras Read More »

Tragjike/ Shqiptari humb jetën në aksident në Itali (emri)

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali, teksa ishte rrugës për në punë. Ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij “Ulisse” është përplasur me një makinë “Volkswagen” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.

Për 40-vjeçarin Edmond Zero, një shqiptar me banim në Fornacette në komunën e Calcinaia, nuk mund të bëhej asgjë, pavarësisht ndërhyrjes pothuajse të menjëhershme të dy punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes. Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit.

Mbetet për t’u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin. Përplasja ishte shumë e dhunshme. Dy makinat janë shkatërruar.

Pjesët e karrocerisë dhe motorët fluturuan me metra larg. Pas përplasjes ata të dy përfunduan në anë të rrugës, në anë të kundërta dhe të dy u kthyen në të njëjtin drejtim.

Tragjike/ Shqiptari humb jetën në aksident në Itali (emri) Read More »

Grekët e dëbuan në Turqi, shqiptari kthehet në atdhe në moshën 85-vjeçare: Dua të vdes këtu

Shqiptarët e Turqisë edhe pse në dekada janë larguar nga vendi kanë ruajtur traditat dhe kulturën e vendit. Yasin Hallat vizitoi Shqipërinë në vitet e para pas rënies së diktaturës.

Sot në moshën 85 vjeçare ai kërkon nënshtetësinë, një dëshirë që lind edhe si një thirrje nga gjyshërit dhe prindërit. Shqiptari që nuk e harroi origjinën.

Ky është Yasin Hallat i lindur në Turqi por me rrënjë shqiptare…

Shumë kohë më herët prindërit e tij u dëbuan nga grekët për në Turqi, por origjinën nuk e harruan.

U rrit duke dëgjuar për Janinën e Shqipërinë, duke u edukuar me dashuri për kulturën dhe gjuhën e paraardhësve.
Në 1995 bëri përpjekjen e parë për të krijuar një lidhje më të fortë me vendin e tij të gjyshërve.

Për 85-vjeçarin, Turqia është shtëpia, por Shqipëria është malli i zemrës.

Malli për vendin e tij të origjinës është i madh ndaj dhe kërkon të sigurojë nënshtetësinë shqiptare.

Duke mos harruar për asnjë moment origjinën e tij dhe duke shpresuar për të ardhmen e tij në Shqipëri, Yasin inkurajon të rinjtë të mos harrojnë prejardhjen e tyre dhe të ruajnë lidhjen me vendin e tyre.

Grekët e dëbuan në Turqi, shqiptari kthehet në atdhe në moshën 85-vjeçare: Dua të vdes këtu Read More »

Sa do të taksohen nga 1 janari personat fizikë tregtarë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, e botuar në Fletoren Zyrtare përfshin aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës; Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut; Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit; Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese; Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi.

Sa do të paguajnë më shumë nga 1 janari profesionet e lira?

Kontabilistët pohojnë se personat fizikë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me barrë ttaimore më shumë se shoqëritë tregëtare. Sipas përllogaritjeve të kontabilistit Mikel Alla për një person fizik apo të vetëpunësuar që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Shembull sipas kontabilistit

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit deri në 14,000,000 lekë me tatimin 15%.

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Sa paguajnë shoqëritë tregtare

Për shoqëritë tregtare, kur deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë x 15%, tatimi që do të paguajë do të jetë 3.000.000 lekë. Nga diferenca 20.000.000 që është fitimi i deklaruar i tatueshëm – 3.000.000 tatim fitimi i paguar = fitimi neto 17.000.000 lekë x 8% devidenti do të paguajë 1.360.000 lekë.

Kurse personi fizik i vetëpunësuar do të paguajë që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Përfaqësues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar pohuan për “Monitor” se vendimi me listën analitike të profesioneve të lira duhej të ishte publikuar 3 muaj pas miratimit të ligjit. Ligji u miratua në muajin mars dhe VKM përkatësisht duhej të publikohej në periudhën korrik-gusht 2023.

Ata vijuan të përsërisin se ndryshimi i taksimit krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe godet shtresën e mesme. Ligji i ri pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe dhoma Kombëtare e Avokatëve./Monitor

Sa do të taksohen nga 1 janari personat fizikë tregtarë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira Read More »

E refuzoi për martesë, burri hedh të dashurën nga shkëmbi! Si ‘u tradhtua’ nga unaza

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Turqi, ku një grua ra në një humnerë nga 100 metra lartësi.

Por ajo që është edhe më e rëndë, është se ngjarja ndodhi teksa 39-vjeçarja Yesim Demir ishte në praninë e të dashurit të saj, Nizamettin Gursu, teksa mori një propozim për martesë në majë të shkëmbit nga ai.

