Kuriozitete

A besoni në mrekulli? Shkon në farmaci dhe doktori i jep ilaçin që i shpëtoi jetën! Zbuloni se çfarë është

Kjo histori po ben xhiron e botes. Për t’i blerë vellait te saj te vogel te sëmurë një “mrekulli”, një vajzë 8 vjeçare doli qetësisht nga shtëpia e saj një natë dhe shkoi gjashtë blloqe larg në një farmaci, pa i njoftuar prindërit e saj.

E atë mbrëmje, vajza 8-vjeçare, e quajtur Tess, dëgjoi bisedën e prindërve të saj rreth vëllait të saj të vogël, Andrew.

Andrew ishte shumë i sëmurë, por nuk kishin para për të paguar për operacionin e tij të kushtueshëm. Babai i saj kishte shitur shtëpinë e tyre dhe i harxhoi të gjitha kursimet për të paguar faturat mjekësore.
“Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë tani,” Tess dëgjoi babin e saj duke i thene nenes me deshperim.

Duke dëgjuar këtë, Tess shkoi në dhomën e saj të gjumit dhe nxori një enë prej xhami nga dollapi. Ajo derdhi cdo gje qe kishte brenda monedhat 5centeshe, dhe monedhat 10centeshe, dhe filloi ti numeronte.
Dhe me paratë që ajo kishte, shkoi ne farmacine me te afert.

Teksa farmacisti ishte duke folur me nje zoteri te veshur mir,ajo iu afrua dhe priste me padurim që ta vinte re, por ai vazhdonte të fliste me zoterine.

Në ankth për të blerë “mrekulline”, ajo hoqi disa monedha nga kavanozi i saj dhe goditi xhamin.
Farmacisti, i hutuar nga tingujt, e pyeti Tessin i bezdisur: “Çfarë do? Po flas me vëllanë tim i cili erdhi nga Çikago. Unë nuk e kam parë atë për vite! ”

Tess mblodhi guximin dhe tha: “Vëllai im i vogël është me të vërtetë i sëmurë. Unë do të doja të blija një ‘mrekulli’ nga ju. ”

“Çfarë?” shpertheu farmacisti.
“Vëllai im, Andrew, ka diçka të keqe qe rritet brenda kokës së tij. Babai im thotë “vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë tani.” Pra, sa kushton një mrekulli? “Shpjegoi Tess.

“Ne nuk i shesim mrekullitë këtu,” tha farmacisti.
Vëllai i farmacistit dëgjoi gjithçka dhe u përkul duke pyetur Tessin: “Çfarë mrekullie i duhet vëllait tend?”

“Nuk e di,” tha Tess, me lot në sy. “Babai im nuk mund të përballojë për të paguar për këtë, kështu që unë do ta blej me paratë e mia.”

“Sa para keni?” Pyeti vëllai i farmacistit.

“$ 1.11”, murmuriti Tess. “Keto jane te gjitha parate qe kam.

Zoteria i veshur mirë buzëqeshi dhe u përgjigj me butësi: “$ 1.11 është pikërisht çmimi për të blerë një mrekulli për vëllain tend të vogël. Ju lutem më dërgoni te vëllai dhe prindërit tuaj, më lejoni të shoh se per çfarë lloj mrekullie ka nevojë. ”

Tess shoqeroi zoterine per ne shtepine e saj.

Mrekullisht, vëllai i farmacistit ishte Dr Carlston Armstrong, një mjek nga Çikago i specializuar në neurokirurgji.

Pas shqyrtimit të Andrew, Dr Armstrong i siguroi Tess, “Unë e di per çfarë mrekullie ka nevojë vëllai yt, dhe do të kushtojë vetëm $ 1.11.”

Pak kohë më pas, Dr Armstrong përfundoi operacionin e Andrew pa i vendosur prindërve ndonjë tarifë.
Pas operacionit, Andrew gradualisht rimori shëndetin e tij ,e e gjitha kjo në sajë të mrekullisë $ 1.11 qe i bleu Tress.

