Kuriozitete

Cili kryeministër shqiptar vdiq nga mbidoza e kokainës?

Gazetari Roland Qafoku ka botuar së fundmi një libër historik me 33 kryeministrat, nga Ismail Qemali deri te Edi Rama.

Mes tyre është edhe kryeministri i pestë i shtetit shqiptar, Iljaz Vrioni, i cili dyshohet se vdiq nga mbidoza e kokainës. Ja çfarë shkruhet në libër për Vrionin

“Historitë e tejkalimit të alkoolit me Iljaz Vrionin ishin kthyer në histori normale në Tiranën e atyre viteve.

Pietro Kuaroni përshkruan këtë gjendje: “Ai pinte gotë pas gote, pothuaj me gërnje dhe pas pak fytyra e tij u bë baltë, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtësisht i dehur. E tillë ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai një lloj tërbimi.

Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orë të tëra duke përsëritur të njëjtat gjëra me atë këmbënguljen ngacmuese të të dehurve: e pamundur të merrje leje për të dalë, biseda kthehej në një kalvar”, transmeton lapsi.al.

E gjitha kjo u ngjante krizave: ai pinte ditë të tëra pa ndërprerje. Fillonte sërish në mëngjes për t’iu dorëzuar ekseseve të pasdarkes në mbrëmje. Pastaj, befas, bëhej esëll, rrinte dy apo tri ditë mbyllur në shtëpi ku e dëgjonim të grindej.

Shërohej si nga një sëmundje: përsëri i qartë, i gëzuar, simpatik, gjer në rifillimin e afërt. Por transferimi i Iljaz Vrionit në Paris në detyrën e ministrit kishte edhe një gjë më shumë.

Historiani amerikan, Bernd Fisher, e çon më tej degradimin me mbidozat të ish-kryeministrit. Sipas tij, jo vetëm alkooli, por edhe kokaina ishin ato që i dhanë një goditje në zemër Iljaz Vrionit.

Asgjë nuk mundën të bënin mjekët e spitalit “Sain Clus” në Paris për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq më 17 mars 1938”- shkruan Qafoku në librin “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”./Njekomb

auto_krye_1446749858-69384921446754619

Cili kryeministër shqiptar vdiq nga mbidoza e kokainës? Read More »

Mësimin Më Emocionues mbi Martesën e Zbulova nga Gjyshja ime!

Edhe pse gjyshi im ishte një fermer, gjyshja i hekuroste rrobat e tij çdo ditë.

Ajo përziente niseshte në një shishe qelqi që kishte në krye një kapak metalik dhe që kishte një numër vrimash në të.

Ajo i spërkaste pantallonat me niseshte dhe i varte në një karrige për disa minuta në mënyrë që të thaheshin paksa dhe më pas aplikonte në to hekurin e nxehtë.

Për shkak se e pashë atë të vepronte kështu gjatë fëmijërisë, mendova se çdo femër e moshuar në botë e bënte këtë. Por, me kalimin e viteve, fillova ta vija në pikëpyetje këtë praktikë.

Për çfarë arsyeje i duheshin gjyshit rrobat e hekurosura?

Shumicën e ditëve, ai kurrë nuk shihte ndonjë tjetër përveç meje dhe ndoshta disa fermerëve të tjerë të çrregullt e me rroba të bëra pis.

Gjyshja nuk i hekuroste kurrë rrobat e mia dhe sigurisht nuk ishte e mundur që t’i hekurosja vetë. Ato bëheshin pis që në 9 të mëngjesit dhe nuk mbetej asnjë shenjë hekurosje në to.

Një ditë kur isha rreth 13 vjeç, pyeta gjyshen për këtë. Doja të dija se përse mendonte se ishte e nevojshme për të investuar kohë dhe përpjekje për të hekurosur rrobat që rrallë shiheshin dhe do të bëheshin pis në një kohë të shkurtër.

Përgjigja e saj ishte mendimi më i ëmbël që kisha dëgjuar ndonjëherë.

Ajo më tha se gjyshi ishte njeriu më i bukur në botë. Ajo tha se ishte shoku i saj më i mirë dhe dashuria e jetës së saj.

Ajo donte që ai të dukej në çdo moment dhe ta bënte botën xheloze që ai ishte i saj.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Nuk i dihet kurrë kur gjyshi mund të hasë në dikë dhe unë dua që ai të duket si njeriu më i bukur që Perëndia ka bërë ndonjëherë”.

