Lajmi i fundit

4-vjeçari bie nga kati i shtatë, babai hidhet dhe e shpëton, por vetë ndërron jetë

Në prag të Krishtlindjeve një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, pasi një djalë 4-vjeçar bie nga ballkoni dhe babai i tij në përpjekje për ta shpëtuar atë, bie së bashku me të nga kati i gjashtë, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia, ku familja kishte përjetuar edhe vdekjen e kryefamiljares, e cila ndërroi jetë një vit më parë.

38-vjeçari ishte një profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Palermos, vdiq pasi mbërriti në spital, raporton La Repubblica.

Djali 4-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.

Vogëlushit iu besua kujdesi i repartit të Pediatrisë. Skanimi CT nuk zbuloi ndonjë lëndim serioz. Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.

Vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

4-vjeçari bie nga kati i shtatë, babai hidhet dhe e shpëton, por vetë ndërron jetë Read More »

U hodh nga ballkoni i katit të tetë të pallatit, policia bën lëvizjen e radhës ndaj shokëve të 18-vjeçarit

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vigjilje të Krishtlindjes në qytetin e Korçës, ku një 18-vjeçar nga Durrësi, me inicialet G.M., u vetëhodh nga kati i 8-të i një pallati.

I riu ka udhëtuar drejt Korçës dy ditë më parë dhe së bashku me një grup shokësh kanë marrë me qira një apartament në hyrje të qytetit, shumë pranë terminalit të autobusëve.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se të rinjtë pasi kanë festuar në një nga lokalet e qytetit janë kthyer në banesën e marrë me qira, ku kanë vazhduar të festojnë nën avujt e alkoolit.

Në rrethana ende të pasqaruara plotësisht 18 vjecari është vetëhedhur nga tarraca e katit të 8-të të pallatit 10 katësh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Raportohet se të gjithë të rinjtë që kanë në shoqërinë e 18-vjeçarit në momentin e ngjarjes janë shoqëruar në komisariatin e Korçës për të dhënë sqarimet e duhura, që do të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të saj.

U hodh nga ballkoni i katit të tetë të pallatit, policia bën lëvizjen e radhës ndaj shokëve të 18-vjeçarit Read More »

Ekipi i grup shpëtimit malor surprizon fëmijët në QSUT

Një surprizë e bukur ka gëzuar fëmijët e vegjël të shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT, në Tiranë.

Ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë, u ka dhuruar fëmijëve dhurata në një mënyrë të veçantë.

Të veshur me kostumin e Babagjyshit, ata realizuan zbritje me litarë dhe u dhuruan fëmijëve dhurata nga dritarja.

Ekipi i grup shpëtimit malor surprizon fëmijët në QSUT Read More »

Tronditëse! Vajza i kërkon pasurinë, nëna i nxjerr nga xhepi vjedhjen e mbesës

Alketa është një vajzë që ka dërguar në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj. Në insertin prezantues ajo thotë se kërkon të dijë nëse i takon diçka apo jo.

Një fakt tronditës ka dalë nga përplasja mes nënë e bijë. Pas akuzave të Alketës se nëna, Bahrija nuk e ka ndihmuar kurrë, kjo e fundit zbulon se mbesa ka vjedhur.

Deklarata e fortë trondit të pranishmit në studion. Jo vetëm kaq, por Bahrija ka marrë përsipër të paguajë vjedhjen që ka kryer mbesa dhe ka dokumentacionin që e provon këtë.

Bahrije: Po këto? Kush i paguan këto? Vjedhjet që më bëni ju! (Bahrija nxjerr disa letra nga xhepi dhe i vendos në tavolinën e Eni Çobanit). Vjedhjet që bën jot bijë! Kush i paguan këto?

Alketa: Çfarë janë ato?

Bahrije: Çfarë të të dalin e të të kërcejnë!

Eni Çobani: Kjo është e re tani…

Bahrije: Turp të kesh!

Çobani dhe Gjebrea nisin të lexojnë nën zë dokumentin dhe nga pëshpërimat e tyre kuptohet se bëhet fjalë për një shumë marramendëse, 29 milionë lekë. Përveç kësaj shume, Bahrija thotë se mbesa ka vjedhur edhe 1500 euro.

