Kuriozitete

“M’jep pak farë kosi” apo “O goce, m’fal 1 minutë!”/ 19 shprehjet shqiptare që nuk i përdorim më!

Nga Roland Qafoku

Kuptimi që kishin dikur dhe përse nuk janë më pjesë e fjalorit…

Nëse një të riu sot, do ta uronim me fjalët “t’u bëftë gjak e dhjamë”, do kuptojë se po i urojmë më të keqen e mundshme.

Kjo frazë e dalë nga zhargoni i vjetër, sot e përkthejmë fjalë për fjalë: t’u bëftë kolesterol.

Nëse një të riu do t’i thoshim se, x person të merr gjak në vetull, natyrisht ose do ta marrë atë për kanibal ose ne pëlqejmë kanibalët.

Dikur, kjo fjalë kishte kuptimin e zotësisë, trimërisë dhe që arrinte gjithçka.

Por sot, kjo fjalë është zhdukur nga fjalori dhe ke shumë pak shanse ta dëgjosh.

Pas rrëzimit të komunizmit, janë me dhjetëra e qindra fraza që nuk përdoren më.

Ato kanë mbetur fosile të atij regjimi që shoqëria jonë u mësua t’i përdorë në komunikim.

Por në rrethanat e sotme, nuk kanë vlerë.

Ja shprehjet më tipike, të cilat nga viti 1990 e deri më sot, ose janë rralluar në përdorim, ose nuk përdoren fare…

  1. T’u bëftë gjak e dhjamë!

Kishte kuptimin që, ushqimin që po haje, të shërbente për t’u shëndoshur.

Dhe kjo frazë përdorej kur uroje dikë që hante.

Nëse sot, kjo frazë do përdorej, do kishte kuptimin se do të bëhej kolesterol.

Një problem që sot është kaq shqetësues për masën e shoqërisë.

Ndryshe ishte dikur.

Popullsia që në përgjithësi ishte e dobët, kishte nevojë ndoshta edhe për kolesterol.

2. Të merr gjak në vetull!

Përdorej për dikë që ishte i zoti dhe bënte gjithçka.

Sot, nëse dikujt do t’i drejtoheshim me këto fjalë, do na merrte për kanibal.

Në fakt, nëse e mendon si veprim fjalë për fjalë, është shprehje e tmerrshme, por në atë kohë, përdorej shpesh, por madje edhe në letërsi dhe këngë.

3. Si veshka në mes të dhjamit

Përdorej për njerëzit që jetonin shumë mirë.

Dikush që jetonte mes të mirave dhe për ta treguar këtë, artikulohej veshka, që në këtë rast është e rrethuar me dhjamë.

Në ditët e sotme, vetë fjala dhjam, ka kuptim negativ.

4. Përsërisim këngët në tre interpretime të reja

Deri në fillim të viteve 80-të, festivali i RTSH-së kishte një strukturë tjetër nga e sotmja. Një këngë këndohej dy herë, nga këngëtarë të ndryshëm.

Kështu, pas interpretimit të tre këngëve të para, spikeri dhe drejtuesi i festivalit, thoshte: Përsërisim këngët, në tre interpretime të reja.

Një nga interpretimet ishte kënga, “Shoqet ilegale”, kënduar nga Vaçe Zela dhe Myfarete Laze. Ishte edhe një lloj konkursi, sepse dilnin në pah diferencat.

Por më pas, kjo traditë u ndryshua dhe kënga këndohej vetëm nga një këngëtar.

5. Banja e të dielës

Deri në vitin 1990, çdo shqiptar lahej vetëm një herë në javë.

Kjo ishte e diela.

Sot është turp ta dëgjosh, por në atë kohë ishte rregull i pashkruar.

Ironia është se, kontrolli i pastërtisë bëhej nëpër shkolla çdo ditë të hënë dhe, në përgjithësi, shkolla dilte e larë.

Por sikur, ai kontroll të bëhej të shtunën, shkolla dilte blozë.

