Kuriozitete

Kapet një krijesë e çuditshme dhe e frikshme në plazhin e Vlorës, alarmohen të gjithë/Foto

Një krijesë e çuditshme është kapur ditën e sotme nga disa djem të rinj në qytetin e Vlorës, në afërsi të vendit që nga banorët e zonës njihet si “Plazhi i Vjetër”.

Personat që kanë dërguar pamjet pranë JOQ.al thonë se nuk kanë parë kurrë diçka të llë dhe se krijesën, e cila ngjan sa me një peshk të madh, edhe me një gjarpër, e kanë gjetur të ngordhur në afërsi të plazhit.

Më konkretisht, peshku- gjarpër është gjetur në kanalin e ujërave të zeza, gjysmë i ngordhur. Ata e përshkruajnë si të frikshëm, por në të njëjtën kohë bëjnë apel që dikush të vijë ta marrë e ta varrosë, pasi dekompozimi në natyrë mund të shndërrohet në burim infeksionesh për pushuesit.

 

Kapet një krijesë e çuditshme dhe e frikshme në plazhin e Vlorës, alarmohen të gjithë/Foto Read More »

Shfaqen UFO në Elbasa, kjo është dëshmia e pazakontë: Pashë tre disqe fluturuese/Foto

Ai është i bindur se ka parë UFO-t. Në moshën 74-vjeçare një qytetar autokton elbasanas ka raportuar se ka përjetuar një ngjarje të pazakontë e cila sipas tij ka ndodhur në orën 03:45 të së shtunës dhe është fotografuar prej tij. Kemi dëgjuar histori të shumta për UFO dhe objekte misterioze të shfaqura anë e mbanë botës, ashtu si edhe dëshmi të ndryshme, por këtë radhë ndodh në Shqipëri.

“Kisha dëgjuar nga të tjerë për eksperienca nga më të çuditshmet por që do e përjetoja edhe vetë një të tillë gjatë jetës sime ende nuk po e besoj. Në agimin e së shtunës kur dola në ballkonin e vilës time në lagjen ‘Kala’ në qytetin e Elbasanit pashë diçka të shndritshme në qiell që ngjante me një objekt në formë disku me dritë të verdhë si në të bardhë që valëzonte në ajër. E gjithë kjo skenë magjike dhe e mrekullueshme po ndodhte mbi hapësirën në zonën ku ndodhen Bashkia, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, ndërsa drejtimi i lëvizjes ishte nga Bregdeti i Adriatikut.
Nuk pata kohë t’i filmoja por me shpejtësi munda të bëj disa foto ku kam fiksuar objektet misterioze në formë disku mbi ish-turizmin. Ishte diçka interesante dhe mjaft emocionuese”, tregon Sabaudin Skilja i cili dëshmon se ka parë UFO-t mbi qendrën e Elbasanit të shtunën.

Me profesion teknik ndërtimi, Sabaudini tregon se fillimisht ishte hutuar por pamja sipas tij ishte e qartë megjithëse zgjati pak çaste.
“Kam lexuar e dëgjuar shumë rreth UFO-ve dhe besoj se fati e solli që t’i shoh vetë me sytë e mi. Ishin tri disqe me përmasa të ndryshme. Njëri prej tyre ishte dukshëm mjaft i madh. Dy të tjerët më të vegjël. Fillimisht u hutova nga ajo që po shihja me sy. Ndriçonin shumë dhe gjithçka dukej qartë. Por kjo zgjati fare pak. Mezi e mblodha veten dhe arrita t’i fotografoj me një aparat modest për të siguruar një dëshmi të asaj që përjetova. Disqet fluturues dhe të shndritshëm lëvizën me shpejtësi në drejtim të zonës së bregdetit të Adriatikut. Ishte një përjetim interesant sa hap e mbyll sytë. Edhe një herë e them me bindje që pashë UFO-t që dhuruan spektakël mbi Elbasan në 03:45 të së shtunës”, përfundon rrëfimin elbasanasi.

Ai thekson se ka lexuar e pyetur për ekzistencën e UFO-ve pareshtur gjatë kësaj fundjave dhe është i bindur se ato ekzistojnë dhe pas asaj që ka parë me sytë e tij ka vendosur edhe ta publikojë atë që ka përjetuar.

Në rrethin e Elbasanit edhe më parë ka pasur dy raste të ngjashme. Njëherë në Cërrik, ku shumë njerëz thanë se kishin parë objektet jashtëtokësore dhe një herë tjetër në Elbasan, ku ishte madje filmuar momenti. Gjithsesi për pjesën më të madhe të opinionit publik, UFO-t mbeten një imagjinatë.

