Kuriozitete

Mos e beso po deshe! Por fatin e ke të shkruar në gishtin e vogël, mësoje tani

Ju do të keni vënë re se distanca e falangave të gishtit tuaj të vogël nuk është e njëjtë.
Besohet se gjatësia e saktë e secilës nga tre falangat mund të përcaktojë karakterin e personit dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për gishtin e vogël. Tre falangat e gishtit të vogël mund t’ju ndihmojnë të mësoni gjithçka për veten, por edhe për të tjerët.

Falanga 1

Nëse falanga e parë, ajo më larg nga pëllëmba e dorës, ka gjatësinë më të gjatë, kjo do të thotë se ju i jepni një përshtypje të thellë njerëzve. Ata ju konsiderojnë një udhëheqës dhe çdo herë që ata kanë një problem ata ju drejtohen për këshill.

Falanga 2

Nëse mesi i gishtit është më i gjatë, është një shenjë se je shumë i sjellshëm dhe i vëmendshëm. Ju shqetësoheni për të gjithë njerëzit rreth jush dhe përfaqësoni një figurë të vërtetë të nënës. Jeni shumë i mëshirshëm dhe ndjeni të gjitha vuajtjet e tyre, sikur ata të ishin tuajat.
Nga ana tjetër, nëse kjo pjesë e gishtit tuaj është më e shkurtër, kjo do të thotë që jeni shumë kokëfortë. Kjo është arsyeja pse, nganjëherë rezulton të jeni një person shumë i rëndë.

Falanga 3

Nëse pjesa e tretë e gishtit, ajo më e afërt me pëllëmbën e dorës, është më e shkurtër se dy të tjerat, ju jeni shumë të qetë dhe rrallë herë ndodh që ta ngritni zërin. Ju jeni shumë të sinqertë, por edhe naiv, sepse prisni që të gjithë të jenë si ju, kështu që shpesh keni probleme për shkak të kualitetit tuaj.

Mos e beso po deshe! Por fatin e ke të shkruar në gishtin e vogël, mësoje tani Read More »

Kjo është shenja e ditës, eksperienca të reja në çdo fushë te jetës

Hëna sot të befason, duke të propozuar eksperienca të reja e zbavitëse në të gjitha fushat e jetës.
Jupiteri të ofron mundësi të mira për tu rritur në fushën e punës dhe Mërkuri të kujton se mund të mbështetesh në bashkëpunimin e personave shumë efecient.

Në fushën e ndjenjave, Afërdita përkrah teje të bën të jetosh një histori romantike dhe emocionuese. Nëse jeni beqar, keni të reja në dukje.

Kjo është shenja e ditës, eksperienca të reja në çdo fushë te jetës Read More »

Blog Librat janë si zoombie, që na kërkojnë dhe na gjejnë

Funksioni i kritikës nuk është të shpjegojë artin, por të jetë një procedurë përmes së cilës të verifikohen një ose disa hipoteza, që lidhen me “strukturën e jetës”, modifikimin dhe studimin e variablave të vënë në lëvizje nga vepra (ngjyra, gjesti, lëvizja, dashuria, përbërja, kohëzgjatja, materialja dhe kështu me radhë). Duke shkruar rreth Kruger dhe Sherman, Ouens “eksperimenton” strukturën e jetës së tij, ashtu siç mund ta përjetojmë sot me Narcisistin.

Shkruan Paul B. Preciado

Një libër, thoshte Derrida, është një mesazh që dikush ka shkruar dhe që mund të lexohet edhe nëse dërguesi ka vdekur, madje duhet të lexohet, sikur dërguesi të ketë vdekur tashmë. Një libër është një mesazh i një të vdekuri – pavarësisht nga tiparet jetësore të autorit – në kërkim të një lexuesi të gjallë, që të jetë në gjendje ta deshifrojë. Për këtë arsye, librat janë si zombie, që na kërkojnë dhe na gjejnë.