Ishte kthyer në një normalitet, që sot na lë pa fjalë …

Ishte banja e së dielës.

6. Më jep pak farë kosi

Sot nuk e beson kush që dikur ishte më se normale që të shkoje te fqinja dhe të kërkoje një filxhan me kos, për ta përdorur si farë për të zënë qumështin për kos.

Fëmijët dhe të rinjtë e sotëm, do na quanin anormal me këtë frazë që nuk e kuptojnë fare.

Por, në atë kohë, ishte më se e zakonshme.

Një zakon dhe e folur që nuk ka më vend, edhe për shkak të raporteve të reja sociale, por edhe për shkak të produktit të kosit që është i gatshëm …

7. Më dërgoi mamaja për mullirin e kafesë

Deri në vitin 1990, ishte më se e nevojshme të kishe në shtëpi kafe dhe ta piqje, por nuk ishte e domosdoshme që të kishe mullirin që e bluante atë.

Mund të shkoje te fqinja dhe ta kërkoje dhe kjo ishte e zakonshme.

Prindërit urdhëronin fëmijët dhe ata i binin ziles: Më dërgoi mamaja për mullirin e kafesë dhe ishte e sigurt që do ta jepnin.

A ju kujtohet filmi, “Udhëtim në pranverë”, në të cilin djaloshi protagonist ngacmonte fqinjën, duke kërkuar mullirin e kafesë? Ishte më se normale kjo kërkesë.

8. Nuk kam çupë për të martuar

Ishte një shprehje që përdorej nga babai i një vajze, të cilit dikush i kishte propozuar për t’u martuar me të.

Për t’u treguar kategorik, babai i vajzës në vend të fjalës jo, thoshte nuk kam vajzë për të martuar.

Kjo lidhej edhe me moshën e vogël të vajzës, por mënyra kategorike ishte, kur ai thoshte nuk kam vajzë për të martuar.

9. E kam ndërgjegjen e pastër

Një nga cilësitë e njerëzve gjatë komunizmit, ishte ndërgjegjja që në fakt u shkatërrua.

Por, teorikisht, komunizmi e quante që komunisti e kishte ndërgjegjen të pastër.

Pra, ishte i çiltër dhe i sinqertë.

Një shprehje që degjeneroi deri në kuptimin e kundërt.

Aq sa, nëse dikush mund ta thotë këtë, mund ta marrë me kuptimin e kundërt.

10. Kjo sjellje nuk i ka hije

Kur dikush sillej me edukatë, shprehja më tipike ishte që sillej mirë.

Por e kundërta?

Përdorej fjala, kjo sjellje nuk i ka hije.

Shprehte befasi dhe një lloj ironie.

Edhe për faktin se, për personin që e përdorte, kishte një opinion të mirë dhe do ishte zhgënjim një sjellje ndryshe nga ajo që mendohej.

11. Këtë djalë e poqi ushtria

Gjatë komunizmit, ushtria zgjaste tre vjet dhe më pas dy vjet, ndërkohë që në marinë, ishte gjithmonë tre vjet.

Për të rinjtë ishte një provë zjarri, por edhe dalja e parë dhe përballja e parë me një realitet komplet tjetër.

Imagjino një 18 apo 19-vjeçar, që e dërgonin në kufi, marinë, reparte ushtarake dhe i thoshin se mbronte atdheun në skalionin e parë.

Kishte vështirësi që nisnin nga stërvitja, rregulli e deri tek ushqimi i pamjaftueshëm.

Ushtria ishte një lloj urë kalimi e adoleshencës dhe kur një i ri mbaronte ushtrinë, ai merrte një lloj pjekurie që më shumë lidhej me moshën.

Por ama, lagjja dhe mjedisi përreth, thoshte e paska pjekur ushtria, sepse kur ishte këtu, ishte çapkën i madh.

12. Është aq i urtë, sa do e martojë lagjja

Djalin e sjellshëm dhe të tërhequr, nuk para e preferonin gjatë komunizmit.