 

Shfaqen UFO në Elbasa, kjo është dëshmia e pazakontë: Pashë tre disqe fluturuese/Foto Read More »

Merr fund dilema mijëravjeçare/ Veza pulën apo pula vezën, ja si qëndron e vërteta

Veza e bëri pulën apo pula vezën? Përse thinjen flokët? Përse ushqimi i pashëndetshëm shijon më shumë se ai i shëndetshëm?

Këto pyetje dhe shumë te tjera kanë bërë që miliona njerëz të vrasin mendjen për përgjigjet. Mirëpo tashmë ato e kanë një përgjigje. Profesori britanik, Chris Smith, nga Universiteti i Mançesterit iu përgjigj shumë pyetjeve të kësaj natyre si më poshtë.

Veza e bëri pulën apo pula vezën?

Veza ka qenë një metodë riprodhimi përpara se të shfaqej pula. Për shembull dinozaurët riprodhoheshin me veze. Në këtë mënyrë, pula që njohim sot mund të ketë dalë nga një vezë e paraardhëses së saj. Në këtë mënyrë veza e ka bërë pulën dhe jo pula vezën.

Përse thinjen flokët?

Ngjyra e flokëve i dedikohet sekrecioneve të një lloj pigmenti, i cili fillon e shteron me rritjen e moshës. Flokët janë natyralist pa pigment, pra të thinjura.

Përse ushqimet e pashëndetshme shijojnë më shumë se të shëndetshmet?

Ne kemi një preferencë gjenetike për ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme sepse ato përmbajnë shumë energji. Gjithashtu, ne kemi një nevojë gjenetike për kripë.

Përse qielli i kuq natën do të thotë kohë me diell ditën pasardhëse?

Kjo ndodh për shkak se mjegullat e larta, të cilat më pas formojnë retë e shiut, në një moment të natës apo pas perëndimit të diellit, formojnë një kënd të ngushtë me rrezet e tij duke prodhuar kështu qiellin e kuq. Por nëse kjo ndodh sapo ka rënë nata, deri në mëngjes ato re janë larguar apo janë shkarkuar diku larg.

Përse duhet të flemë gjumë?

Asnjë nuk është i sigurt për këtë. Disa thonë se duhet të rikuperohemi pas aktivitetit ditor. Gjithsesi, Gjumi ka një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e trurit. Mungesa e gjumit sjell çrregullime në tru.

Merr fund dilema mijëravjeçare/ Veza pulën apo pula vezën, ja si qëndron e vërteta Read More »

Ushtrimet që ju nevojiten për një tru të ri

Truri duhet të mbahet gjithmonë në trajnim në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një rezultat të habitshëm
Truri nuk është një muskul, por duhet të mbahet në stërvitje në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Sa më shumë ta përdorni, aq më shumë ju mund të zhvilloni lidhje dhe aftësi që janë në gjendje të habisin. Mjafton të thuhet se ekzistenca e një lidhjeje të vërtetë midis shëndetit të trurit dhe plakjes është demonstruar. Duke e aktivizuar atë në mënyrën e duhur, mund të sjelli ndryshime në strukturën fizike të trurit dhe ta mbaj atë zgjuar dhe aktiv.

Trajnimi i mendjes ndryshe nga aktivitetet që bëjmë në palestër mund të bëhet në çdo kohë. Në fillim do të jetë komplekse dhe shumë ushtrime do të jenë të lodhshme, por me kalimin e kohës, mendja do të fitojë elasticitetin e nevojshëm për të punuar më mirë dhe në një mënyrë efikase, duke sjellë përfitime edhe në aktivitetet e përditshme.
Në vijim janë 10 këshilla për aktivitetet që përdoren për të aktivizuar trurin dhe për të thyer monotonin që shpesh na rrethon.Duke ushtruar mendjen ne do të kemi të pikëpamje të reja dhe aftësi për të dhënë gjëra të reja emocionale.

