Kuriozitete

Do merrni lajme të keqia, Meri Shehu: Kjo shenjë Horoskopi do ndahet

Astrologia e njohur shqiptare Meri Shehu njofton se “Afërdita” sot bën një kundërshtim të fuqishëm me “Xiron” dhe një trekendesh shumë të bukur me “Marsin”. Meqense “Marsi” dhe “Xiron” janë të kundërt sjellin në memorie trauma nga e kaluara.

Sipas do ta ndjejmë përvojën kaq të gjallë sa do na duket sikur ndodh sot. Por nuk është gjë tjetër veçse një traumë që  duhet shëruar duke larguar ata që me veprime egoiste prishin ekuilibrin tone. Ndjenja e tradhëtisë zakonisht ndjehet ne vitet e pafajesise. Por mund të lidhet edhe me një figure aterore apo memesore si edhe me figura te familjes.

E sido që të jetë kjo përvojë tradhetie si të vijë nga femijeria apo nga marredheniet erotike sentimentale apo nga ato profesionale thelbi gjendet në menyren se si do perballojme humbjen perballë qetesise, harmonise dhe estetikes. Do çlirohemi nga marredhenie apo lidhje karmike që pengojne zhvillimin tonë njofton Meri.

Dashi do te perballet me bashkepuntore apo marredhenie ne cift te cilat kane vite qe e pengojne ecurine e tyre individuale. Demi do te kete ndryshim ne lidhje me punen dhe njerzit qe e lodhin ne jeten e perditeshme duke dal nga rutina

Binjaket do clirohen nga varesia e nje maredhenie sentimentale qe i ka mbajtur zvarre per disa kohe pa rezultat. Gaforrja do ndahet nga disa persona te familjes qe nuk kane vepruar drejt me ta dhe ne disa raste i kane shfrytezuar e tradhetuar.

Luani do perpiqet te clirohet nga persona qe i ndikojne me idte e tyre dhe i prishin cdo plan personal duke i shtermberuar realitetin. Virgjeresha do kerkoj clirim ekonomik dhe ndarje nga varesite apo persona qe e kane mbajtur penge ne shkembimet te ndryshme

Peshorja do te kerkoj clirim personal identifikim indeividual duke sjell jje stil jetese dhe nje pervoj personale apo moden e vet. Akrepi do clirohet nga pasiguria ekonomike e personale sentimentale duke u bere psikologjikisht me i hapur dhe per lidhje reale

Shigjetari do ndryshoj portat e lojes duke zene pozicionin e duhur pasi deri tani dukej sikur favorizonte porten e kundershtarit. Bricjapi do tentoj te shkeputet nga familjare apo prinder qe i kane dal gjithmone kundra dhe nuk e kane lejuar te jete vetvetja

Ujori do te marri nje drejtim me te lire e te pavarur duke dashur te cilrohet nga vendet dhe njerzit qe nuk kane te njejtin nivel zjgjuarsie. Peshqit do ti largohen tendences per te bere traumen pjese te jetes si dicka nga e cila nuk shpetojne dot Sot mund te cilirohen nga fataliteti.

Do merrni lajme të keqia, Meri Shehu: Kjo shenjë Horoskopi do ndahet Read More »

Nëse punoni në Shqipëri: Pse të paktën 1 herë, ishit si kjo milingonë… (Fabula ku do gjeni veten)

Fabula e mëposhtme, me siguri që të ka ndodhur të paktën një herë në jetë.

Nëse ke punuar ndonjëherë, sidomos në institucionet shtetërore ku burokracitë janë më të mëdha, por edhe nëpër ndërmarrje, ju apo dikush që njihni, ka një histori të ngjashme për të treguar…

Kjo rrëfenjë po shpërndahet rishtazi në rrjetet sociale dhe po pëlqehet jashtë mase, ndaj menduam që ta ndajmë me ju.

Nuk dimë cili është autori, por duket se kanë qenë të shumtë ata që e kanë identifikuar me realitetin shqiptar.

A është kjo historia jote shqiptare, me punëdhënësit dhe vartësit e tij, që nuk mbarojnë?…
Lexoni këtë fabul tejet interesante!
– Si çdo ditë në mëngjes, milingona u nis të bëjë punën e saj gjithë energji dhe optimizëm.

Ajo ia dilte mbanë të realizojë shumë gjëra gjatë ditës.

Një ditë, luani e vuri re milingonën teksa e kryente punën me sinqeritet dhe përkushtim, pa pasur nevojë që dikush t’i qëndrojë tek koka.

