Gjuha e trupit është një tregues i rëndësishëm në një marrëdhenie. Përmes reagimeve të ndryshme ne jemi në gjendje që të kuptojmë nëse partneri na dëshiron ose jo, shkruan Living. Sipas shumë studimeve të realizuara në këtë drejtim ekzistojnë disa fakte të ndryshme që zbulojnë nëse ai është shumë i dashuruar me ju! Më poshtë do të lexoni disa nga gjestet që bën një mashkull i dashuruar:
Luan me flokët tuaj
Gratë luajnë me flokët e tyre kur duan të kënaqin një burrë. Burrat gjithashtu tentojnë të luajnë me flokët apo mjekrën. Ai gjithashtu do të luajë me flokët tuaj. Ji e lumtur sepse ai dëshiron të jetë pranë jush dhe të prekë sa më shumë që të jetë e mundur.
Mban kontakt me sy
Ai që është i dashuruar me ju nuk do të dëshirojë kurrë t’i largojë sytë nga ju. Kjo sjellje është shumë e lehtë të vërehet.
Ngrenë vetullat
Kur burrat ngrenë vetullat në mënyrë të pandërgjegjshme, duke dëgjuar atë që thoni, ai me siguri ju do. Asgjë nuk i zbulon ndjenjat e tyre më shumë se ky gjest i vogël. Kjo ndodh kur diçka e befason apo e pëlqen.
Ai afrohet për të folur me ju
Ju mund të mendoni se është sepse ai nuk ju ka dëgjuar mirë. Por në të vërtetë, kjo ndodh për shkak se ata duan të jenë pranë jush shumicën e kohës, dhe kështu ata duan ta tregojnë atë.
Prek dorën tuaj
Kur flasin, qeshin dhe në të njëjtën kohë ju prekin lehtë dorën ndodh për shkak se duan të kenë një kontakt të drejtpërdrejtë dhe ekspresiv dhe të qëndrojnë me ju.
Ai është vazhdimisht i qeshur
Nëse vini re një buzëqeshje të vazhdueshme nga njëri vesh në tjetrin, është e qartë se ai është i lumtur. Lumturia e tij përqendrohet te ti. Burrat e bëjnë këtë gjest vetëm kur vërtet e pëlqejnë shoqërinë e dikujt.
Një specie e re është zbuluar mbrëmjen e 17 tetorit në Orikum.
Në rrjetet e ngritura nga kampi i unazimit ra një Fishkëllyes i murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr., me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.
Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai u zbulua nga studiesit e huaj hungarezë nga MME – Magyar Madártani Egyesület dhe shqiptarë nga AOS.
Zogu është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak.
AOS raporton se specia ndodhet kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.
“Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj.
Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj. Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita).
Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur,”-shkruan AOS në një postim në faqen zyrtare Facebook.
Ky zbulim i jashtëzakonshëm jep një kontribut të madh në njohjen më të mirë të faunës së Shqipërisë.
Një grua e re krenohej shumë në rritjen dhe kujdesin e luleve në kopshtin e saj plot ngjyra dhe aromë të freskët.
Ajo ishte rritur nga gjyshja e saj e cila i mësoi t’i donte dhe të kujdesej për lulet ashtu siç kishte bërë edhe vetë.
Pra, ashtu si gjyshja e saj, kopshti i saj i luleve vinte i dyti për të, pas familjes.
Një ditë duke parë në një katalog për lulet që porosiste shpesh, fotografia e një luleje ia kapi menjëherë syrin asaj.
Ajo kurrë nuk kishte parë një lule të çelte aq bukur si ajo.
“Unë duhet ta kem atë,” tha ajo me vete.
Kur lulja mbërriti në adresën e shtëpisë së saj, ajo nuk priti aspak dhe nxitoi ta mbillte. Ajo e mbolli pranë një muri buzë kopshtit të saj.
U rrit me vështirësi ajo lule, me gjethe të bukura të gjelbra kudo, por nuk çeli asnjë lule.