  1. Kombinoni fjalët dhe ngjyrat
    Është një ushtrim që do të duket i parëndësishëm, por, sapo ta provoni, e kuptoni dobinë e tij. Vetëm merrni disa letra dhe lapsa me ngjyrë. Në çdo letër duhet të shkruani emrin e një ngjyre duke përdorur ngjyrë tjetër .Sapo të mbaroni, duhet t’i lexoni shpejt, duke u kujdesur që të mos i bashkëngjitni ngjyrën që keni përdorur me emrin. Për ta bërë këtë ju do të duhet të përqendroheni, duke përdorur aftësitë tuaja mendore në maksimum.
  2. Lëvizni djathtas me majtas
    Në varësi të asaj që është dora juaj dominuese, rekomandohet që të përpiqeni të shkruani disa fjali çdo ditë duke përdorur dorën tuaj tjetër. Në fillim do të jetë e vështirë por më vonë do të bëheni gjithnjë e më të shkathët, me përmirësime në drejtshkrim.
  3. Lozni me kujtesën
    Kush nuk mban mend një nga lojërat më argëtuese gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës? Është koha për të hequr pluhurin për të luajtur me miqtë, nipërit ,shoqet etj. Gjeni figurat identike, duke kujtuar saktësisht se ku ata ishin të pozicionuar, do të ndihmojë për të trajnuar kujtesën dhe për të parandaluar plakjen e trurit. Ju nuk duhet të dekurajoheni në fillim, sepse do të përmisoheni pas disa lojërave. Gjithashtu lojra të tjera të dobishme për aktivitetin e mendjes janë fjalëkryqet dhe sudoku.
  4. Argëtohuni me numrat
    Luajtja me numra është një nga mënyrat më efektive për ta mbajtur trurin aktiv dhe për të na bërë më bashkëpunues me atë që ndodh rreth nesh. Në librin fuqia magjike e numrave, ChaSeo Rules Institute ,konfirmon se kodet numerike nuk janë themeli i mjekësisë orientale por ndihmon lidhjen me sistemin nervor duke stimuluar fusha të ndryshme të trurit dhe qarqet ndijore dhe njohëse që lidhen me organet e ndryshme, duke lejuar kështu modifikimin dhe rivitalizimin e lidhjeve nervore.
    “Numrat janë njësia e transmetimit dhe matjes së çdo forme të energjisë, si sasiore ashtu edhe cilësore. Ato luajnë një rol vendimtar, sepse ato përfaqësojnë gjuhën bazë me të cilën punon qarku sensor-motor-njohës-memorial i trupit », – thotë autori.
    Vetëm lexoni disa seri të numrave në mënyrë të përsëritur për të larguar stresi, pagjumësinë, nervozizmin, dhimbjen e kokës dhe lodhjen.
    Gjithashtu efektive është dhe numërimin mbrapsht, ndoshta duke kërcyer nga 5 në 5 ose 7 në 7, llogaritja me mendje dhe kryerja e shumëzimit të thjeshtë të numrave dyshifrorë. Nëse kjo stërvitje ju duket shumë e komplikuar, thjesht ruani numrat e telefonit, kodin tuaj të kartës etj.
  5. Zgjero shqisat
    Vizioni është kuptimi që ne përdorim më së shumti dhe është gjithashtu më i zhvilluari. Megjithatë, është e rëndësishme të aktivizoni dhe përsosni të tjerët, t’ju lejojnë të trajnoni të gjitha burimet që kemi në dispozicion. Vetëm bëni aktivitete të vogla të përditshme me sytë tuaj të mbyllur, duke u përqendruar në shqisat e tjera, ndërsa ndjeni natyrën, gjërat dhe njerëzit.
    Një mënyrë e këndshme është të endesh nëpër shtëpi me sytë e tu të mbyllur duke kërkuar një triko ose duke pranuar vetëm sendet që preken ose hahen. Strukturat e trurit janë në fakt të lidhura me receptorët tanë nuhatës dhe ndjesorë që janë pjesë e sistemit tonë nervor.
  6. Shkruani një tregim të shkurtër
    Leximi dhe shkrimi, ju e dini, ndihmon që mendja të jetë aktive. Por përpiquni të shkruani një tregim me vetëm dhjetë fjalë, duke u përpjekur të kuptoni atë që prodhohet, sigurisht që nuk është e thjeshtë, por ju lejon të përdorni plotësisht kreativitetin.
  7. Vëzhgoni (vërtet!)
    Ne shpesh shohim, por nuk vëzhgojmë .Sa herë ndodh, pas një takimi, të mos kujtojmë se si ishte veshur një person ose detajet e vendit ku kaluam një mbrëmje të tërë?
    Për tustërvitur, merrni një pamje nga një revistë me plot detaje dhe objekte, vëreni atë për 30 sekonda dhe pastaj hiqni atë, duke u përpjekur të përshkruani në një fletë të gjitha objektet që mbani mend. Provo përsëri menjëherë me një foto të re për 1 minutë dhe do të shihni se sa do të rritet numri i detajeve që mbani mend!
  8. Shikoni objektet në të kundërt
    Zbulimi i kujtesës vizuale ju lejon të jepni më shumë stimulim në tru. Është e mjaftueshme për të marrë objekte të përdorimit të përbashkët dhe t’i shohim ato në të kundërt. Truri do të njohë objektin në fjalë, por do të vërejë dhe një seri marrëdhëniesh të ndryshme që objekti ka me mjedisin rrethues.
  9. Bëni aktivitet
    Vetëm të bëni një aktivitet ditor, të tilla si hapja e një shishe, të rregulloni krevatin etj dhe të gjeni një mënyrë të re dhe krijuese për ta bërë këtë. Imagjinoni të udhëtoni. Mendja, në këtë mënyrë, do të jetë në gjendje të punojë pa kufizime që rrjedhin nga koherenca dhe logjika, për të cilën ne jemi aq të mësuar. Përpjekja për të ndërtuar imazhe mendore është një stimul i fuqishëm për trurin dhe është një aftësi që përsoset me kalimin e kohës.
  10. Ndryshoni zakonet tuaja
    Ne shpesh i përshtatemi rutinës dhe gjërat na vijnë automatikisht. Ne duhet të marrim masa dhe të largohemi nga rutina të tilla si ndryshimi i rrugës për të shkuar në punë, zëvendësimi i një  karrige ose i arredimi ndryshe i ambjentit ku punojmë e jetojmë.

