Kuriozitete

Horoskopi ditor, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

DASHI

Sot do të kuptoni çdo bisedë që bënë partneri. Nëse nuk jeni çift, do të keni takime interesnate. Në aspektin financiar ju do të mendoni në mënyrën e duhur, për të kryer shpenzime.

DEMI

Sot do të shprehni gjithçka që mendoni te partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, nuk do të keni dëshirë të takoni persona të rinj. Në aspektin financiar do të keni më shumë të ardhura.

BINJAKET

Sot disa gjëra nuk do të realizohen ashtu siç doni ju në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një ditë të zakonshme. Në financë nuk duhet të bëni shumë blerje.

GAFORRJA

Sot do të jetë një ditë pozitive në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një takim që do të ndryshojë disa gjëra te ju. Në financë mund të bëni shpenzimet që doni.

LUANI

Sot nuk do të keni një komunikim të duhur me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni persona të rëndësishëm. Në aspektin financiar kryeni shpenzimet që ju duhen më shumë.

VIRGJERESHA

Sot do të jetë një ditë e zakonshme për aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni një surpiza të këndshme nga takimi që do të keni. Meanxhoni siç duhet financat tuaja.

PESHORJA

Sot do të tregoheni tolerant me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të dilni për t’u argëtuar me shoqërinë. Ju i keni realizuar me sukses financat tuaja, prandaj do të investoni.

AKREPI

Sot duhet të keni një sjellje të mirë me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të përfitoni nga ftesat që do t’ju bëhen. Në aspektin financiar ju nuk duhet të bëni shpenzime.

SHIGJETARI

Sot do të mendoni ndrsyhe nga partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni njerëz të rinj në një aktivitet social. Aspekti financiar ju favorizon, për të bërë blerjet që doni.

BRICJAPI

Sot do të dilni për t’u argëtuar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person që do t’ju përshtatet në çdo gjë. Në aspektin financiar ju do të keni sukses.

UJORI

Sot do të realizohen ato gjëra që doni në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të takoni një person që mund të bëhet partneri juaj. Në financë do të kryeni investimet që duhen.

PESHQIT

Sot do të merrni një surpriz të bukur nga partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të dilni me një person të ri. Në financë do t’i shpenzoni në mënyrë pozitive të ardhurat që ju keni.

Horoskopi ditor, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde Read More »

A ekziston udhëtimi në kohë? Shihni këto imazhe para se të jepni një përgjigje

A ekziston udhëtimi në kohë?

Për shumë është thjesht një imagjinatë e shfrenuar. Për të tjerë, mund të jerm e vërtetë.

Britanikja “Daily Star” ka publikuar fonografi të vjetra ku shfaqen persona që ngjasojnë tmerrësisht shumë me personazhe që jetojnë kohët e sotme, shkruan Shkodranews.

Në fotogaleri shihet një grua që duket se mban një celular, në një kohë kur mjeti i komunikimit nuk ishte shpikur ende. /Shkodranews

FOTO – KLIKO

A ekziston udhëtimi në kohë? Shihni këto imazhe para se të jepni një përgjigje Read More »

Një top hidhet në oborrin e burgun e Lezhës, por shikoni çfarë gjejnë efektivët pasi e çajnë

Një ngjarje jo e zakonshme vjen nga burgu i Lezhës. Ja pra që ndodh edhe kështu, kur të burgosurit luajnë me top, ai ka peshë të madhe. Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve në ambientet e IEPV së Lezhës, është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë.

Pasi janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë, topi është çarë dhe brenda tij janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura. Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

Një top hidhet në oborrin e burgun e Lezhës, por shikoni çfarë gjejnë efektivët pasi e çajnë Read More »

Ja si ushqeheshin shqiptarët 90 vite më parë

A ka ndryshuar menuja e shqiptarëve?

Siç duket po. Në disa dokumente/menu të bëra publike nga Arkiva e Shtetit, duket se si ushqeheshin shqiptarët në vitin 1928 dhe krahasimi mund të bëhet me ditët e sotme.