Ndonjëherë, dikush vepron si një emisar dhe në mënyrë të pavetëdijshme, na dorëzon tek një nga këto vampirë. Ndonjëherë një libër na pret në një raft a një tezgë, mes një gote të madhe birrë bavareze dhe një tavëll duhani me pamjen gjysmë të shuar, të Maradonës.

Pak ditë më parë, piktorja amerikane Ena Suansea më solli një mesazh nga Craig Ouens, në formën e një libri të vogël. Nuk e kam fjalën për muzikantin Craig Ouens, por kritikun e artit, një nga pionierët e reflektimit mbi format specifike të praktikave mikropolitike feministe dhe femërore, në artin bashkëkohor. Libri është transkripti i intervistës që artisti amerikan Lyn Blumenthal bëri me Ouens në vitin 1984.

Dëgjoj zërin jomaterial të Ouens, i cili më jep mesazhin që prisja, teksa vazhdoj të shkruaj një libër mbi historinë politike të trupit. Meqë ra fjala, pyes veten se çfarë kuptimi mund të ketë sot, të ruash dallimin klasik mes filozofisë dhe – unë nuk do të thosha letërsisë, e cila ka një histori të veçantë dhe një funksion social – letërsisë artistike.

Të rivihesh në diskutim

Sieropozitiv që nga vitet tetëdhjetë, Ouens ndërroi jetë në 1990, para mbërritjes së antiretroviraleve. Ishte vetëm 39 vjeç dhe la pas një koleksion shkrimesh brilantë, që nuk deshi t’i botonte kur ishte gjallë, dhe që miqtë i transformuan në libër: “Përtej njohjes: përfaqësimi, pushteti dhe kultura”.

Në këta tekste, Ouens shprehet si një derridian, ndoshta i vetëdijshëm se do të lexohet vetëm pas vdekjes. Në intervistën e tij, Ouens shpjegon se është edukuar me ndarjen mes zërit të tij dhe zërit të kritikës. Dhe se si, ka qenë praktika e letërsisë, që ka shpërbërë në mënyrë progresive këtë dallim.

“Kam kuptuar”, thotë Ouens, “që në procesin e shkrimit, ajoq ë përpiqesha të kuptoja nuk ishte vetëm një vepër e caktuar, por shkrimi i jetës sime”. Kështu, kur kritiku shkruante një tekst mbi Dana Birnbaum, duke reflektuar mbi logjikën narcisiste të mjeteve të komunikimit (dhe kjo shumë kohë përpara ekzistencës së Fejsbukut), vetëdijësohej se punonte në realitet mbi narcisizmin e vet. Ouens pohonte se kishte ndryshuar marrëdhënien me vetveten, ndërkohë që shkruante mbi veprën e Barbara Krugerit.

Kritika, paralajmëron Ouens, është gjithmonë një punë në të cilën ne “vëmë në dyshim”, jo në kuptimin individual apo personal, por si hulumtim mbi dimensionin e ndërtuar, kolektiv dhe shoqërisht të vendosur të subjektivizmit, të asaj  që Ouens e quan “struktura e vetë jetës”.

Në këtë rast vepra e marrë në shqyrtim, qoftë nëse është fotografia e Cindy Sherman, qoftë veprat e Barbara Kruger, ofron një “objektivitet material”, që lejon të “eksperimentosh” sjelljen e termave që mund të jenë thjesht personalë dhe autobiografikë, ashtu sikurse një tub vakumi lejon fizikantin të “eksperimentojë” sjelljen e një grimce.

Funksioni i kritikës nuk është të shpjegojë artin, por të jetë një procedurë përmes së cilës të verifikohen një ose disa hipoteza, që lidhen me “strukturën e jetës”, modifikimin dhe studimin e variablave të vënë në lëvizje nga vepra (ngjyra, gjesti, lëvizja, dashuria, përbërja, kohëzgjatja, materialja dhe kështu me radhë). Duke shkruar rreth Kruger dhe Sherman, Ouens “eksperimenton” strukturën e jetës së tij, ashtu siç mund ta përjetojmë sot me Narcisistin.