Ushtrimet që ju nevojiten për një tru të ri Read More »

E GJITH BOTA E NJEH DHE RRESPEKTON SIMBOLIN TONË KOMBTARË,SHQIPONJËN/KOPSHTI MË I MADH BOTANIK MONTREAL NË KANADA

Duket se dhe shqiponja e improvizuar me dy duart është një pjesë e bukur për tu ndjerë krenarë edhe në një vend të largët si Kanadaja.Jo vetëm shqiptarët po transmetojnë mesazhe me simbolin kombëtar të shqiponjës me duart e kryqëzuara por dyshojmë se ideja e ndërtimit të kësaj pjese në këtë kopsht botanik, duket se ka qenë e një shqiptari.

Kjo fotografi është një ndër pjesët e kopshtit më të madh botanik Montreal në Kanada i cili përmban një kompleks të bimëve nga e gjithë bota, me një temë të veçantë dhe shërben për të edukuar publikun në fushën e hortikulturës, si dhe për të ruajtur speciet bimore të rrezikuara.

Duket se dhe shqiponja e improvizuar me dy duart është një pjesë e bukur për tu ndjerë krenarë edhe në një vend të largët si Kanadaja.E gjith Bota e njeh dhe rrespekton simbolin tonë Kombtarë,Shqiponjën.

E GJITH BOTA E NJEH DHE RRESPEKTON SIMBOLIN TONË KOMBTARË,SHQIPONJËN/KOPSHTI MË I MADH BOTANIK MONTREAL NË KANADA Read More »

Në cilat vende është folur gjuha shqipe deri në vitin 1910

Kjo është një hartë gjeografike që është punuar me metodën e ngjyrave. Me çrast, çdo ngjyrë pasqyron zonën ku është folur një gjuhë në territorin e vendeve Ballkanike.Harta paraqet territoret ku eshte folur gjuha shqipe ne viset e Serbise pas vitit 1878, kjo deshmon se ne krahinat e ndryshme mbeti nje numer i konsiderueshem i shqiptarev qe flitnin gjuhen shqipe.
Supozojme se shqiptaret qe nuk u shperngulen nga keto troje qofshin te besimit ortodoks ose te atij mysliman iu nenshtruan procesit te asimilimit te plote. Toponomia dhe mbiemrat e disa individeve ne keto vise na orientojne per ta besuar kete ceshtje.Me ngjyrën e kuqe të çelur janë paraqitur zonat ku është folur gjuha shqipe.Në këtë hartë, qartë është paraqitur zona e cila shtrihet në jug të viseve juglindore të ishujve dhe gadishujve grek e në veri deri në zonën e maleve Karpato-ballkanike në Serbinë Lindore, sic shihet edhe në hartë, mbi pjesën e regjionit të Nishit (origj. Nisch).

Po ashtu në hartë vërehet që kjo ngjyrë është më e dendur (homogjene) e diku është më e rrallë. Harta e gjuhëve njëkohsisht është edhe hartë e etnitetit, sa i përket gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në gadishullin Ballkanik.

Kjo hartë është ilustruar në atlasin gjeografik për shkollat e mesme të Zvicrës.

Kjo hartë është në faqen e 41-të me emrin origjinal “Sprachen”.

Ky atllas është botuar në vitin 1910 në Zvicër, një shtet neutral në aspektin politik, gjë që nuk lejon të mbeten dilema për propagandë politiko – ushtarake të asaj kohe që zhvillohej në mes të shteteve të zhvilluara kapitaliste.
Ja disa të dhëna mbi këtë atllas gjeografik:
Atllasi lejohet për botim nga Drejtoria e Konferencës Kantonale të Zvicrës.
Kjo konferencë për president kishte dr. A. Gobat.

Titulli i atllasit origjinal:

Schweizericher
Schul-Atlas
fur
Mittelschulen

Ausgefuhrt von de Kartographia
Winterthur A.G
1910
Zu Beziehen durch das Sekretariat der Konferenc der Kantonalen Erzeihungsdirektor prof. Sami AGUSHI/Njekomb

Në cilat vende është folur gjuha shqipe deri në vitin 1910 Read More »

Këto janë 7 misteret e pashpjegueshme në Shqipëri që na i kanë mbajtur të fshehtë për shumë kohë

Gjatë viteve të fundit në Shqipëri kanë  ndodhur disa fenomene të çuditshme dhe të pashpjegueshme, ndër të cilët mund të veçohen shtatë prej tyre:

Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin

Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.

