Kuriozitete

Kulte tradicionale shqiptare – Kulti i zjarrit dhe i Diellit

Tashmë edhe Prometeu e ka kryer “dënimin”, që mori prej Zeusit, për shkak se, ua dha njerëzve sekretin e zjarrit dhe kjo “ngjarje” është e fiksuar, jo më vetëm si legjendë, por edhe në shkrimet e autorëve të antikitetit, p.sh. nga Eskili te “Prometeu i lidhur”. Zjarri është konsideruar i shenjtë për vlerat e tij dhe për ndryshimet, që solli në botën njerëzore, gjatë hapave të para të saj.

Në gojëdhënat popullore flitet për vatrën, për zjarrin, madje, edhe kur duan të mallkojnë, njerëzit shprehen: “T’u shoftë zjarri!”, “T’u shoftë vatra!”, “Për këtë zjarr!”, “Për këtë zjarr e m’u shofë vatra/”, “T’u shoft kandili/”, “T’u shoftë drita/” etj., Autorët e lashtësisë njoftojnë se, për të ruajtur zjarrin në çdo shtëpi, lihej një njeri.

Shumë sinjifikativ është fakti se gjatë pushtimit osman, midis taksave të shumta kishte edhe një taksë për tymin, apo për oxhakun.

Nga ky fakt mbeti e dhe shprehja, “shtëpi oxhaku”, e cila do të thoshte “derë e lartë”.

“Zjarri shikohej edhe si personifikim i familjes…,” konkludon studiuesi R. Memushaj në monografinë “Historia e Kurveleshit” Sentencat, “Ju shua kandili!”, “ Ju shua zjarri!”, “Zjarr i shuar”, “ Vatër zjarri (e ngrohtë, mikpritëse)”, “E shoi atë zjarr lumëmadhi” etj. e konfirmojnë këtë ide.

Kulti i zjarrit është i lidhur me kultin e Diellit, i cili mendohet edhe si burim i jetës, i të mirave materiale etj.

Elementet e natyrës kanë qenë një burim adhurimi, por mbi të gjithë: dielli, toka dhe hëna kanë qenë adhuruar si hyjni në gjithë hapësirën pellazgjike dhe ilire (ilire, epirotase dhe dardane).

Populli ruan në kujtesën e tij disa shprehje, të cilat i përdor si urim, mallkim, betim etj., siç janë: “Për këtë dhe! “Për këtë qiell”, “Për këtë Diell”, “Për atë Diell”, “Për këtë Hënë”, “Për këtë vatër”, “Për këtë zjarr”, “Të thertë rrezja e Diellit”, “Për atë Diell, që vete lodhur e këputur” “Për atë symadh, që i sheh të gjitha”. “Qofsh i bardhë, si rrezja e Diellit” etj.

Këto sentenca e kanë origjinën përtej kufirit të besimit monoteist, në kohët e besimit pagan dhe janë dëshmi e autoktonisë së elementit bartës, pra të vazhdimësisë iliro-shqiptare.

Një tregues specifik i kësaj vazhdimësie është edhe riti i varrimit, i cili që nga lashtësia pellazgjike është i pandryshueshëm.

Vendosja e kufomës me fytyrë nga dielli dhe me kokë nga Perëndimi, si edhe krijimi i një rrethi, që simbolizon Diellin në varrezat tumulare, janë një tjetër dëshmi e vazhdimësisë dhe tregues i kultit të Diellit.

“Sipas besimit pagan, konfirmon baroni F. Nopça, shqiptarët nderonin Diellin, duke iu falur majave të malit”. Edhe sot, në majën e Tomorrit, shpellën e Sari Salltikut në Krujë, kurorën e malit në Gribë, Selgjikja në Malin e Gjerë mbi Lazarat, në Gjakovë e gjetkë respektohen, si vende pelegrinazhi, majat e maleve.