Kjo histori, edhe pse pretendohet të jetë e vërtetë, ka nje origjinë të panjohur. Ajo do te na tregoje të mos ndalojmë kurrë se shpresuari, sepse mrekullitë mund të ndodhin. Për më tepër, ne mund ta krijojmë atë mrekulli duke u dhënë të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim, ashtu sic bëri Dr Armstrong.

A besoni në mrekulli? Shkon në farmaci dhe doktori i jep ilaçin që i shpëtoi jetën! Zbuloni se çfarë është Read More »

“Fitova lotarinë, ja çfarë më ndodhi në Amerikë”! Vajza nga Tirana na tregon diçka të rëndësishme që të gjithë duhet ta dimë

Ana nuk ngurron të rrëfejë gjithçka, të mirat dhe të këqijat që të presin, pasi shkel në “tokën e premtuar”.. Ajo ka një histori ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve. Nuk ishte ëndrra e saj të largohej. Pasi mbaroi studimet, u punësua në një institucion shtetëror. Jeta e saj ishte këtu, në Tiranë, mes familjes, miqve pafund dhe jetës së pasur sociale. Vajza e bukur e kryeqytetit, kishte bërë shumë punë për të arritur aty ku ishte, e tashmë e ndjente veten të realizuar.

Dashuria e madhe për familjen, as që e kishte lejuar t’i lindte në mendje dëshira e largimit.

Lotarinë e hodha më shumë e shtyrë nga miqtë. Madje kur dolën fituesit, ishin sërish shoqet që më pyesnin vazhdimisht, nëse e kisha parë. E kontrollova pas 5 ditësh dhe pashë që isha fituese. Familja nuk po më besonte, menduan se po bëja shaka edhe e them me bindje, që e kanë marrë me shaka, deri sa kam hipur në avion. Nuk më penguan, sepse e dinin që mundësi të reja po më krijoheshin. Por, shkëputja prej tyre, ishte një nga gjërat më të vështira që kam përjetuar. Ishte hera e parë, që largohesha nga njerëzit e mi.”
Ana tregon hapat që ndoqi, deri në largimin nga Shqipëria.

Faza e parë është përzgjedhja, ku ti ke numrin tënd identifikues. Pastaj vazhdon me fazën e dytë, plotësimin e formularit online, ku kërkohen informacione rreth teje dhe edukimit tënd. Më pas lajmërohesh për intervistën, në varësi të numrit identifikues. Para se të intervistohesh, duhet të kesh mbledhur të gjitha dokumentet dhe t’i kesh dërguar në ambasadë”.
Për të shkuar në Amerikë, duhet patjetër ndihma e një njeriu, që të të sigurojë garancinë. Fatmirësisht, Ana kishte shoqen e saj. Ajo i siguroi garancinë dhe më pas e ndihmoi me akomodimin dhe gjetjen e punës. Ana tregon se u dashurua me Bostonin, sapo zbriti në aeroport. Një jetë e re po niste, por ajo as që e kishte idenë e asaj, që e priste më tej. Thjesht nuk i tha jo, një mundësie.

Në fillim nuk isha e përgatitur, mendoja se jeta do të ishte e lehtë. Mendoja se e dija mirë anglishten, por nuk ishte ashtu. Ritmi i amerikanëve ishte shumë i shpejtë dhe mezi i kapja fjalët e tyre. Probleme hasa sidomos gjatë punës sime të parë, në ‘fast food’. Dilte ndonjë andrallë çdo ditë, qoftë te menuja e gjatë, apo tek njerëzit, pasi ke të bësh me të gjitha kombet dhe racat. Iu futa anglishtes, duke e mësuar më shumë nga ‘YouTube’. Me kalimin e kohës fillova të përshtatesha. Fitova sigurinë e gjuhës dhe nisa të kërkoj një mundësi më të mirë për veten. Puna aktuale është në kompaninë e njohur ‘Benchmark’.”
Ana tregon, se në Boston gjithçka është ndryshe. Krejt ndryshe funksionon puna, shkolla, shoqëria. Njerëzit janë të fokusuar më shumë te puna dhe pak hapësirë kanë për jetën sociale. Madje, ajo me shaka thotë se mendimi i parë që kanë amerikanët për shqiptarët, është si njerëz të punës.

