Një studim i ri ka zbuluar se shikimi i filmave horror mund të rrisë përkohësisht sistemin imunitar.
Hulumtuesit shkencor tek Universiteti Coventry, në Britani, morën mostra gjaku nga vullnetarët para, gjatë dhe pasi qëndruan vetëm në një dhomë dhe pasi shikuan një film horror. Pasi kryen analizat, ata panë se ishin rritur nivelet e qelizave të bardha të gjakut, që rriten zakonisht kur duhet të luftohet një infeksion.
Shikimi i filmave horror gjithashtu rrit hormonin e adrenalinës, e cila mobilizon sistemin imunitar.
Adrenalina rrit gjithashtu rrahjet e zemrës dhe normën metabolike të trupit, shpejtësia me të cilën harxhohet energjia e ruajtur, prandaj shikimi i filmave horror ju ndihmon edhe për të rënë në peshë.
Një studim i kryer në vitin 2012 nga Universiteti Westminster mati numrin e kalorive të djegura nga vullnetarët që shikuan 10 filma horror.
Ditët kur telefonat sjellin dizajn kreativ duket të jenë të shkuara, pasi që kompanitë duket të jenë të orientuara tek pamja minimaliste.
Megjithatë, kur vjen fjala te Apollo 1, çështja ndryshon. Telefoni inovativ ka një kornizë të drurit, me ngjyrë të errtë dhe të marrë nga druri i arrës.
Përveç kësaj, telefoni sjell ekranin Quad HD AMOLED me madhësi prej 4.0 inç, procesorin 2.8 GHz, hapësirën ruajtëse prej 64GB dhe kartelën microSD.
Për më shumë, RAM memoria ka kapacitet prej 4GB ndërsa kamera kryesore vjen me 12MP. Sistemi operativ përmes të cilit funksionon ky telefon është Apollo 1.0 OS.
Rebbecca Sharrock, një 27 vjeçare nga Australia ka një aftësi të habitshme për të rikujtuar virtualisht çdo detaj të jetës së saj, që kur ishte 12-ditëshe. Ajo vuan nga memoria autobiografike superiore, një gjendje e rrallë që i jep asaj një kujtesë të jashtëzakonshme.
Ajo mund të rikujtojë detaje jo vetëm çfarë ka bërë në një ditë të zakonshme, por edhe çfarë ka veshur, madje edhe se si ka qenë moti atë ditë. Kur ishte vetëm 12-ditëshe, ajo rikujton momentin kur prindërit e kanë vendosur tek ndenjësja e drejtuesit të makinës për t’i bërë foto.
Ajo rikujton gjithashtu ditëlindjen e saj të parë dhe si ia plasi të qarit kur mamaja e veshi me një fustan që i shkaktonte kruajtje. 27-vjeçarja është vetëm një nga 80 njerëzit në të gjithë botën që mund të mbajnë mend çdo ditë të jetës së tyre
“Kjo ma bën të pamundur që të harroj qoftë një ditë të vetme të jetës sime. Po jetoj vazhdimisht me të shkuarën (emocionalisht) duke rikujtuar çdo detaj”, tregon ajo.
Një tjetër e veçantë e Rebeccas është se ajo ka aftësi për të marrë dhe përpunuar informacion në sasi jashtëzakonisht të madhe. Ajo mund të recitojë përmendësh një libër të Harry Poterit. Por pavarësisht superfuqive, HSAM, sjell dhe efekte negative si për shembull shkëputje të përkohshme të memorias ose dhimbje të tmerrshme.
Aktualisht ajo është përfshirë në dy kërkime shkencore në lidhje me kujtesën, me synimin për të gjetur një përgjigje se si funksionin truri i saj. Zonja Sharrock dhe nëna e saj hynë në kontakt me studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, dhe pas kalimit të testit të shqyrtimit, zonja Sharrock u pranua në studim.
Përpara znj. Sharrock, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim ishin të moshës mbi 40 vjeçare, prandaj ajo u tregua e gatshme që kërkuesit mund të shihnin trurin e saj. Rebecca nuk ndihet asnjëherë vetëm sepse në 1 minutë ajo mund të kalojë3 të gjitha detajet e 27 viteve jetë.
Kjo fotogaleri sjell mënyra të ndryshme se si studentët kanë kopjuar në provime. Madje iu vijnë në ndihmë edhe mësuese që të parandalojnë kopjet.
