Kuriozitete

Gjarpri i profecisë?!

Një gjarpër që shihet duke u zvarritur mes gurëve të Murit Perëndimor në Izrael ka shkaktuar polemika, pasi mendohet se është një profeci rreth ardhjes së Mesias.

Pretendimet dolën pas një videoje të publikuar në YouTube, të shpërndara gjerësisht nga blogerët hebraikë.

Gjarpri me sa duket synonte të kapte një pëllumb, por besimtarët hebraikë pohojnë simbolin e pëllumbit që ikën nga shfaqja e gjarprit, duke pretenduar se “jetojmë në kohëra të rrezikshme” drejtpërdrejt para ardhjes së Mesias.

Në Dhiatën e Vjetër ka disa referenca ndaj Mesias që shpëton një popull të varfër ose të rrezikuar.

Gjarpri i profecisë?! Read More »

Do habiteni me këtë shpjegim. Çfarë do të thotë ora për dashurinë

Shikoni orën dhe zbuloni se çfarë ju thonë të mençurit në lidhje me këtë.
Shpeshherë kur shohim akrepat e orës të puthitur me njëri tjetrin, themi se dikush mendon për ne. Nuk do t’i lëmë pas dore edhe rastet tjera që kanë domethënien e tyre përmes treguesit të akrepave.

Kur akrepat janë njëri mbi tjetrin, kjo është shenjë se dikush ju pëlqen, ndërsa kur akrepat janë të zgjeruara, dikush ju don.

Interpretimi i parë
00:00 – Personi i dashur ju dëshiron shumë.
01:01 – Personi me të cilin dëshironi të kaloni natën me të.
02:02 – Personi i dashur asnjëherë nuk do t’ju harrojë.
03:03 – Mendon rreth jush.
04:04 – Ka rënë në dashuri në shikim të parë.
05:05 – Ai luan me ju.

06:06 – E pëlqen buzëqeshjen tuaj.
07:07 – Dëshiron t’ju thotë diçka, por nuk mundet.
08:08 – Është i dashuruar.
09:09 – Dëshiron të jetë me ju.
10:10 – Kënaqet me pamjen tuaj.

11:11 – Sot është një ditë e lumtur për ju.
12:12 – Do t’i ktheheni dashurisë së vjetër.
13:13 – Ai vuan për shkak juve.
14:14 – Ju pret një gëzim.
15:15 – Është xheloz.

16:16 – Nuk jeni e denjë për të.
17:17 – Do të vuani.
18:18 – Ai pëlqen sytë tuaj.
19:19 – Fsheh diçka nga ju.
20:20 – Gjithmonë do t’ju kujtojë.

21:21 – Rrezik.
22:22 – Nesër do të gëzoheni.
23:23 – Ai ju pëlqen në shtrat.

Interpretimi i dytë
01:01 – Keni sëmundje.
02:02 – Do të takoheni me një person të dashur.
03:03 – Ju dashuron shumë.
04:04 – Kurrë nuk do t’ju harrojë.
05:05 – Do të dashurohet tek ju.
06:06 – D o të qetësoheni.

07:07 – Ai ju tradhëton.
08:08 – Është xheloz.
09:09 – Do të keni një telefonatë.
10:10 – Dikush dëshiron t’ju shohë.
11:11 – Një biond ju dëshiron shumë.

12:12 – Seks.
13:13 – Ju pëlqen dikush me flokë të errët.
14:14 – dikush preferon puthjet tuaja.
15:15 – Ai dëshiron një fillim të ri.
16:16 – Diçka do të ndodhë midish jush.

17:17 – Puthje.
18:18 – Jetë të gjatë në dashuri.
19:19 – Dikush ju dëshiron, por ju nuk mund ta shihni.
Lexoni edhe këtë: Si ta largoni zbokthin
20:20 – Dikush ju pret juve.

21:21 – Ju pëlqen personi për të cilin mendoni.
22:22 – Do ta shihni atë.
23:23 – Do ju sugjerojnë një takim.
00:00 – Ai i pëlqen miket tuaja.

