Lajmi i fundit

Shqiptari goditet për vdekje nga treni në Itali. (emri,foto)

Vajza e tij e kërkonte prej ditës së djeshme në mediet sociale.

“Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, kishte veshur pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

Por Xhevdet Zena, 73 vjeç , me origjinë shqiptare dhe me banim në Robbio, u përplas rreth orës 18:00 nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.

Ai po ecte anës rrugës, në errësirë. Zena i kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë.

Pas goditjes nga treni, i moshuari humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit.

Policia italiane po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Shqiptari goditet për vdekje nga treni në Itali. (emri,foto) Read More »

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar se 85 mjekë janë shpallur përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Ajpo bëri me dije se do të ketë një tjetër fazë aplikimesh për t’u dhënë mundësi atyre që nuk mundën të aplikojnë në fazën e parë.

TIRANË- 85 mjekë janë përfituesit e parë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Qeveria e njoftoi nismën për policët, mjekët dhe pjesëtarët e forcave të armatosura në gusht të vitit të kaluar (2023) ndërsa deri më tani, nga ky program kanë përfituar 92 efektivë policie të cilëve u është pranuar aplikimi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nëpërmjet një postimi në facebook, bëri me dije se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve për t’u dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

Në një vizitë që kryeministri Edi Rama zhvilloi në banesën e njërit prej efektivëve që përfitoi kredi për shtëpi me interes 0%, tha se programi do të zgjerohet edhe më tej duke rritur kuotat e punonjësve të administratës publike të cilët mund të përfitojnë.

Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve Read More »

‘Magjia me vezë më e përhapura në Shqipëri’, Hoxha tregon se çfarë shkakton

Hoxhë Dritan Beqiri ka zbuluar detaje nga magjia me vezë, që është një nga më të përdorurat.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se të gjithë ata që bëjnë magji mohojnë Zotin.

Sipas Hoxhës, magjia me vezë shkakton jetën e shumë individëve pasi shkakton sherre dhe ndikon në shumë aspekte.

“Magjia në islam konsiderohet mohimi i zotit. Personat që e bëjnë nuk kanë të bëjnë me islamin.

Një nga format që përdorin magjistarët që është shumë e përhapur, është për të shkatërruar një individ, për të futur sherre. Është forma më e lehtë se nuk i shkon mendja askujt, pasi kur i jep disa vezë, brenda saj fut dhe një vezë me magji. Njeriu e fryn vezën dhe i vendos xhindet. Kështu i bën magji.

Në taktikën e përditshme, ne e kemi gjetur nëpër të çarave të mureve, nëpër tuba sobe, nëpër biznese, magazina”, u shpreh ai./abcnews.al

‘Magjia me vezë më e përhapura në Shqipëri’, Hoxha tregon se çfarë shkakton Read More »

Përdori për 40 vjet të njëjtët numra në biletën e llotarisë, Fredric Norian fitoi 1.7 milionë dollarë!

Një burrë më në fund arriti të fitonte lotarinë pasi luajti të njëjtat numra për 40 vite me radhë. Shumica prej nesh kanë arritur të luajnë dhe të provojnë fatin ndonjëherë, por Fredric Norian nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e tij dhe ka qenë një lojtar i zjarrtë i lotarisë për më shumë se katër dekada.

Burri më në fund fitoi xhekpotin këtë muaj, pavarësisht se gjasat ishin një në shtatë milionë, sipas Mass Lottery. Burri i Massachusetts zgjodhi të merrte pagesën prej 1,228,365 dollarësh të plotë të mërkurën (3 janar), duke e bërë atë të humbte pothuajse 25 për qind të fitimeve të tij pasi ai nuk zgjodhi të merrte pagesa në pjesë më të vogla si pension vjetor.

Megjithatë, është ende një pjesë e madhe parash për t’u marrë në shtëpi. Norian tregoi se si do ta shpenzonim pasurinë e tij të re, me pjesën më të madhe të saj për rinovimin e kuzhinës së tij.

Shumë prej nesh fitojnë lotarinë për fat, megjithatë, ekonomisti Stefan Mandel donte të provonte se ekzistonte një metodë, dhe e bëri këtë duke fituar lotarinë marramendëse 14 herë, duke thënë se sekreti është ‘thjesht matematika e thjeshtë’.

Në një intervistë të shpërndarë në YouTube, Mandel tha:

Teorikisht, kushdo mund të blejë të gjitha kombinimet e mundshme. Çdo djalë apo vajzë e shkollës së mesme mund t’i llogarisë ato kombinime. Askush nuk ka zhvilluar ndonjëherë një sistem logjistik për të paraqitur një sasi kaq të madhe të kombinimeve. Ne ishim të vetmit fitues dhe kaq.

Një çift në pension pohoi gjithashtu se kishte thyer kodin fitues të lotarisë dhe përfundoi duke fituar 26 milionë dollarë, pavarësisht se shanset për të fituar çmimin e parë ishin një në 292 milionë.

Përdori për 40 vjet të njëjtët numra në biletën e llotarisë, Fredric Norian fitoi 1.7 milionë dollarë! Read More »

Nuk është një video, por janë tri. Djali i vogël ka filmuar babain teksa i dhunonte nënën. Ja çfarë u gjet në shtëpi

Nuk është vetëm një video amatore që provon kërcënimet, dhunën dhe kanosjet për vrasje të 41-vjeçares, Bedrie Loka, por janë tri të tilla.
Të trija videon janë realizuar nga aparati telefonik i djalit të vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë.

