Ju tashmë e dini se si mund të dekoroni shtëpinë tuaj me bimë dhe lule nga më të ndryshmet: sa më shumë, aq më mirë.
Kjo është provuar shkencërisht se bimët dhe lulet mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni, mund t’ju frymëzojnë krijimtarinë dhe sigurisht ndihmojnë të keni ajër sa më të pastër rreth jush. Dhe ajo që është futur në një trend së fundmi dhe po përhapet gjithndej, sipas “House Beautiful”, është mbjellja e pemës së ullirit në shtëpi.
A e dini se ato mund të rriten brenda në një vazo? Po dhe janë të përmasave të ndryshme, në vazo të mëdha dhe të vogla.
Nëse edhe ju doni ta bëni këtë gjë, e mira është që pasi ta blini një pemë të tillë, të siguroheni që ta vendosni në një vend ku ajo mund të marrë të paktën gjashtë orë diell çdo ditë. Dhe ju duhet ta ujisni rregullisht bimën tuaj dhe të mos lejoni që të thahet.
Mund të zgjidhni edhe një pemë xhuxhe, por mbani parasysh se kjo lloj peme sërisht mund të rritet në gjatësi, nëse nuk i krasitni degët, për t’i mbajtur ato të shkurtra.
Një egjiptian që kishte braktisur shkollën shpreson të hyjë në histori pasi ka kaluar tre vite duke e krijuar, atë që beson ai të jetë, Kurani më i madh në botë.
Dorëshkrimi i bërë nga Saad Mohammed është 700 metra i gjatë, që do të thotë, pothujase dy herë më i lartë se Empire State Building.
Deri me tani, Mohammed, i cili jeton në qytetin Belqina, në veri të Kajros, ka financuar çdo centimetër të projektit të tij.
Ai ka shpresa që ky punim do të tërheqë vëmendjen e njerëzve.
Ai shpreson se do të hyjë në Librin e Rekordeve Gines, por ka shtuar se për këtë i nevojitet ndihmë, pasi nuk i ka mjetet e duhura.
Një kosovar i moshës 19-vjeçare, kishte bërë kërkesë për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Asambleja komunale (populli me të drejtë vote) në tubimin e saj ia kishte refuzuar duke u bazuar në shpifjen e një personi të vetëm
Qeveria e Kantonit, pas ankesës së të riut, ka konstatuar se atij i është mohuar pa të drejtë pasaporta zvicerane dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim.
Përveç padrejtësisë që i është bërë 19-vjeçarit, kjo shkelje do t’i kushtojë buxhetit shtetëror me disa mijëra franga, shkruan Zofunger Tagblatt.
Në komunën Oftringen, asambleja e qytetarëve kishte miratuar pa vërejtje më shumë se 10 kërkesa për natyralizim.
Por kur radha i erdhi vendimit për kosovarin 19 vjeç, një i ri, moshatar i tij me të drejtë vote e merr fjalën dhe kërkon nga Këshilli Komunal dhe komisionet që të hidhet poshtë kërkesa e kosovarit, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, ai ka shkelur ligjet, ka shumë pak respekt për kulturën zvicerane dhe, thjesht “nuk është i pastër”.
Edhe pse kryetari i komunës ua përkujton të pranishmëve edhe njëherë se i riu i plotëson të gjitha kriteret, asgjë nuk e shpëton më atë.
Të pranishmit e hedhin poshtë me 78 vota kundër dhe 16 pro, kërkesën e të riut për pasaportën zvicerane.
Pak ditë pas kësaj, kosovari në bisedë me gazetarin, me një ton miqësor dhe në dialektin që e zotëron në mënyrë të përsosur shprehet i indinjuar.
Ai nuk do ta shkelte as mizën ndërsa nuk arrin të kuptojë arsyen e atyre akuzave ndaj tij.
Dhe, për fund ai e bën të qartë se çështjen do ta ndjekë më tej mbi bazën e të drejtës së tij ligjore.
Kështu, ai përmes avokatit të tij ia del që ankesa e tij në kanton të miratohet vetëm disa javë pasi që e kishte bërë.
Akuzat ishin dëshmuar si të paqëndrueshme, shkruan Këshilli Qeveritar i Kantonit, përcjell albinfo.ch.
Një reputacion i mirë, pa vepra te kryera penale, me gatishmëri të madhe për integrim, dhe madje me 93 përgjigje të sakta, nga 95 gjithsej në testin e natyralizimit, kosovari meriton pasaportën më shumë se kushdo tjetër, argumenton kantoni.
Po këto argumente i kishin edhe komisionet përkatëse dhe komuna qysh në kohën kur për kosovarin kishte votuar asambleja e qytetarëve.
I riu, për më tepër është shumë i familjarizuar me kulturën zvicerane.
Ai, në emrin e punëdhënësit të tij madje kishte bërë punë vullnetare në Obewallis duke marrë pjesë në projekte për të mirën e komunitetit.
Kështu, e drejta duket se ka fituar, por padrejtësia e bërë më parë ndaj të riut, do t`u kushtojë taksapaguesve të komunës Oftringen para të konsiderueshme.