Ditë pas dite, ajo vazhdonte ta shihte, ta ujiste, ta vadiste, dhe madje edhe i fliste asaj me dashuri duke dashur ta merrte me të mirë lulen. Por, ishte e kotë, ajo nuk çelte.
Një mëngjes pas shumë javësh, ndërkohë që ajo i kishte humbur të gjitha shpresat qëndronte e mërzitur përballë bimës, ajo ndjehej keq që nuk kishte lulëzuar.
Po e mendonte seriozisht mundësinë që ta çrrënjoste dhe në vend të saj të mbillte diçka tjetër aty.
Ishte pikërisht ky moment kur fqinji i saj i moshuar, po ia bënte me shenjë asaj duke tundur dorën nga kryet e shkallëve të ndërtesës së tij, i cili më pas zbriti afër saj… dhe i tha:
“Faleminderit shumë, nuk mund ta imagjinoni se sa shumë gëzim dhe sa ëmbëlsi u ka falur syve të mi kjo lule e bukur që ka çelur rrëzë murit”.
Vajza e re eci përmes derës drejt oborrit të fqinjit të saj, dhe me siguri, e pa që në anën tjetër të murit ishte mbushur me lule.
Ato ishin me të vërtetë lulet më të bukura që kishte parë ndonjëherë.
Ajo lule i kishte shtrirë rrënjët e saj përtej murit dhe kishte lulëzuar në të çarat e murit të fqinjit dhe jo në anën e saj të murit, dhe dukej aq e bukur.
Kjo është bukuria e kësaj bote.
Kudo që e mbjellim të mirën në këtë tokë, me dijeni ose padijeni, duhet të përgatitemi t’i shohim lulet e mirësive tona të çelin aty ku më pak e presim… nuk ka pengesa, e mira e gjen gjithnjë të çarën për të shpërthyer.
Nëse jo, astrologët e kanë një përgjigje të argumentuar për secilën shenjë zodiaku, e kështu mund të mësoni më shumë për veten dhe miqtë tuaj:
DASHI
Përveçse jeni tipa origjinalë dhe të hapur me botën, të lindurit nën shenjën e Dashit kanë një karakteristikë që pak veta ia njohin. Këta persona kanë tendencën të fshihen në objektivat e tyre për t’u bërë më të mirët çdo ditë dhe për të realizuar dëshirat e tyre.
DEMI
Shpesh Demat shihen si shumë kokëfortë, egoistë dhe intolerantë. Megjithatë, thellë brenda tyre, janë njerëz shumë të dashur, me shumë dashuri për të ofruar, edhe pse jo gjithmonë dinë si ta demostrojnë një gjë të tillë. Bëjnë më të mirën e tyre për t’u kujdesur për ata që i rrethojnë dhe mbështesin kauza vërtet të rëndësishme.
BINJAKËT
Pas personalitetit të tyre të gëzueshëm, të shoqërueshëm dhe optimist, këta persona kanë një anë të izoluar dhe të veçuar nga bota. Binjakët janë shumë të përfshirë emocionalisht me miqtë e tyre dhe njerëzit rreth tyre, ndaj kanë nevojë për të qëndruar vetëm ndonjëherë në mënyrë që të rekuperojnë energjitë.
GAFORRJA
Gaforret japin përshtypjen e butësisë, qetësisë dhe ndjeshmërisë, por edhe një anë të tyren që janë të aftë për t’u rekuperuar, për të qenë kurajozë dhe për të kaluar me lehtësi gjërat. Dinë si të pozicionohen mbi atë që përfaqësojnë dhe nuk dekurajohen nga presionet e jashtme.
LUANI
Mendimi që shumë vetë kanë për Luanët është se janë egoistë, të sigurtë tek vetja, deri në narçizëm. Megjithatë, konkluzione të tilla bazohen vetëm në anën sipërfaqësore. Të lindurit nën shenjën e Luanit janë njerëz që impenjohen, dedikohen dhe kanë kurajo. Edhe pse trishtohen nga dështimet e tyre, nuk ndalojnë së luftuari për objektivat që kanë.
