Kuriozitete

Si t’i kuptoni/ Gjeli sheh engjëjt dhe gomari djallin, dhe kjo ka një shpjegim të habitshëm

Keni dëgjuar nga gjyshet tuaja t’ju thonë se kur këndojnë gjelat natën, shohin engjëjt, ndërsa kur gomerët shohin djallin natën?!

Kjo në fakt e ka një shpjegim interesant që ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë.

Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.

Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo tek gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.

Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt, shkruan ShkodraNews.

Por si ka mundësi që gomerët shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?

Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej Xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 watt janë rreze Infra të Kuqe.

Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa Engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës. /ShkodraNews

Si t’i kuptoni/ Gjeli sheh engjëjt dhe gomari djallin, dhe kjo ka një shpjegim të habitshëm Read More »

“Burrin apo fëmijët, kë do më shumë?”, e pyeti profesori…Ju si e gjykoni përgjigjen e saj?

Një ditë, gjatë një leksioni psikologjie për studentët e masterit, profesori i tha klasës: “Le të luajmë një lojë!”

Pastaj kërkoi një vullnetar…
Një grua me emrin Sarah doli përpara. Asaj iu kërkua të shkruante emrat e 30 njerëzve më të rëndësishëm në jetën e saj në tabelë.
Sara shkroi emrat e anëtarëve të familjes së saj, të afërmve, miqve, kolegëve dhe fqinjëve.

Profesori i tha asaj të fshinte të 3 emrat që ajo i konsideronte më pak të rëndësishëm. Sarah ndaloi një çast dhe pastaj fshiu emrat e kolegëve të saj.

Profesori i tha asaj të hiqte 5 emra të tjerë nga lista.
Kështu ajo fshiu emrat e fqinjëve të saj.

Kjo vazhdoi derisa kixhin mbetur vetëm 4 emrat e fundit. E gjithë klasa ra në heshtje, duke kuptuar madhësinë e vendimit të saj të ardhshëm.

Tani, profesori i tha asaj të hiqte 2 emra të tjerë nga tabela.
Sara, shikoi emrat, duke hezituar… pastaj ajo ngadalë fshiu emrat e prindërve të saj.
“Ju lutemi të fshini edhe një tjetër”, tha profesori…

Sara u shqetësua shumë, lotët i rridhnin nga sytë, dhe me dorën që i dridhej ajo hoqi emrin e djalit të saj.
Ajo qau me dënesë …

Tani vetëm emri “David” kishte mbetur pa fshirë, ishte emri i burrit të saj.
Profesori e pyeti Sarën, “Pse burri yt?”
“A nuk janë prindërit e tu ata që të rritën dhe djali yt krijesa që vetë ti e solle në jetë?

Ti gjithmonë mund të gjesh një burrë tjetër… “
Heshtje totale ra në klasë …
Gjithkush ishte kureshtar për të dëgjuar shpjegimin e saj.

Sarah tha ngadalë dhe me qetësi,
“Një ditë, prindërit e mi do të ikin nga kjo jetë dhe djali im do të më lërë për të ndjekur jetën e tij, ai që do të ndajë gjithë jetën me mua është burri im. “

Ishte momentin kur gjithë auditori u ngrit në këmbë dhe e duartrokitën atë për zgjedhjen e saj.

Lidhja midis burrit dhe gruas është e shenjtë. Është një lidhje e bërë në qiell, shenjuar mes yjesh. Ajo ka një qëllim të madh dhe nuk duhet të prishet rastësisht. Kur vështirësitë në martesat tona na bëjnë që të ndihemi të lodhur dhe në depresion, dhe kërcënojnë të fshijnë ëndrrat tuaja të bukura të dashurisë.

“Burrin apo fëmijët, kë do më shumë?”, e pyeti profesori…Ju si e gjykoni përgjigjen e saj? Read More »

Fizikanti i njohur: Një racë e re super njerëzore mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit

Profesori Stephen Hawking druhej se një racë e re e ‘super-humanëve’ mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit, nëse inxhinieria gjenetike vazhdon të ecë pa u ndalur.

Shkencëtari ndërroi jetë në mars, por la një koleksion artikujsh të cilat i përshkruanin shqetësimet e tij për të ardhmen e racës njerëzore.

Në librin e tij të fundit , “In Brief Answers to the Big Questions”, Profesor Hawking thotë se ka frikë se njerëzit e pasur do të fillojnë të redaktojnë ADN-në e tyre dhe fëmijët e tyre për të krijuar ‘super-humanë’ të cilët do të jenë më inteligjentë se të tjerët dhe do të jetojnë më gjatë.

