-Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.
Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.
Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.
Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.
Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.
-Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.
-Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu./Konica.al
Të gjithë në shtëpitë tona kemi kafe turke të cilën me shumë dashuri dhe përkushtim prindërit tanë e pinë në mëngjes ose në mbrëmje.
Kafeja turke është më shumë kulturë se sa pije, ndërsa në botë kjo është e njohur për shkak të bisedës, mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit tradicional.
Kemi dëgjuar aq shumë mbi kafenë turke e cila është e pranishme çdo ditë në shtëpi, por me shumë siguri nuk i dini këto informacione.
Kafeja turke nuk vjen nga Turqia
Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë.
Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.
Cilësia është tek ajka
Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.
Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë
Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.
Kafeja turke do një llokum
Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.
Kafeja me kripë
Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin.
Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar.
Dhëndri duhet t’a pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë, shkruan Shije.
Kafeja turke mbrohet nga UNESCO-s
Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së.
Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.
Secili prej nesh është përgjegjës për atë që bëjmë çdo ditë, kështu që duhet të mendojmë dy herë për të bërë gjithçka. Në veçanti, duhet të jemi të kujdesshëm kur të vendosim diçka nga jeta private në rrjetet sociale. Sot ne zakonisht ndajmë gjithçka që ndodh në jetën tonë pa marrë parasysh privatësinë.
Ka kriminelë që kanë shumë kohë për të humbur për të vëzhguar atë që njerëzit publikojnë në internet dhe që vënë në jetë një seri mashtrimesh që synojnë të plaçkisin pasuritë tona më të çmuara dhe historia e sotme e konfirmon këtë.
Ekziston një familje që ka humbur gjithçka vetëm për një fotografi të postuar në Facebook, shkruan ShkodraNews. Çifti, pas dy viteve të kursimeve dhe sakrificave, kishte arritur të blinte shtëpinë e tyre të parë me një kopsht të madh, ku vajza e tyre të mund të luante.
Ishte një lagje e bukur, me një shkollë të mirë. Gruaja donte ta ndante këtë lajm me botën, duke botuar fotografitë e shtëpisë që po largoheshin dhe të resë që sapo kishte blerë. Kur shtëpia ishte gati, ata u përgatitën të lëviznin, shkruan ShkodraNews. Ata ngarkuan gjithçka në kamionin që mbërriti për t’i zhvendosur, por papritmas në rrugën drejt shtëpisë së re, kamioni u devijua. Dhe ai kurrë nuk arriti destinacionin e tij.
Ata e pritën për një kohë, por kur e kuptuan se ai kurrë nuk do të mbërrinte, ata u befasuan. Për disa orë ata u përpoqën të gjurmonin kompaninë, pa sukses, pasi ata dukshëm u bënë të pakontrollueshëm.
Me pak fjalë familja ishte mashtruar, grabitur nga çdo gjë.
Sipas autoriteteve ata u pikasën nga hajdutët për shkak të fotografive të publikuara në Facebook.
Gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që publikoni në rrjetet sociale, sepse ju mund të jepni informacion të vlefshëm për kriminelët të cilët mezi presin që të jenë në gjendje të hyjnë në veprim.
Hera e parë që kjo gjëegjëzë u botua ishte viti 1880 dhe u shfaq në një revistë amerikane, shkruan ShkodraNews. Imagjinoni, kanë kaluar më shumë se 137 vjet dhe, pavarësisht nga koha, ky imazh vazhdon të magjepsë breza të tërë.
Ky është imazhi:
Çfarë shikoni në imazh? Nëse përgjigjeni: Një qen, qartë, është e saktë, megjithatë, nëse shikoni me kujdes, nuk ka vetëm qen, por edhe padroni i tij është pjesë e fotos.
Hidhni sytë dhe përqendrohuni në fytyrën e qenit, pikërisht në mes, shkruan ShkodraNews. A keni pasur sukses?
Nëse ky nuk është rasti, provoni të lëvizni kokën në të majtë, do të shihni se kapelja e zotit të tij del nga veshi i qenit.
Syri i tij është drejt e në faqe dhe sapo ta keni parë, hunda dhe goja do të shfaqen gjithashtu.
Nëse mendoni se kjo është një shaka, mos harroni se ka qenë rreth botës për më shumë se një shekull.
Ndaj na besoni është e vërtetë! A arritët ta shihni pronarin e qenit? /Përshtati: ShkodraNews
Në mjekësinë shqiptare popullore njihet si lulja gjashtëgishta.
Lulet që çel kanë ngjyrë të verdhë me pika ngjyrë portokalli. Gonxhet çelin në fillim të pranverës. Lulet, rrënjët, por edhe gjethet përdoren gjerësisht në mjekësinë popullore.