Sipas mediave të huaja, Nizamettin Gursu u arrestua pesë muaj pas ngjarjes së rëndë, pasi autoritetet zbuluan shenja të një ngjarjeje të dhunshme.

Gursu u tha autoriteteve se Demir kishte thënë “Po” për propozimin për martesë, por sipas tij, teksa ajo po merrte ushqim dhe pije festive nga makina e tij, ai dëgjoi një britmë dhe kur u kthye në vendin romantik të piknikut, pa që nusja e tij e ardhshme ishte rrëzuar.

Por gjatë hetimit të tyre, policia zbuloi se unaza që Gursu pretendonte se i kishte dhënë Demirit pasi ajo pranoi propozimin e tij ishte ende në kutinë e saj brenda xhepit.

Yesim Demir u rrëzua për vdekje nga një shkëmb në Çanakala më 6 korrik.

Dyshimet e tyre u shtuan vetëm pasi gjetën syzet e thyera dhe një altoparlant të thyer muzikor në vendin e fejesës së çiftit, që dukej se tregonte për një sherr fizik.

Familja e gruas së vrarë u tha gjithashtu autoriteteve se ajo kishte planifikuar t’i jepte fund gjërave me Gursu dhe nuk do ta kishte pranuar propozimin e tij për martesë.

Familja e saj pohoi gjithashtu se Demir vuante nga sulmet e panikut dhe nuk do të kishte qenë kurrë me dëshirë aq afër buzës së një shkëmbi.

Arrestimi i Gursu vjen pasi familja e Demirit ka bërë kallëzim ndaj tij.

Në momentin e vdekjes së saj, Gursu luante rolin e të fejuarit zemërthyer, duke i thënë policisë se zgjodhën ta bënin fejesën në vend, sepse menduan se do të ishte romantike.

“E zgjodhëm për të pasur një kujtim romantik pas propozimit. Ne pimë pak alkool. Gjithçka ndodhi menjëherë. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua”, tha Gursu në atë kohë.

Demir fillimisht i mbijetoi rënies, por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Gursu po mbahet në paraburgim, në pritje të një gjyqi.

The Post ka kontaktuar departamentin e policisë së Çanakalasë në Turqi në lidhje me arrestimin e Gursu.

Femicidi – vrasja e grave me bazë gjinore – ka qenë një problem në rritje në Turqi.

Sipas Monument Counter, një memorial dixhital për gratë e vrarë nga dhuna, të paktën 380 gra në Turqi janë vrarë nga burrat deri më tani këtë vit, ndërsa 383 janë vrarë nga burrat vitin e kaluar.

E refuzoi për martesë, burri hedh të dashurën nga shkëmbi! Si ‘u tradhtua’ nga unaza Read More »

Një shqiptare kurorëzohet më e bukura e Tokës

Drita Ziri u kurorëzua Miss Earth 2023 në Vietnam.

Ajo pason Mina Sue Choi të Koresë së Jugut, e cila mban titullin Miss Earth 2022.

Ziri mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth, një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International.

Drita hyn kështu në histori si femra e parë shqiptare që fiton kurorën e Miss Earth, dhe njëkohësisht një konkurs të madh ndërkombëtar.

Modelja 18-vjeçare nga Fushë-Kruja, nuk është e panjohur për publikun.

Ajo u kurorëzua “Miss Shqipëria 2022” dhe mori pjesë në “The Miss Globe 2022”, ku mori çmimin e dytë dhe fitoi çmimin “Miss Bikini”.

Një shqiptare kurorëzohet më e bukura e Tokës Read More »

Hëngrën në restorant dhe nuk paguan faturën, dy persona nën hetim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Z., 26 vjeç dhe K. Z., 56 vjeç, të dy banues në Selenicë, pasi dyshohet se nuk kanë paguar për shërbimin që kanë marrë në një restorant.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Hëngrën në restorant dhe nuk paguan faturën, dy persona nën hetim Read More »

E dehur në timon, qytetarja në Vlorë hyn me makinë në aktivitetin me fëmijë, ndërhyn policia

Një shtetase shqiptare me automjet të llojit “Ford Kuga” me targa italiane e dehur në timon dhe me birrë në automjet ka hipur mbi trotuarin në sheshin përpara bashkisë Vlorë.

Në sheshin përpara bashkisë tashmë po zhvillojnë koncertin e tyre fëmijë të kopshteve të qytetit ku gjenden me dhjetëra fëmijë dhe qytetarë.

Kanë mbërritur efektivët e policisë, por zonja nuk pranon të zbres nga makina teksa nuk pranon as të largohet me automjet.

Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.

E dehur në timon, qytetarja në Vlorë hyn me makinë në aktivitetin me fëmijë, ndërhyn policia Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com