Kuriozitete

E pabesueshme: Po punonin në kopshtin e shtëpisë, çifti gjen të groposur kasafortën me ar e diamante

Një çift nga Staten Island i New Yokur-ut po punonin në kopshtin e shtëpisë së tyre kur zbuluan një thesar të groposur, që mbante një pasuri të konsiderueshme.

Maria Colonna dhe burri i saj Emanuel, thanë se gjetja e thesarit në një vend të tillë të sigurt ishte si një ëndërr e fëmijërisë, e cila u bë realitet.

Çifti kishte një problem me drurët e pemëve të tyre, kështu që vendosën të mbillnin pemë të reja në oborr, por gjatë procesit të punës zbuluan fillimisht një kuti dhe menduan se ajo ishte e mbushur me kabllo apo tela.

Ata e nxorrën kutinë jashtë dhe kuptuan që ajo në fakt ishte një kasafortë e mbushur me para dhe bizhuteri.

Të futura në vend të sigurt, çifti gjeti brenda kutisë kartëmonedhat e lagura që arrinin deri në 52 mijë dollarë, ar, diamante, rubinë dhe stoli të tjera të çmuara.

“Ishte mahnitëse”, tha bashkëshorti i gruas. Por çifti gjeti edhe diçka tjetër brenda kutisë. Ata panë se në një copë letre ishte e shkruar një adresë.

Pasi bëri disa kërkime burri zbuloi që adresa ishte e fqinjëve të tyre. Shkoi tek dera e tyre dhe fillimisht i pyeti për ndonjë grabitje që mund të kishin pasur.

Fqinjët i thanë se ishin grabitur para 7 vitesh, pra në 2011. Më pas për habinë e të gjithëve Emanuele dhe gruaja e tij i kthyen të gjitha paratë familjes që i ishin vjedhur.

Kur e pyetën gruan e tij se përse nuk i mbajtën paratë për vete ajo tha:

As nuk duhet të ma kishit bërë këtë pyetje, ato para nuk ishin tonat!”

E pabesueshme: Po punonin në kopshtin e shtëpisë, çifti gjen të groposur kasafortën me ar e diamante Read More »

Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë?

Pirroja ishte, ndoshta, sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr.

I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua shpejt dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, Komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri.

Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr.e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në betejë. Epirotët e quainin “Shqiponjë”.

Sipas një tradite Shqiptare pretendohet se emri “Shqiptare” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga thënie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjet me krenari se një gjë të tillë ishte normale, pasi ushtarët e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, kështu qenë lëvizjet e tyre. Natyrisht u shembëllënin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve.

Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur ushtarët e tij u thurnin lëvdata sulmeve të tija të guximëshme e të shpejta ata e quanin “Shqiponjë” ai iu përgjigjej se ata ishin krahet e tija , që benin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës .

Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri , të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo “ALBANE” por “Shqiptare” ose “Bij të Shqipes”.

Prejardhja e emrit Shqiptar!!! A e dinit se nga vjen emri ynë? Read More »

E dinit që brenda në liqenin e këtij qyteti të Shqipërisë ekziston 1 qytet tjetër? Do çmendeni kur të kuptoni pse nuk na i tregojnë

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.

Kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur ‘Strugë’ shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun. Pas kësaj ngjarje njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.

Ekziston edhe një histori e vërtetë nga pala shqiptare. Ajo flet për një qytet të varrosur nën Liqenin e Ohrit që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet e këtij qyteti gjenden nën ujë. Legjenda thotë se një tërmet, shkaktoi zhytjen e qytetit nën ujë. Legjendat e bëjnë këtë liqen të vjetër edhe më interesant

E dinit që brenda në liqenin e këtij qyteti të Shqipërisë ekziston 1 qytet tjetër? Do çmendeni kur të kuptoni pse nuk na i tregojnë Read More »

Surpriza : Ky është shteti i parë i gjithi lundrues

Shteti i parë i pavarur në botë i gjithi … lundrues, pritet të jetë i gatshëm për banim vitit 2022 në Oqeanin Paqësor. Ai do të funksionojë me qeverinë e tij që do të ketë paranë e njohur me emrin ‘Vayron’.