Vlerat e veçanta të aguliçes
Aguliçja përdoret e freskët, por edhe e tharë. Sipas kërkimeve , lulet dhe gjethet janë shumë të pasura me betakaroten dhe vitaminë C.
Bima ul yndyrnat e dëmshme, e si rrjedhojë përmirëson shëndetin e zemrës. Lulet dhe gjethet e aguliçes janë të pasura me kalium, kalcium, natrium, ndërkohë që saponoidët janë të dobishme në trajtimin e kollës.
Vlerat shëndetësore dhe përdorimet terapeutike të aguliçes
Gjethet e aguliçes janë përdorur në përgatitjen e çajrave qetësues kundër pagjumësisë. Në Evropë, breza të tërë e kanë përdorur atë kundër ankthit pikërisht për shkak të kësaj vetie.
Çaji i luleve është më efikas dhe ka tendencën të qetësojë fëmijët hiperaktivë dhe t’i vëri ata në gjumë. Edhe rrënjët luajnë një rol të ngjashëm, por ato janë më efikase kundër kollës, të ftohtit, virozave dhe gripit.
Në Evropë po kryhen studime për rolin e rrënjëve të aguliçes kundër azmës dhe alergjive, dridhjeve, epilepsive dhe sëmundjes së Parkinsonit.
Në ditët e sotme, lulja e aguliçes përdoret nga ekspertët për të bërë locione për pastrimin e lëkurës dhe tonik kundër akneve apo njollave të lëkurës.
Vlerat e aguliçes janë të përkryera për hapjen e poreve dhe pastrimit të lëkurës.
Shumë receta popullore e kanë përdorur aguliçen për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet reumatizmale, por edhe kundër infeksioneve të traktit urinar dhe problemeve me veshkat.
Ju mund të përdorni lulet e thara të aguliçes dhe të bëni çaj me to. Çajin e ngrohtë mund ta konsumoni kundër kollës.
Rrënjët mund të zihen dhe lëngu të konsumohet i ftohtë. Ky lëng i bën mirë zemrës dhe sistemit qarkullues të gjakut.
Me lulet e aguliçes mund të përgatisni edhe një shurup, të cilit mund t’i shtoni mjaltë dhe ta përdorni në rastet e problemeve me frymëmarrjen si azma apo kolla.
Çaji i aguliçes është përdorur si një kurë mjekësore kundër pagjumësisë. Mjaftojnë 50 mg aguliçe, 25 mg lule livando dhe 10 mg Lulebasani.
Një lugë çaji me këto lule e përzier në çerek litri me ujë duhet zier për tre minuta. Duhet konsumuar sa është akoma e nxehtë.
Një metodë tjetër është përdorimi i luleve të aguliçes në verë të bardhë, që supozohet të jetë shumë e mirë për zemrën.
Kujdes
Aguliçja përmban nivele të larta të acidit salicilik dhe nuk rekomandohet të përdoret nga njerëzit që kanë alergji nga aspirina, femrat shtatzënë ose njerëzit që përdorin medikamente kundër mpiksjes së gjakut.
Megjithatë nënat lehonë mund ta përdorin, sepse aguliçja stimulon qumështin e gjirit.
Eshtë e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.
Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe.Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.
Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar. Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro.
Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi .Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike.Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.
Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.
Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë. Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks. Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë.
Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.
Jemi në fillim të muajit Maj dhe të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si do jetë për ne ky muaj.
E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu do të bëjë renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia tregoi shenjat më me fat.
“Jemi në një nga muajt më të rëndësishëm të vitit. Në Maj ndodh një ndryshim apozicional i fuqishëm i Uranit, pas 7 vitesh që ishte në Dash. Urani futet në shenjën e Demit në datë 15 Maj dhe të gjitha shenjat do të marin një shije për 7-vjeçarin e ardhshëm i cili do të jetë i furishëm”, tha në mënyrë të përmbledhur Shehu.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12-Gaforrja është në pozicionin e fundit për muajin Maj pasi do të ketë një përballje me Saturnin. Do të ngrihen disa marrëdhënie personale, por do të kenë vështirësi në çështjet ekonomike. Gaforret duhet të përgatiten gjatë Majit për të sqaruar marrëdhëniet e tyre. Por një pikë e fortë e Gaforreve do të jetë jeta sociale, njohjet dhe shoqëritë.