Alketa: Vajza ime punonte në një shtëpi, jemi në anë krushqie dhe ngaqë s’kam mundësi ta ndihmoj, është detyruar dhe ka vjedhur lekë në shtëpi. Po, është e vërtetë!

Bahrije: Turp të kesh!

Alketa: Ama kjo s’ka dhënë nga xhepi, babai im i dha 1000 euro, kështu 1 milionë…

Ardit Gjebrea: Më fal pak. Këtu nga dokumenti që është, unë nuk dua se nuk është etike që ta them, por ju të paktën e pranuat vetë që vajza juaj paska bërë…

Alketa: Po, nuk kam pse të gënjej.

Ardit Gjebrea: Vajza juaj ka punuar në një shtëpi dhe vjedhur një shumë parash që unë e pashë këtu. Këtu, në këtë deklaratë noteriale është që nëna juaj, Bahrija ka marrë përsipër që ta shlyejë…

Alketa: Jo, nuk është e vërtetë!

Ardit Gjebrea: E ke të shkruar!

Alketa: Ka vajtur me babanë, i ati i vajzës ka dërguar 500 euro nga Italia dhe 1 milionë i ka dhënë babai im nga pensioni.

Bahrije: Të lumtë moj të lumtë, të lumtë që mashtron! Po ato që më vodhi në punë? 1500 euro që ia kontrollove çantën dhe i mbajte e nuk m’i dhe mua? Turp të kesh! Jazëk të qoftë që e mhoon të tërë nënën! Turp të kesh! Edhe krahët e mi i ke mohuar tërë jetën!

Gjithashtu u prek paksa fakti se babai i Alketës, Petriti ka patur një marrëdhënie tjetër. Në zhvillimin e mëtejshëm të debatit mes nënë e bijë, Alketa nxjerr disa detaje të tjera ku tregon se në fakt i ati ka qenë i martuar.

Bahrija e konfirmon dhe shpjegon se bashkëshorti ka qëndruar i martuar, është ndarë dhe është rikthyer tek ajo. Bahrija ka pranuar për arsyen që u shpjegua në fillim të rubrikës pasi kur është martuar me Petritin ka qenë shtatzënë me djalin i cili vjen nga një martesë tjetër. Petriti i ka kërkuar ta mbajë fëmijën dhe i ka dhënë mbiemrin e tij ndaj ajo do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse.

Tronditëse! Vajza i kërkon pasurinë, nëna i nxjerr nga xhepi vjedhjen e mbesës Read More »

E rëndë, shkoi për të festuar Krishtlindjet në Korçë, 18-vjeçari rrëzohet nga tarraca e pallatit, ndërron jetë

Mëngjesi i Krishtlindjes për 18-vjeҫarin nga Durrësi ka qenë fatal, pasi ai kishte shkuar për të festuar në Korҫë, por ka rënë nga tarraca e pallatit ku ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

‘Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qira dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”,- njofton policia.

E rëndë, shkoi për të festuar Krishtlindjet në Korçë, 18-vjeçari rrëzohet nga tarraca e pallatit, ndërron jetë Read More »

Aksident në Fier/ Makina përmbyset në rrugë, drejtuesi përfundon në spital

Mesditën e kësaj të hëne, një aksident ka ndodhur, në aksin Fier – Levan, ku një automjet tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga, duke u përplasur me kanalin anësor të rrugës dhe me pas është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Ne vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti.

Aksident në Fier/ Makina përmbyset në rrugë, drejtuesi përfundon në spital Read More »

Kjo ishte dëshira e fundit e legjendës së muzikës greke, Vassilis Karras

Vassilis Karras, pas një problemi të rëndë shëndetësor me të cilin po përballej prej disa kohësh, u nda nga jeta ditën e djeshme, 24 dhjetor në moshën 70-vjeçare.
Sipas informacioneve, këngëtari i dashur po luftonte me një sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar me koronavirus në repartin e terapisë intensive. Ai dha frymën e fundit në orën 17.00 të së dielës pasdite (24/12) .

Siç raportoi televizioni Open, varrimi i këngëtarit do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala. Kjo ishte edhe dëshira e fundit e Vasilis Karras, i cili kishte kontribuar me një punë të madhe për vendin e tij.

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Njëkohësisht punonte si mekanik makinash, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës.

Kjo ishte dëshira e fundit e legjendës së muzikës greke, Vassilis Karras Read More »