Me vete, mbreti i pyllit mendoi:

“Nëse kjo milingonë punon kaq shumë dhe plot entuziazëm pa pasur njeri tek koka, imagjino sikur t’i caktoj dikë ta kontrollojë.”

Menjëherë ai punësoi një buburrec, të cilin e ngarkoi me përgjegjësinë e supervizorit të milingonës.

Që ditën e parë të punës, buburreci vendosi një rregullore sipas të cilës rregullohej orari i paraqitjes në punë, qendrimi dhe largimi.

Ai mori dhe merimangën si sekretare personale të tij, e cila do të merrej me arshivën dhe kontrollin e bisedave telefonike, por dhe përdorimin e internetit.

Kur luanit i mbërriten raportet e para të mënyrës si po organizohej puna, u ngazëllye nga gjithçka që ishte arritur.

Ai i kërkoi buburrecit që të thellohet më shumë me shkresurinat, t’i pasurojë me të dhëna dhe t’i paraqesë në mbledhjen e bordit administrativ.

Buburreci bleu një printer lazer dhe një laptop të shpejtë.

Ai caktoi mizën si përgjegjëse për sektorin e informacionit.

Milingonës që po i dilte shpirti duke punuar, filluan të mos i pëlqejnë fort këto ndryshime administrative, mbledhjet e shpeshta dhe burokratizmat që thjesht i merrnin kohën.

Pas disa kohësh, luani vuri re se diçka nuk shkon në performancën e stafit, prandaj vendosi të ndryshojë ca gjëra.

Si ekspert të çështjeve administrative, ai emëroi karkalecin, i cili si hap të parë, ndryshoi të gjithë mobiliet dhe shtresën, për të ofruar kushte optimale për stafin.

Ai mori dhe një asistent personal, për ta ndihmuar në vendosjen e strategjive dhe përgatitjen e buxhetit.

Luani, pasi i hodhi një sy kostos së përgjithshme të shpenzimeve, vendosi të ulë shpenzimet.

Për ta bërë këtë, ai caktoi bufin si këshilltar në financa.

Bufit, iu deshën tre muaj për studimin e situatës financiare.

Në fund, ai përgatiti një propozim për t’ia paraqitur luanit, sipas të cilit duhej reduktuar paksa numri i punonjësve.

Menjëherë, luani vendosi që milingona të largohej nga puna, me arsye:

Performancë e dobët dhe produktivitet i ulët!

Me siguri po kujtoni vetveten, miqtë apo familjarë, që ju kanë treguar një histori të ngjashme…

Shpërndajeni nëse ju pëlqen, dikush do ta gjejë veten Patjetër në këtë fabul, sidomos në Shqipëri!

Nëse punoni në Shqipëri: Pse të paktën 1 herë, ishit si kjo milingonë… (Fabula ku do gjeni veten) Read More »

Më 10 gusht ngrini sytë nga qielli, ju plotësohen të gjitha dëshirat

Më 10 gusht të gjithë do i ngrejnë sytë lart nga qielli për të admiruar yjet që bien, një fenomen i quajtur Perseids ose siç njihet ndryshe Lotët e Shën Lorencit e që ndodh çdo vit në gusht.

Fenomeni lidhet me martirin Shën Lorenci dhe 10 gushti është dita e tij.

Kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me kometën Swift-Tuttle ajo lëshon këtë re yjesh dhe bën trajektoren rreth diellit. Copat e yjeve digjen dhe lëshojnë në qiell bishtin mahnitës.

Ekspertët tregojnë se këtë vit kushtet do të jenë ideale për t’i vrojtuar yjet që bien.

Më mirë ato do të vrojtohen larg dritave të qyteteve, në vende të errëta dhe në gjysmën e dytë të natës.

Gjithashtu rënia e yjeve personifikon edhe shprehjen e dëshirave kështu që mos harroni datën 10 gusht./njekomb

Më 10 gusht ngrini sytë nga qielli, ju plotësohen të gjitha dëshirat Read More »

Më pak se 2 përqind e njerëzve, e gjejnë se kush është vrasësi në këtë figurë

Misteret e vrasjeve janë shumë argëtuese, por vetëm në botën e letërsisë dhe kinemasë. A keni zgjidhur ndonjëherë ndonjë kuiz misteri?

Këto lloje misteresh nuk janë vetëm argëtues për t’u zgjidhur, por edhe i japin trurit tuaj ushtrimin aq të nevojshëm. Fatkeqësisht, ndërkohë që ne kujdesemi shumë për trupin, nuk bëjmë të njëjtën gjë për trurin.