Mbi 4000 franga komuna duhet të paguajë vetëm për shpenzimet procedurale dhe ato të avokatit.
Për natyralizimin e kosovarit, Asambleja e Qytetarëve do të detyrohet të votojë edhe njëherë, transmeton albinfo.ch.
Personi që e ka shkaktuar gjithë këtë telashe, nuk është prononcuar për gazetën.
Por ajo ka marrë vesh orientimin politik të tij: i riu, që nga muaji mars i këtij viti është në udhëheqjen e SVP-së së komunës së tij.
Port Royal në kohën e tërmetit kishte 6.500 banorë dhe 2.000 ndërtesa.
Gjatë kalimit të viteve legjendat mbi ekzistimin e qytetit të humbur, ose siç e quanin disa “qytetin e fundosur nga dënimi i Zotit”, sa vinin e shtoheshin.
Teknologjia moderne iu lejon zhytësve, arkeologëve dhe historianëve të zbulojnë më tepër nga ato që thuhej se pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur e paprekur nën ujë për më shumë se 300 vjet.
Ben Hughes, autor i Apokalipsit 1692: Mbretëria, skllavëria dhe tërmeti i madh në Port Royal, i ka dedikuar shumë vite studimit të këtij qytetit të zhdukur prej kohësh.
“Në gjysmën e dytë të shekullit 17, Port Royal ishte qyteti më i rëndësishëm i kolonive angleze në Amerikë. Shumica e artefakteve dhe madje shumë ndërtesa nga qyteti kanë mbijetuar deri në ditët e sotme moderne”, thotë ai.
Frika nga tërmetet e reja ka mbajtur larg hajdutët potencialë për të grabitur thesarin e fundosur bashkë me qytetin dhe ai ka mbetur pothuajse i paprekur sikur në kohën e tërmetit.
Hartat e qytetit tregojnë se piratët kishin bërë fortesa për t’u mbrojtur nga invadimi. Të armatosur deri në dhëmbë, Ben thotë se bastionet e piratëve ishin të mbushura me plot armë të asaj kohe.
Një orë e gjetur nga pjesa e fundosur e qytetit tregon se ishte ndalur së punuari në 11.34 paradite, në kohën kur duket të ketë ndodhur tërmeti.
Qyteti ishte me plot bare për argëtim. Në një nga gurët e gjetur të ndërtesave të shembura nën ujë tregonte se sipas regjistrimit të popullatës së asaj kohe “John Starr jetonte me 23 femra, 21 të bardha dhe dy zezake”, shkruajnë mediat britanike.
T’i duash kafshët është një gjë, por t’i njohësh është një tjetër gjë.
Kështu, një grua nga Kina ka pushtuar rrjetet sociale me historinë e saj, teksa vitin e kaluar mendoi se kishte blerë një qen të racës japoneze Spitz në një dyqan kafshësh.
Por, “qeni” i saj as nuk lehte, as nuk ecte e lidhur për litar dhe as nuk hante ushqimin e qenve dhe vetëm para pak ditësh e ka kuptuar se çfarë kishte blerë në të vërtetë.
Pronarja e tha për “Shanxi network” se kishte paguar 250 dollarë për këtë kafshë, e cila në të vërtetë ishte një dhelpër.
Ajo kishte bisht të gjatë dhe lesh shumë më të trashë se sa një qen normal.
Ishte një punonjëse e kopshtit zoologjik, e cila konfirmoi se gruaja kishte marrë një dhelpër dhe pas një vendimi të vështirë pronarja vendosi ta kthente në kopshtin e saj zoologjik që të kishte ushqimin dhe kujdesin profesional.
Shteti kinez ka zyrtarizuar zbulimin e depozitimin më të madh të arit në historinë moderne, pas gjetjes së gati 380 ton ari në një minierë.
Sasia e madhe e arit u zbulua në minierat e vendosura në rajonin Laizhou-Zhaoyuan në Kinën Lindore, ku gjenden edhe depozitat më të mëdha të arit në vend, me vlerë 22 miliardë miliard dollarë.
Sipas “RT” shtresa e arit në Kinën lindore është më shumë se 2.000 metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë. Me kapacitet të plotë, miniera mund të prodhojë ar për 40 vitet e ardhshme.
Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp në Pekin nga grupi “Shandong Gold”.
Kina ka rezervat e pestë më të mëdha të arit në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.
Mërsina është bima e dashurisë, asaj të shenjtës dhe plot pasion.
Kjo është arsyeja përse në shumë kultura dhe qytetërime, mërsina është përdorur për të vulosur betimet e dashurisë nëpër dasma.
Në shumë vende të ndryshme mërsina simbolizon pjellorinë dhe bukurinë femërore.
Bima e mërsinës ka origjinën në vendet e Mesdheut. Ajo është veçanërisht e shpërndarë në ishujt e Korsikës dhe Sardenjës, por edhe në Shqipëri.
Banorët e Korsikës dhe Sardenjës janë kokekëmbë të apasionuar pas kësaj shkurreje.
