Kuriozitete

Fotografohet një anije duke fluturuar! e vërteta është se…!

Një foto e veçantë është shkrepur pranë brigjeve të Kornuollit, në Angli. Siç shihet, në foto është një anije që duket sikur fluturon, ndërsa pas publikimit ajo bëri xhiron e botës në internet.

Në fakt e vërteta është se fotoja është një iluzion i rrallë optik, i përjetësuar pranë brigjeve angleze. Fotoja u realizua nga David Morris, i cili mbeti i surprizuar nga pamja. Ky fenomen sipas ekspertëve është një iluzion i zakonshëm në Arktik, teksa ndodh edhe në stinën e dimrit në Mbretërinë e Bashkuar. Ky iluzion shkaktohet nga një fenomen që quhet “përmbysje e temperaturave”. Ajri i ftohtë qëndron më pranë detit, ndërsa ajri i ngrohtë qëndron më lart. Dhe duke qenë se ajri i ftohtë është më i dendur sesa i ngrohti, ai përkul dritën drejt syve të personit që po e sheh objektin nga distanca, në këtë rast nga bregu.

Fotografohet një anije duke fluturuar! e vërteta është se…! Read More »

Historiku i ‘Ditës së Dashurisë’ Shën Valentini

Një buqetë me lule, ndoshta me lule të kuqe, e shoqëruar me një dhuratë të këndshme. Prej disa vitesh, kjo është mënyra më e natyrshme, me të cilën shumë njerëz përpiqen të festojnë ditën e Shën Valentinit.

Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore, e cila nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për Zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste, janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë.

Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ishte ende foshnjë, piu nga gjiri i një ulkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij forcë e energji. Duke marrë shkas nga kjo, romakët e lashtë e paganë, e përkujtonin atë çdo vit, në mes të muajit shkurt, duke ther ur atë ditë një qen e një dhi dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin.

Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz, vërtiteshin nëpër rrugët e qytetit. Ata mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetjen shtatzënë.

Nga “Dashuri hyjnore”, në “Mart irizim dashurie”

Tregohet se Shën Valentini vd iq në Romën e lashtë, në vitin 296 e.s. i ekze kutuar barb arisht nga prijësi i ushtrisë romake, Klaudios. Në shenjë përkujtimi për të, banorët e këtij qyteti, në vitin 350 e.s. ngritën një kishë, pikërisht në vendin ku ai u ekz ekutua.

Ndërkohë, edhe pse romakët e përqafuan fenë e krishterë, ata vazhduan ta festonin këtë ditë “të shenjtë”, mirëpo i ndryshuan kuptimin pagan nga “Dashuri hyjnore”, në “Mart irizim dashurie”, për të cilën, siç thuhet Shën Valentini kishte dhënë jetën, pasi qe i pari nismëtar që thirri për paqe dhe dashuri. Më vonë, kjo festë, u quajt “Festa e të dashuruarve”.

Në një legjendë tjetër, thuhet se kur perandori romak Klaudios i II-të, ishte në pushtet (shek. III-të e.s.), dha urdhër që askush nga ushtarët e tij të mos martohej, pasi martesa i pengonte ata të merrnin pjesë nëpër be teja. Por këtë vendim, e shkeli prifti Valentin, i cili në fshehtësinë më të madhe, nisi të nënshkruajë akte martesash, të cilat i sollën edhe ekzek utimin nga perandori. /noa.al/

Couple behind heart shaped balloon

Historiku i ‘Ditës së Dashurisë’ Shën Valentini Read More »

Vajza 4-vjeçare, gjen gjurmën e një dinosauri që ka jetuar 220 milionë vite më parë

Kjo gjurmë që shikoni në foto është e një dinosaur që ka jetuar 220 milionë vite më parë.

Është gjetur nga një vajzë 4-vjeçare në një plazh në jug të Uellsit.

Lily Wilder e pa gjurmën e çuditshme në rajonin Barry, ndërsa shkencëtarët besojnë se kjo gjurmë mund të ofrojë ndihmë për të zbuluar se si kanë ecur këto kafshë që janë zhdukuar para një kohe shumë të gjatë.

Gjurma është e gjatë 10 centimetra dhe mund të jetë lënë nga një dinosaur i lartë 75 centimetra, shkruan BBC.

Nëna e vajzës që e zbuloi gjurmën tha: “Lily e pa atë kur po ecte me babanë dhe i tha atij “babi, shiko”. Kur Richardi ma tregoi fotografinë, unë thashë se ajo duket mahnitëse. Më pas vendosëm kontakt me ekspertët që e morën gjurmën nga vendi ku e gjetëm”. /noa.al/

Vajza 4-vjeçare, gjen gjurmën e një dinosauri që ka jetuar 220 milionë vite më parë Read More »

Shpjegimi i teologut/ Kush preket më tepër nga syri i keq?