Kulti i diellit, sipas autorëve antikë: Herodotit, Strabonit, Ciceronit dhe Plutarkut, por edhe Durham, Nopça, Stipçeviç, Sbeshlaqiq, Shuteriqi, Shkupi e Tirta, dëshmojnë se Dielli ka qenë objekt i tatuazheve ndër iliro-shqiptarët.

Në historinë romake, vihet re qëndrimi i perandorit me origjinë iliriane, Kostandinit të Madh, i cili i urdhëronte ushtarët e tij të recitonin të dielën, “ditën e dritës dhe të Diellit”, një lutje Diellit, që do t’u sillte fltoren”.
Ky kult pagan ka ekzistuar edhe në shekullin V të e. s. Këtë e mësojmë nga vizita e papa Leo i Madh (440-461) në trojet ilire.

Kur papa vizitoi Kostandinopojën, në hyrje të kishës së Shën Pjetrit, ai vuri re disa njerëz që predikonin kultin e Diellit.

Papa, me këtë rast, ua bëri një kritikë të ashpër këtyre predikuesve/Njekomb

Kulte tradicionale shqiptare – Kulti i zjarrit dhe i Diellit Read More »

6 shenjat e horoskopit që janë bekuar me shprehjen: BOSS lind, nuk bëhesh

Shumë besojnë se të qenët “bos-lider” quajeni si të doni është një aftësi e lindur dhe jo e fituar gjatë jetës! Me këtë cilësi duket se janë “bekuar” vetëm 6 shenja të horoskopit dhe ato janë:

1.Dashi (21 mars – 19 prill)

Njerëzit më të vendosur i përkasin gjithmonë kësaj shenje! Janë gjithnjë përpara ta tjerëve sepse nuk e pranojnë dot faktin të jenë të dytët.

Nëse çdo biznes do të drejtohej nga një dash, ekonomia nuk do të bënte asnjëherë regres.

2.Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Megjithëse peshorja nuk do të ndihej mirë në një pozicion drejtues për shkak të ndjeshmërisë, ajo është ende një “bos” në mënyrën e vet.

Ka aftësinë të balancojë çdo gjë në jetë duke mos dështuar asnjëherë në asnjë fushë! A nuk është kjo një ndjesi e jashtëzakonshme? Të dish se ke gjithçka nën kontroll?

3.Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha nuk përfshihet asnëjherë emocionalisht në situatat, kur këto të fundit mund të prishin punë ! Është një shenjë e ftohtë që di si të mbajë distancë dhe mos të lejojë të tjerët të kuptojnë si ndihen në të vërtetë !

4.Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Peshqit janë jashtëzakonisht intuitive dhe kjo gjë i bën ata shumë të saktë në parashikimet që bëjnë.

Kësisoj kjo shenjë nuk gabon asnjëherë dhe del gjithmonë një Boss

5.Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi është këmbëngulës, i përpiktë dhe tejet i vendosur ! Këto cilësi e bëjnë atë një shenjë triumfuese.

6.Luani (22 gusht-21 shtator)
Luani është një bos, sepse kështu mendojnë të tjerët ! Edhe nëse ju nuk ndiheni të tillë, në sytë e të tjerëve jeni një njeri guximtar, me vision, tek i cili mund të besojnë.

6 shenjat e horoskopit që janë bekuar me shprehjen: BOSS lind, nuk bëhesh Read More »

Gjendet anija e mbytur prej 300 vitesh, vlen 17 miliardë dollarë

Anija spanjolle “San Hose”, e fundosur prej më shumë se 300 vjetësh në Detin e Karaibeve, jo shumë larg bregdetit të Kolumbisë, është gjetur me ndihmën e një mjeti autonom nënujor, njoftoi sot Instituti i oqeanografisë WHOI.

Zëvendëspresidenti i këtij instituti Rob Munier tha se lajmi ishte mbajtur sekret për tre vjet që nga gjetja, ‘në shenjë respekti’ ndaj qeverisë së Kolumbisë.