Më poshtë shënimi i AQSH-f:

Çfarë hëngrët sot për drekë? Në shtëpi, apo në restorant?

Cila do qoftë të ketë qenë menuja e drekës për sot, ju bëftë mirë!

Ndërkohë, ju ftojmë të shohim, për informim dhe argëtim, tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës (thjesht rastësi Tirana) në vitin 1928.

Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se janë pjesë e lëndës së arkivuar nga drejtoria e kohës që kishte përgjegjësi të kontrollonte cilësinë dhe sasinë e ushqimeve në restorantet e ndryshme.

Menutë u përkasin Hotel-Restorant Adriatik, Hotel Restaurant Palace dhe Hotel Restaurant ‘Roma’, shkruar një në shqip dhe dy në italisht. Misioni ligjor i arkivit është të kujdeset për ruajtjen dhe shërbimin e dokumenteve, pa shprehur opinion mbi dokumentin.

Megjithatë, nuk i shmangemi misionit po të bëjmë pyetjen: Sa ka ndryshuar menuja e ushqimeve tona mes këtyre 80 viteve, në formë dhe përmbajtje?

Foto: AQSh

Ja si ushqeheshin shqiptarët 90 vite më parë Read More »

Ju të tjerët mos bëni kot si “të zgjuar”, këto janë shenjat më të shkathëta të horoskopit

Karakteristikat e shenjës së horoskopit janë shpesh  identifikuese për njerëzit.

Kësaj here fjala është për dallimin e shenjave të horoskopit më të shkathtë se të tjerat, të cilat dinë të kapin çdo gjë dhe në mënyrën më të mirë.

BINJAKËT

Me fjalë (tuajat, sigurisht) ju jeni personi më iniciator në botë, por kur bëhet fjalë për faktet, ju duhet të ndërmerrni disa hapa prapa. Për të qenë me të vërtetë iniciatior, idetë nuk janë të mjaftueshme, por nevojitet shumë konkretizim. Kur kjo ndodh, ju mund të bëni mrekulli të vërteta. Nuk ka kritere fikse që përcaktojnë shkathtësinë tuaj dhe nganjëherë ju mund të tregoni veten më me iniciativë në një situatë që nuk ju intereson përfundimi sesa në situata të tjera që janë pranë zemrës suaj.

GAFORRJA

Shkathtësia nuk është aspak midis karakteristikave tuaja më të forta, por kur e dëshironi diçka, ju e dini se si ta bëni dikë tjetër të jetë iniciator. Për të marrë një iniciativë, në çdo fushë të jetës, duhet të keni një motivim të madh sepse emocionet tuaja drejtojnë dhe qeverisin jetën tuaj. Ajo që ju pengon shpesh është një pasiguri bazë që ju pengon të shihni vlerën tuaj të vërtetë dhe aftësitë tuaja të mëdha.

LUANI

Për ju, shkathtësia është një çështje parimore: një person i guximshëm dhe kurioz si ju nuk mund të ndërmarrë hapin e parë drejt një qëllimi interesant. Ju pëlqen të tregoni këtë anë tuajën dhe gjithmonë e bëni atë me krenari dhe dinjitet të madh. Nëse gjeni dikë që ka frikë të marrë një iniciativë, ju vullnetarisht  bëni këtë gjë që të jepni shfaqje falas të veprave tuaja heroike. Por a është e vërtetë që ju nuk keni frikë dhe besoni aq shumë në aftësitë tuaja? Po, është e vërtetë!

PESHORJA

Fjalës “shkathtësi” ndoshta ia dini kuptimin sepse e keni lexuar atë në një fjalor por, në praktikë, nuk e dini se çfarë është. Ju nuk jeni një person me iniciativë dhe kur duhet të bëni diçka – çdo gjë – fillojnë dyshimet dhe, në pavendosmërinë për atë se çfarë të bëni apo jo të bëni, nuk bëni asgjë. Veprimet tuaja pastaj mund të shqetësojnë balancat që janë krijuar në kohën që ju rrethon. Herë pas here duhet të mbani mend se ka një proverb që thotë: “kushdo që nuk rrezikon nuk rrokulliset”.