Teologu Miron Cako thotë se syri i keq ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë negative të njeriut që mund të ndikojë tek një person tjetër. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, teologu thotë se përtej kësaj bote ekziston një tjetër e padukshme dhe se njerëzit lakmitarë dhe ziliqarë preken nga kjo energji negative.

“Njeriu në vetvete nuk ka energji, është si një enë që mbart energjinë dhe e përcjell si pozitive dhe negative. Syri i keq është energjia negative që vjen nga forcat demoniake dhe qëndron tek njerëzit lakmitarë, egoistë, ziliqarë. Duke patur këtë energji që se dinë se nga e kanë, e përcjellin kur shikojnë diçka me lakmi.

Kisha Ortodokse e pranon syrin e keq dhe ka lutje të veçanta për prishjen e syrit të keq. Ekziston dhe njerëzit kanë shumë problematika dhe ndoshta rrezikon dhe jetën. Di dhe njoh shumë njerëz që e kanë pësuar nga syri i keq, disa kanë patur dhe fatalitete sidomos fëmijë që vuajnë më tepër nga syri i keq. Syri i keq sjell shumë dëme dhe fatkeqësi tek njerëzit.“, tha ai.

Si mund ta dallojmë kur bëhet fjalë për syrin e keq? “Një ndër shenjat është kur njeriu është mirë dhe ndjen një dhimbje koke, përshtjellim nervor, psikologjik ose një sëmundje që nuk i gjendet origjina. Përshembull shkon tek mjeku dhe të dalin mirë analizat. Kjo forcë e errët që se kapin aparaturat ka nevojë të largohet me urdhër hyjnor dhe i lutemi perëndisë të largojë energjinë negative nga x person.

Mund të jetë një çift i lumtur dhe zihen për asgjë, apo duke ecur në rrugë dhe papritur rrëzohesh”, shtoi teologu. Më tej, ai thotë se nuk duhet besuar në astrologji, pasi sipas tij kjo në fakt e devijon njeriun nga Zoti dhe e lidh me demonët”.

Planetet janë trupa qiellorë që lëvizin në bazë të ligjeve fizike dhe nuk kanë asnjë lloj ndikimi tek njeriu. Astrologjia dhe horoskopi është një bestytni por kur njeriu beson këto shkëputet nga Zoti që është krijuesi dhe lidhet me energjitë demoniake që tallin njeriun dhe e devijojnë atë nga Zoti.

Na shkëpusin me perëndinë, ai i kontrollon jetët tona. Si mundet të besojmë se lëvizja e Hënës, Jupiterit, Marsit ndikon në jetën tënde, në marrëdhëniet shoqërore, është absurditet. Këto janë gjëra pa shpirt, njeriu duhet të ushqehet nga arsyeja dhe jo nga disa bindje të verbra. Këto vinin nga paganizmi ku njerëzit ishin primitivë por sot kur kemi mësuar shkencë dhe të besojmë se lëvizja e planeteve ndikon tek neve është absurditet.”, shtoi ai.

Nga vjen “syri i keq”? Teologu thotë se janë demonët, krijesa intelektuale që futen tek njerëzit dhe transmetohen energjinë negative nëpërmjet fjalëve, shikimit ose adresimit. Sipas tij, hudhra, patkoi, syri blu, plumbi apo shenja të tjera që përdoren nga njerëzit për t’u mbrojtur nga magjia e zezë nuk janë asgjë tjetër veçse bestytni dhe objekte që në fakt tërheqim frymën demoniake. Ai thotë se vetëm besimi në Zot mund të na çlirojë nga energjia negative. /noa.al/

Shpjegimi i teologut/ Kush preket më tepër nga syri i keq? Read More »

Pse sot është dita më e tr ishtuar e vitit

Si çdo vit, në në këtë periudhë, përsëritet “Blue Monday”, si dita më e tr ishtuar e gjithë vitit. Përvjetori “i tmer rshëm”, i cili gjithmonë bie të hënën e tretë të janarit, ‘lindi’ në vitin 2005 nga një ide e Dr. Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff-it, i cili studioi një formulë matematikore për të kapërcyer disa variabla të tilla si moti, ndjenjat e fajit për paratë e shpenzuara në Krishtlindje, rënia e motivimit pas pushimeve dhe nevoja në rritje për t’u ringritur.