“Që kur kam shkruar mbi pozën, në veprën e Barbara Kruger dhe Cindy Sherman”, thotë Ouens, “kam mundur të përfaqësoj pozën time, dhe tani di të njoh më mirë maskat e mia normative, edhe pse ende nuk jam i aftë të ndërtoj të tjera”.

Kjo nuk do të thotë se subjektiviteti është subjekt i filozofisë. Subjektiviteti është forma dhe jo përmbajtja e filozofisë. Filozofia nuk parashtron një pyetje mbi domethënien e diçkaje, qoftë një vepër arti, një koncept, një fenomen apo historia. Detyra e filozofisë është ajo që të lejojë hyrjen në kontakt me diçka, tek e cila deri në atë moment nuk kishim qasje. Ajoq ë filozofia ndërton dhe modulon është pra marrëdhënia, duke krijuar një proces subjektivizimi, i cili më parë nuk ekzistonte. Për këtë arsye, filozofia është si arti, një çështje fiksioni. /Bota.al

Blog Librat janë si zoombie, që na kërkojnë dhe na gjejnë Read More »

E habitshme çfarë del nga kjo pemë në oborrin e kishës, prifti konfirmon ”fenomenin” e rrallë (Video)

Një kishë serbe në rajonin e Anamoravës në Kosovë ka rënë pre e rrjeteve virale për shkak të një fenomeni të çuditshëm.

Portali serb Tg shkruan se nga pema në kishën Sv Apostolima Petru i Pavlu, del ujë dhe një lloj materiali i bardhë.

Nga ana tjetër, prifti Milos Jukiç e konfirmon ‘’fenomenin në fjalë’’, por nuk dihet se çfarë është konkretisht.

E habitshme çfarë del nga kjo pemë në oborrin e kishës, prifti konfirmon ”fenomenin” e rrallë (Video) Read More »

Studim: Ja pasojat që i shkaktohen trurit tuaj kur shihni pornografi

Gjithnjë e më shumë të rinj shtohen në listën e atyre që vizitojnë rrjetet pornografike. Një studim i fundit në Australi, tregon se për djemtë mosha është ulur në 13 vjeç, ndërsa për vajzat në 16 vjeç. Studiuesit dyshojnë në efektivitetin e mekanizmave që synojnë të mbrojnë auditorët e rinj nga përmbajtja e të rriturve.

Studiuesja e Institutit Burnet Dr. Megan Lim tha se ishte e befasuar nga rezultatet.

“Të gjithë të rinjtë në studimin tonë thanë se do të shihnin pornografi, dhe po kështu edhe shumica e grave. Ata gjithashtu raportuan se panë pornografi me frekuencë mjaft të lartë”, tha Lim për faqen zyrtare të Institute Burnet.

“Rreth 80 për qind e të rinjve thanë se shikuan çdo javë, dhe midis grave që panë pornografinë, pothuajse dy të tretat shikohen të paktën një herë në muaj”, tha ajo, siç citon ABC-ja e Australisë.

Sipas studimit, mosha mesatare e ekspozimit të parë ndaj pornografisë në Australi është 13 për djemtë dhe 16 për vajzat.

Verifikimi i moshës dhe softueri i filtrimit në internet i përdorur për të mbrojtur audiencat e reja nga shikimi i përmbajtjeve për të rritur, kanë provuar se janë joefektive, shtuan hulumtuesit.

Në letër, ata theksuan se pornografia është një “performancë” dhe ekziston një hendek midis seksit të jetës reale dhe asaj që tregohet në filmat e rritur.

Për ta bërë këtë ndryshim më të qartë tek të rinjtë, klasat relevante të edukimit seksual duhet të futen gjatë shkollës së mesme ose edhe më herët, thanë shkencëtarët.