Duhej ai djali i lëvizur, çapkën, i hedhur, mundësisht me muskuj dhe boksier.

Por ai i urti ishte jashtë mode.

Aq sa doli shprehja se do ta martonte lagjja.

D.m.th. do mblidhej këshilli i lagjes dhe do t’i caktonte një nuse.

13. O goce, më fal një minutë!

Brezi i viteve 70-80, kishte një karakteristikë.

Lidhja dhe dashuritë lindin nga një mënyrë që sot, pothuajse, nuk ekziston.

Një djalë në fillim e pëlqente fizikisht një vajzë dhe më pas, djali hidhej në aksion.

E niste me daljen përpara të vajzës në rrugë, teksa ajo ecte dhe i drejtohej: O goce, më fal një minutë!

Më pas, biseda vijonte sipas rastit.

Vajza mund të refuzonte që në fillim, por edhe mund të vijonte bisedën, nëse e pëlqente djalin si tip.

Nëse do bëhej një studim, shumica e lidhjeve në këtë periudhë që përfundonin me martesë, nisnin me shprehjen:

“O goce më fal një minutë!”

Aq sa sot, i quajmë brezi i “o goce më fal një minutë!”

14. Kemi fizkulturë mëngjesi

Mësimi gjatë komunizmit, nuk niste menjëherë.

Përpara bëhej një fizkulturë mëngjesi, përpara shkollës, dhe më pas mësimi.

Një mësues fizkulture dilte përpara shkollës së rreshtuar dhe drejtonte disa ushtrime që duhet t’i bënin të gjithë.

Kjo sillte, sipas autoriteteve të kohës, kalitje që në fakt vetëm kalitje nuk ishte, por një djersë që nuk hiqej për tërë ditën.

15. Nxënësi filan e ka në patronazh nxënësin filan

Një nga shprehjet dhe verimet e kohës së komunizmit, ishte patronazhi në shkollë.

Një nxënës i mirë me mësime, nuk duhej të mbetej këtu.

Ai kishte detyrë të ndihmonte nxënësit e dobët dhe për këtë, mësuesja kujdestare, caktonte nxënësin konkret që duhet ta ndihmonte.

Kështu, nxënësi i mirë i shkonte në shtëpi atij të dobët, i kontrollonte detyrat dhe i shpjegonte mësimet.

16. Për ideal të partisë

Një nga shprehjet që përdorej më shumë gjatë komunizmit, ishte “për ideal të partisë”.

Ky ishte një lloj betimi.

Nëse dikush gjendej në një situatë mosbesimi, dalja nga kjo situatë ishte shprehja për ideal të partisë.

Por edhe kjo shprehje, erdhi dhe degjeneroi.

Idealistët u pakësuan dhe shprehja u shua.

 

17. Dhjetë vajza të kem, nuk ia jap nuse atij!

Babai ishte ai që vendoste për vajzën.

Por kur ai nuk e kishte me sy të mirë kandidatin, ai kishte në majë të gjuhës shprehjen:

Dhjetë vajza të kem, nuk ia jap atij nuse.

18. Të shpëlaftë mortja!

Me fjalë të tjera, ishte si t’i uroje vdekjen dikujt.

Por dukej sikur nuk dilte vetëm kaq.

Por të shpëlaftë mortja, ishte të ikje në vend.

19. Me biografi të mirë/të keqe; me njollë në biografi

Statusi social më i preferuar gjatë komunizmit, ishte biografia e mirë.

Kjo do të ishte që ti vetë, familja dhe i gjithë fisi, të kishte besnikëri ndaj Partisë Komuniste.

Por nëse sikur vetëm një pjesëtar i familjes, një kushëri i largët të kishte një cen, ai quhej me biografi të keqe.

Po përse vlente biografia?

Për gjithçka, deri te martesa.