Më vonë atë ditë, pashë nga afër gjyshin. Ai nuk ishte aspak i bukur për mua. Ai ishte një burrë i shkurtër dhe i dobët me një bark relativisht të madh në krahasim me shpatullat e tij.

Flokët në majë të kokës i kishte të hollë dhe dhëmbët e tij të rremë nuk dukeshin shumë mirë kur ai buzëqeshte. Ai mbante syze që ishin shumë të mëdha për fytyrën e tij, sepse gjithçka që atij i interesonte ishte të shikonte mirë.

Unë me të vërtetë që nuk e kuptoja se si dikush mund ta konsideronte këtë njeri si personin më të bukur që Perëndia kishte falur.

Kështu që e pyeta gjyshen për këtë përsëri disa ditë më vonë. E informova se kisha e vëzhguar gjyshin nga afër dhe isha i sigurt që nuk e shihja atë si njeriun më të bukur në tokë.

Ajo qeshi me të madhe dhe më dha një buzëqeshje vajzërore, atë lloj buzëqeshje që nuk e pret nga gjyshet e asaj moshe.

“Nuk po e shikon në këndin e duhur. Ai është njeriu më i bukur që Perëndia ka bërë ndonjëherë. Këto rrudha të syve nuk kanë qenë gjithmonë aty.

Më kujtohet kur kishte dhëmbë të vërtetë. Ai ka sytë më të bukur blu që kam parë ndonjëherë. Ata kanë pikërisht të njëjtën ngjyrë si qielli para se të perëndojë dielli.

E gjithë fytyra e tij ndriçon kur ai buzëqesh, dhe zëri i tij është aq qetësues dhe i plotë sa të gjitha nëntë qarqet dëshirojnë ta dëgjojnë kur flet,” – tha ajo.

“Çfarë thothë gjyshja? Gjyshi im ka qënë gjithmonë plak me aq sa mbaj mend unë. A mos donte gjyshja që unë të imagjinoja se gjyshi kishte qënë i ri. Ai është një burrë që meriton respekt.”

E dëgjova atë çfarë ajo më tha por vendosa të harroj që e kisha pyetur ndonjëherë. Si mund të mendonte kjo grua e vjetër që një burrë i vjetër me dhëmbë të rremë ishte i bukur? Eh, mendova, pleq.

Vitet kaluan dhe unë pashë gjyshin dhe gjyshen teksa plakeshin bashkë.

Isha mbase 30 vjeç kur kuptova se ishte shumë e vërtetë ajo që tha gjyshja për bukurinë – ishte në fakt gjyshja që hekuroste me niseshten në shishe dhe hekurin e vjetër, rrobat e gjyshit.

Mësimin Më Emocionues mbi Martesën e Zbulova nga Gjyshja ime! Read More »

“Për mua je perfekt ashtu si je”, mesazhi emocionues i mamasë për djalin me nishanin gjigand në fytyrë

Vogëlushi 1-vjeçar, i quajtur Enzo Cestari lindi me një nishan që i mbulonte pothuajse gjysmën e fytyrës së tij. Që prej asaj dite, e ëma mori një vendim. Ajo i premtoi vetes dhe të gjithëve se do bënte që ai të kuptonte se është perfekt ashtu siç ishte dhe s’do të bënte asnjë përpjekje për t’ja fshehur nishanin. Hapi i parë që mori ishte të bëhej dhe ajo si i biri. Vizatoi po të njëjtin nishan dhe gjithë krenari shkrepnin foto bashkë.

“E pranoj që për një periudhë kohe ishte tepër e vështirë për ne të shihnim se si të tjerët reagonin kur shihnim tim bir. Disa me mëshirë, të tjerë frikësoheshin, por kishte dhe nga ata që e përçmonin. Nuk është e thjeshtë, por unë dhe im shoq sillemi normalisht me të dhe duam që djali ynë ta pranojë veten siç është.”– është shprehur ajo. Pikërisht, për të festuar shenjën që e bën unike të birin, ajo i kërkoi një mikut të saj grimier të vizatonte po të njëjtin nishan në fytyrën e saj.