Studiuesit pohojnë gjithashtu se ata kanë identifikuar një lidhje midis shikimit të pornografisë dhe problemeve të shëndetit mendor, duke thënë se kjo gjithashtu mund të çojë që të rinjtë të bëhen seksualisht aktivë në një moshë më të re.

“Ne nuk jemi për të provuar se shikimi i pornografisë është një gjë e keqe. Por pa dyshim që pornografia shpesh lidhet me disa rezultate negative, siç është shëndeti i dobët mendor “, tha Lim.

Studim: Ja pasojat që i shkaktohen trurit tuaj kur shihni pornografi Read More »

Liqeni i mrekullive që shëron qindra sëmundje, gjendet në këtë fshat të Shqipërisë dhe ka veti të jashtëzakonshme

Ekziston një liqen çudibërës në Shqipëri. Një liqen i kristaltë me veti të mrekullueshme për organizmin. Njihet me emrin “Liqeni i Zi. Ndodhet 4 km në jug-lindje të fshatit Lenie (Shënepremte) në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit. Është liqen me origjinë akullnajore. Ka ujë shumë të ftohtë, të pastër dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore. 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi që përmban ujë me veti kurative në saj të përmbajtjes së tij me mineralizim të lartë, dhe PH 7.5 – 8.39.

Po afron periudha e pikut të shfrytëzimit të këtij uji. 15 gushti deri 15 shtator qindra, në mos mijëra vetë, vijnë në këtë liqen për të ushtruar terapinë me ujë të ftohtë për shërimin e sëmundjeve. Dhe rezultatet duket se kanë qenë vërtet impresionuese. Aq sa tashmë në këtë liqen po vijnë dhjetëra turistë. Turistët shprehen se, burime të tilla që zotërojnë cilësi të veçanta për shëndetin, kanë hasur në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Por, rasti i Gramshit tejkalon çdo parashikim sipas tyre. Sepse, uji i liqenit të Zi, në Lenie të Gramshit, jo vetëm që përdoret për banjë, por edhe është ujë i shkëlqyer për tu pirë.

Uji i Ftohtë kurativ është unikal në vendin tonë.

Sëmundjet që mjekohen në pusin e Ujit të Ftohtë:

Në gjuhën e popullit flitet se në Ujin e Ftohtë kanë ardhur në kuaj e kanë bërë banjë njerëz të sëmurë e të bllokuar nga reumatizmi dhe janë kthyer me këmbët e tyre. E studiuar më gjerë, indikacionet janë për shumë sëmundje. Në Ujin e Ftohtë shërohen: – Sëmundjet reumatizmale, gonartroza dhe koksartrosi, dy sëmundje bllokuese të gjunjëve dhe çapokut, të përhapura shumë sot në botë, me invaliditet të lartë e kosto të madhe; – artriti rheumatoid, që kap edhe moshën e re (që prek indin lidhor, kryesisht kolagjenin); – sëmundja e podagres, si sëmundje reumatike dhe metabolike; – sëmundje të kolonës vertebrale, palcës së kurrizit, të kyçeve të supit, bërylit, këmbëve, muskujve, tendineve, të nervave, neuromuskulare, të organeve genitale e sterilitetit.

Mbi banjot në pusin e Ujit të Ftohtë

Në malin e Shënepremtes, në skajin lindor të fushës të Liqenit të Zi, ndodhet pusi i Ujit të Ftohtë, ku bëjnë banjo të sëmurët. Në vijën Liqeni i Zi – Pusi – Qafë Mushkë, dalin: kroi i liqenit, pusi me burime në basifondin (fundin) e tij, kroi i Sharlorthit dhe kroi i Pishës pranë Qafë – Mushkës. Pusi ka dhe një emër të dytë, “Pusi i Grave”, ndoshta për efektin e veçantë në problemet e sterilitetit femëror apo sëmundjeve gjinekologjike, ndonëse më shumë i nënshtrohen banjës të sëmurë me sëmundje reumatizmale. Banjot bëhen në periudhën 1 gusht – 15 shtator. Për 3 ditë, bëhen 3 banja. Pusi i Ujit Ftohtë ruhet në gjendje natyrale, i rrethuar me gurë, ku uji qarkullon vazhdueshëm, me formë katrore, i gjatë 2 m dhe mbulon trupin e zhytur.