VIRGJËRESHA
Edhe pse shihen si tejet të ndjeshëm, kritikë dhe kërkues, njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë shumë më tepër se kaq. Janë miq gjithnjë të pranishëm kur ke nevojë, të dashur dhe mbi të gjitha të ndershëm. Janë gjithnjë të gatshëm për të mbështetur ata që duan dhe i lënë mënjanë problemet e tyre për t’u ofruar mbështetje të dashurve të tyre.
PESHORJA
Duke qenë shumë të ndershëm dhe duke insistuar për të qenë afër të dashurve të tyre, Peshoret fshehin brenda vetes ndrojtje, e cila shpesh nuk i lejon të shfaqen se kush janë në të vërtetë, me gjithë cilësitë dhe difektet e tyre. Thellë thellë kanë frikë se mos gjykohen nga njerëzit që i rrethojnë, për shkak të personalitetit të tyre të vërtetë, por luftojnë çdo ditë për t’u çliruar nga ky mendim negativ
AKREPI
Për shumë vetë Akrepi shihet si shenja më mizore e zodiakut: hakmarrës, të paedukuar dhe madje edhe dashakeqës, në shumë raste. Këto opinione të ekzagjeruara mund të na ndalojnë të shohim një anë shumë pozitive të personalitetit të Akrepëve. Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë të vëmendshëm dhe të dedikuar ndaj njerëzve që duan, duke i mbrojtur në çdo moment.
SHIGJETARI
Shigjetarët janë konsideruar si njerëz shumë të impenjuar dhe seriozë për të mbajtur fjalën. Por, ajo që pak vetë dinë, është se Shigjetarët përballen me një dilemë shumë serioze brenda vetes, për të plotësuar gjithçka që premtojnë. Janë të detyruar të përforcojnë vetvlerësimin, në mënyrë që të mbajnë fjalën.
BRICJAPI
Bricjapi është ndër shenjat më pak të vlerësuar të zodiakut. Shihen si njerëz që kontrollojnë shumë, rigorozë, seriozë dhe shpesh të mërzitshëm. Por, nga ana tjetër e gjithë këtyre karakteristikaave, janë persona që përballen me momente pasigurie dhe pavendosmërie, si të gjithë ne, kështu nuk dinë se çfarë të bëjnë. Në shumicën e rasteve, sjelljet e tyre të ekzagjeruara nuk janë tjetër veçse nevoja e fshehur që kanë për t’i ndihmuar.
UJORI
Shpesh këta persona gjykohen si sipërfaqësorë dhe apatikë, pa mendime, ndjenja dhe ideale. Por, realiteti nuk është gjithnjë ky. Ujorët ndihen si të gjithë ne, por nuk janë mësuar t’i përcjellin ndjesitë e tyre aq lehtë si shumica. Kanë mësuar t’i ndajnë me veten.
PESHQIT
Shpesh shihen si njerëz të sjellshëm, të edukuar dhe të ndjeshëm. Peshqit kanë edhe anët e tyre jo aq pozitive që dalin në pah kur ndihen të kërcënuar apo të fyer nga njerëzit që i rrethojnë. Kur ndihen të lënduar, e kthejnë me të njëjtën monedhë.
Sa do të paguanit për një pulë? A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se një çift pulash mund të kushtonte deri në 4 999 dollarë?
Lloji i pulave Ayam Cemani dallohet sepse ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.
I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit. Vetëm një pulë ‘Ayam Cemani’ arrin çmimin deri në 2,500 dollarë. Dana Cowin, kryeredaktorja e ‘Food & Wine’, përgjigjet se kjo pulë kushton kaq shumë, “sepse është shumë elegante, e gjitha e zezë.Pupla e saj janë të zeza. Organet e saj janë të zeza. Mishi i saj është i zi.