Dhe nëse keni nevojë të bëni pak stërvitje për mendjen, ja një gjëzë që d i japë shtytjen që ka nevojë.

Shihni me kujdes figurën. Në të majtë është trupi i vdekur i një gruaje. Po, ajo është vrarë brutalisht, por pyetja është kush e ka bërë. Janë katër të dyshuar; a e gjeni dot cili është vrasësi?

Provojeni një herë ta gjeni dhe më pas, hidhuni një sy përgjigjeve më poshtë.

Vrasësi është Nr. 4. Sepse;

Thika (mjeti i vrasjes që ndodhet në krah të viktimës) mungon në tryezën e tij të ngrënies!

Rrobat i ka të zhubravitura (shikoni mëngën e këmishës), gjë që tregon se mund të ketë qenë në përleshje me dikë.

Në fund, në veshin e tij dallohet një njollë gjaku.

Më pak se 2 përqind e njerëzve, e gjejnë se kush është vrasësi në këtë figurë Read More »

Çfarë do të ndodhë në vitin 2050, kur popullsia e botës të shkojë 10 miliardë?

Çdo vit, popullsia e botës po zgjerohet me 83 milionë njerëz. Tani për tani, ka rreth 7.6 miliardë njerëz në botë. Deri në vitin 2050, do të ketë vetëm 10 miliardë.

Por trendet e ndryshimit të popullsisë janë jashtëzakonisht të pabarabarta – disa vende po zgjerohen me shpejtësi, të tjerët po pakësohen.

Secili skenar sjell sfidën e vet për qeveritë. Vendet, popullatat e të cilëve janë në rënie, duhet të mendojnë se si të mbështesin njerëzit e moshuar, në rastet kur ai vend ka më pak punëtorë të rinj për të paguar në fondet e shtetit sigurimet. Vendet me një popullsi të re që lulëzon duhet të luftojnë me mënyrën se si t’i ushqejnë ato dhe të ofrojnë arsim dhe kujdes shëndetësor.

Tre gjëra thelbësore ndikojnë popullsinë. Fertiliteti është faktori kryesor, i ndjekur nga vdekshmëria dhe pastaj migrimi.

Këtu janë disa fakte kryesore rreth popullsisë së botës, të marra nga perspektivat e fundit të popullsisë botërore të OKB-së.

Nga 2024 India do ta kapërcejë Kinën si vendin më të populluar në botë

Kina aktualisht ka 1.4 miliardë banorë, e ndjekur nga India me 1.3 miliardë. Së bashku ata përbëjnë 37% të popullsisë së botës.

Nigeria ka rritjen më të shpejtë të popullsisë në botë

Nigeria aktualisht është në vendin e 7 në listën e vendeve më të populluara , por para 2050 do të ketë vendin e tretë, duke kaluar SHBA.

  1. Kina 1 397 029

  2. India 1 309 054

3 .SHBA-të 319 929

4 .Indonezia 258 162

  1. Brazili 205 962

Fertiliteti ka rënë në të gjithë botën

Që nga vitet 1960, niveli global i lindjeve ka rënë në mesatarisht 2.5 lindje për grua. Megjithatë, kjo mesatare përbëhet nga shifra shumë të ndryshme: në Afrikë 4.7janë lindjet për grua, në Europë janë 1.6 lindje për grua.

Gjysma e rritjes së popullsisë do të zhvillohet në 9 shtete

Nga 2017 deri më 2050, India, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Pakistani, Etiopia, Republika e Bashkuar e Tanzanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uganda dhe Indonezia do të kontribuojnë më së shumti në rritjen e popullsisë.

Kjo do të thotë se popullsia e Afrikës do të jetë afërsisht e dyfishtë në mes të viteve 2050 dhe 2050.

Popullata e Evropës do të bjerë

Kur fertiliteti bie nën 2.1 lindje për grua, do të thotë që nuk lindin fëmijë mjaftueshëm për të zëvendësuar popullsinë e prindërve të tyre. Kjo po ndodh tashmë në Europë.

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës jetojnë në vende me fertilitet të ulët

Midis 2010 dhe 2015, 46% e popullsisë së botës ka jetuar në 83 vende ku niveli i lindshmërisë ishte nën pragun e 2.1.

Bota po plaket

Një numër në rritje i njerëzve po jetojnë në një moshë të pjekur. Në vitin 1950, ishin shumë më të rinj se të moshuarit. Në vitin 2017, ka më pak njerëz të rinj dhe më të moshuar. Deri në vitin 2050 numrat do të dalin jashtë.