Tipat e banjos janë: – Banjot e ftohta për krahët (përdoren për dhimbjet e krahëve, çrregullimet e zemrës, pagjumësinë, etj.); – banjot e këmbëve (rekomandohet për dhimbjet e këmbëve, në epistaksis, çrregullime të vesikës urinare); – banjo ndenjur (ndikon në sëmundjet e barkut e të zorrës së trashë); – banjo me gjysmën e trupit (ndikon në sëmundjet e barkut, sëmundjet gjinekologjike, vesikës); – banjo i gjithë trupi. (I sëmuri ulet në një nga gurët e bordurës, fut këmbët, lag krahët, regionin para zemrës dhe shpinën për ambientin, pas kësaj fillon rrëshqitjen e ngadalshme në ujin e banjos, deri sa uji të arrijë pjesën e sipërme të qafës. Gjatë banjës nuk lëvizet.) Dy momente janë më të vështirat.

Në 3 minutat e para të banjës, i sëmuri, krahas të ftohtit të madh, ndjen dhe dhimbje në anësi. Por bindja se do të shërohet, si të tjerë të sëmurë para tij dhe siguria e kujdestarëve që qëndrojnë tek koka, e bëjnë që ta përballojë këtë gjë. Në vazhdim, banja vepron në organizëm, i sëmuri anestezohet (mpihet), por vëzhgimi është i rreptë, mbahet me muhabet për të parë koshiencën dhe, rreth minutës së 15-të ngrihet ose e detyrojnë të ngrihet, sepse fillon periudha e dytë e rrezikshme, ndoshta rrezikohet për veprim goditje në zemër dhe në tru. Rregullat që duhen zbatuar, janë të njëjta si te personat që drejtonin banjon në pusin Uji Ftohtë dhe në doktrinën e Kneip.

I sëmuri hyn në banjo me veshje të brendshme të pambukta, kur del nga banja nuk i fshin pikat e ujit, nuk ngrohet pranë zjarrit, por bën pak vrap nëpër shesh dhe shtrihet i shtruar dhe mbuluar me një rrobe të leshtë, tip velenxe, thekore. Zakonisht e zë gjumi dhe ngrihet i lehtësuar. Gjatë kohës së banjove, rekomandohet diete laktovegjetariane (jo mish). Sipas temperaturës e ujit të banjove, këto klasifikohen: 0-5 gradë, banjo e ngrirë; 5-10 gradë, banjo shumë e ftohtë; 10-15 gradë banjo e ftohtë, 15-22 gradë, banjo e freskët.

Për mjekim në banjo, mbikëqyrja e mjekut është e domosdoshme, sidomos për persona me sëmundje të zemrës, tensionit. Mjekimi empirik në shumë raste sjell pasoja për shëndetin e të sëmurit. Banja, sipas literaturës, fillohet me temperaturën e ujit 15 ose 18 gradë. Kohëzgjatja e aplikimeve me procedura të ftohta nëpër institucione mjekësore, rekomandohet 6 deri 20 sekonda, ndërsa banjot në pusin e Ujit të Ftohtë zgjasin rreth 15 minuta, ndaj është e domosdoshme që çdo person i cili shkon atje, duhet të vizitohet të paktën nga zemra e tensioni para banjës dhe të jetë nën vëzhgimin e mjekut.

Ujërat radioaktive dhe infrastruktura

Ujërat e liqenit të zi përmbajnë radon, elementë radioaktivë etj. Sipas ing. Bardhyl Zaimit, janë bërë matjet për radioaktivitet direkt tek pusi dhe është gjetur radium, cesium dhe stroncium. Këto lloje ujëra kanë indikacione mbi artritizmin, reumatizmin, nevritet, sëmundjet metabolike (uricemin, obositetin), sëmundjet endrokrine si insuficiencën e vezoreve, të tiroides, gjëndrave suprarenale, në sëmundje gjinekologjike e në veçanti në sterilitetin femëror, sëmundjet nervore, të lëkurës. Të tilla stacione termale ndodhen në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë).