Kështu që është shumë e veçantë, është një pulë e një race të rrallë”. Pula ka marrë emrin e një fshati (Cemani) në Java-n Qendrore.Për ngjyrën e zezë merita është e një tipari gjenetik i njohur si “fibromelanosis”, që është karakteristikë e ‘Chinese Silkie’, një lloj pule e zezë, tepër e çmuar në Kinë.
Ajo cfarë duhet të bëni është të shikoni me vëmendje dyert në fotot. Cila prej tyre sipas mendimit tuaj ju udhëheq drejt lumturisë?
Mund të merrni në konsideratë formën e derës, ngjyrën si dhe detaje të tjera.
Dera që ju pëlqen më shumë do të zbulojë dhe personalitetin tuaj. Do të surprizoheni sesa I vërtetë do të jetë rezultati.
Pas cilës derë do të gjeni lumturinë?
Porta blu
Njerëzit ju shohin si një shpëtimtar, një person që është gjithmonë aty për ti ndihmuar. Preferoni të keni lidhje të forta dhe të thella me disa njerëz sesa lidhje siperfaqesore me shumë njerëz. Në përgjithësi jeni një person që jepni, jo që doni të merrni vazhdimisht dhe lëndoheni nëse dikush tradhëton besimin tuaj.
Zgjedhja e kësaj dere tregon vetësigurinë dhe vetëbesimin që të tjerët nuk e dinë se ju I zoteroni. Për më tepër, ju jeni të besueshëm, të ndershëm dhe besnikë; përbuzni konfrontimet dhe doni ti zgjidhni gjërat në një mënyrë të qetë. Keni një tendencë për t’u fshehur pas pamjes së fortë të jashtme, megjithatë, kjo është arsyeja pse ju shpesh lëndoheni nga ata që nuk e kuptojnë se keni një anë të butë që meriton dhe kërkon lumturi dhe dashuri. Pasi ta keni gjetur këtë lumturi, do të ndjeni më në fund paqen e brendshme.
Porta e Purpurt
Për ju, fuqia dhe fama janë shumë të rëndësishme. Ju jeni të lirë, vendosës, të fortë dhe doni të mbani gjërat nën kontroll . Për më tepër, jeni një individ i ndershëm që nuk jetoni në një botë rozë, e cila nganjëherë mund të trembë të tjerët.
Keni një zemër fisnike dhe I perkushtoheni vetëm atyre që konsideroni të denjë për dashurinë dhe kohën tuaj. Jeni të fortë, misteriozë dhe joshëse. Ju jeni një individ qe buzëqeshni edhe kur keni probleme me guximin dhe forcën tuaj ia dilni mbane për të ecur gjithmonë përpara. Kjo forcë do t’ju ndihmojë të gjeni paqen.
Porta portokalli
Nëse keni zgjedhur këtë derë, atëherë jeni argëtues, popullor dhe plot energji. Keni shpirt konkurrues dhe doni të vlerësoheni për një punë që e keni bërë shumë mirë. Megjithatë jeni paksa agresive, me këmbë në tokë dhe e kuptoni rëndësinë për te ndihmuar të tjerët.
Njerëzit janë të tërhequr nga natyra juaj e shoqerueshme, kështu që ju nuk e keni të vështirë për të bërë miq të rinj. Ju jeni të ngrohtë dhe të këndshëm ndaj familjes dhe miqve, por të egër dhe të pasionuar me partnerin tuaj. Ndonjëherë, mund të ndiheni të lodhur, sepse gjithmonë keni bere sakrifica shumë të madha ose ngaqe jeni rritur ne rrethana te vështira.
Porta me Buf
Ju jeni një individ unik dhe kurioz dhe kjo është arsyeja pse jeni I tërhequr nga kjo derë. Gjithkush e njeh energjinë tënde hyjnore, shpirtin e lirë dhe pozitivitetin tuaj. Jeni shumë respekt për familjen dhe miqtë dhe madje keni tendencën të kujdeseni për njerëzit që nuk njihni.
