Kuriozitete

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi

Kohët e fundit doni të bëni gjithçka sipas planit. Mos harroni se jo gjithmonë gjërat ecin në këtë mënyrë, ndaj përpiquni të jeni më i shkujdesur në këtë drejtim.

Demi

Së fundmi jeni ndjerë i stresuar dhe madje herë pas here i dëshpëruar. Mos ndoshta trupi po ju tregon se ka nevojë për pushim? Mësoni të dëgjoni nevojat e fizikut.

Binjakët

Me kurajë do të mund të kaloni edhe ato momente të vështira që ju dalin në punë. Mbështetja e një personi do të jetë vendimtare.

Gaforrja

Lini pak pas dore çështjet e dashurisë dhe përqendrohuni më shumë te paratë. Rrezikoni të shpenzoni më shumë nga sa keni buxhetin, duke bërë që të merrni borxh.

Luani

Ka ardhur momenti që të hiqni barrë nga vetja. Mos e lodhni veten me gjëra për të cilat nuk vlerësoheni si duhet. Të tjerët do të nisin të kuptojnë se kush je ti.

Virgjëresha

Gjatë kësaj periudhe yjet ju favorizojnë për të gjetur një vend të ri pune. Nëse keni aplikuar, shanset janë që të keni sukses. Në dashuri gjërat janë në vendnumëro.

Peshorja

Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim, mundësitë janë që planet të mos realizohen. Një pengesë mund t’ju dalë papritur dhe t’ju prishë çdo parashikim.

Akrepi

Nëse nuk jeni i bindur për suksesin e një projekti, mos e nisni atë. Yjet nuk ju favorizojnë, veçanërisht në transaksione financiare.

Shigjetari

Një lidhje dashurie po nuk ecën me ritmet e duhura. Ndoshta problemet në punë ju pengojnë që të kaloni më shumë me partnerin.

Bricjapi

Përpara se ta drejtoni gishtin ndaj një miku apo aleati, përpiquni të analizoni të gjitha rrethanat. Nuk është mirë të lëshoni akuza pa fakte.

Ujori

Keni nevojë për ndryshim si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë romantik. Duhet të lëvizni. Mos qëndroni në një vend deri sa këto ndryshime të ndodhin vetë.

Peshqit

Tregoni shumë kujdes me një çështje ligjore. Nëse nuk e ndiqni nga afër, gjasat janë që të përfshiheni në probleme edhe më të mëdha.

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë rezervuar yjet për ju Read More »

Zbulohet dokumenti, kur Che Guevara vizitoi Shqipërinë. Ja çfarë thonë dëshmitarët…

Dikur Shqipëria dhe Kuba ishin aleate të ngushta. Kjo ka bërë që revolucionari më i njohur në botë, Che Guevara të vizitonte vendin tonë shumë vite më parë.

A ka zbritur në vitin 1960 Ernesto Che Guevara në Shqipëri? Përse vizita është kryer në fshehtësi të plotë? “U binda që ishte Che Guevara”, tregon Zeqi Agolli, ish-zyrtar i lartë. Me kë u takua revolucionari i famshëm sa kohë Enver Hoxha nuk e priti? “Ata nuk folën fare në makinë, ishin ulur mbrapa, unë te shoferi”, thotë Agolli.

Sa qëndroi Che Guevara në Shqipëri dhe përse mungon çdo dokument që konfirmon këtë vizitë? “Nuk ka dalë fare nga shtëpia”, thotë ish-zyrtari u lartë. Si zbritën shumë grupe revolucionarësh për t’u stërvitur ushtarakisht në Shqipëri gjatë komunizmit ? Cilët ishin figurat më të njohura mes tyre? Sonte në mbrëmje në 20:10 në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, vizita e fshehtë e Che Guevarës në Tiranë.