Me plotësimin e studimeve, uji i ftohtë i Shënepremtes do të marrë vlera të tjera, sepse është i vetmi në llojin e vet dhe i një rëndësie të veçantë. Problem mbetet infrastruktura rrugore për të mbërritur në Liqenin e mrekullive. Rruga mund të ëprshkohet me fouristrada apo mjete me aks të lartë. Për çdo vit aty ngrihen kampingje dhe nga dita në ditë liqeni kurativ po frekuentohet gjithnjë e më shumë. Bashkia Gramsh ka në projekt asfaltimin e rrugës. Por për finalizimin e këtij projekti nevojitet fonde të mëdha. Aktualisht ky institucion ndodhet në kërkim të donatorëve. Bashkia Gramsh synon ta kthejë liqenin e Zi në një vend të rëndësishëm të turizmit kurativ.

Mekanizmi i veprimit të banjove

Hidroterapia elementare konsiston në banjo me ujë të thjeshtë, banjo të përgjithshme dhe lokale. Procedura më të komplikuara të hidroterapisë kombinohen me veprimin e lëndëve të ndryshme kimike mbi organizmin. Kjo vlen veçanërisht për hidroterapinë në stacione balneare. Në këto stacione, bëhet mjekim me ujë mineral, i cili del prej burimit me përbërje fizike dhe kimike të caktuar. Kjo përbërje mund të rregullohet dhe artificialisht në instalime të veçanta hidroterapeutike. Hidroterapia ka mbi organizëm influencë termike, mekanike dhe kimike. Efekti termik është i përbashkët për të gjitha procedurat hidroterapeutike.

Të ftohta quhen procedurat me temperaturë nën 16 gradë. Proçedurat e ftohta shtojnë veprimtarinë simpatike në organe, ndërsa procedurat e ngrohta shtojnë veprimtarinë vagale. Rëndësi të madhe ka faktori termik, vazat e lëkurës ngushtohen nën influencën e të ftohtit. Midis vazove të lëkurës dhe vazove të organeve të brendshme ekzistojnë raporte të caktuara. Në procedurat e ftohta, veprimtaria e zemrës tonifikohet, presioni i gjakut shtohet. Faktori termik, nuk ka dyshim, luan një rol të rëndësishëm kur përdoren ujëra natyrale që përmbajnë lëndë të ndryshme kimike, radioaktive, alkaline.

Në terapinë termale luan rol edhe klima, lartësia, ambienti i banjës, asistenca mjekësore, etj. Ndërmjet faktorëve mekanikë të veprimit të banjos, luan rol forca e gravitetit të organizmit në banjo. Trupi i nënshtrohet humbjes së peshës, që ka konsekuencë të madhe në lëvizje e anësive. Nëse uji mineral ka koncentrim të lartë kripërash, arrin të notojë trupin në ujë. Në indet e trupit që i nënshtrohen me intensitet janë: lëkura, indi konjuktiv, arteriet, venat dhe pareti i barkut. Sasia e gjakut që hidhet nga zemra në aortë shtohet 25 %. Veprimi termik ndodh në 2 mënyra: ndërmjet një stimulimi direkt mbi nervat dhe vazat e gjakut e nëpërmjet termoreceptoreve. Nga veprimi i të ftohtit, lirohen substanca aktive. Ndodhin ndryshime në lëvizjen e fluksit të gjakut.