Planifikohet që qyteti lundrues të ketë 300 shtëpi si dhe hotele, restorante, kafene dhe shumë objekte tjera që do të ndërtohen në Oqeanin Paqësor më saktësisht në ishullin e Tahitit. I financuar nga themeluesi i ‘PayPal’, Peter Thiel, pilot projekti 50 milionë dollarësh është duke u zhvilluar në bashkëpunim me qeverinë e Polinezisë, akademikët, filantropët dhe investitorë të ndryshëm.

Gjatë një interviste dhënë CNBC, Mezza-Garcia, hulumtuese në universitetin Warwick, ka deklaruar se ekzistojnë probleme të mëdha në realizimin e këtij projekti në ishujt e Polinezisë, kjo për faktin se toka shtrihet në korale dhe do të zhduket me rritjen e nivelit të ujit. Ata synojnë ta kenë valutën Vayron dhe qeverinë e tyre, ndërsa projekti në total kushton 50 milionë dollarë dhe pritet të jetë i gatshëm deri në vitin 2022.

The world's first floating nation is set to appear in the Pacific Ocean off the island of Tahiti in 2020 (artist's impression). A handful of hotels, homes, offices, restaurants and more will be built in the next few years by the nonprofit Seasteading Institute, which hopes to 'liberate humanity from politicians'

Bankrolled by PayPal founder Peter Thiel, the £37 million ($50 million) project is a pilot program in partnership with the government of Polynesia and is championed by a movement of academics, philanthropists and investors 

Surpriza : Ky është shteti i parë i gjithi lundrues Read More »

72 orë para vdekjes njerëzit fillojnë t’i flasin këto gjëra

Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë.

Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata. Kështu pohon hulumtimi i fundit i kryer duke pasur për bazë bisedat me njerëzit që kanë kontakte të vazhdueshme me ata që janë pranë vdekjes.

“Për nëntë javë e kam humbur motrën dhe babanë prandaj vendosa t’i përkushtohem hulumtimit të vdekjes. Kuptova se njerëzit parandiejnë se kur do të vdesin. Në periudhën prej 72 orëve para vdekjes fillojnë të flasin disa gjëra”, tregon Patricia Pearson, gazetarja dhe autorja e librit “Opening Heaven’s Door: Investigating Stories of Life, Death and What Comes After” (Hapja e dyerve të Parajsës: Hulumtimi i tregimeve për jetën, vdekjen dhe çfarë vjen më pas).Hulumtimin e ka bazuar në biseda me njerëzit, profesioni i të cilëve është kontakti i vazhdueshëm me pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme. Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekjen klinike dhe përsëri janë kthyer në këtë botë.

Patricia ka zbuluar se si 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për gjëra të pazakonta, për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre, edhe pse janë në shtëpi…. Në të vërtetë ata kanë vizione për udhëtime, ndiejnë se janë duke shkuar diku.“Motra ime u sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte e shtrirë para vdekjes vazhdimisht përsëriste: “Nuk di se si do të shkoj”, dhe i ka përmendur disa “stjuardesa të pafat”, përkujton Patricia.Infermierja Maggie Kalnan nga Qendra e kujdesit paliativ në SHBA ka treguar se si e ka pasur një pacient i cili vdiste nga kanceri në pankreas dhe para vdekjes e kishte pyetur “A di gruaja ime gjithçka në lidhje me pasaportën dhe biletën?”.

Kjo infermiere thotë se ishte afër qindra pacientëve të cilët kanë qenë duke vdekur dhe se vizionet e tyre në lidhje me udhëtimet nuk mund të konsiderohen si rastësi. Njerëzit para vdekjes kanë ndjenjën se po shkojnë diku. Shumë njerëz rreth një orë para vdekjes kanë parë njerëzit e dashur të cilët moti kishin vdekur, e ajo çfarë kanë parë nuk varej prej asaj se a kishin marrë barëra apo jo, ka treguar hulumtimi i dy psikologëve, dr. Karlisa Ossis dhe dr. Erlendura Haraldson nga Universiteti i Islandës.