Ai shkroi:
Sapo të shfaqen super-njerëzorët, do të ketë probleme të rëndësishme politike me njerëzit të “pa-përmirësuar” të cilët nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë.”
Me shumë mundësi, ata( njerëzit e thjeshtë) do të vdesin ose do të bëhen të parëndësishme. Në vend të tyre, do të jetë një racë të qenieve vetë-projektuese që po përmirësohen në një nivel gjithnjë në rritje.

Ai parashikoi se edhe nëse ligjet për të frenuar inxhinierinë gjenetike frenohen, gjithmonë do të kishte njerëz të përgatitur për të thyer ndonjë rregull që do të nxiste rritjen e super humanëve.

Në një fragment të botuar në The Sunday Times, profesori tha:
Unë jam i sigurt se gjatë këtij shekulli njerëzit do të zbulojnë se si të modifikojnë inteligjencën dhe instinktet siç mund të jetë agresioni. Ligjet ndoshta do të kalojnë kundër inxhinierisë gjenetike me njerëzit. Por disa njerëz nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë tundimit për të përmirësuar karakteristikat njerëzore, të tilla si kujtesa, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe gjatësia e jetës.”
Megjithatë, autori i “A Brief History of Time”do të ketë kritikët e tij, duke përfshirë edhe mikun e tij të vjetër, Lord Rees, i cili beson se ka një ndryshim masiv midis parandalimit të sëmundjeve dhe përpjekjes për të ‘përmirësuar’ njerëzit.

Fizikanti i njohur: Një racë e re super njerëzore mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit Read More »

Studimi: Gënjeshtarët janë më mjeshtra se sa e kishit menduar

Gënjeshtarët janë shumë herë më të vështirë për t’u dalluar se sa mund të mendoni, sugjeron një studim i fundit.

Njerëzit që gënjejnë kanë një tendencë për të fshehur ‘shenjat treguese’, të tilla si shmangia e kontaktit me sy dhe lëvizjet e vazhdueshme të duarve ose këmbëve.

Autori kryesor i studimit, Dr Martin Corley u shpreh:

Gjetjet sugjerojnë se ne kemi paragjykime të forta rreth sjelljeve që lidhen me gënjeshtrën, me anë të të cilave veprojmë pothuajse instinktivisht kur dëgjojmë të tjerët. Megjithatë, ne nuk prodhojmë domosdoshmërisht këto shenja kur ne jemi të gënjyer, ndoshta sepse përpiqemi t’i shtypim ato.”
Studiuesit përdorën një lojë interaktive për të vlerësuar llojet e fjalëve dhe gjesteve që bëjnë njerëzit kur gënjejnë. Ata gjithashtu analizuan se si një dëgjues mundohet të zbulojë nëse një deklaratë është e rreme ose jo.

Loja kompjuterike me dy lojtarë përfshinte 24 çifte të cilët ishin duke gjuajtur në mënyrë konkuruese për thesarin. Lojtarët kishin zgjedhjen mes të qenit të sinqertë se ku ishte fshehur thesari apo jo.

Njerëzit kryesisht besojnë se dikush është duke gënjyer nëse thonë ‘um’ ose ‘uh’, përsërisin fjalët ose korrigjojnë veten në gjysmë të fjalisë etj.

Megjithatë, studiuesit besojnë se gënjeshtarët mund të bëjnë një përpjekje të vetëdijshme për t’i shmangur këto shenja, duke bërë të kundërtën e asaj që pritej. Pra ju shohin drejtpërdrejtë në sy ose qëndrojnë të ngurtë në gjuhën e tyre të trupit.

Si rezultat, shumë nga lojtarët në studim u mashtruan në mendimin se kundërshtari i tyre ishte duke thënë të vërtetën. Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shtyjë kërkime të mëtejshme për të zbuluar mënyrën se si njerëzit mashtrohen. /JOQ/

Studimi: Gënjeshtarët janë më mjeshtra se sa e kishit menduar Read More »

Mos bëni gafë të shkoni në fallxhore, e tmerrshme ajo që ju bëjnë!

Mendja e njeriut është shumë e fuqishme. Nëse ju e programoni mendjen tuaj në drejtimin e duhur ju do të jeni në gjendje për të arritur çdo gjë që dëshironi. Psikologët thonë se parashikuesit e fatit mund të programojnë nënvetëdijen e njeriut. Edhe parashikimet negative dhe pozitive bindin mendjen tuaj se diçka e mirë apo e keqe do të ndodhë.

Fallxhorët shpesh dëmtojnë jetën e njerëzve duke i thënë gjëra negative. Mendja mund të shërojë apo të prodhojë sëmundje të ndryshme, prandaj kini kujdes dhe mos lejoni të programojnë mendjen tuaj me mendime negative.