“San Hose” gjatë betejës me anijet britanike më 8 qershor 1708 u fundos së bashku me 600 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Anija kishte me vete ar dhe argjend me vlerë 17 miliardë dollarë dhe është çështje e kontestit juridik ndërmjet disa kombeve dhe kompanive private.

Para disa javësh, UNESCO i bëri thirrje Kolumbisë që të mos eksplorojë mbetjet e anijes, vendndodhja e së cilës ishte sekret shtetëror. Thesari i paprekur për momentin ndodhet në fund të detit, transmeton AP.

Vendndodhja e saktë e anijes konsiderohej për një kohë të gjatë si një nga misteret më të mëdha detare.

Gjendet anija e mbytur prej 300 vitesh, vlen 17 miliardë dollarë Read More »

Historia e çiftit të ndarë Shqiptarë: Natën e parë të martesës zbulova që nuk ishte e virgjër

Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin. Kalvari i shqetësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pretendon se ajo nuk ishte e virgjër.

Nga ku nisën dhe të gjitha problemet. Majlinda ngelet shtatzënë, por Dritani (ish-bashkëshorti) nuk ka pranuar ta njohë fëmijën që ajo lindi. Në fillim të pranishëm në studio kanë qenë motër e vëlla dhe më pas ka ardhur dhe Dritani.

Majlinda: Sot do them të vërtetë time, edhe pse as familja ime s’më beson akoma sot pas 4 vitesh, le më tutje, opinion publik. Sot në këtë karrige do doja të ishte babai i fëmijës ose pjesëtarë të tjerë të familjes të ish-burrit.

Historia e çiftit të ndarë Shqiptarë: Natën e parë të martesës zbulova që nuk ishte e virgjër Read More »

Këto tre binjake refuzojnë të flasin me të tjerët në shkollë. Pastaj mësuesi arrin të zbulojë sekretin e tyre që i ka përlotur të gjithë

Kur Haley, Kassidy dhe Sierra shkuan për herë të parë në një shkollë në Las Vegas, dukeshin krejtësisht të pakënaqura me atë që mësuesit thonin. Ata qëndronin si në mbrojtje nga të gjithë njerëzit. Fillimisht stafi i shkollës nuk mund ta kuptonte arsyen e kësaj sjelljeje.

Kjo derisa vajzat filluan të bënin shumë mungesa. Pra, në fund, mësuesit preferuan të përfshijnë vajzat në një program ndihme.

Ky program është pjesë e ligjit federal që synon të ndihmojë nxënësit me të ardhura të ulëta të zhvillojnë aftësi, shkruan ShkodraNews. Në fund, kur Haley, Kassidy dhe Sierra u ndjenë të sigurta, ata gjithashtu arritën të tregonin se çfarë i kishte ndodhur dhe kjo ishte shumë më e tmerrshme sesa ajo që mendonin mësuesit.

Trinjaket kishin humbur nënën kur ishin vetëm tre vjeçe dhe në moshën 6 -vjeçare babai i tyre u arrestua. Për këtë arsye, vajzat u detyruan të shkonin dhe të jetonin me një gjysh, i cili shpesh i linte pa ngrënë. Kur babai i tyre doli nga burgu, ai arriti të merrte me vete vajzat e tij të vogla, por i linte vetëm ndonjëherë edhe për disa javë.

Kjo situatë mori fund kur autoritetet ia besuan vajzat gjysherve të tyre. Ama gjërat nuk u përmirësuan aspak, shkruan ShkodraNews. Përkundrazi, ata shpesh mbetën pa ushqim dhe rroba.

Por me ndihmën e këtij programi, vajzat arritën të kapërcejnë të kaluarën e tyre të tmerrshme.

Madje ato jane edhe diplomuar.

Me punë dhe këmbëngulje të fortë, Haley, Kassidy dhe Sierra dolën në jetë. Ata kanë lëvizur nga shkolla e mesme në universitet.

Historia e tyre e mrekullueshme e mbijetesës frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën.