11-Luanët, janë në këtë pozicion pasi paralajmërohet jo vetëm një Maj i vështirë, por një 7-vjeçar i vështirë. Në fushën e karrierës do të kemi shumë paqëndrueshmëri, do kenë debate dhe ulje nga detyra edhe skandale në detyrë. Luanët duhet të maten jashtë mase mirë pasi do të provojnë një shije që do ta provojnë edhe për 7 vite të tjera. Kujdes pasi ka ardhur koha të provoni tërmetet në jetën tuaj.
10-Peshqit janë në këtë pozicion sepse kanë një lloj ndjeshmërie me Hënën në Akrep. Do kenë lajme të mira dhe do të jenë romantike. Fundi i muajit ia përmbys romancën dhe duhet të maten mirë para se të marrin vendime. Ajo që duhet të kenë kujdes është komunikimi me të tjerët pasi këtë muaj do të ndryshojë shumë.
9-Dashi është në këtë pozicion, por duhet të brohorasim për ta sepse ikën Urani nga shenja e tyre. Në fushën e ekonomisë do të marrin një shije të mirë. Kjo që do të përjetojnë këtë muaj do zgjasë për 7 vite në jetën e tyre.
8-Peshorja shpëton nga pozicioni i Uranit përballë tyre. Do kenë një çështje të rëndësishme për të parë. Do kenë paqëndrueshmëri, por mund të kenë edhe fitime parash. E rëndësishme është se këto ditë do të ketë një kontratë shumë të rëndësishme.
7-Bricjapi do të meret në konsideratë. Priten çudira, do modernizohen dhe do të marrin shije shumë të mirë. Do të arrijnë sukses në qëllimet e tyre.
6-Virgjeresha do ketë pozicionim të mirë nga ana sociale dhe ekonomike. Do të jenë më dhurues ndaj të tjerëve. Do ta marrin këtë 7-vjeçar si mësim të mirë.
5-Shigjetarët kanë qenë melankolikë dhe do vazhdojnë të jenë edhe për disa ditë të tjera. Ajo që ka më shumë rëndësi për ta është puna. Ata do të kenë një punë të re dhe më vonë premtohet ndryshim thelbësor për ta.
4-Akrepët ndoshta kanë qenë frymëzues për të tjerët dhe për veten. Me futjen e Uranit në shenjën e tyre fillon një periudhë e re për ta dhe çdo gjë e re do të bëhet pjesë e tyre. Do bëjnë ndryshime të konsiderueshme. Pritet një 7-vjeçar që do të trondisë themelet e tyre.
3-Ujorët do të kenë një shkëndijë të fortë në marrëdhënie me të tjerët dhe do bëhen protagonistë ngjarjesh të rëndësishme.
2-Binjakët janë në muajin e tyre, dielli futet në shenjën e tyre. Duhet të merren me punën sepse do të kenë lajme të mira. Por për ta nuk vijnë lajme të mira për 7-vjeçarin e ardhshëm. Do kemi prapaskena, armiq, kundërshti, bllokime të rëndësishme dhe skandale. Presim një 7-vjeçar tronditës për ta por muaji Maj do të jetë i mirë pasi kemi pozicionime të planetëve që i bën pozitivë. Do përgatiten për një përballje titanësh.
1-Demët janë protagonistë jo vetëm të Majit. Do dëgjojmë shumë për ta 7-vjeçarin e ardhshëm. Futja e uranit në shenjën e tyre do sjellë një rinovim në jetën e tyre. 7-vjeçari i ardhshëm do të jetë shumë pikant dhe do t’iu duhet shumë për t’u mësuar.
Filloi si diçka e vogël dhe e izoluar. Një grup studentësh nga universiteti i Nanterre, jashtë Parisit filloi në mars të vitit 1968 një seri protestash kundër luftës së Vietnamit. Konflikti u përshkallëzua në prill kur u përballën mes tyre aktivistë që militonin në grupime të ndryshme të së majtës dhe nxënës të organizatave të së djathtës ekstreme.
Autoritetet universitare thirrën policinë që i shtypi dhushëm, çka ngjalli një reagim neveritës tek rinia franceze. 3 maj është data kur filluan ngjarjet globale të “Majit francez”, atë ditë studentët e Nanterre mes të cilëve shquhej Daniel Cohn-Bendit, u bashkuan në Sorbonë për t’i dhënë më shumë dukshmëri asaj që po ndodhte.
Policia shtypi me dhunë lëvizjen duke shkaktuar një bombë. Lagjia latine e Parisit u kthye në një zonë lufte. Barrikada të ngritura nga mijëra të rinj të indinjuar bllokonin rrugët dhe i bënin rezistencë forcave të sigurisë. Sindikatat studentore dhe mësuesit ndërmorën një grevë që do të shtrihej për disa ditë. Pavarsisht të plagosurve dhe të burgosurve, protestat vazhdonin dhe ishin më masive.