Në mes të atyre njerëzve ishte edhe pacientja 84 vjeçe Audrey Scott e cila vdiste nga kanceri. Ajo ka treguar se i kishte ardhur në vizitë djali i saj i adoptuar Frankie i cili në të vërtet kishte vdekur disa vite më parë. Ajo i kishte thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë në kolltuk afër saj, transmeton portali Atma.

72 orë para vdekjes njerëzit fillojnë t’i flasin këto gjëra Read More »

Kjo është shtëpia më e bukur në Kosovë

Kemi parë ambiente të hatashme si të personave të cilët janë në politikë, ashtu edhe të figurave të ndryshme të njohura, qofshin ata këngëtarë, aktorë, etj.
Mirëpo, sigurisht se edhe disa prej njerëzve të cilët nuk janë fytyra publike, fatmirësisht gëzojnë shtëpi të bukura.

Kjo eshte e publikuar se fundi si nje nder shtepite me te bukura me dizajn moder ,e familjes Hasani nga Ferizaj.

Kjo është shtëpia më e bukur në Kosovë Read More »

Ata që kanë këtë shenjë horoskopi nuk mund të martohen kurrë

Ka shumë njerëz që u përkasin disa shenjave të horoskopit që janë të përkushtuar ndaj marrëdhënieve apo lidhjeve dashurore. Disa prej tyre rezistojnë më gjatë, ndërsa disa të tjerë nuk mund të qëndrojnë të lidhur as një muaj.

Disa shenja (si Demi dhe Peshqit) e pëlqejnë idenë e të qenit në një marrëdhënie afatgjatë, por kanë probleme me marrjen e vendimeve të mëdha. Në fakt, katër prej shenjave të horoskopit, nuk duan ta shohin veten e tyre të martuar. Ja cilat janë ato:

  1. Dashi
    Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen. Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

  2. Binjakët
    Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirë, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

  3. Shigjetari
    Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

  4. Ujori
    Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë dhe është shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujro largohet fare edhe nga lidhja e tyre. Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi i atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë.

Ata që kanë këtë shenjë horoskopi nuk mund të martohen kurrë Read More »

Ky lloj djathi kushton 1000 euro një kilogram dhe prodhohet në këtë vend të Ballkanit

Blerësit e tyre, do të thotë dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomares, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë.

Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomares dhe kjo gjoja e shpjegon edhe çmimin e lartë të tij.

Momentalisht aty janë 120 gomare të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht. Varësisht nga ajo se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit). Gomarja gjatë gjithë vitit mund të japë më së shumti 35 litra qumësht dhe kjo vetëm deri sa rrit të vegjlit. Në botën shtazore gomaret mbajnë në bark më gjatë këlyshët e palindur, plot 1 vit e 15 ditë, dhe natyrisht gjatë asaj kohe nuk japin qumësht.

Mgid Header
Deri tek çmimi prej 1 000 eurove për një kilogram djathi është arritur me përllogaritje të thjeshtë, 40 herë 25. Shifra 40 tregon çmimin e qumështit të gomares në Serbi, kurse 25 sasia e litrave që nevojiten për prodhimin e një kg djathi.

Sipas gazetës zagrebase V. List, çmimi i këtij lloj qumështi në Kroaci shkon deri në 70, kurse në Evropë madje 100 euro. Ky qumësht është specifik sepse ka pothuajse 100 për qind të njëjtën përbërje me qumështin e nënave. Por, për prodhimin e djathit atij i shtohet edhe një sasi e vogël e qumështit të dhive, pasi qumështi i gomares përmban vetëm 1 për qind yndyra.

Shitja e këtij lloj djathi bëhet vetëm nëpërmjet internetit apo me porosi dhe me dërgim të drejtpërdrejt nëpër shtëpi.

Ky lloj djathi kushton 1000 euro një kilogram dhe prodhohet në këtë vend të Ballkanit Read More »