Do habiteni me këtë shpjegim. Çfarë do të thotë ora për dashurinë Read More »

Aplikacioni në INSTAT, sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju?

Instituti i Statistikave publikoi sot versionin e përditësuar të statistikave të emrave “Sa të tjerë kanë të njëjtin emër me ju?”

Në këtë version ju mund të kërkoni për të parë se sa persona kanë të njëjtin emër.

Instat bën të ditur se përmes këtij versioni ju mund të krahasoni shpërndarjen e emrit në bashkitë e Shqipërisë, si dhe të shikoni trendin e emrit përgjatë viteve në grafikun e popullaritetit.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë se sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju. /atsh

http://www.instat.gov.al/al/kërko-emrin

Aplikacioni në INSTAT, sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju? Read More »

A mund t’i gjeni për dy minuta, shtatë dallimet në imazhe? (Foto)

Një vizatim i publikuar në internet ku shihen një grup gjykatësish brenda sallës së gjykatës, ka habitur të gjithë.

Nga autori i saj kërkohet që të gjithë ata që kanë shikim të mirë, të gjejnë shtatë dallimet që shfaqen në foton e parë dhe në të dytën, transmeton Telegrafi.

Madje ai i sfidon që këtë ta bëjnë për dy minuta për ta dëshmuar se kanë përqendrim dhe shikim si pakkush që e ka.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë që në shikim të parë duken të lehta, por që në fakt kërkojnë koncentrim për t’i gjetur dallimet.Së fundmi është bërë trend që imazhe të ndryshme që po publikohen në rrjetet sociale, të sfidojnë qytetarët anembanë botës, nga të cilët kërkohet t’i zgjedhin enigmat siç është rasti i vizatimit me gjykatësit. /Telegrafi/

A mund t’i gjeni për dy minuta, shtatë dallimet në imazhe? (Foto) Read More »

A e dini se cigareve u shtohet sheqer?

Ka pak duhanpirës që e dinë se sheqeri shtohet në cigare, sipas një sondazhi të ri amerikan.

Në të njëjtën kohë, pak prej tyre janë të vetëdijshëm se shtimi i sheqerit në duhan rrit sasinë e toksinave në tymin e cigareve, shkruajnë autorët e hulumtimit në revistën “Nicotine and Tobacco Research”.

“Cigaret përmbajnë sheqerna natyrale dhe shtojcë që të zvogëlojnë “hidhësinë” e tyre, gjë që e bën më të lehtë thithjen e tymit. Por ato në të njëjtën kohë rrisin sasinë e kimikateve të dëmshme në tym të duhanit, si dhe potencialin e pirjes së duhanit”, thotë Andrew Seidenberg, nga Shëndeti Publik në Universitetin e Karolinës së Veriut. “Një numër i madh i pjesëmarrësve thanë se duan të dinë më shumë për sheqerin në cigare dhe ky është një shans,” tha ai për Reuters. Ai dhe kolegët ndoqën 4,350 duhanpirës të rritur, si pjesë e një eksperimenti të cigareve.

Në fund të eksperimentit, pjesëmarrësit iu përgjigjën dy pyetjeve rreth sheqerit të shtuar në cigare: “A po shtohet sheqeri në cigare?” dhe “Shtimi i sheqerit në cigare rrit toksina në tymin e duhanit. A keni dëgjuar ndonjëherë për këtë pasojë të shtimit të sheqerit para fillimit të studimit?”

Rezultatet e studimit treguan se 5.5 pjesëmarrës në sondazh e dinin se sheqeri ishte shtuar në cigare dhe vetëm 3.8 për qind e dinin se shtimi i toksinave në sheqer rrit tymin e duhanit. Seidenberg thotë se rezultatet e sondazhit e befasuan atë. Ai vendosi me kolegët që të fillonin të punonin në mesazhe rreth ekzistencës së sheqerit në cigare.

Në një fushatë të organizuar në Australi, Seidenberg dhe kolegët paralajmërojnë këtë në këngën “Sugar, Sugar”, ndërsa në ekran thuhet: “Shtimi i sheqerit dhe mjaltit mbulon shijen e hidhur të duhanit, por dëmtimi i pirjes së duhanit dhe cigareve nuk mund të fshihen”.