Sa e sa dashuri janë ndërprerë dhe nuk kanë përfunduar në martesë, vetëm për shkak të biografisë. Ajo quhej njollë në biografi, e cila mund të ishte kur një xhaxha, dajë apo kushëri, të kishte thënë një fjalë të keqe për partinë.

“M’jep pak farë kosi” apo “O goce, m’fal 1 minutë!”/ 19 shprehjet shqiptare që nuk i përdorim më! Read More »

A e dini se çunaku me Enver Hoxhen sot është bërë “aligator” që gëlltit miliarda nga xhepat e shqiptarëve?

Mos u çuditni, por ky çunaku në fotografi, futur mes çiftit të ish-sundimtarëve diktatorë dhe prindërve të tij është Henri (Naim) Çili, dalë gjatë një vizite, që Enver Hoxha bëri në fshatin në Labinot dhe posaçërisht, në familjen e tij si “strehë besnike e partisë”.

Në atë fotografi, ish-Naimi Henri Çili, ka dalë në kohën kur ishte fëmijë dhe hante bukë me marmalatë në fshat, ndërsa sot është një nga 7 ortakët e Universitetetit Europian të Tiranës, që po bën kërdinë me fondet publike të arsimit shqiptar, dhënë nga çdo qeveri majtas e djathtas, por edhe që zhvat studentët, me pagesën e paligjshme 20% TVSH mbi faturën e studimeve, ndërkohë që me vendim qeverie për projektin shtetëror “Nxitje dhe mbështetje e arsimit të lartë privat”, ai paguan vetëm 6% taksë TVSH.

(Sipas raportit të auditetit të pavarur)/Pamfleti

A e dini se çunaku me Enver Hoxhen sot është bërë “aligator” që gëlltit miliarda nga xhepat e shqiptarëve? Read More »

Mos e publikoni ditëlindjen dhe nurmin e celularit online!

Platformat e ndryshme dhe komunikimi online janë kthyer tashmë në domosdoshmëri në jetën tonë.

Megjithatë, ndonëse jemi të afeksionuar pas këtyre rrjeteve sociale, të cilat na ofrojnë mundësi komunikimi, shkëmbim informacionesh, lajmet me të fundit, informacione rreth miqve tanë, duhet të keni parasysh një rregull kur bëheni pjesë e tyre.

Publikimi i disa të dhënave tuaja personale mund të jetë i rrezikshëm.

Data e lindjes-Data e plotë e lindjes suaj është një fakt që nuk duhet që të publikohet në këto rrjete sociale. Është e ndaluar për arsye se shumë njerëz ende e kanë shprehi që këta numra t’i përdorin si fjalëkalime për kartela të bankës apo raste të tjera. Hackerat e dinë tashmë këtë gjë, dhe nganjëherë nuk u duhet mund i madh që t’u gjejnë gjëra personale, e t’i keqpërdorin ato.

Numrin e telefonit- Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.

Mos e publikoni ditëlindjen dhe nurmin e celularit online! Read More »

Erdhi Horoskopi i plotë i muajit Gusht i parashikuar nga astrologu më i mirë!

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë muaji për të lindurit e çdo shenje.

Nuk do ju pëlqejë që të rrini të mënjanuar dhe në punë, do të doni të merrni një rol protagonist. Ky muaj nuk sjell të reja të rëndësishme për të lindurit e kësaj shenje, kështu që më mirë përqendrohuni në pushimet dhe rikuperimin e energjisë. Ndonëse në disa raste do të ndiheni të detyruar të ndaloni, duke marrë parasysh sezonin veror, mendja juaj do të vazhdojë të përpunojë strategji dhe zgjidhje të dobishme për suksesin profesional. Yjet janë mjaft të favorshme për ndjenjat, ku do të arrini të kaloni një krizë dhe do të rigjeni paqen duke u rikthyer në lojë.