“Pas grimit u ndjeva njeriu më i bukur në botë. Kur shkova në shtëpi, im bir kërcente nga gëzimi dhe pse nuk mund ta kuptonte plotësisht. Në rrugë njerëzit më shihnin ndryshe, por s’më interesonte. Isha nëna më krenare në botë.” Kur 1-vjeçari lindi, ajo mendoi se thjesht ishin papastërtira në fytyrën e tij, por kur mësoi se ishte thjesht një nishan gjigand, falenderoi Zotin për bebushin e shëndetshëm dhe nisi të qajë./Living.

“Për mua je perfekt ashtu si je”, mesazhi emocionues i mamasë për djalin me nishanin gjigand në fytyrë Read More »

Fshati i Kosovës që ‘fle’ mbi ujëra shërues, njerëz të shumtë e përdorin këtë ujë për sëmundje

Aty ku fillojnë vargmalet e Karadakut, buzë lumit Morava gjendet fshati Nasalë, i cili i tëri fle mbi ujëra minerale.

Ruzhdi Selimi, kryetar i fshatit thotë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka thënë se të shumë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike eti, raporton tv dukagjini, përcjell Gazeta Metro.

‘Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj’.
Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.

Ndryshe, nasalasit, banorë të këtij fshati njihen si njerëz punëtorë dhe me tokë të pëlleshme në fushën e Anomravës dhe ata kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori.Iliria.

Fshati i Kosovës që ‘fle’ mbi ujëra shërues, njerëz të shumtë e përdorin këtë ujë për sëmundje Read More »

Shkenca konfirmon: Njerëzit që kanë lindur në këtë muaj janë më inteligjentë

Të qenit më i rrituri brenda klasës apo grupit shoqëror është një përparësi e madhe për fëmijët në shkollë, por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar edhe një tjetër kriter mjaft  interesant.

Sipas në studim i publikuar në “National Bureu of Economic Research”, studiuesit kanë arritur në përfundimin se fëmijët e lindur në shtator janë më inteligjentë se bashkëmoshatarët e tyre.

Ata ka studiuar mbi 1.2 milionë nxënës të shkollave publike në Florida, të gjithë të lindur në muaj të ndryshëm.

Studimi arriti në përfundimin  nxënësit e lindur në muajin shtator, kanë treguar rezultate më të mira sesa fëmijët e lindur në muajt e tjerë.

Shkenca konfirmon: Njerëzit që kanë lindur në këtë muaj janë më inteligjentë Read More »

Udhëtoi në 180 vende të botës për disa muaj. Njihuni me vajzën që bëri ‘çmendurinë’

Çdo njeri prej nesh do të dëshironte të udhëtonte në çdo vend të botës. Por e dimë të gjithë që mundësitë kohore dhe fizike nuk mjaftojnë për të bërë një gjë të tillë.

Mirëpo ndonjëher ka njerëz, që e bëjnë këtë gje dhe ne as nuk e mendojmë se mund ekzistojnë. Është pikërisht Cassie DePecol nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, e cila e ka provuar këtë gjë, duke thënë se është e mundur.

Ajo filloi udhëtimin e saj në korrik 2015 kur ishte 25 vjeç. Ajo është tani 27 vjeç dhe brenda 15 muajve ka vizituar 180 shtete dhe ka udhëtuar 254 herë me avion. Por kjo nuk është e gjitha.

Cassie ëndërron të bëhet gruaja e parë në histori që ka vizituar 196 shtetet e botës. Ajo ka qëllim të kompletojë misionin e saj për 45 ditë. Cassie thotë se gjithmonë ka dashur të vizitojë çdo shtet që ndodhet në hartë dhe të mësojë për kulturën, traditat, historinë dhe besimet e këtyre vendeve. Sigurisht, udhëtimi i saj ka kushtuar. Udhëtimi i Cassie-t nëpër botë ka kushtuar 198,000$.

Cassie i ka fituar këto para nga sponsorët të cilët e kanë paguar të bëjë reklamën e hoteleve të tyre ndërkohë që Cassie është akomoduar. Në këto momente Cassie ndodhet në Kubë. Jemi të sigurtë që ajo do ta arrijë rekordin si femra që ka udhëtuar në 196 vendet e botës.

Udhëtoi në 180 vende të botës për disa muaj. Njihuni me vajzën që bëri ‘çmendurinë’ Read More »

Sa bunkere ka në të gjithë Shqipërinë, cila ishte paranoja famëkeqe e Enver Hoxhës?