Disku fluturues në Roskovec

Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kureshtarë. Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit. Qyteza, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi përreth u zhyt në errësirë dhe ciklon. “Qielli u errësua, pemët janë lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardhё në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe të huaj nga Holanda. Por, deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë.

Sfera që ra nga qielli në Rrëshen – Kalimash

Një vit më parë të gjithë punëtorët e Rrugës së Kombit u habitën kur papritur gjetën një sferë të çuditshme të një madhësie mesatare. Sfera kishte një ngjashmëri me të gjitha sferat e gjetura që nga Brazili dhe deri në Bosnjë. Ajo peshon tre tonë, por ende nuk dihet përbërja e saktë dhe mënyra se si ka arritur në një formë të tillë. Hipotezat janë të shumta duke filluar se ajo ka përbërje llavosfere e deri në mitologjinë e lashtë. Punëtorët, që ndërtonin Rrugën e Kombit e kanë gjetur sferën një vit më parë, por vetëm tani u bë i mundur transporti i saj në Tiranë. Në të njëjtin vend u gjetën edhe disa mbetje të tjera sferike, por që nuk e kishin ruajtur formën e tyre.

Peshku 120 kg i kapur në Ksamil

Ksamili me bukurinë e tij ka tërhequr dhe një ndër peshqit më të mëdhenj në botë. Duket si “tabu” për Ksamilin, qytezën buzë detit Mesdhe, që të afrohen peshq me përmasat e një balene. Por, ja që kjo tabu u thye nga dy peshkatarë të thjeshtë, të cilëve u ra në rrjeta një peshk 8 metra i gjatë e me peshë 120 kg. Peshku është i llojit “pastanak”, i cili në raste të tjera ka pasur peshën maksimale deri në 50 kg. Peshkatarët që e zunë peshkun gjigant, tregonin atëherë se kanë vuajtur shumë për ta hedhur atë në varkë, ndërsa rrjetat janë dëmtuar prej peshës së madhe

Fantazmat në një familje në Kukës

Para 8 vitesh një burrë telefonoi policinë e rrethit se po shikonte disa gjëra të çuditshme jashtë shtëpisë së tij. Sipas vetë personit, në atë kohë jashtë kishte disa fantazma, të cilat po vinin rreth e rrotull. Në atë kohë policia e mori si një tallje, por një grup policësh u nisën për në fshatin nga erdhi telefonata. Kur shkuan në shtëpinë e tij jashtë oborrit u panë të gjitha objektet të rrëzuara, ndërsa burri që telefonoi së bashku me familjen u gjenden në një gjendje shoku dhe nuk flisnin fare. Po kështu ngjarja që ata treguan më mbrapa, ishte shumë e çuditshme dhe ata edhe sot tregojnë se ato fantazma ishin të vërteta dhe nuk gënjejnë.

Elbasani, vendi i çudirave të mëdha, qengji me 6 dhe zogu me 4 këmbë

Një qengj i pazakonshëm ka lindur në qytetin e Elbasanit. Qengji me gjymtyrë dhe organe të dubluara, ka lindur në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit. Delja që ka lindur këtë qengj, ka lindur edhe një qengj tjetër të seksit femër, e cila është me gjymtyrë të rregullta. Ndërsa binjaku mashkull ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të ngjitura, ndërsa organet e tjera të dyzuara. Familjarët që kanë në pronësi qengjin janë shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në zonën e tyre, por kjo gjë, sipas tyre, vinte nga rendimenti e pjellshmërisë së deles, e cila pjell binjakë, dhe sasisë së qumështit që prodhon. Ndërkohë, po në Elbasan ka lindur dhe shpendi i çuditshëm, në 2010 dhe sipas pronarit të tij ka shkaktuar habinë e të gjithëve. Nga katër këmbë, zogut i funksionojnë vetëm dy këmbët e parme, ndërsa dy të tjerat, të cilat janë të tepërta në trupin e tij, nuk janë funksionale. Ky rast është i pari i këtij lloji në Elbasan, ndërsa vetë banorët nuk e kanë shpjeguar kurrë këtë fenomen.