Shqiptarët, por në përgjithësi të gjithë njerëzit këtu, vetëm punojnë. Jeta sociale është pothuajse zero. Nuk ke mundësi të krijosh shumë miqësi, pasi njerëzit nuk kanë kohë. Unë në fillim punoja 72 orë në javë dhe kisha vetëm një ditë pushim. Fiton shumë, çfarëdolloj pune që të bësh, qoftë edhe më të parëndësishmen. Sa fiton këtu për një javë, nuk e merr dot as në një muaj në Shqipëri. Normalisht që lodhesh. Çdo ditë duhet të udhëtosh nga periferia drejt qendrës së qytetit, pasi aty ndodhen gjithë bizneset dhe kompanitë. Njerëzit jetojnë larg vendit tyre të punës dhe çdo gjë bëhet me planifikim. Unë duhet të flas më përpara me miqtë për t’u takuar me ta dhe për të gjetur një orar takimi, pasi për shkak të punës, është e vështirë të koordinohemi”.
Amerika njihet si vendi i punës, por edhe si vendi i mundësive. Nëse kërkon të bësh diçka të mirë dhe të investosh për rritje profesionale, ti mundesh. Ana ka aplikuar në një Northeaster University, është pranuar dhe në janar fillon studimet. Ajo këshillon gjithë të rinjtë, që para largimit nga Shqipëria, të kujdesen për diplomat e marra aty.

Shkolla të njihet, çfarëdolloj dege që të kesh mbaruar në Shqipëri. E vetmja gjë që duhet të bësh, është noterizimi, përkthimi dhe njësimi i diplomës në Ministrinë e Arsimit. Të rinjtë shqiptarë nuk duhet ta neglizhojnë këtë mundësi. Unë në fillim nuk e dija, por pasi u informova, pashë që kisha mundësi të kualifikohesha më tej. Tani po vazhdoj të specializohem në degën, që kam studiuar në Shqipëri”.
Jeta e Anës u bë më e bukur, jo sepse tashmë kishte më shumë para, apo sepse ishte në tokën e ëndrrave, por sepse gjeti dashurinë e jetës. Aty njohu Andin, djalin simpatik, inteligjent dhe shakator, me të cilin po përjeton momentet më të lumtura të jetës. Djali i larguar herët nga Tirana, i dha kuptim tjetër jetës së saj.

Amerika e ndryshoi. Vajza e vogël, e përkëdhelura e prindërve, u bë më e rritur dhe më e pjekur. Iu desh të hiqte dorë nga shumë gjëra, por jo nga njeriu që kishte brenda vetes. Mbeti po aq e qeshur, e ëmbël, e thjeshtë dhe e dashur. Amerika i hoqi takat, make up-in, fiksimin pas pamjes, po jo mirësinë dhe buzëqeshjen.

Ana thotë se i mungon familja, miqtë, Shqipëria. Por, Amerika e ka magjepsur.

Më pëlqen se sa thjeshtë mund t’i bësh gjërat që do. Nëse punon fort, ti mund të arrish ku të duash. Nuk ka parti, nuk ka lidhje me pushtetet, nuk ka miq, ka lidhje vetëm me ty. Nëse do, mund të arrish dhe të bësh çfarë të duash. Nuk ka limit për ëndrrat e tua.”

“Fitova lotarinë, ja çfarë më ndodhi në Amerikë”! Vajza nga Tirana na tregon diçka të rëndësishme që të gjithë duhet ta dimë Read More »

Merrni 1 minutë kohë për ta lexuar! Një burrë shkoi tek Zoti dhe e pyeti: Cila është vlera e jetës?

Kjo histori është shumë kuptimplotë! Lexojeni!

Një burrë shkoi tek Zoti dhe e pyeti: “Cila është vlera e jetës?” Zoti i dha një gur dhe i tha: “Gjej vlerën e këtij guri, por mos e shit”. Burri mori gurin dhe shkoi tek një shitës portokallesh, dhe e pyeti cila mund të jetë kostoja. Shitësi i portokalleve pa gurin e shndërritshëm dhe tha: “Mund të marrësh 12 portokalle dhe të më japësh gurin”.