AKREPI

Nëse jeni të interesuar të bëni diçka, ju nuk e thoni atë për askënd: ju e vendosni veten në krye të situatave më të ndërlikuara dhe komplekse. Shkathtësia juaj është shumë e rrezikshme, sepse nuk merr parasysh ndonjë rrezik ose, edhe më keq, nxitet pikërisht nga mendimi se realizimi i biznesit tuaj është i pamundur (ose pothuajse). Nuk mund ta kuptosh pse ka njerëz që kanë frikë të bëjnë diçka. Ju nuk keni frikë nga pasojat dhe jo të gjithë janë hakmarrës si ju.

SHIGJETARI

Duke qenë një shenjë e zjarrit, ju jeni shumë iniciatior, por shpesh grotesk dhe qesharak në situata që nuk ju japin përparësi. Ajo që ju kursen është aftësia juaj e lindur që gjithmonë të njihni anën pozitive të gjithçkaje. Mund të thuhet se guximi juaj mbështetet nga një forcë e madhe mendjeje, e cila ju sjell fat dhe ju mban të qeshur edhe kur humbisni. Ju mund t’u mësoni të tjerëve vlerën e mirënjohjes që ju shtyn të vazhdoni.

BRICJAPI

Ju nuk jeni një person që pret fatin për të lëvizur ngjarjet, edhe pse jeni mjaft pesimist. E juaja është një iniciativë e llogaritur: mos lëvizni një hap pa qenë i nënshtruar për analiza të shumta, veçanërisht ato ekonomike. Ju keni nevojë për një kohë mjaft të gjatë për të lëvizur më pas në një veprim të drejtuar dhe të dërguar. Problemi lind kur diçka shqetëson planet tuaja, edhe nëse në shumicën e rasteve, në mesin e vlerësimeve tuaja, gabimi është marrë gjithashtu në konsideratë. /ShkodraNews

Ju të tjerët mos bëni kot si “të zgjuar”, këto janë shenjat më të shkathëta të horoskopit Read More »

Këto shenja të zodiakut janë zilarë të frikshëm, po ju jeni pjesë?

Na ka ndodhur shpesh të jemi përballur me njerëz xhelozë e ziliqarë, por e dini që për këtë ndikon edhe shenja e tyre e horoskopit?!

Nëse edhe ju jeni në mesin e këtyre shenjave të zodiakut, atëherë, keq na vjen, por jeni ziliqarë, shkruan ShkodraNews.

Ja cilat janë ato:

Gaforrja

Është një prej shenjave që bie më shpejt në ndjenja negative, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë. Personat e lindur nën këtë shenjë, zakonisht nuk i besojnë askujt dhe pyesin veten gjithmonë pse gjërat janë më të thjeshta për të tjerët.

Virgjëresha

Një nga karakteristikat e kësaj shenje është fuqia e madhe analitike. Njerëzit e kësaj shenje kalojnë shumë kohë duke parë çdo aspekt të jetës së tyre dhe për këtë, objektivat i kanë gjithmonë e më lart. Kur nuk arrinë të shkojnë dot aty ku duan, bëhen të frustruar dhe hyjnë në një konflikt të brendshëm.

Shigjetari

Janë impulsivë dhe xhelozë, kështu që duke parë se ç’kanë të tjerët, ndihen të initmiduar. Shigjetarët janë edhe shumë emocionalë, prandaj mund të zhvillojnë ndjenja negative edhe me personat që i vlerësojnë vërtet.