Arnall krijoi edhe një formulë që shpjegonte zgjedhjen, C(P+B) N+D, ku për C nënkuptohet “temperatura mesatare”, P “ditët e kaluara nga rroga e fundit”, B “ditët që duhen për pushimet”, N “ditët që kalohen në shtëpi” dhe D për “orët me dritë gjatë ditës”, dhe rezultati, sipas tij, përkonte gjithmonë në javën e tretë të janarit.

Edhe pse komuniteti shkencor ka refuzuar çdo rëndësi, madje edhe ekzistencën e një dite më të trishtë gjatë vitit, suksesi ka qenë domethënës, veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku edhe faktorët klimaterikë janë më të theksuar në këtë periudhë. /noa.al/

Pse sot është dita më e tr ishtuar e vitit Read More »

Historia dhe kuriozitete për picën,ushqimin më të dashur në botë

Origjina e saj është e lashtë dhe tregon historinë shekullore: pica është ushqimi më i njohur dhe i dashur në botë, aq sa hyri në listën e vendeve të trashëgimisë botërore jo-materiale të Unesco-s në vitin në 2017.

E diela e sotme, 17 janar, festohet si Dita Botërore e Picës, një ditë e veçantë, në të cilën për të festuar këtë ushqim që simbolizon “italianitetin”, po zbulojmë disa kuriozitete për historinë e saj dhe një traditë të vjetër sa vetë njeriu.

EMRI – Fjala “pizza” shfaqet me shkrim për herë të parë në një dokument nga viti 997, i shkruar në një latinishte jo korrekte, në të cilin pica përmendet si një formë pagese për një kontratë me qira të një mulliri.

Më vonë, në shekullin e katërmbëdhjetë, fjala është përdorur për të treguar një bukë të shtypur të shitur në Napoli, ndoshta me një shtrembërim të fjalës “pitta”.

“Pica marinara” përmendet me shkrim për herë të parë në vitin 1734, ndërsa ajo me domate, shfaqet në vitet 1796-1810.

Në qershor 1889, shefi i kuzhinës Raffaele Esposito, përgatiti picën e parë “Margherita” në histori: siç dihet, ngjyrat e bardha, të kuqe dhe jeshile të ‘mocarela fior di latte’, domate dhe borzilok, donin të përfaqësonin trengjyrëshin e flamurit italian për nder të mbretëreshës Margherita, duke vizituar qytetin napolitan të cilit iu kushtua pjata.

ORIGJINA – Historia e picës është e lidhur me atë të bukës, një nga ushqimet më të vjetra të njohura, origjina e të cilit ndoshta daton që nga Neoliti.

Në Sardenjë, për shembull, janë gjetur mbetje të bukës së pjekur që datojnë nga mbi tre mijë vjet më parë: në Greqi, në kohërat antike, përgatitej një bukë e shtypur dhe erëza me aroma të ndryshme, përfshirë hudhrën dhe qepën.

Sipas burimeve të tjera, mbreti persian, Darius, rreth pesëqind vjet para Krishtit, njihte një lloj të ngjashme bukë dhe e kishte përgatitur për ushtritë e tij, duke përdorur mburojat e blinduara për ta pjekur.

Këto lloje të bukës së rrafshët, ishin të zakonshme në të gjithë pellgun mesdhetar dhe secili popull i kalonte ato me mbushje dhe përbërës të ndryshëm: në Egjipt, për shembull, bukët pa maja, përgatiteshin bazuar në drithërat e bluar dhe të thekur.

Pas zbulimit të majasë, brumi bëhet më i butë dhe më i shijshëm, duke i hapur rrugën përgatitjes së bukës.

ROMAKËT – Para se të mbërrinte në Napoli, evolucioni i picës bën një ndalesë në Romë, ku fshatarët gatuan miell gruri dhe ujë, bimë aromatike me kripë: këto përbërës, gatuheshin në vatër pranë prushit dhe hirit, dhe pastaj ato u përdorën si bazë mbi të cilën vendoseshin pjatancat.

NAPOLI – Historia e picës u zhvendos në Napoli në vitin 1535: në fakt, një tekst i poetit, Benedetto Di Falco, daton që nga ai vit, i cili në veprën e tij “Përshkrimi i vendeve antike të Napolit”, shkruan se “fokacia, në dialektin napolitan, quhet pica ”.

Me kalimin e kohës, me mbërritjen e përbërësve të rinj, receta evoluon: sallata, e përdorur fillimisht për ta aromatizuar, zëvendësohet me vaj ulliri, pastaj “zbulohet” mbushja me djathë dhe shtimi i aromave të borzilokut.