Ju jeni vetë krijuesi i fatit tuaj. Çdo ditë dhe çdo minutë ju krijoni dhe ndryshoni jetën tuaj. Sipas teorisë së probabilitetit, çdo qenie njerëzore ka shanse të barabarta për të përmirësuar apo të shkatërruar jetën e tij. Nuk keni nevojë të komplikoni jetën tuaj duke vizituar fallxhoret. Ju duhet të merrni, një herë dhe përgjithmonë, përgjegjësi për të ardhmen tuaj.

Mos bëni gafë të shkoni në fallxhore, e tmerrshme ajo që ju bëjnë! Read More »

A e keni ditur si janë zgjuar njerëzit nga gjumi kur s’kishte orë me alarm?

Mbase se keni ditur po dikur ekzistonte një mënyrë krejtësisht e veçantë e të zgjuarit nga gjumi

Para se të ekzistonin alarmet e orëve e edhe iPhonët, njerëzit kishin nevojë për një mënyrë që të zgjoheshin herët nga gjumi.

Mirëpo si?

Pa një zile vibruese para shtratit tënd, pa një zë të lartë që t’ju zgjojë nga gjumi, si do ta dinit se mëngjesi ka ardhur?

Kohë më parë, kishte një punë që sot mund t’ju duket e pa zakonshme. Trokitësi i dyerve ishte ai që i zgjonte njerëzit nga gjumi për të shkuar në punë.

Para Revolucionit Industrial, kishte njerëz që me këtë punë e fitonin bukën e gojës.

Ata ecnin nëpër rrugët e Britanisë së Madhe e të Irlandës dhe trokisnin në dritaret e njerëzve, për t’iu treguar se është koha që ta fillojnë ditën, shkruan Mirror.

A e keni ditur si janë zgjuar njerëzit nga gjumi kur s’kishte orë me alarm? Read More »

Ju mësojmë metodën e thjeshtë! Zbulo se kush të telefonon me privat

Të gjithë bezdisemi nëse na telefonojnë pa numër.
Dikush, i cili nuk ka as emër dhe as figurë, por që i bie telefonit tuaj dhe ju jeni në dilemë ta hapni apo të mos e hapni. Jeni i/e interesuar për t’i dhënë fund kësaj situate?

Nëse po, atëherë kjo është mundësia juaj. Por si mund ta zbulojmë numrin e telefonit që na bezdis, në qoftë se ai del numër privat në ekranin tuaj.

Ndiqni hapat e mëposhtëm që shpjegohen në këtë video.

Ju mësojmë metodën e thjeshtë! Zbulo se kush të telefonon me privat Read More »

Pak njerëz e kanë shkronjën “M” në pëllëmbë të dorës dhe kush e ka atë është një person me karakteristika të veçanta

Është i përhapur besimi se diçka aq e thjeshtë sa vijat që kemi në pëllëmbën e duarve tona mund të na tregojë gjithçka për personalitetin tonë. Teoria është se forma e linjave në pëllëmbën e duarve tona janë ato që mund të na përcaktojnë si njerëz, duke zbuluar çdo pjesë të personalitetit tonë.

Shkronja “M” në pëllëmbën e dorës/ Kohët e fundit është zbuluar se ata që e kanë shkronjën “M” në pëllëmbën e duarve të tyre janë vërtet të veçantë.

Këto janë 4 rreshta që, duke u bashkuar, formojnë një M. Jo gjithkush e ka atë dhe kush e zotëron atë mund të konsiderohet i veçantë.

Thuhet se kushdo që e ka shkronjën “M” në pëllëmbën e duarve të tyre, këta njerëz kanë një intuitë të madhe, si dhe janë të shkëlqyera si partnerë biznesi. Ka shumë pak njerëz me këtë tipar në pëllëmbën e dorës tuaj, kështu që ata janë me të vërtetë të veçantë.

Nëse ky është rasti juaj apo ju njihni dikë që e ka, lexoni për të mësuar më shumë. Një tjetër gjë që karakterizon njerëzit me M në pëllëmbë të dorës është se ata janë mjaft të ndjeshëm.

Ata kanë para tyre një të ardhme premtuese në të gjitha aspektet e jetës. Nga ana tjetër, nëse linjat janë të dobëta dhe pak të thyera, ky mund të jetë një tregues se diçka është e gabuar ose që do të shkojë keq në të ardhmen. Mundohuni të jeni të kujdesshëm. Duket interesante, apo jo?

Pak njerëz e kanë shkronjën “M” në pëllëmbë të dorës dhe kush e ka atë është një person me karakteristika të veçanta Read More »