Peshkaqenët vizitorë që s’kanë arritur të hanë asnjë njeri

Shqipëria 2 herë gjatë historisë është vizituar nga 2 vizitorë të veçantë, që ishin peshkaqenët. Në Himarë dhe në Durrës kanë ardhur 2 herë peshkaqenë, të cilët ishin të gatshëm të sulmonin njerëzit në çdo kohë. Por në të dyja rastet nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë sulm ndaj njerëzve. Në rastin e Durrësit peshkaqeni u kap nga një peshkarexhë shumë e madhe, ndërsa në rastin e Himarës thuhet se është vrarë nga peshkatarët

Këto janë 7 misteret e pashpjegueshme në Shqipëri që na i kanë mbajtur të fshehtë për shumë kohë Read More »

Fiksojeni njëherë e mirë, ja pse tradhëtojnë politikanët

Shumë studime kanë treguar se tipi i tradhtarëve seksuale, është edhe më i ndeshur në jetë. Meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë dhe shpjegimi shkencor i këtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli është i destinuar që të përkthejë stimujt seksuale në fantazi erotike, ndërsa femra i transformon në ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhton, por më tepër se nëpërmjet raporteve seksuale, me anë të mendimit.

Ndërsa tradhtarët seksuale janë më të qartë në zgjedhjet e tyre. Ata dinë të ndajnë seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 për qind e meshkujve që kanë një lidhje të dyfishtë, vazhdojnë të jenë të dashuruar pas partnereve të tyre “zyrtare”.

Për ta, tradhtia është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një lidhje të qëndrueshme apo martesë. Aventurat e shpejta janë për këtë tip tradhtarësh një mënyrë për të vlerësuar më tepër bashkëshortet. Në shumë raste, për të qetësuar ndërgjegjjen, meshkujt bëhen më xhentilë dhe të ngrohtë me partneren pas një tradhtie. Një fenomen i përhapur rëndomë, ose më saktë i publikuar shpesh kohët e fundit është edhe tradhëtia e politikanëve. Duket sikur ka rënë “epidemi” që të publikohen foto apo video të politikanëve në moment intime. Po çfarë po ndodh realisht me to? Nga e ka orgjinën? Edhe pse arsyet për tradhëti janë shumë komplekëse, ne po rendisim disa arsye pse tradhëtojnë ata:

“Veshja e kostumit”

Para se të marrin një status të tillë, mundësitë për të pasur një marrdhënie me femrat kanë qenë të njëjta sat ë meshkujve të tjerë, ose ndoshta dhe më të pakta. Duke “veshur kostumin” ata janë të etur për femra, dhe duke qenë se tashmë “kostumi” i bënë joshës, pse të mos frkuentohen me femra të reja dhe të bukura? Ky fakt i ngazëllen dhe i eksiton, i bënë më të etur dhe i krijon vetbesim, në këtë mënyrë ata mbushin refuzimet që kanë pasur nga femrat, apo dëshirat për të pasur pranë femrat më të bukura. Tashmë ata janë zoterinj dhe xhentilmena, kanë cilësitë më të mira .

Pushteti, armë joshëse

Një nga faktorët kryesorë vjen nga pushteti, i cili sjell të ardhura por dhe një imazh më autoritar dhe publik. Femrat tundohen dhe tërhiqen më tepër nga meshkujt që kanë këto karakteristika. Më parë ata kanë qenë meshkuj që për të joshur femrat duhet të përdornin dhe disa teknika të karakterit të tyre që ndodh dhe me njerëzit e tjerë, por këto “teknika”, nuk funksionojnë me të gjitha femrat. Sigurisht që preferencat mbeten të ndryshme, atje krijohet një “lojë” për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar një “flirt”, i cili mund të kthehet në një marrdhënie. Pushteti ka fuqi, dhe femrave i pëlqejnë meshkujt e fuqishëm, një përqindje e madhe e tyre preferojnë “të nënshtrohen” nën fuqinë e pushtetit që zotërohet nga meshkujt. Kur kjo është një mjet të cilët këta meshkuj e zotërojnë, atëherë pse të mos e përdorin, ose më saktë vetë pushteti ia ofron, apo “sharmi” që i mbështjell këta meshkuj.

Të ardhurat

Nuk po flasim për dilemën legjendare para-dashuri, po flasim për mënyrën e jetesës, e cila nga çdokush preferohet të jetë lluksoze. Pushtetarët janë një mënyrë e lehtë për të krijuar kushte për një jetesë të tillë. Ato ofrojnë “ndihmesë”, me dhurata të ndryshme duke joshur femra të reja, që ëndërrojnë një jetesë të tillë, apo minimalen dhurata të shtrenjta.

Fotot / videot, rishikimi i momenteve intime

Folëm për skandale mediatike, për publikim fotosh e videosh të polltikanëve të ndryshëm shqiptare, që së fundmi kanë ardhur si “tornado” në vëmendjen e njerëzve. Ajo që të bën përshtypje është dhe fakti pse ata bëjnë foto? Nëse aludojmë hipoteza të ndryshme sigurisht që nuk do kemi një rezultat të vetëm. Ndoshta këto foto nuk janë shkrepur nga ata. Por edhe nëse kjo gjë ka ndodhur, në të dyja rastet fotot apo videot janë një mënyrë për ta “tensionuar” situatën, duke bërë një lojë eksitimi që shton emocionin.