Ndoshta mërsina është një nga bimët më të famshme në histori, por ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e botës moderne.
Për mijëra vjet, kjo bimë me emrin botanik Myrtus communis, ka gjetur vend në mitologji, histori, kulturë, mjekësi dhe në artin e kulinarisë në shumë qytetërime.
Në Shqipëri, mërsina është një ndër bimët medicinale më të kërkuara në Europë.
Shqipëria është vendi perfekt për rritjen e mërsinës sepse përmban të gjithë elementët e duhur të natyrës që garantojnë rritjen e saj.
Dy përbërësit më të rëndësishëm për rritjen e bimëve të shëndetshme të mërsinës janë dielli dhe era. Nëse bima rritet pranë detit atëherë ajo arrin gjithë shkëlqimin e saj.
Gjethet e mërsinës dhe frutat e saj përmbajnë një kombinim unik të përbërësve organikë ushqimorë, rrjedhimisht kjo bimë është mjaft interesante nëse përfshihet në ushqim, por edhe një burim i çmuar i vajrave esencialë.
Mërsina përmban një sërë antioksidantësh dhe flavonoidësh.
Është një bimë që përcjell shumë energji dhe forcon shëndetin e njeriut. Disa prej vlerave shëndetësore të mërsinës përfshijnë: aftësinë për të zvogëluar çrregullimet në sistemin e frymëmarrjes, mbron ndaj sëmundjeve intestinale.
Po ashtu rregullon sistemin endokrinal, parandalon disa tumorë, trajton sëmundjet e lëkurës, ul nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson funksionimin e veshkave, forcon funksionet e trurit dhe përmirëson shëndetin e zemrës.
Vetitë fantastike të mërsinës
Uji i distiluar i luleve të mërsinës është përdorur që në Mesjetë si tonik rifreskues i lëkurës. Ky ujë ka marrë emrin “ Uji i Ëngjëllit” për shkak të vetive fantastike në tendosjen e lëkurës.
Ky produkt përdoret nga të gjitha femrat në mbarë botën për pastrimin e lëkurës së fytyrës. Ngjyra e kokrrave të pjekura të mërsinës është blu.
Jehona e kësaj bime është është projektuar në mitologjinë e lashtë Greke ku amazonat dhe heroinat mbanin emrin e Mërsinës.
Sipas legjendave, mërsina ishte një bimë e dashur për perëndeshën Afërdita, e cila kur dëshironte të shfaqej tek njerëzit zgjidhte gjithmonë formën e gjetheve të mërsinës.
Për më tepër në mitologjinë Greke, Mërsina ishte një vashë e bukur, të cilën perëndesha Athina e transformoi në një shkurre duke e dënuar për kryengritjen që bëri ndaj një mashkulli në lojërat olimpike.
Nëse mjalti i mërsinës prodhohet nga pa u ndikuar nga lule të tjera, pra monofloral, atëherë ky mjaltë është shumë i shtrenjtë dhe i rrallë.
Shija e tij është shumë e veçantë. Mjalti i mërsinës ka një reputacion të lartë për shkak të vlerave të mëdha antibakteriale në krahasim me çdo mjaltë tjetër në botë.
Kokrrat e mërsinës janë fantastike për t’u bërë reçel. Rezultati është një masë e trashë, e errët dhe me aromë shpërthyese.
Reçeli i mërsinës përdoret në Sardenja në pregatitjen e ëmbëlsirave. Zakonisht reçeli i mërsinës përgatitet duke shtuar edhe fruta të tjera siç janë mollët.
Çaji i mërsinës është një nga pijet që gjithë secili nga ne duhet ta provojë një herë në jetë.
Për pregatitjen e këtij çaji, rekomandohet çaji i malit i zier me një grusht kokrra mërsine, të cilat janë zier edhe më përpara. Lëngu duhet ftohur në temperaturën e dhomës dhe më pas do të sjellë të gjitha vlerat për organizmin tuaj.
Produkti më i rëndësishëm i mërsinës është mirto, një liker që bëhet nga kokrra të freskëta të zhytyra në alkol, ujë, sheqer ose mjaltë.
Receta e mirtos dhe koha e pregatitjes ruhet me fanatizëm. Ajo nuk është e shkruar sepse komunitetet e Korsikës dhe Sardenjës ia përcjellin brezave nëpërmjet gojëdhënave dhe jo nëpërmjet letrave.
Ajo çfarë kemi mundur të mësojmë është se receta bazë e mirtos është e pandryshueshme: 1 kilogramë fruta me 1 litër alkol. Ky liker është një lëng fantastik që ndihmon me tretjen si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Shijohet i ftohtë.
Ja përse në shumë vende të Mesdheut, njerëzit mbajnë gjithmonë në frigorifer një shishe mirto të pregatitur në shtëpi.
Shumë komunitete të lashta kanë përdorur kokrrat e mërsinës për vlerat antiseptike dhe anti-inflamatore. Për këtë arsye, këto kokrra të veçanta janë përdorur për të trajtuar sëmundje si ajo e ulçerës.