Burri kërkoi ndjesë dhe tha se Zoti i kish thënë të mos e shiste. Vazhdoi më tutje dhe gjeti një shitës zarzavatesh. “Cila mund të jetë vlera e këtij guri?”, pyeti shitësin e zarzavateve. Shitësi pa gurin e shndërritshëm dhe tha: “Merr një thes me patate dhe më jep gurin”.

Burri kërkoi ndjesë sërish dhe tha se nuk mund ta shiste. Shkoi më tej, në një dyqan bizhuterish dhe pyeti për vlerën e gurit. Shitësi i bizhuterive e pa gurin me lupë dhe i tha: “Do të të jap 50 monedha për këtë gur”. Kur burri tundi kokën, ai tha: “Dakord, dakord, merr 100 por më jep gurin”.

Burri shpjegoi se nuk mund ta shiste gurin. Më tej, pa një dyqan gurësh të çmuar dhe pyeti shitësin për vlerën e gurit.

Kur shitësi i gurëve të çmuar pa rubinin e madh, ai vendosi një copë të kuqe mbi tryezë dhe e vuri gurin mbi të. Më pas, bëri disa rrathë duke ecur, u përkul dhe e preku rubinin me kokë.

“Nga e ke sjellë këtë rubin të paçmueshëm?”, pyeti ai. “Edhe sikur të shes gjithë botën, dhe jetën time, nuk do të jem në gjendje që ta blej”.

I habitur dhe konfuz, burri u rikthye tek Zoti dhe i tha se ç’kish ndodhur.

“Tani më thuaj, Zot, cila është vlera e jetës?”

Zoti u përgjigj: “Përgjigjet që more nga shitësi i portokalleve, i zarzavateve, bizhuterive dhe gurëve të çmuar, shpjegojnë vlerën e jetës… Ti mund të jesh një gur i çmuar, madje edhe i paçmim, por njerëzit mund të të vlerësojnë bazuar në nivelin e tyre të informacionit, besimit të tyre tek ti, motivit përse duan të të kënaqin, ambicies së tyre, si dhe aftësisë së tyre për të ndërmarrë risqe. Por mos ki frikë, me siguri do të gjesh gjithmonë dikë, që do ta njohë vlerën tënde të vërtetë”.

Në sytë e Zotit, të gjithë janë unikë.

Merrni 1 minutë kohë për ta lexuar! Një burrë shkoi tek Zoti dhe e pyeti: Cila është vlera e jetës? Read More »

Shikoni se çfarë krijese është gjendur në bregdetin e Shëngjinit, keni për të ngelur pa fjalë

Një breshkë rreth 45 kg, doli mbrëmjen e djeshme në bregun e plazhit të Shëngjinit, në Lezhë.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha se “rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe”.

Sipas të dhënave, vijon ai, breshka e dalë në bregun e plazhit të Shëngjinit ishte akoma e gjallë dhe e matrikulluar, pra ka qenë objekt studimi i shoqatave të faunës dhe biodiversitetit. Prendi bën të ditur se breshka është transportuar prej aty në një vaskë me ujë.

“Pasi janë bërë matjet, verfikimi dhe fotografimi i saj, breshka sot është kthyer në ujë”, tha prefekti Gjergj Prendi.

Në brigjet shqiptare janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1327470767387225/?t=0

Shikoni se çfarë krijese është gjendur në bregdetin e Shëngjinit, keni për të ngelur pa fjalë Read More »

Nëse shihni këtë gjë në dorezën e derës së makinës tuaj, ikni dhe thirrni policinë!

Do të zbulojmë disa nga truke e reja që hajdutët e makinave po përdorin dhe çfarë mund të bëni për të parandaluar vjedhjen e makinës suaj. Mos harroni këto truket sekrete për të mbrojtur veten. Çdo vit rreth një milion makina janë vjedhur në Shtetet e Bashkuara.

Hajdutët e makinave të gjeneratës së re po përdorin pajisje për të vjedhur automjete.