Thyerja e rregullave

Të qenit gjatë gjithë kohës serioz, duke u kujdesur që të përçosh imazhin e një njeriu model, e një familjari shembull, e një politikani me ideale bëhet monotone dhe e lodhshme. Të dalurit jashtë kësaj kornize, duke u bërë pak” djalë i keq” sjell argëtim dhe i çliron streset e ditës

Paaftësia për të thënë ‘Jo’

Nëse do t’u jepet rasti të takojnë një femër joshëse, thjesht e kanë të vështirë të thonë ‘Jo’.

E bëjnë për të ushqyer egon

Tradhtia është gjë e shkëlqyeshme për ngritjen e egos së meshkujve.

Në mënyrë që të përshtaten me shoqërinë

Nëse në qarqet shoqërore të tij apo në punë është gjë e zakonshme tradhtia, nën presionin e kolektivit në ndonjë udhëtim zyrtar atë do të mund ta bënte edhe ai si sjellje të pranueshme.

Dashnoren e konsideron si simbol statusi

Të kesh dashnore për disa meshkuj thjesht është imponuese.

Që t’i rikujtohet se si është të bësh dashuri me ndonjë tjetër

Meshkujt të cilët janë të martuar të rinj apo kanë pak përvojë seksuale dëshirojnë që të mësojnë se çka kanë mundur të bënin para martesës.

E di se do të ketë sukses dhe do të tërhiqet

Tashmë ka tradhtuar të dashurën dhe nuk është hetuar. Me siguri tradhtinë do ta përsërisë.

E do stilin e tillë të jetës

Thjesht, e do stilin e tillë të jetës. Kënaqet kur ka shumë femra, kur i bën xheloze. Për të kjo është vetëm një lojë.

Është dashuruar

Disa tradhtojnë sepse thjesht sërish janë dashuruar. Mbase afera ka lindur si miqësi e sinqertë.

Që të mësojë se a është akoma joshës

Meshkujt tradhtojnë edhe për t’u bindur për seksualitetin e tyre dhe për të qenë të sigurt që akoma janë tërheqës.

Rregullat e arta

A duhet pranuar tradhtia? Në këtë pike ka disa teori të ndryshme, por shumë prej studiuesve këshillojnë që të kyçni gojën edhe përballë provave të vërteta. Sinqeriteti i tepërt mund të shkaktojë tek partneri ndjenjën e zhgënjimit dhe urrejtjes, por edhe të shkatërrojë lidhjen. Nëse rrëfeheni edhe në detajet më të vogla, mund të lini tek bashkëshorti apo bashkëshortja idenë se aventura nuk ishte vetëm një tundim i rastësishëm, por një histori e vërtetë. Por nëse jeni zbuluar dhe nuk keni asnjë rrugëzgjidhje tjetër, ekzistojnë ende disa këshilla të mira për të dalë nga situata. Tradhëtia mund të gjenerojë dy tipa krejt të ndryshme reagimesh: zhgënjim dhe urrejtje ndaj partnerit, por edhe ndjenja kënaqësie psikologjike dhe seksuale.

Në përgjithësi, të gjithë të tradhëtuarit ndjejnë të njëjtën nevojë të pashmangshme për të folur për tradhëtinë e pësuar. Pjesa më e madhe e tyre është e bindur se është në dijeni të gjithçkaje, si për të rënduar pozitën e partnerit, por edhe për t’u siguruar se ai është ende i denjë për besim. Ata përpiqen që të kuptojnë se çfarë i ka shtyrë partnerët në tundim, por edhe pse kjo dëshirë kthehet në një fiksim, nuk arrijnë të marrin shumë përgjigje. Tradhëtarët mbeten gjithnjë në pozita mohuese. Disa mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë bashkëshortët apo partnerin nga dhimbja, ndërsa të tjerë nga frika se mund të shkatërrojnë lidhjen e tyre nuk e bejnë këtë gjë. Sa me insistuese dhe nervoze të jenë pyetjet e bashkëshortit, aq më pak i sinqertë do të tregohet edhe tradhëtari. Studimet tregojnë se pothuaj të gjithë tradhëtarët që zbulohen, përpiqen që të mos shkatërrojnë lidhjen e tyre të rregullt.

Dhe në 76 për qind të rasteve ia arrijnë këtij qëllimi. Për të rifituar besimin e partnerit do të jetë tepër e vështirë, por megjithatë nuk duhet humbur asnjëherë shpresa. Në radhë të parë duhet braktisur lidhja e fshehtë dhe më pas duhet t’u përgjigjeni me diplomaci shumë pyetjeve të partnerit. Duhet pranuar fakti se fjalët tuaja mund të ngjallin dyshime dhe prandaj duhet të sillni prova për ato që thoni dhe të përsërisni të njëjtat shpjegime disa herë. Përgjigjet tuaja do të shkaktojnë dhimbje tek partneri. Përpiquni që të kuptoni gjendjen në të cilën ndodhet dhe kjo do ta bëjë atë të ndjehet më mirë.