Ndodh stimulacion i proceseve të metabolizmit, rritje e alkalinitetit dhe rritje e eksitabilitetit neuro-muskular. Këto spostime të vogla të ekuilibrit acido-bazik janë të rëndësishme, sepse stimulojnë të tjera procese, bile gjendrat me sekrecion të brendshëm. Veprimi kimik ka të bëjë me absorbimin e lëndëve aktive nga uji mineral nëpërmjet lëkurës në organizëm e lëndëve aktive nga uji mineral nëpërmjet lëkurës në organizëm në kurat balneare. Në banjot radioaktive njihet veprimi i radiumit (radon).

Rëndësi të veçantë ka shkëmbimi nëpërmjet lëkurës në banjo i joneve (atomeve me ngarkesë elektrike) me ngarkesë të kundërt (jone pozitive ose katone, jone negative ose anione). Ky shkëmbim midis organizimit dhe ujit të banjos paraqet fenomenin më interesant të balneoterapisë. Ky bën të ndryshojë bilanci mineral i organizmit, reaktiviteti i lëkurës dhe i gjithë organeve të brendshme. Shkëmbimet në reaksionet e organizmit, shkaktuar nga trasmineralizimi, spostimi i ekuilibrit acido-bazik, kanë influencë mbi proceset hormonalë dhe neurovegetativë, e në analizë të fundit bëjnë desensibilizim dhe një ekuilibër të ri të funksioneve organike. Fillimi i këtij ekuilibri të ri konstatohet në shumicën e të sëmurëve që bëjnë kurën e hidroterapisë.

Liqeni i mrekullive që shëron qindra sëmundje, gjendet në këtë fshat të Shqipërisë dhe ka veti të jashtëzakonshme Read More »

Banorët e këtij fshati natën nuk flenë, ditën rrinë mbyllur, e tmerrshme çfarë heqin

Gjarpërinjtë nepërka janë kthyer në makth dhe në “ëndrrën e frikshme” të një fshati në verilindje të Turqisë.

Banorët, të frikësuar nga prania e shpeshtë e gjarpërinjve helmues, që sipas tyre arrijnë deri në tre metra të gjatë, kanë kërkuar nga shteti që të marrë masa.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” tha se gjarpërinjtë janë parë në zonën e quajtur Kagizman të Karsit, në brigjet e lumit Aras.

Një prej banorëve, Fahrettin Sagin tha se qentë kishin vrarë një gjarpër që shkonte deri në tre metra, por në zonë vazhdojnë të qarkullojnë shumë të tjerë. “Kemi frikë se mos hyjnë në shtëpi dhe na helmojnë fëmijët. Disa fshatarë nuk dalin nga shtëpitë nga frika.”

Banorët e këtij fshati natën nuk flenë, ditën rrinë mbyllur, e tmerrshme çfarë heqin Read More »

‘Çmendet’ NASA/ Mali i Tomorit fsheh diçka të mistershme në brendësi të tij

Një misteri i madh ka qarkulluar kohët e fundit në NASA, sipas një ish -punonjësi të këtij institucioni, i cili ka deklaruar në një ambient me miq të tij që në Shqipëri dhe me ekzaktësisht në malin e Tomorit ka ndodhur diçka e rëndësishme për NASA,

Sipas tij, aty ka mundësi të madhe që në brendësi të malit të ekzistoj një piramidë e madhe që në brendësi të saj përmban objekte misterioze.

Sipas tij, satelitet e fuqishëm të NASA kanë zbuluar diçka të tmerrshme nga ai mal

Sipas këtij ish- shkencëtari aty mund të ketë zana×llën jeta tokësore dhe fundin e njerëzimit njëkohësisht… vrojtimi që i është bërë me rreze nga sateliti ka treguar se materiali në atë mal nuk është tokësor.

Me tej ai tregon se për shqiptaret ai është një vend i shenjtë dhe se aty kanë ndodh shumë mrekulli, gjë që tregon se aty ka diçka jashtë normales…

dhe që ai material që është gjetur aty është shumë i mistershëm sepse mostrat që ka analizuar kanë nxjerr që ky material është i pa njohur deri tani.

‘Çmendet’ NASA/ Mali i Tomorit fsheh diçka të mistershme në brendësi të tij Read More »