Ishte një skenë e zakonshme në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, që qindra njerëz të grumbulloheshin në sheshin Skënderbej të veshur me uniforma partizane dhe të zbukuruara me yje të kuq sovjetikë sikur po vinin nga lufta.

Në një mbledhje të tillë, diktatori Enver Hoxha njoftoi një politikë agresive ushtarake që të ndikonte në jetën e çdo burri, gruaja dhe fëmije nga ky vend i vogël ballkanik.

Udhëheqësi i cili e kishte qeverisur Shqipërinë me një dorë hekuri që nga viti 1944 ishte gati që përgatiste atdheun e tij për t’u mbrojtur nga pushtimi në të gjitha frontet me një strategji të çuditshme – bunkerizimi.

Duke filluar nga viti 1967, ndërtimi i bunkerëve të betonit të rrumbullakosura vazhdoi i pandërprerë për 20 vitet e ardhshme derisa bastionet e “kërpudhave prej hekuri” ishin kudo përgjatë plazheve dhe kufijve, kodrave dhe maleve në majë dhe nëpër fusha e pyje.

Ndonëse numri i saktë i bunkerëve nuk dihet,vlerësimet flasin për shifra nga 500.000 në gati 750.000 bunkerë, të cilët qëndrojnë si monumente që nga koha kur Shqipëria ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Dy ishin arsyet pse Hoxha mendonte se bunkerizimi ishte i nevojshëm dhe gati i domosdoshëm.

Sipas Tritan Shehut, ish-ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, ndërtimi i bunkerëve ishte i lidhur ngushtë me paranojën e regjimit në lidhje me synimet e bllokut sovjetik.

Shehu shprehet:

Pra, ishte një reagim që shprehte pasigurinë që një kriminel ka kur rritet në një mjedis civil.”
Hoxha ishte një stalinist i devotshëm, një izolacionist dhe një ateist. Shteti ishte fe, dhe puna shpesh konsiderohej adhurim. “Gjithmonë gati” ishte një frazë e zakonshme në Shqipërinë e Hoxhës.

Programi i ndërtimit i shtoi asaj “psikologjinë e frikës” në mesin e popullatës, thotë Shehu. U bë “e domosdoshme që shqiptarët të dukeshin si armiq për të gjithë ata që jetonin jashtë vendit, si dhe për ata që nuk e pëlqenin regjimin e brendshëm”.

Strategjia mbrojtëse ushtarake e regjimit ishte luftë guerrilase e projektuar për të mposhtur edhe forcat pushtuese më të fuqishme.

Bunkerë të mëdhenj u ngritën në kodra që rezistuan nga jashtë dhe u lidhën përmes një rrjeti tunelesh që mbushën fshatrat shqiptare.

Rrahman Parlallaku, ish-veteran u tha autorëve Elian Stefa dhe Gyler Mytydi:

Linjat e mbrojtjes fillojnë me pozicionet individuale dhe kolektive të mitralozëve, pastaj topave dhe artilerisë më të rëndë. Brenda pozicioneve të këmbësorisë ka edhe persona të armatosur, të cilët ofrojnë përkrahje me armë zjarri për vijën e parë dhe të dytë të mbrojtjes.”
Kishte një precedent historik për këtë filozofi ushtarake. Relievi i Shqipërisë e lejoi atë të luftonte Perandorinë Osmane gjatë pesë shekujve të pushtimit, si dhe të pengonte përpjekjet italiane dhe gjermane për të kontrolluar vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me qindra e mijëra bunkerë që fshihnin fshatrat, Shqipëria e Hoxhës ishte e përgatitur të mbrohej nga bota.

Por si u bë Hoxha aq i dobët me paranojën që ai kishte për të forcuar kombin e tij? Hoxha nuk kishte bërë shumë miq në kohën e tij si udhëheqës. Bashkimi Sovjetik ndau rrugët me Shqipërinë, pasi u bashkua me Kinën gjatë çarjeve Sino-Sovjetike.

Konflikti ziente ende midis Shqipërisë dhe Greqisë, fqinji i saj në jug.

Hoxha gjithashtu akuzoi Titon për persekutimin e pakicës shqiptare të Jugosllavisë.

Megjithë tensionet e epokës, lufta kurrë nuk erdhi gjatë regjimit të Hoxhës, i cili përfundoi me vdekjen e udhëheqësit, në vitin 1985. Bunkerët kurrë nuk u përdorën për atë çka ishin projektuar.