Dhe në fund, bindni veten dhe mbi të gjitha partnerin se nuk do të hidheni më në aventura, apo të paktën që do të rrëfeni tundimet më përpara se të bini preh e tyre. Në këtë mënyrë do të tregoni se besnikëria juaj është një rrjedhojë e dashurisë dhe jo e zakonit apo e bashkëjetesës. Një këshillë e fundit do të thotë: mos e fajësoni partnerin për sjelljen tuaj. Nëse vërtet doni të vazhdoni lidhjen, nuk duhet të tërhiqeni edhe përballë ftohtësisë, sharjeve apo urrejtjes që mund të merrni. Shprehni ndjenjat, ankthet, nevojat dhe thojini partnerit që të bëjë të njëjtën gjë. Tradhëtia e dyshuar apo e zbuluar mund të sjellë shumë dëme për jetën në çift. Në shumë raste është shkaku kryesor i divorceve, por nëse dini të kërkoni falje dhe mirëkuptimin e partnerit, mund të shërbejë edhe si një provë që forcon më tepër raportin.

Tundimi i një nate

Më shumë se gjysma e tradhëtarëve nuk është e dashuruar me partneren e fshehtë, ndërsa rreth 92 për qind e tyre e cilësojnë nevojën për një lidhje jashtë çiftit si seksuale. Por nëse nuk ka dashuri në mes perse ndjehet gjithnjë dëshira për të vazhduar tradhëtinë? Sipas psikologëve ka tre arsye të forta për të ndjekur këtë rrugë të “mëkatit”: nevoja për të provuar sensacione të reja, për të dalë nga gjendja e zakonshme dhe e mërzitshme; kënaqësia për të qenë i dëshiruar nga të tjerët, ndoshta sepse na pëlqen gjithnjë të provojmë sa tërheqës jemi. Në këtë arsye mund të përfshihet edhe rasti i mungesës së ngrohtësisë nga partneri apo në rastin e atyre që kalojnë të 40-at dhe ndjejnë dëshirën për t’i dëshmuar vetes se janë ende të rinj dhe tërheqës. Dhe se fundi, për mosplotësimin e dëshirës seksuale. Meshkujt mund të ankohen për raporte seksuale të rralla, ndërsa femrat për mungesë kompetence dhe fantazie të partnerëve të tyre.

Tradhëtia sjell dëshirën për hakmarrje

Tradhëtia krijon në të shumtën e rasteve një traume emocionale, humbje të besimit në vetvete, përmbysje të vizionit për dashurinë dhe jetën, dhimbje dhe fyerje për veten. Të paktë janë ato persona të tradhëtuar që ndjehen fajtore për mungesën e besnikërisë. Në vend të urrejtjes dhe dëshirës për hakmarrje, ata pushtohen nga zhgënjimi dhe dhimbja. Sipas studimeve, vetëm 7 për qind e të intervistuarve tradhëtojnë partnerët në shenjë hakmarrjeje. Në momentin që pranohet tradhëtia, në 40 për qind të rasteve është vetë shkaktari i saj që tenton të mbledhë copat e lidhjes. Një sjellje e tille është mjaft e logjikshme, për shkak se pothuaj në të gjitha rastet nuk tradhëtohet partneri për ta zëvendësuar, por për kënaqësinë e të resë. Në 76 për qind të rasteve, marrëdhëniet në çift mbijetojnë edhe pas zbulimit të tradhëtisë. Partneri pranon zhgënjimin me frikën se ndarja do të kishte pasoja më të rënda se një aventurë e shkurtër.

A mund të zbulohet tradhëtia

Studimet zbulojnë një panoramë tradhëtarësh të qete me ndërgjegjien e tyre. Pjesa më e madhe, rreth 75 për qind e tyre përgjigjet se nuk ndjehet aspak në faj ndaj partnerit, ndërsa gjysma e tyre pranon se situata me një marrëdhënie të rregullt dhe një lidhje të fshehtë është krejt normale për ta. Të paktën derisa të mos zbulohen nga partneri. Dy te tretat e personave nuk arrijnë të zbulojnë tradhëtinë e partnerëve të tyre. Vetëm 13 për qind e të tradhëtuarve është në dijeni të mëkatit dhe vetëm për shkak se partneri ka pranuar gjithçka që në dyshimin e parë. Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në dedektivë të vërtetë. Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhëtarit. Ndërsa për ata 13 për qind që zbulojnë faktin e të qenit të tradhëtuar gjërat ndryshojnë. Një e treta e tyre ndjehet e njohin dashurinë e fshehtë.

Fiksojeni njëherë e mirë, ja pse tradhëtojnë politikanët Read More »