Dukuria arriti të përshkallëzohej në nivel kombëtar në 13 maj kur sindikatat e punëtorëve ndërmorën një grevë në nivel kombëtar. Ambicja e lëvizjes po rritej. Qindra fabrika u morën nga punëtorët dhe industria mbeti e paralizuar.
Sektorët më të radikalizuar kërkonin “shfuqizimin e shoqërisë së klasave”. Ishte greva më e madhe e përgjithësuar në botë dhe sigurisht më e madhja në Francë me 7 milionë grevistë në të gjithë sektorët e jetës publike dhe të ekonomisë private. Kriza e trembi qeverinë e Charles de Gaulle, heroit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelues i Republikës së V franceze.
Përpara kërkesave të grevistëve, De Gaulle njoftoi në 30 maj shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe zgjedhje legjislative muajin pasardhës. Qeveria e tij ofroi përmirësim të rrogave të punëtorëve. Protestat po e ulnin intensitetin.
Triumfi i partisë së qeverisë me 38% të votave evidentoi limitet e lëvizjes për të transformuar instuticionet politike franceze. Nëse do të vendosej një argument se viti 1968 ishte një përpjekje për revolucion, atëherë kjo është një dështim.
A ishte me të vërtetë qëllimi për të bërë një revolucion? Interpretimi sugjeron një përpjekje për të prodhuar një ndryshim, që edhe pse gjërat në dukje u kthyen në normalitet, ngjarjet e 1968 ishin një pikë kthese shumë e rëndësishme në historinë franceze.
Ka një para dhe një pas, – u shpreh Chris Reynolds, profesor i studimeve franceze dhe europiane në Universitetin “Nottingham”, Angli. Sfida më e madhe është të kuptohet se pse “Maji francez” pati një ndikim kaq të madh dhe në kohë në të gjithë planetin.
Një hipotezë është se përfaqësoi si askush tjetër një dukuri që përshkroi gjithë botën perëndimore: një përplasje brezash të paprecedentë. Në vitet 60 shoqëritë ishin tejet hierarkike dhe funksiononin nga prapa – përpara. Të rriturit vendosnin të gjitha rregullat dhe të rinjtë nuk kishin alternativa veçse të bindeshin. “Maji francez” nuk ishte vetëm një dukuri në nivel kombëtar, ishte një ansambël gjeopolitik global, një lëvizje kundër luftës së Vietnamit që kondensoi status kuonë ekzistuese qysh prej Luftës së Dytë Botërore në botën e lirë dhe tek vendet komuniste.
Pati një version të lëvizjes që përshkroi planetin. Në vitin 1968 pati greva studentore në Amerikë, Brazil, Meksikë, Japoni dhe në Gjermaninë Federale, Belgjikë, Suedi dhe Poloni. Kjo lëvizje franceze si me magji i dha një kthesë anti-autoritare të gjitha hierarkive sociale në të gjithë sektorët: në punë, në fabrika, në universitete, në art si dhe në familje.
Rinia po ngrihej për gjëra konkrete si lufta, shteti dhe sistemi kapitalist. Nuk është e lehtë të vendosësh në drejtpeshim sukseset dhe dështimet e kësaj lëvizjeje pas 50 vitesh. Aspiratat më revolucionare në planin politik dhe ekonomik ishin larg realizimit, por shumë nga transformimet sociale dhe kulturore që u prodhuan në atë shekull ishin përgjigje të kërkesave të atij brezi.
Disa e shohin si një pikë diegieje pozitive, një moment në të cilin përmirësohen gjërat. Gjithmonë kur prodhohen transformime të rëndësishme ka njerëz kundër dhe në favor.
Pavarsisht opinioneve pro e kundër e rëndësishme është të vlerësohet çfarë ndodhi nga pikëpamja e perspektivës së të rinjve. Në cilin aspekt shoqëria evuluoi në linjë me aspiratat e kësaj lëvizjeje dhe në cilin dimension ëndrrat u prenë. Dështimi më i madh ishte instuticional, sepse zgjedhjet legjislative sollën një valë reaksionare në Asamblenë Kombëtare me një forcim të së djathtës parlamentare.
Maj i 1968 ishte një ajër i freskët për të majtën franceze, që mund të ishte minoritare politikisht, por ishte dominuese nga pikëpamja kulturore. Ishte një dukuri mashkullore dhe në posterat e përfaqësimit nuk kishte figura femërore, por dy vjet më vonë lëvizja për çlirimin e grave u manifestua në të gjthë Francën për barazi./Bota.al