Zbulohet dokumenti, kur Che Guevara vizitoi Shqipërinë. Ja çfarë thonë dëshmitarët… Read More »

Horoskopi për sot

Ja shenjat që e kanë ditën ters

Dashi-Diçka që ka kaluar shumë kohë më parë ju mundon fort. Ajo që ju këshillojmë është që të mos mendoni për diçka që i përket së shkuarës, pasi asgjë nuk kthehet. Gjeni kurajën dhe ktheni situatën. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara, por që nuk keni zgjidhje.

Demi-Keni disa pasiguri kohët e fundit. Kryesisht ato lidhen me një projekt. Ju duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Bëni kujdes!

Binjakët-Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e shtunë. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni të guximshëm. Ndërmerrni iniciativa. Dikush që është pranë është ziliqar.

Gaforrja-Kjo e sotmja duket një ditë e mirë për të lindurit e Gaforres. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

Luani-Një ditë jo forte e mirë për Luanët. Kjo pasi pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj.

Virgjëresha-Nuk do të jeni të qetë gjatë kësaj dite. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

Peshorja-Juve jeni plot ide këtë ditë. Njëra prej tyre, që është e fshehtë mund të jetë ide mjaft e mirë dhe do ta bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj.

Akrepi-Një ditë me ulje-ngritje kjo e shtunë për të lindurit e kësaj shenje. Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

Shigjetari-Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë në punë. Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.

Bricjapi-Një ditë përgjithësisht e mirë dhe me fat kjo e shtunë për të lindurit e shenjës Bricjapi. Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori-Një ditë jo fort e mirë dhe me surpriza. Ujorët duhet të jenë gati për të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje.

Peshqit-Duhet të jeni më i qetë. Këshillohet që me partnerin mos të tregoheni kaq shumë pasi në këtë moment ka shumë nevojë për juve dhe dashurinë që i ofroni. Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i besoni askujt, pasi tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Kujdes me shpenzimet.

Horoskopi për sot Read More »

Ky 111-vjeçar do t’ju habisë, çdo ditë të jetës së tij ka një qëllim (FOTO)

Henry Tseng ka lindur në Yokohama të Japonisë dhe është 111 vjeç. Ai bën aerobi cdo ditë, duke bërë biçikletë gjysmë ore në ditë, yoga dhe ka një jetë sociale aktive.

Vajza e tij Linda Hsia tregon se kur i ati ishte i ri i pëlqente të notonte dhe të merrej me sporte të ndryshme.

Ajo tregoi: “Prindërit e mi gjithmonë kanë bërë një jëtë të shëndetshme, nuk kanë pirë kurrë alkol dhe cigare”.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij qëndron në një diet ushqimore të shëndetshme dhe në të bërit palestër çdo ditë.

Ajo tregoi: “Prindërit e mi gjithmonë kanë bërë një jëtë të shëndetshme, nuk kanë pirë kurrë alkol dhe cigare”.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij qëndron në një diet ushqimore të shëndetshme dhe në të bërit palestër çdo ditë.

Ky 111-vjeçar do t’ju habisë, çdo ditë të jetës së tij ka një qëllim (FOTO) Read More »

Sa vite jetojnë shqiptarët?

Jetëgjatësia në shumë shtet të botës është rritur me ritme të shpejta duke ju afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar, por shqiptarët sipas studimit të fundit jetojnë më pak se mesatarja e BE.

Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri, ku ndotja dhe siguria ushqimore janë problematike, sipas studimit të Eurostat ka një tendencë të rritjes së jetëgjatësisë.

Në Shqipëri jetëgjatësia ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77 vjeç për meshkujt. Por, duket se femrat shqiptare jo vetëm punojnë më shumë, por kanë jetë më të gjatë në raport me meshkujt. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri po ulet.

Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, duhanpirja, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet.

Sipas të dhënave të Eurostat jetëgjatësia në Europë për gratë është mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt.

Ndër 10 rajonet me nivelin me të lartë të jetëgjatësisë për gratë në BE, gjashtë ishin në Spanjë, tre në Francë dhe një në Itali. Në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa vitet e fundit shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç.