Demi

Ndikimi negativ i Marsit, do të shkaktojë disa luhatje humori dhe tensione, të cilat nuk do të jenë të lehta për tu menaxhuar. Por pavarësisht kësaj do të arrini të kapërceni me vendosmëri çdo situatë. Do ju duhet të sforcoheni, në mënyrë që të jeni më optimist, ndërkohë që muaji që sapo po nis do të jetë i tensionuar jo vetëm në punë, por edhe për dashurinë. Keni nevojë për kohë dhe vetëm ata që ju njohin mirë, do dinë ti kuptojnë nevojat tuaja.

Binjakët

Ky muaj është mjaft interesant për ndjenjat, pasi mund të lind një dashuri e re, ose mund të zgjohet një pasion i vjetër. Edhe pse sapo keni dalë nga një krizë, do të jeni më të vetëdijshëm për dëshirat dhe nevojat e partnerit/es. Tashmë do e keni më të lehtë të gjeni paqen. Ndërkohë ata që janë vetëm do të kenë një dëshirë të shfrenuar për aventura. Do të keni një rikuperim psiko-fizik, ndërkohë që në punë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Keni nevojë edhe për pak më shumë siguri, në mënyrë që të planifikoni më mirë të ardhmen.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji mund të ketë tensione në familje, kryesisht për arsye ekonomike. Venusi dhe Marsi nuk do bien dakord, kështu që nuk do e keni të lehtë të shmangni polemikat. Javët më të vështira do të jenë ato të gjysmës së dytë të gushtit. Në vendin e punës shmangni prishjet e qejfeve, pasi vetëm kështu do të çoni përpara një projekt që e keni përzemër. Mundohuni që të angazhoheni dhe të jepni maksimumin tuaj, vetëm atje ku ja vlen vërtetë.

Luani

Horoskopi i muajit parashikohet mjaft pozitiv, ku në punë po i afroheni gjysmës së dytë të vitit më të mirë. Kush është përfshirë në iniciative të reja, mund të marrë suksesin e dëshiruar në vijim. Organizoni më mirë gjërat që keni për të bërë dhe mos i nënvlerësoni kontaktet. Në dashuri do e keni më të lehtë që të harroni të kaluarën. Emocione intensive dhe aventura emocionuese, mund ti bëjnë speciale takimet e kësaj vere.

Virgjëresha

Edhe pse ky është një muaj i cili i dedikohet pushimit, të lindurit e kësaj shenje do e kenë të vështirë të lënë mënjanë disa shqetësime. Puna do të mbetet prioritet, sidomos nëse keni investuar para dhe energji në realizimin e një projekti të rëndësishëm. Gjatë muajve në vijim do të keni më shumë autonomi, për të përmirësuar gjendjen për të ardhmen tuaj. Edhe në jetën tuaj sentimentale do të ketë të reja të rëndësishme, ku do të gjeni kurajën të merrni vendime drastike, të cilat deri më tani nuk i kishit konsideruar.

Peshorja

Horoskopi i muajit është mjaft pozitiv, ku mund të mbështeteni në kalimin tranzit të Venusit, i cili do e bëjë vërtetë speciale sferën e ndjenjave. Më të favorizuar janë çiftet që janë bashkë prej kohësh, të cilët mund të rigjejnë intensitetin e humbur edhe nga pikëpamja fizike. Në punë, janë mjaft të favorizuara eksperiencat e reja. Mundohuni që të qëndroni në lojë, duke bërë diçka ndryshe,

Akrepi

Pas muajve të vështirë më në fund, po afron një rikuperim i mirë. Urani është ende tranzit në shenjën tuaj, ku nuk përjashtohet një transferim apo propozime të reja, të cilat mund të përmirësojnë gjendjen tuaj. Ka shumë mundësi që brenda muajit gusht të merrni një propozim i cili do ju ndihmojë që të ktheni faqe. Favorizohen historitë e reja të dashurisë, të cilat do të bëhen edhe më të rëndësishme dhe speciale në fund të muajit.