Për të parë që shfaqet domatja rreth shekullit të shtatëmbëdhjetë. Receta e parë e picës napolitane, përmbahet në një traktat të vitit 1858, kur Napoli ishte ende kryeqyteti i Mbretërisë së Dy Siçilive: në një libër recetash të kohës, të përpiluara nga Francesco De Bourcard, një paraardhës i picës “Margherita”, me mocarela dhe borzilok, përmendet , ndërsa domatja është akoma opsionale, se mund të përdoret me “çfarëdo që ju vjen në kokë” për erëza.

Varietetet e picave të përhapura në Napoli, ishin pra të shumta dhe të larmishme: kur në vitin 1889 vizita e Mbretëreshës Margherita shenjtëron picën “trengjyrëshe” si sovran të tryezës, koha ishte ideale për përhapjen e saj në botë dhe për një sukses global.

PO TANI? – Në aktin e njohjes së picës, si një Trashëgimi Jomateriale të Njerëzimit, në vitin 2017, Unesco shkruajti: “Njohuria e kuzhinës në lidhje me prodhimin e picës, e cila përfshin gjeste, këngë, shprehje vizuale, zhargon lokal, aftësinë për të trajtuar brumin e picës, interpretimi dhe ndarja, është një trashëgimi e padiskutueshme kulturore”.

Në vitet e fundit, pica është pasuruar me versione të ndryshme, rezultat i eksperimentimit të kuzhinierëve të shkëlqyer të picave dhe shefave të famshëm, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, Tgcom.

Në çdo rast, “Margherita” klasike provon të jetë e përjetshme. Ajo është gjithashtu një nga ngushëllimet më të mëdha që mbështeti italianët dhe jo vetëm në muajt shumë të vështirë të bllokimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas platformës “Deliveroo”, afërsisht 135.000 metra katrorë pica “Margherita” u janë dorëzuar në shtëpi qytetarëve pas porosive në vitin 2020, e barabartë kjo, me njëzet fusha futbolli. /noa.al/

Historia dhe kuriozitete për picën,ushqimin më të dashur në botë Read More »

‘Mos ulërit si derr kur bën s*ks, jemi të gjithë të lodhur…’ – Banorët i dërgojnë letër ankesë komshies

Një vajze e cila shqetesonte komshinjte me zhurmat qe bente gjate marredhenies intime, ka shperndarë në rrjete sociale një letër që fqinji i saj i zemëruar i ka dërguar, nëpërmjet së cilës i kërkon “të ndalojë së ulërituri si një derr” kur bën s.eks.

Fotoja, që tregonte se ishin përdorur shkronja të mëdha për ta shkruar mesazhin, u bë menjëherë virale, shkruan “The Sun”
“A mundet të ndaloni së bërtituri si një derr kur kryeni marrëdhënie seksuale? Jemi të gjithë të lodhur nga kjo!!! Fqinjët.”.
Fotoja deri më tani ka marrë më shumë se 1,100 komente dhe mbi 21,000 pëlqime.

‘Mos ulërit si derr kur bën s*ks, jemi të gjithë të lodhur…’ – Banorët i dërgojnë letër ankesë komshies Read More »

Shqipëria ka një ndër flamujt më të vjetër në botë

Të gjurmosh origjinën e saktë të çdo flamuri nga e gjithë bota mund të jetë e vështirë pasi shumë prej tyre nuk kanë histori konkrete. Disa nga flamujt më të vjetër kanë histori që bazohen në legjenda, të cilat mund të mos jenë të sakta

Por faqja oldest.org ka bërë një përzgjedhje, sipas vitit kur ata janë përdorur për herë të parë.
Rezulton se flamuri shqiptar renditet ndër 10 flamujt më të vjetër në botë, përkatësisht në vendin e katërt.

Vendin e parë në këtë renditje e zë flamuri i Danimarkës, i përdorur që prej vitit 1219, vendin e dytë flamuri i Austrisë në vitin 1230, ndërsa në vendin e tretë qëndron flamuri i Letonisë që i ka fillesat e tij në vitin 1279.

Flamuri shqiptar rezulton të jetë përdorur për herë të parë në vitin 1443, ndoshta edhe më herët, ndërsa viti i miratuar zyrtarisht është 1912. Imazhet e një shqiponje të zezë dykrenare në një sfond të kuq u përdorën nga familjet fisnike të Shqipërisë që nga Mesjeta.

Shqipëria ka një ndër flamujt më të vjetër në botë Read More »