Na ndihmo për të përhapur këtë histori, e cila duhet të frymëzojë ata që kanë pasur një të kaluar të tmerrshme si Haley, Kassydi dhe Sierra. Shpërndaje!

Këto tre binjake refuzojnë të flasin me të tjerët në shkollë. Pastaj mësuesi arrin të zbulojë sekretin e tyre që i ka përlotur të gjithë Read More »

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik

Disa, këtë dukuri e quajnë “këmba Greke” dhe është e njohur si shenjë e fuqisë, inteligjencës dhe tërheqjes. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është vetëm diferencë vizuale, mirëpo duhet të kemi më shumë kujdes, pasi që shumë shpejt kjo mund të kaloj në dhimbje.

Njerëzit që e kanë “këmbën e Grekut” mund të kenë dhimbje në gisht, sepse si pasojë e ecjes apo vrapimit gishti lakohet. Kjo lëvizje mund të shpijë në pezmatim, që sjell dhimbje të madhe, mirëpo rreziku është më i madh për vrapuesit.

Prandaj, preferohet t’i mbathni këpucët që kanë hapësirë të mjaftueshme për gishtërinjtë tua, dhe asnjëherë mos mbathni këpucë që shkaktojnë dhimbje rreth gishtërinjve.

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik Read More »

E marta quhet si ditë e zezë, ja cilat janë të ligat e kësaj dite

Shqipatarët shquhen si popull që i pëlqen bestytnitë. Janë të shumta ato dhe ndryshojnë në varësi të zonave. Pra zona të ndryshme kanë interpretime të ndryshme.

Për ato që do flasim sot është dita e martë. Flitet se zoti krijoi të ligën, të keqen ditën e martë dhe për këtë arsye ato ndalojnë shumë gjëra.

Si pasojë e kësaj ndalohet:

Çdo viztë sepse nuk mund të vizitosh dikë në ditën e krijimit t? së keqes.
Prerja e thonjve
Blerja e dhuratave
Fejesa
Martesa

Edhe pse duken të çuditshme ka njerëz të cilët i praktikojnë këto

E marta quhet si ditë e zezë, ja cilat janë të ligat e kësaj dite Read More »

Shpëtoni nga mizat gjatë verës një herë e përgjithmonë me këtë mënyrë mjaft të thjeshtë

Është verë dhe gjatë kësaj periudhe, ato që na bezdisin dhe na shqetësojnë më së shumti, me përjashtim të vapës dhe të të nxehtit, janë edhe mizat apo mushkonjat. Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra se si mund të shpëtoni nga këto insekte dhe të bëni një gjumë të qetë në drekë apo të rrini pa u bezdisur në ambientet tuaja familjare.

grini një kruth me lëng shkumëzues për enët. Hidhni 2.5 cm sapun të lëngshëm dhe sa më shumë të mundeni ujë. Mizat tërhiqen nga sapuni dhe mbyten në ujë.

-Përdorni një ilaç enësh me aromë frutash për të pasur rezultate sa më të mira. Një ilaç enësh me mollë apo me limonë mund t’ju hyjë shumë në punë.

– Shtoni një apo dy pika uthull molle nëse dëshironi të mbysni sa më shumë miza. Uthulla e mollës i tërheq ato.

-Hidhni pak lëng natyral për mbytjen e mizave në një shishe të sprucuar. Hidhni në të edhe pak piper të kuq dhe spërkateni në zonat ku mendoni se futen mizat (në dritare apo në dyer që mund të kenë krijuar edhe të çara). Era e piperit do t’i mbajë larg.

-Ka disa bimë që i mbajnë larg mizat. Ato nuk i kanë shumë qejf aromat e livandës, borzilokut dhe të mentes. Vendosni në një dhomë një fletë nga këto bimë, ose edhe një gjethe domateje, digjini ato nëse doni dhe keni për të parë që këto insekte nuk do t’ju shqetësojnë.

Shpëtoni nga mizat gjatë verës një herë e përgjithmonë me këtë mënyrë mjaft të thjeshtë Read More »