Shigjetari

Fillimi i muajit gusht do të jetë i mbushur me energji dhe gjallëri. Dëshira për të planifikuar nisma të reja për të ardhmen do ju mbajë të angazhuar, pavarësisht se është muaj pushimesh. Do të keni një dëshirë të madhe për të punuar. Ky muaj është mjaft i favorshëm edhe sa i takon ndjenjave, ku do të ketë takime tejet interesante.

Bricjapi

Nis një rikuperim i mirë, ku më në fund do të gjeni sigurinë dhe pavarësinë, e cila do ju kthejë një lider të padiskutueshëm në çdo situatë. Në vendin e punës mos kini frikë të guxoni, pasi idetë dhe nismat e reja janë mjaft të favorshme. Ky muaj është i rëndësishëm edhe për çiftet që kanë një kohë të gjatë bashkë. Më në fund do të merrni konfirmimet e dëshiruara, dhe do të bëni hapa më shumë për të ardhmen.

Ujori

Horoskopi i muajit ju fton që të përfitoni nga javët e ardhshme, për të rikuperuar forcat dhe energjinë. Po merr fund një periudhë shumë e komplikuar, gjatë së cilës jeni lodhur shumë për të marrë konfirmimet e shpresuara. Tashmë ka ardhur momenti që të lini pas shpine pakënaqësitë dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me të kaluarën. Mund të nisë një etapë e re e jetës, ndërsa vjeshta do të sjellë shumë risi.

Peshqit

Ndonëse ndodheni në mes të verës, nuk do e kurseni veten në përfshirjen në punë. Keni ngut për të mbyllur një projekt për të cilin po punoni prej kohësh. Për të lindurit e kësaj shenje nuk ekziston pushimi dhe relaksi, ku çdo rast është i dobishëm për të realizuar planet tuaja. Dashuria do ju shpërblejë, sidomos nëse prej kohësh jeni të përfshirë në një histori. Mbështetja tek personi që dashuroni, është themelore për ju, ndaj tani do të ndjeni nevojën për të qenë të përqendruar dhe për ti dhënë hapësirë ambicieve tuaja.

Erdhi Horoskopi i plotë i muajit Gusht i parashikuar nga astrologu më i mirë! Read More »

Horoskopi për sot 31 korrik 2018

Dashi-Mundohuni që të guxoni më shumë dhe të tregoheni më krijues në çdo projekt tuaj. Intuita juaj do ju lejojë që të fitoni sfida të rëndësishme. Kjo e martë premton sukses të madh edhe në sektorin e dashurisë.

Demi-Duhet të mbani mirë parasysh situatën tuaj aktuale në vendin e punës dhe të vlerësoni nëse është rasti të bëni ndonjë ndryshim, apo të provoni disa shtigje të cilat i keni përshkuar edhe më parë. Nga pikëpamja sentimentale, kjo ditë favorizon takimet.

Binjakët-Do të jeni disi të dekurajuar, ndoshta për shkak të ndonjë vonese me të cilën jeni hasur në vendin e punës. Megjithatë një kthesë e papritur do ju bëjë tejet euforik. Konfirmime pozitive janë fare pranë.

Gaforrja-Ky është një moment i rëndësishëm për gjithë ata që janë në kërkim të rezultateve, pasi do të jenë të rrethuar nga njerëz pozitiv, të cilët do të dinë të vlerësojnë cilësitë e tyre. Në dashuri jeni në kërkim të një stabiliteti më të madh, ndaj përvishni mëngët dhe përqendrohuni për të shmangur keqkuptimet që keni pasur së fundmi.

Luani-Kjo ditë sjell me vete mundësi të mëdha për rizgjimin e ndjenjave dhe për zyrtarizimin e një raporti. Edhe një miqësi e thjeshtë, mund të transformohet në një lidhje. Në vendin e punës, duhet të jeni më të pavarur.

Virgjëresha-Duhet të merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe mirëqenien tuaj, për shkak se kjo ditë favorizon relaksim dhe pushimet. Shmangni përplasjet e kota, sidomos në familje ose me partnerin/en. Nisja e projekteve të reja është shumë e mundur, por vetëm nëse do të favorizoni bashkëpunimet me të tjerët.