Siç shihet edhe nga pamjet, kopjet janë të shumëllojta, nga ndihmesa që i kërkon shokut të bankës deri te komunikimi me telefon me dikë jashtë sallës së provimit që të tregon përgjigjet e pyetjeve.
Por midis meshkujve dhe femrave, duket se këto të fundit kanë më tepër vende apo mundësi, ku mund të fshehin kopjet.
Astronomët, të cilët janë vënë pas shenjave të jashtëtokësorëve, janë në kërkim të ndonjë planeti tjetër të banueshëm. Gjatë kërkimit të botës ku jetojnë jashtëtokësorët, astronomët kanë kërkuar ndonjë planet, që është i ngjashëm me tokën, mirëpo ata tash pretendojnë të gjejnë ndonjë planet, që është edhe më i përshtatshëm për banim se Toka.
“Nga një numër i madh i planetëve të banueshëm, Toka mund të jetë në mesin e atyre që janë pak të banueshëm, edhe pse ky qëndrim mund të tingëllojë shumë i çuditshëm”, kanë shkruar astronomët, René Heller dhe John Armstrong, të cilët e kishin dhënë këtë ide. Një botë ‘shumë e banueshme’ me shumë gjasë duhet të jetë shumë më e madhe dhe me e vjetër se Toka, në atë planet duhet të ketë prani të gazrave dhe shenjave të tjera të jetës. Planetët, që janë më afër yjeve të tyre, mund të jenë shumë më të përshtatshëm, për jetesë sesa planetët që janë më larg yjeve të tyre, siç është rasti i planetit tonë.
Spiunët e CIA’s tentuan të spiunonin Rusinë e kohës sovjetike duke përdorur mace, të cilave u montoheshin mikrofonë dhe kamera nën lëkurën e tyre.
Dokumentet e deklasifikuara tregojnë se si shefat e CIA’s lavdëronin përdorimin e maceve për spiunim. Nën projektin e quajtur ‘Project Acoustic Kitty’, programi 10 milionë dollarësh ishtezhvilluar brenda pesë vitesh gjatë viteve të 60-ta, shkruan The Sun
Bishti i maces ishte përdorur si antenë dhe teli zgjatej nëpër trupin e maces deri në vesh, ku ishin montuar dy mikrofonë, kurse bateria montohej në gjoksin e kafshës.
Por, që në testin e parë, macja plot pajisje u shkel nga një veturë në lëvizje duke ngordhur në vend.
Ky sekret ishte zbuluar nga dokumentet e Ëikileaks të publikuara më 2010.
Në një jave tipike të punës, njerëzit shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të ulur në tavolinat e tyre.
Kur dikujt i thoni se punoni në kompjuter mund të tingëllojë si puna më të relaksuar në botë, por është krejt e kundërta. Keni shumë probleme me trupin tuaj e sidomos me shpinën.
Kurrizi luan një rol shumë të rëndësishëm. Shëndeti shpinës tuaj është faktori i vetëm më i rëndësishëm në përcaktimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe jetëgjatësisë.
Më poshtë janë disa nga ushtrimet më të thjeshta, por efektive për kurrizin tuaj që mund t’i bëni kudo – edhe në zyrën tuaj.
Të gjithë ju që punoni në kompjuter, filloni tani.
– Bëni ushtrime me qafën dhe kokën tuaj
– Kujdesuni të relaksoni supet tuaja sa më shpesh
– Mos u lëshoni në tavolinën tuaj të kompjuterit
– Lëvizni në zyre për disa minuta duke e mbajtur shpinën tuaj drejt
– Pjesa e poshtme e kurrizit ka shumë rëndësi, masazhojeni sa më shpesh.
Një adoleshente ka fituar një çmim për shtëpinë më të pisët në botë, pasi babai i saj i kërkoi të hynte në konkurs kur pa gjendjen e banesës.
Brittani Cooper, e cila studion për pasuri të patundshme në Univestitetin West, Angli ka thyer cdo rekord me pamjet që ka publikuar në kuzhinën e shtëpisë.
Ndër 982 shtëpi që ishin pjesë e konkursit, banesa ku jeton me 5 shoqet e saj kishte copa picash të harruara, pjata të palara apo mbeturina prej një viti.
Konkursi që mori pjesë ishte online, i quajtur ‘web-blinds.com’ ofroi 640 dollarë, të cilin e vuri re babai i 19-vjeçares