Po jetojmë më gjatë

Në përgjithësi, jetëgjatësia është në rritje. Në nivel global, jetëgjatësia u rrit me pothuajse 4 vjet, ose nga 67 në 71 vite, midis viteve 2000 dhe 2015.

Rritja parashikohet të arrijë në rreth 77 vjet në periudhën midis 2045 dhe 2050, dhe përfundimisht në 83 vjet në periudhën midis 2095 dhe 2100.

Jetëgjatësia në Afrikë ishte 60 vjet në mes 2010 dhe 2015, krahasuar me 79 vjet në Amerikën Veriore. Por, jetëgjatësia po rritet më shpejt në Afrikë sesa në Europë, kështu që diferenca pritet të zvogëlohet ndjeshëm deri në vitin 2050.

Çfarë do të ndodhë në vitin 2050, kur popullsia e botës të shkojë 10 miliardë? Read More »

Gjarpri përpin pëllumbin në mes të rrugës, pamjet bëjnë xhiron e botës

WOW! Me keto pamje tronditëse janë përballur qytetarët në rrugët e Londrës. Aty një gjarpër tropikal është filmuar duke ngrënë një pëllumb në mes të rrugës. Autoritetet lokale po kërkojnë informacion se si një zvarranik i tillë u gjend në mes të rrugës.

Sakaq një zëdhënëse e qendrës së bamirësisë tha se dikush kisthte gjetur një pëllumb të ngordhur dhe ia kishte hedhur gjarprit. Kalimtarët, të cilët postuan foto e video në rrjetet sociale, thanë se gjarpri ishte piton, ndërsa autoritetet konfirmuan se ishte boa.

Ja video e ngjarjes:

https://youtu.be/TEkim8kMPV8

Gjarpri përpin pëllumbin në mes të rrugës, pamjet bëjnë xhiron e botës Read More »

A e shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha u mbyll gojën të gjithëve me këtë

Debate të forta po bëhen mes historianëve në lidhje me 75-vjetorin e Marrëveshjes së Mukjes dhe në lidhje me këtë ka reaguar vetë e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Nexhmije Hoxha ka treguar ato që kanë ngelur në kujtesën e saj në lidhje me shitjen apo jo të Kosovës nga ish-diktatori.

Ditë më parë, historiani Uran Butka, zbuloi letrën që Miladon Popoviç i dërgon Titos për presionin që i ka bërë Enver Hoxhës për të prishur marrëveshjen e Mukjes, duke numëruar argumentet, që sipas tij, ishte pikërisht Enveri ai që e shkatërroi marrëveshjen.

Dhe në një reagim të botuar sot në gazetën DITA, Nexhmije Hoxha i jep përgjigje akuzave, duke publikuar edhe pjesë nga bisedat që Enveri ka bërë me Titon për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Ajo sqaron: S’është aspak e vërtetë se Mukja u prish për çështjen e Kosovës dhe janë krejt pa baza mendimet që hidhen nga pseudohistorianë se gjoja Enveri e shiti Kosovën në Mukje. Jo vetëm në rastin e Mukjes, por në vijimësi e deri në fund të jetës Enveri ka menduar e luftuar për Kosovën, sikurse e kam shprehur në parathënien e shkruar nga unё, nё librin e djalit tim, Ilir Hoxhёs “Kosova ёshtё Shqipёri”, të cilën ju mund ta botoni në gazetë. Aty është dhe përgjigja që unë u jap të gjithë atyre që thonë se Enveri e ka tradhtuar dhe shitur Kosovën”.

A e shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha u mbyll gojën të gjithëve me këtë Read More »

Zbulohet lista me emra ilirë që nuk i keni dëgjuar më parë

Jeni në një pritje të ëmbël dhe po mendoni për emrin që do i vini fëmijës që po vjen në jetë?

Mos u modoni shumë të gjeni emra të huaj për fëmijën tuaj.

Revista Class sjellë një listë me emra të vjetër ilirë të cilët janë fantastikë.

Po po, janë emra fantastikë, shumicën e të cilëve nuk i keni dëgjuar ndonjë herë.
Si ju duken emrat Siloria, Jolka, Andata, Daorsa për vajza?

Po emrat Etrit, Jorik, Kail, Tedian për djem?

Shikoni më poshtë një listë me plot 157 emra ilirë për vajza e djem.emra-ilire

Zbulohet lista me emra ilirë që nuk i keni dëgjuar më parë Read More »