Peshorja-Kjo është një ditë e cila ju sheh pak negativ përgjithësisht, ndoshta për shkak të ndonjë keqkuptimi me partnerin/en. Megjithatë mos lejoni që ankthi juaj t’iu bllokojë në vendin e punës, për shkak se parashikohen konfirmime të rëndësishme.

Akrepi-Duhet të përpiqeni maksimalisht që të jeni sa më diplomatë dhe me intuitë në punë, pasi duke marrë situatën në dorë, do të arrini grintën e duhur të pozitiviteti, e cila do ju lejojë që të çoni përpara me sukses një projekt të ri. Në dashuri, këshillohet që të mos jeni impulsiv.

Shigjetari-Jeni në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishëm, i cili mund të ndryshojë drejtimin e lidhjes tuaj me partnerin/en. Megjithatë mundohuni që të mos ndikoheni nga kritikat e të tjerëve, duke menduar vetëm për atë që është më mirë për ju.

Bricjapi-Ky është momenti për të rindezur ndjenjat dhe për të riparë rutinën tuaj të përditshme. Përgjigjet e mira do ju lejojnë që të jeni më shumë pozitiv dhe produktiv në vendin e punës.

Ujori-Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që të tregoheni sa më strategjik, sidomos nëse negociatat e kohëve të fundit, ju kanë futur në krizë në vendin e punës.

Peshqit-Po përmbyllet një muaj i cili do ju lejojë që të punoni me më shumë kujdes lidhur me projektet e reja që në të kaluarën, i keni zvarritur për shkak të mungesës së kohës ose të ardhurave. Kjo e martë parashikohet me zhvillime të reja pozitive në dashuri.

Horoskopi për sot 31 korrik 2018 Read More »

Çfarë ka ndodhur më 30 korrik?

1729 – Themelohet Baltimore, Maryland. Qyteti është emëruar pas irlandezit Cecilius Calvert, i njohur si Lord Baltimore (1605-1675), themelues i kolonisë dhe provincës Maryland. Baltimore është një anglicizëm i emrit irlandez ‘Baile – Ti Mhoir’, që do të thotë “fshat i madh ose me shtëpi të madhe”, emri i pronës së familjes Calvert në Qarkun Longford, Irlandë.

1818 – Lindi Emily Bronte, autore angleze dhe poete. Fillimisht romani Wuthering Heights, që ajo shkroi, u la në heshtje nga kritika. Vetëm pas vdekjes më 1848, libri tërhoqi vemendje dhe fitoi emër si kryevepër letrare.

1863 – Lindi Henry Ford, biznesmen amerikan, themelues i Ford Motor Company (v. 1947). Një prej industrialistëve më të njohur amerikanë, Henry Ford revolucionarizoi mënyrën e prodhimit në seri të automobilave.

1926 – Ambasadorët e fuqive të mëdha në Konferencën e Parisit ratifikojnë protokollin e Firencës (1925) mbi përcaktimin përfundimtar të kufijve të Shqipërisë. Pakti u nënshkrua nga Franca, Britania, Rusia, Italia, Japonia; krahas tyre Shqipëria, Greqia e Jugosllavia, dhe u regjistrua zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve – Kështu, çështja e kufijve u mbyll përfundimisht, por ratifikimet vazhduan të shkaktonin tensione midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj.

1956 – Një rezolutë e përbashkët e Kongresit të SHBA, nënshkruhet nga presidenti Dwight D. Eisenhower, që autorizon moton kombëtare “In God We Trust”

1971 – Programi Apollo: Anija Apollo 15 zbret në Hënë modulin Falcon për eksplorim (automjeti i parë Rover në Hënë). Ekuipazhi i anijes Apollo 15 përbëhej nga atronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendin ku ishte ulur Apolli 11. Astronautët e Apollo 15 u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që ata sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e quajtën Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh. Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar kur Hëna kishte qënë në moshën e saj më të herëshme. Gjithashtu, dheu që astronautët sollën nga Hëna përmbante copa kristali në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thonë se ky kristal ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës.