Trembëdhjetë vjet më vonë, ata më në fund u vunë në veprim. Jugosllavia ishte thyer fuqishëm në vitin 1989 bashkë me republikat e saj, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat luftuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999. UÇK-ja i përdorte bunkerët si pozicione mbrojtëse përgjatë kufirit të Shqipërisë me Kosovën.

Që atëherë, shumica e bunkerëve janë shkatërruar, megjithëse shumë njerëz ende i mbajnë në “këmbë”. Sipërmarrësit i kanë transformuar disa prej tyre në hostele, dyqane dhe restorante.

Shehu thotë:

E ardhmja e bunkerëve do të jetë shkatërrimi i tyre dhe çlirimi i territoreve prej tyre.”
Edhe pse disa besojnë se kombi duhet të ruajë bunkerët për rëndësinë e tyre për historinë shqiptare, Shehu nuk është dakord. “Bunkerët nuk i shërbejnë askujt”, thotë ai. “Ata dëmtojnë territorin dhe krijojnë ndotje, si dhe sjellin kujtime të shëmtuara të së kaluarës”./njekomb

Sa bunkere ka në të gjithë Shqipërinë, cila ishte paranoja famëkeqe e Enver Hoxhës? Read More »

Domatet Zemërkau – Autentiket Shqiptare, Më Të Freskëtat e Stinës

Nga bahçet e kopshtet e shtëpive private e deri tek tek fermat e vogla, domatet zemërkau si qëmoti edhe sot të mrekullojnë me shijen e tyre të freskët.

Një prodhim tërësisht me farë autentike shqiptare, domatet zemërkau janë padyshim nga produktet më të veçanta ndër fruta-perimet e kultivuara në Shqipëri.

Me shije dhe aromë unike, me tul të plotë e natyrale domatet zemërkau të prodhuara kryesisht në kopshtet private apo edhe në parcela të vogla nësera e ferma mbeten më të preferuarat e shqiptarëve.

Specialistët thonë për AgroWeb.org se shija dhe vlerat e domates së vendit, përfshirë dhe atë të varietetit zemërkau janë të një niveli shumë të lartë, falë edhe kushteve klimaterike relativisht të ngrohta në Shqipëri.

Domatet zemërkau kanë një shije të lehtë. Ato shijojnë shumë, sidomos nëse konsumohen sapo këputen nga pema e tyre, kjo pasi ato janë delikate dhe zbuten brenda dy apo tre ditëve.

Kjo është edhe arsyeja përse këto lloj domatesh krahasuar me domatet e tjera tradicionale prodhohen në sasi të limituara dhe nuk gjenden masivisht në tregje.

Aktualisht, domatet zemërkau gjenden në tregjet e fshatarëve por edhe në tregjet e fruta perimeve pavarësisht se sasia e tyre është e limituar.

Për shkak të shijes së tyre unike, çmimi i tyre është më i lartë se varietet e tjera të domateve.

Aktualisht kur sapo kanë nisur të shiten në tregje, 1 kg domate zemërkau kushton 250 lekë të reja, megjithatë çmimi i tyre pritet të ulet më shumë në javët në vijim.

Domatet shqiptare më të kërkuarat në tregjet evropiane dhe jo vetëm
Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ato shkojnë kudo, deri ne Rusi. Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona. Shqipëria eksporton në vit mbi 52 mijë ton perime, nga të cilat 34 mijë ton domate.

Interes në rritje për perimet e freskëta Made in Albania po tregojnë tregjet lindore, si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Hungaria.

Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, edhe Gjermania, Italia, Hollanda e Franca janë tepër të interesuara për të blerë prodhimet tona të freskëta. Kryesisht domaten, por edhe perime të tjera, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie më të madhe për rolin që ka në ekonominë tonë.

Tregu i Bashkimit Evropian paguan shumë më mirë sesa tregjet rajonale për njësi prodhimi.

Vlerat e domates
Domatet përfshirë edhe ato zemërkau janë të njohura për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve.

Vetë pigmenti karotenoid është sipas shkencëtarëve tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i Vitaminës C dhe Vitaminës K.

Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, Vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

Domatet të bëjnë mirë për zemrën, ulin kolesterolin dhe trigliceridet.

Studime të shumta, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës. Jo vetëm prej vlerave antioksidante por edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut./AgroWeb.org

Domatet Zemërkau – Autentiket Shqiptare, Më Të Freskëtat e Stinës Read More »