“Ora News” ka mësuar se në njërën prej videove Xhemal Loka, e kap në pjesën e kokës bashkëshorten e tij, duke e ofenduar me fjalë fyese, kërcënon dhe godet me sende të forta.Ndërsa skena me kanosje me thikë dhe kërcënime kanë dy videot e tjera, të cilat janë regjistruar nga djali i vogël i çiftit.

Përmbajtjen e këtyre videove, i arrestuari Xhemal Loka gjatë marrjes në pyetje i ka konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, po dhe distanca.

Deri më tani ai është arrestuar për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij. Ndërsa pritet që këtë javë të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria.

Xhemal Loka i ka qëndruar deklaratave të bëra paraprakisht që më 2 janar, se gruan ia vrau sedra pas gjuhës denigruese, fotove me sharje që vazhdonin të qarkullonin në rrjetin social “TikTok”.

Në dosjen e policisë thuhet se nëna e 4 fëmijëve i ka ndëruar jetë në datën 3 janar 2024 në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia ka nisur hetimet duke shkuar në banesën e viktimës.

Në katin e parë të banesës në dhomën e ndenjes janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, të dyshuar fotoksinë të cilat dyshohet se i ka konsumuar 41-vjeçaria.

Në tapetin e kësaj dhome shikohen dhe mbetje ngjyre gri nga materiali i fotoksinës.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje burri i viktimës,Xhemal Loka, i cili ka shpjeguar se më datën 27 dhjetor 2023 ka ardhur në Shqipëri, pasi ndodhej në Francë. Ai ka sqaruar se banon me familjen e tij e përbërë nga Bedrie Loka, dhe 4 fëmijë.

“…kam 3 djem, quhen D.L, K.L. dhe A.L dhe një vajzë që e kam të fejuar. Sqaroj se gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Gruaja mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adrresë në “Tik Tok” në emrin e saj…”, ka treguar në polici bashkëshorti.

Më tej Xhemal Loka, ka sqaruar se një natë para ngjarjes Bedrie Loka, ka qenë në rregull nuk ka patur shqetësime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.

Por sipas tij prej kohësh ajo kishte shfaqur idenë se nuk përballoj dot për foton që i kanë publikuar në rrjetin “TIKTOK”.

“…unë jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë. Me automjetin e vëllait të tij e kemi transportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës, dhe aty i kanë komunikuar se ka konsumuar fotoksinë, dhe e kanë nisur me ambulancë në drejtim të QSUT për mjekime më të specializuara dhe më pas e kanë quar në reanimacion. Por për shkak të gjendjes së rënduar, ka ndërruar jetë…”, ka treguar Xhemal Loka.

Nuk është një video, por janë tri. Djali i vogël ka filmuar babain teksa i dhunonte nënën. Ja çfarë u gjet në shtëpi Read More »

Aksident i rëndë në Hungari/ Vdesin 2 të rinj shqiptarë

Dy të rinj nga Kosova, të nisur nga Gjermania drejt vendlindjes, humbën jetën në një aksident të rëndë në Hungari.

28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, u kishin shkruar të afërmve të tyre vetëm 20 minuta përpara ngjarjes tragjike, për t’u thënë se ishin mirë.

Xhaxhai i njërës prej viktimave u tha mediave në Prishtinë tregoi mesazhin e 28-vjeçarit: Mos flini, se unë po arrij. Ai shpjegoi se pas aksidentit, Kushtrimi është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa për Jetmirin, nuk mund të bëhej më asgjë, pasi trupi i tij është djegur bashkë me mjetin e përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Failjarëve do t’u duhet të shkojnë në Hungari për të marrë trupat, u shpreh xhaxhai, duke shtuar se Kushtrimi la pas një vajzë vetëm 4-muajshe, ndërsa Jetmiri djalin një vjeçar. Të afërmit e viktimave pohojnë se ende nuk janë sqaruar mbi rrethanat e aksidentit

Aksident i rëndë në Hungari/ Vdesin 2 të rinj shqiptarë Read More »

Tentuan arratisjen, lihen në burg Dan Hutra dhe tre të tjerët

Tentativa e arratisjes, kush janë të paraburgosurit që akuzohen se ndihmuan Hutrën

Arrest me burg caktoi Gjykata e Fierit për Dan Hutrën dhe tre të tjerët, për veprën penale tentativë arratisjeje.

40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave në Tiranë, tentoi arratinë nga burgu i Fierit të enjten por u kap në flagrancë.

Behet me dije se po shqyrtohet mundësia për të çuar në “41 Biss” edhe tre të paraburgosurit e tjerë, që ndodheshin në qeli me Hutrën, edhe pse të tre janë të dyshuar për vjedhje, vepër e cila nuk përfshihet në paketën “41 Biss”.

Tentuan arratisjen, lihen në burg Dan Hutra dhe tre të tjerët Read More »

Zhduket 39-vjeçari shqiptar në Angli, policia apel për gjetjen e tij (emri)

Policia angleze po apelon për informacion për të gjetur një shqiptar të raportuar të zhdukur në Leeds, i cili nuk është parë që nga vera e vitit 2023. Oficerët dëshirojnë të flasin me këdo që ka parë ose ka informacion për Adriatik Bucin. 39-vjeçari përshkruhet si ‘i bardhë, tullac, me mjekërr dhe sy kafe’.

Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla dhe pantallona të shkurtra të bardha me këpucë bardh e zi, thotë policia.

Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit

Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton dhe dihet se herë pas here kthehet në vendlindjen e tij, Shqipëri. “Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet.”.

Zhduket 39-vjeçari shqiptar në Angli, policia apel për gjetjen e tij (emri) Read More »