1975 – Jimmy Hoffa, udhëheqës sindikalist amerikan, zhduket nga parkingu i një restoranti në Bloomfield Hills, Michigan, në periferi të Detroit. Ai kurrë nuk është parë apo dëgjuar përsëri, dhe do të shpallej ligjërisht i vdekur në këtë datë në vitin 1982.

1980 – Knesseti ose parlamenti izraelit miratoi Ligjin për Jeruzalemin kryeqytet, i cili shkaktoi reagim të fuqishëm proteste nga komuniteti botëror. Për shembull, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, miratuar me 14 vota për dhe vetëm 1 abstenim (Shtetet e Bashkuara), deklaroi menjëherë se ligji ishte i pavlefshme dhe duhet të anulohet”. Kjo rezolutë u bëri thirrje vendeve anëtare për të tërhequr misionet e tyre diplomatike nga qyteti.

2012 – Një dështim i rrjetit të energjisë në Indi lë pa rrymë elektrike rreth 360 milion njerëz.

Mendim i ditës
“Çdo relike e të vdekurit është e çmuar, nëse gjatë kohës gjallë kishte vlerë.”
Emily Brontë/njekomb

Çfarë ka ndodhur më 30 korrik? Read More »

Zbulohet misteri, ja pse gratë nuk mund të veshin rroba të bardha gjatë takimit me Papën

Gratë duhet të vishen me të zeza kur janë në takim me Papën dhe për këtë ka një arsyetim goxha interesant të Kishës Katolike.

Pa marrë parasysh nëse jeni apo jo ndjekës i lajmeve për Papën, ka diçka të pashmangshme që ju e shikoni në çdo kronikë televizive në takimet e liderëve botërorë me Papën, gratë janë të veshura me të zeza.

Por, çfarë do të thotë kjo, a është Papa i vetmi që mund të vishet me të bardha?

Së pari ne duhet t’ju sqarojmë që për të pasur një takim me Papën ju duhet të pyesni apo të merrni leje shumë muaj para tek autoritet përkatëse dhe duhet të shikoni rregullave që duhet t’ju përmbaheni.

Por rregulli më misterioz është veshja e grave me të zeza, ato nuk mund të veshin të bardha dhe arsyeja është kuptimi që mbartin ngjyrat.

Sipas Kishës Katolike gratë duhet të veshin të zezën kur ato janë përballë Papës për shkak se përfaqëson përulësi dhe devotshmëri.

Përveç kësaj, veshja juaj duhet të mbulojë krahët, fundi duhet të jetë nën gju, dhe të vënë një vello që mbulon fytyrat e tyre.

Prisni, pse po Reina Letizia mund të veshë të bardha?

Kjo sepse mbretëresha e Spanjës ka privilegjin “du blanc” ose “privilegjin e Bardhë”, dhënë për gratë ose mbretëreshat me pozita të larta në politikë, raporton albeu.

Ato janë dhënë vetëm për monarkët katolikë apo gratë e udhëheqësve katolikë.

Kush mund të veshë rroba të bardha sot në takimin me Papën?

Mbretëresha e Spanjës, mbretëresha Paola e Belgjikës, dukeshës María Teresa e Luksemburgut, Princesha Charlene de Monaco dhe mbretëresha Matilde de Bélgica.

Dhe në qoftë se jeni duke pyetur veten për Mbretëresha Elizabeth II të Anglisë, mbani mend që ajo duhet të veshë të zezën./njekomb

Zbulohet misteri, ja pse gratë nuk mund të veshin rroba të bardha gjatë takimit me Papën Read More »

‘Pilotja e Vdekjes’: Amerikanja që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila sot e 17 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzoj Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”.

Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO./njekomb

‘Pilotja e Vdekjes’: Amerikanja që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht Read More »