Bricjapi

Janë shumë punëtorë në çdo gjë që bëjnë, por kur gjërat nuk shkojnë siç i kanë ëndërruar, tentojnë të bien në frustrim. Ana e tyre e inteligjente i bën të dëshirojnë dhe të përfitojnë nga disa situate, edhe pse shpejt do të pendohen./ShkodraNews

Këto shenja të zodiakut janë zilarë të frikshëm, po ju jeni pjesë? Read More »

E dini cili qytet shpenzon më shumë para për veshje? Do të befasoheni nga renditja…

Paraqitja e jashtme është bërë mjaft e rëndësishme në ditët e sotme. Për të pasur një pamje sa më të kuruar duhen rroba të reja vazhdimisht. Por cili nga qytetet tona shpenzon më shumë?

Korçarët kryesojnë listën për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017. Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato ranë.

Të dytët për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë janë dibranët. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shpenzimet për veshje dhe këpucë në 2017-n llogariteshin 5.2%, nga 5.4% që ishin një vit më parë. Edhe për qarkun e Dibrës shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë në krahasim me një vit më parë.

Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit. Në krahasim me një vit më parë Tirana pati rënien më të madhe të shpenzimeve për këtë grup, me rreth 1 pike përqindje.
Më pas për shpenzime të larta renditen qarku Durrës me 4.3% të totali, Gjirokastra me 4.1%, dhe Berati me 3.9%.

Me të njëjtën peshë në shpenzimet totale, vetëm 3.8%, renditet qarku Lezhës, Fierit dhe Elbasanit. Banorët e Shkodrës dhe Lezhës shpenzuan përkatësisht 3.1% të totalit të shpenzimeve të tyre. Kukësi, më i varfëri në Shqipëri, është edhe qarku me shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave në totalin e shpenzimeve të tyre në 2017-n, vetëm 2.1% shkuan për veshje dhe këpucë. Shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë me më shumë se 1 pikë përqindje në qarkun e Kukësit.

Shqiptarët qejflinj pas veshjeve
Edhe pse renditemi ndër vendet me të ardhura të ulëta për frymë, kur vjen puna te veshjet shpenzojmë po aq se europianët. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 shpenzimet për veshje dhe këpucë të familjeve zinin një peshë prej 4.3% të totalit, nga 4.8% që ishin një vit më parë.

Mesatarja europiane e shpenzimeve për veshje dhe këpucë sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 ishte 4.9%. Në krahasim me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, si Greqia, Danimarka, Franca apo Bullgaria, Shqipëria kishte shpenzime më të larta për veshje dhe këpucë. Estonia (6.8%), Portugalia (6.3%) dhe Italia (6.2), Austria (6.1%) kryesojnë në Europë për buxhetin e lartë të veshjeve në raport me totalin e shpenzimeve.

E dini cili qytet shpenzon më shumë para për veshje? Do të befasoheni nga renditja… Read More »

Si është e mundur kjo foto?! Këto pamje po i tmerrojnë të gjithë

Nuk bëhet fjalë për fotoshop, por për programin e fotografimin përmes panoramës.

Përmes këtij opsioni mund të bëhen foto fantastike, por ka dhe nga ato raste kur mund të dalin të tilla pamje të frikshme.

“The Sun” sjell disa imazhe, të cilat janë kapur përmes panorama, por duhet se lëvizja e dorës, ka shkuar tmerrësisht gabim…

NINTCHDBPICT0004406450932

NINTCHDBPICT0004406449531

NINTCHDBPICT0004406450572

NINTCHDBPICT0004406450912

NINTCHDBPICT0004406450922

NINTCHDBPICT0004406450892

NINTCHDBPICT0004406450742

NINTCHDBPICT0004406450772

NINTCHDBPICT0004406450962

NINTCHDBPICT0004406449582

NINTCHDBPICT0004406450332

NINTCHDBPICT0004406450612

NINTCHDBPICT0004406450762

NINTCHDBPICT0004406450531

NINTCHDBPICT000440645081

NINTCHDBPICT0004406449572

NINTCHDBPICT0004406450872

Si është e mundur kjo foto?! Këto pamje po i tmerrojnë të gjithë Read More »