Një nga metodat më të frikshme është ajo e monedhës në dorezën e derës së automjetit, shkruan ShkodraNews. Ata vendosin një monedhë që nuk lejon ta mbyllni makinën me pultin automatik.

E sapo ju të largoheni ata lehtësisht mund ta hapin derën e makinës, pasi në fakt ju nuk e keni mbyllur atë. Prandaj para se të largoheni nga automjeti shikoni dyert e makinës, a janë të “pastra”.

Monedha e përdorur nga vjedhësit pengon bllokimin e njërës prej dyerve, pronari largohet dhe vjedhësit hyjnë brenda mjetit.

Nëse shihni këtë gjë në dorezën e derës së makinës tuaj, ikni dhe thirrni policinë! Read More »

1000 vjet na e mbajtën fshehur, Luledelja shëron këto sëmundje. Ja si ta përdorni që sot

Luledelja është një lule që fertilizohet vetë.

Gonxhet e thara ose të njoma të luledeles përdoren në mjekësi, por së fundmi edhe gjethet e bimës kanë gjetur një përdorim të gjërë.

Ja përfitimet shëndetësore dhe përdorimet e luledeles

Luledelja përmban vajra esencialë, taninë, flavonoidë, acide organike etj. Përbërësit më aktivë të saj janë të shpërndarë që nga rrënja deri tek petalet.

Kjo lule ka vlera anti inflamatore dhe përdoret si çaj kundër të ftohtit, bronshitit apo inflamacioneve të tjera të traktit të frymëmarrjes.

Bima vetë përdoret kundër humbjes së oreksit, sepse arrin të stimulojë të gjithë sistemin tretës dhe të kurojë problemet me gastritin, diarenë, mëlçinë, tëmthin dhe konstipacionin.

Luledelja është përdorur tradicionalisht edhe për dhimbjet që shoqërojnë reumatizmën kronike, menstruacionet, cistet apo inflamacionet e traktit urinar.

Luledelja ka aftësi shëruese dhe mund të përdoret në plagët e vogla, gërvishtjet dhe lëndimet e lëkurës sepse përshpejton rimëkëmbjen e lëkurës.

Ajo këshillohet të përdoret së jashtmi kundër dermatitit, kruajtjeve, ekzemës, nxirjeve dhe puçrave.
Tretësirat e përgatitura me këtë barishte mund të përdoren kundër akneve si dhe për gargare për inflamacionin e gojës dhe të fytit.

Nëse përtypni gjethet e freskëta të luledeles mund të ndihmoni në trajtimin e ulçerës së gojës.
Në mjekësinë popullore, rekomandohet konsumimi i gjetheve të freskëta për të stimuluar oreksin dhe përthithjen e ushqyesve të nevojshëm.

Gjethet e freskëta, lulet, petalet kanë një shije të mirë e të lehtë. Ato mund të përdoren në sallata, dhe në supa, mund të shoqërohen me uthull ose të përdoren si zëvëndësues i kaperit.

Ja sasia e rekomanduar

Nëse dëshironi ta konsumoni si çaj, atëherë përdorni dy lugë gjelle me lule të thata në një filxhan me ujë të nxehtë. Lërini lulet brenda në ujë për dhjetë minuta dhe më pas kullojeni lëngun. Rekomandohet pirja e tre filxhanëve të vegjël në ditë.

1000 vjet na e mbajtën fshehur, Luledelja shëron këto sëmundje. Ja si ta përdorni që sot Read More »

Nuk ështe as peshkaqeni as njeriu, kjo është krijesa më e rrezikshme në Tokë që e kemi pranë çdo moment

Krijesa më vdekjeprurëse në botë nuk është ajo që mund t’ju shkojë në mendje.

Në blog-un e Bill Gates në 2016 u publikua një grafik i cili tregonte numrin e vdekjeveprej kafshëve në vit.

Rreziku më i madh ishin mushkonjat.

Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person – janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë).

Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.

Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha.

Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.“Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria,” shkroi Gates në një postim në blog.

Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve.

Sëmundja vetë është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.

Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nuk ështe as peshkaqeni as njeriu, kjo është krijesa më e rrezikshme në Tokë që e kemi pranë çdo moment Read More »