Sa vite jetojnë shqiptarët? Read More »

Këtë se kishit parë, çorapet e ambasadorit amerikan kanë një dizenjo të veçantë (Foto)

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zgjedhur një palë çorape të veçanta për intervistën e tij të fundit ndoshta në një TV shqiptar si i emëruar në Tiranë. Donald Lu kishte veshur sot në “Real Story” të Sokol Ballës një palë corape me peshq.

“Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.”

Këtë se kishit parë, çorapet e ambasadorit amerikan kanë një dizenjo të veçantë (Foto) Read More »

Bashkojini të dyja duart dhe shihni se çfarë fshihet

Praktika e Leximit të Pëllëmbës së Dorës e ka origjinën e saj në Azinë Juglindore dhe ka qenë e përhapur në Indi, Kinë, Tibet dhe zonat përreth.

Përmes leximit të linjave në pëllëmbët tona, praktikuesit mund të parashikojnë se çfarë ka rezervuar e ardhmja për ne.

Ne mund të mësojmë lehtësisht për dashurinë dhe jetën tonë martesore nga Leximi i Dorës, thjesht duke i vendosur pëllëmbët tona së bashku dhe duke identifikuar pozicionin e linjave tona të duarve.

A jeni kuriozë të dini më shumë për të ardhmen e jetës suaj dashurore?

Për të ditur se çfarë rezervon e ardhmja për ju, vendosni pëllëmbën e djathtë dhe të majtë së bashku para jush dhe krahasoni linjat e duarve që ndodhen poshtë gishtave.

Ja si interpretohen vijat:

Kur vija e dorës së majtë është më lart

Nëse vija në pëllëmbën e majtë është më e lartë se në atë të djathtë, do të thotë që je luftëtar për dashurinë.

Ju jeni pasionantë dhe të guximshëm aq sa duhet për të luftuar për dashurinë tuaj. Asnjëherë nuk e lini t’ju ikë dashuria nga duart, nëse e shihni se ia vlen të luftohet për të.

Gjithashtu, nënkupton se ju jeni të bekuar me bukuri. Bukuria juaj spikat kudo që shkoni dhe kur bashkohet me guximin që ju karakterizon, bëhet një armë e fortë, të cilës askush nuk mund t’i rezistojë.

Kur vija e dorës së djathtë është më lart

Nëse vija e pëllëmbës së djathtë është më lart se e majta, kjo do të thotë që jeni një shpirt i lashtë dhe i mençur që ndihet rehat në prani të njerëzve të zgjuar dhe më të mëdhenj në moshë.

Prandaj, kur është fjala për martesë, ka shumë të ngjarë të martoheni me një person më të madh në moshë se ju.

Ju nuk jeni një person që pajtoheni me mënyrën tradicionale të të menduarit. Gjithnjë dalloni nga të tjerët për stilin e të menduarit dhe jeni largpamës.

Të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë, ju mund të shihni tek një person shumë karakteristika, pavarësisht mënyrës se si ata duan të paraqiten tek ju.

Të dyja vijat përputhen plotësisht dhe formojnë një vijë të lakuar perfekte

Nëse të dyja linjat janë të vendosura në mënyrë të përkryer dhe formojnë një kurbë të përsosur, kjo do të thotë që keni një zemër fëminore.

Ju jeni një njeri i ndjeshëm. Ndjeshmëria juaj prek të tjerët dhe njerëzit vinë menjëherë tek ju kur kanë nevojë për dikë që të dëgjojë dhimbjen e tyre.

Ju gjithmonë do të zgjidhni një partner që pranohet nga familja dhe miqtë tuaj.

Ju nuk ndiheni rehat nëse ndodhin ndryshime në jetën tuaj, qofshin të mëdha apo të vogla, por pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ju luftoni me pengesat dhe në fund, gjithnjë dilni një person më i mirë dhe më i fortë.

 

Bashkojini të dyja duart dhe shihni se çfarë fshihet Read More »

Horoskopi për ditën e mërkurë/ Ja shenjat më me fat

Ky është horoskopi për ditën e nesërme, e mërkurë 12 shtator 2018. Yjet duket se parashikojnë një ditë plot pozitivitet për të gjitha shenjat.