Keni një zemër të madhe dhe të gjithë duan të jenë në shoqerine tuaj. jeni të gjallë dhe të sjellshëm dhe shumë tërheqës për seksin e kundërt, por ndonjëherë jeni të pavetëdijshëm për këtë, sepse ata janë të frikësuar nga bukuria dhe vetëbesimi juaj dhe nuk ju afrohen. Jeni një person që ka shume qejf te jete hero. Për shkak të egoizmit tuaj, do të shpërbleheni me pasuri, bollëk dhe luks.
Egoistë të pandreqshëm, ambicioze deri në shkatërrimin e të tjerëve, arrogantë dhe viziocë… këto janë 5 shenjat e horoskopit të cilat më shumë marrin sesa japin.
Sigurisht ka edhe përjashtime, por astrologët kanë dalë në përfundimin se janë pikërisht këto shenja të cilat cilësohet si më egoistet dhe që duan gjithnjë të marrin atë çka ju duhet, pa bërë asnjë llogari për të tjerët, shkruan ShkodraNews.
Dashi
Dashi pëlqen të bëjë gjithçka në kohën e tij. Ata janë punëtorë, por kurrë nuk do të bëjnë atë që nuk duan të bëjnë.
Ata janë edhe më shumë se të gatshëm të shkojnë më lart dhe më tej dhe të bëjnë gjëra që do të përfitojnë prej tyre, edhe nëse dëmtojnë të tjerët!
Luani
Luani është shumë i zhytur në vetvete. Mendon vetëm për veten dhe çfarë mund të marri nga të tjerët.
Egoja e luanit tejkalon të gjitha shenjat e tjera të zodiakut! Luanët mendojnë se gjithmonë duhet të jenë qendra e vëmendjes, dhe nëse i shpërfillni ata, atëherë do t’i paguani në ferr!
Virgjëresha
Virgjëresha janë njerëz që mund të dëgjojnë kritikat, por nuk mund t’i pranojnë ato. Ata janë më shumë se të gatshëm për të qeshur me njerëz për asnjë arsye, por nuk duan t’u tregoni atyre diçka.
Ata mund të qëndrojnë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë, por sapo të kalojnë të gjitha aspektet, indinjatën e tyre nuk do të njohin kufijtë!
Shigjetari
Shigjetarët premtojnë shumë më tepër se sa munden dhe lehtë mund të thonë se çfarë do të dëmtojë të tjerët. Ata janë të padurueshëm dhe mos u bëni merak për ndjenjat që duhet të ecin për të marrë atë që duan!
Bricjapi
Bricjapi gjithmonë pret më të keqen nga të gjithë dhe nuk di të falë. Ata mund të jenë pak më përgjegjës se të tjerët në këtë listë, por kjo nuk i bën ata më pak egoistë. Ata do të vazhdojnë të marrin diçka prej jush, edhe nëse nuk keni asgjë për të dhënë! /ShkodraNews
Kohët e fundit rrjeti më i madh social, “Facebook” është duke u hasur me probleme të mëdha që lidhen me privatësinë e përdoruesve. Meqenëse problemet sa vijnë edhe rriten, ‘Facebook’ ka vendosur të sjellë risi në mënyrë që të joshë përsëri njerëzit.
Nëpërmjet një njoftimi të bërë së fundmi ata njoftojnë se shumë shpejt do të sjellin opsionin ‘unsend’, i vlefshëm për mesazhet. Nëse keni dërguar një mesazh pa dashje ose jeni penduar që e shkruat, mesazhi do të fshihet nëse personi që ia dërguat nuk e ka parë ende. ‘Whatsapp’ dhe ‘Instagram’ e kanë prej kohësh këtë opsion funksional dhe ‘Facebook’ do e mundësojë shumë shpejt.