Dashi-Në këtë moment duhet të mundoheni që të rishikoni të gjitha strategjitë tuaja, për shkak se ka disa investime të cilat duhen ndjekur me më shumë kujdes. Ky është një moment i rëndësishëm për të rrezikuar më shumë në dashuri, ndaj jini më kurajoz.

Demi-Shpesh prireni që të jeni shumë dramatik në diskutime, ndoshta për shkak të kokëfortësisë tuaj. Megjithatë në dashuri duhet të limitoheni duke i besuar instinktit tuaj.

Binjakët-Mundohuni që të dëgjoni më shumë këshilla të vlefshme nga bashkëpunëtorët tuaj, pasi në këtë moment keni nevojë për mbështetjen e tyre për të kaluar një provë të rëndësishme. Në mbrëmje duhet të jeni më romantik, për të befasuar partnerin/en tuaj.

Gaforrja-Parashikohet një ditë interesante për ti kushtuar më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe për të nisur planifikimin e strategjive të reja për të përballuar disa negociata të rëndësishme për karrierën tuaj. Duhet të jeni të gatshëm që të përballoni disa debate shumë të ndezura si dhe të jeni të vendosur në veten tuaj. Intuita juaj e shkëlqyer do ju çojë drejt suksesit.

Luani-Kjo e mërkurë, ju fton që ti kushtoni më shumë kujdes disa çështjeve financiare, të cilat i keni lënë pas dore kohëve të fundit. Në dashuri nuk duhet të jeni pesimist, pasi parashikohen mundësi të mira për takime interesante.

Virgjëresha-Është duke nisur një periudhë e shkëlqyer për të bërë ndryshime radikale në stilin tuaj të jetës, sidomos nëse në vendin e punës doni të ndiheni të kënaqur si dikur. Në dashuri do të merrni përgjigje të rëndësishme.

Peshorja-Do të keni mundësi për të provuar eksperienca të reja në punë, të cilat do ju lejojnë që të rivendosni prioritetet tuaja. Do të ndiheni të gatshëm për të përshkuar një rrugëtim të ri, i cili do ju lejojë që të shprehni më mirë idetë dhe krijimtarinë tuaj.

Akrepi-Do të jepni një kontribut të rëndësishëm për realizimin e një projekti të ri dhe kjo gjë do ju lejojë që të merrni një rol vendimtar në karrierën tuaj. Duhet të jeni më të hapur dhe pozitiv sa i takon fushës së ndjenjave. Ky është momenti më i mirë për të kërkuar shpirtin binjak.

Shigjetari-Kjo është një javë e rëndësishme për të përcaktuar më qartë objektivat tuaja dhe për të hedhur bazat solide për të ardhmen tuaj profesionale. Duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj fizik, sidomos nëse keni sfida me të cilat duhet të përballeni. Horoskopi i kësaj të mërkure mbron historitë e reja të dashurisë, ndaj jini më spontan dhe të pavarur.

Bricjapi-Dikush mund t’iu akuzojë se jeni shumë dembel dhe apatik dhe për pasojë kjo ditë rrezikon që të mos ecë mbarë. Ndoshta ka disa shqetësime të cilat nuk ju lejojnë të përqendroheni siç duhet. Mos merrni vendime të nxituara!

Ujori-Këshillohet që në dashuri të mos keni shumë pretendime, sidomos nëse keni qenë pikërisht ju ata që jeni treguar të largët në raportin në çift. Çdo keqkuptim, mund të zgjidhet, por duhet ta hidhni ju hapin e parë.

Peshqit-Parashikohet një mbrëmje interesante për të rindezur ndjenjat, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni ndjerë disi të lënë pas dore. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen të reja të rëndësishme, por duhet të jeni të gatshëm të bëni ndonjë sakrificë të vogël brenda një kohe të shkurtër.

Horoskopi për ditën e mërkurë/ Ja shenjat më me fat Read More »