Duhet të mbahet mend se nikotina që përmban në cigare shton varësinë pasi stimulon dopaminën në tru të duhanpirësve dhe atyre iu japin një ndjenjë të përkohshme të relaksimit dhe qetësisë. Për shkak të qetësisë së përkohshme, duhanpirësit shpejt ndezin cigaren e re. Megjithatë, disa nga aditivët në cigare stimulojnë receptorët e nikotinës, gjë që i bën shumë duhanpirës të rastësishëm të bëhen duhanpirës të pasionuar.

A e dini se cigareve u shtohet sheqer? Read More »

Zbulohet djathi më i vjetër në botë

Djathi më i vjetër në botë gjendet në një varr egjiptian, por ai mund të jetë i infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse.

Djathi u gjet në varrin e Ptahmes, një kryebashkiaku të Memphis të Egjiptit në shekullin e 13-të, dhe sipas një studimi të ri në revistën “Analytical Chemistry”, ndoshta është djathi më i lashtë i zbuluar ndonjëherë.

“Mostra ishte e mbështjellë në një kavanoz të thyer”, tha autori kryesor Enrico Greco, nga Universiteti i Catanian i Italisë.

“Arkeologët dyshuan se ishte një lloj ushqimi për pronarin e varrit dhe ata vendosën të kërkonin analiza kimike”.

Ekipi përdori teknika të pazakonta shkencore për ta identifikuar atë si mbetjen e një djathi të fortë të prodhuar nga qumështi i lopës dhe qumështi i dhive.

Ata gjithashtu gjetën shenja të një bakterie që shkakton sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse të brucelozës, e cila përhapet nga kafshët tek njerëzit nëpërmjet produkteve të qumështit të papastërtuar.

Monstra e gjetur thuhet se është 3200 vjet e vjetër.

Zbulohet djathi më i vjetër në botë Read More »

“Gjysmë njeri e gjysmë qen”… Çfarë kjo krijesë që po çmend rrjetin?/ VIDEO

Një krijesë e çuditshme është filmuar në Britani. Pamjet raportohet se janë kapur më Nëntor të vitit 2007, por janë publikuar në kanalin “ÇTV “ në YouTube vetëm dy ditë më parë.

Në pamje, shihet një krijesë, që duket si gjysmë qen e gjysh njeri, që kalon rrugën.

Komentet e sugjerimet kanë qenë të shumta.

VIDEO-KLIKO KETU

“Gjysmë njeri e gjysmë qen”… Çfarë kjo krijesë që po çmend rrjetin?/ VIDEO Read More »

Astrologu Paolo Fox na lë pa fjalë: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes

Ky është horoskopi i Paolo Fox, sot 30 tetor 2018: Të gjitha informacionet astrologjike të ditës për çdo shenjë zodiakore me indikacione në dashuri, studim, punë, fat dhe sukses.

Me Jupiterin në një aspekt të favorshëm nga java e ardhshme do të jetë më e lehtë për Dashin për të kapërcyer vështirësitë që po ngadalësohen për momentin. Ndryshimet e shumta që përballen të lindurit e Demit do të ndikojnë në të lindurit e shenjës për një kohë të gjatë. Për Binjakët, kujdesi në menaxhimin e parave rekomandohet gjatë kësaj periudhe.

Paolo Fox është pozitiv për Gaforren, sidomos në nivelin sentimental, ka një rikuperim të mirë me Hënën në shenjë. Do të fillojnë javë më të mira për Luanin, edhe nëse ditët e fundit të tetorit do të jenë përsëri të tensionuara dhe të shqetësuara.

Disa çështje financiare-ekonomike duhet të menaxhohen me vëmendje më të madhe nga ata të lindur nën shenjën e Virgjëreshës. Horoskopi i Paolo Fox i bën thirrje Peshores që të mos nënvlerësojë disa çështje dhe njerëz që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe kjo mund të kërkojë më shumë vëmendje dhe vëzhgim.

Akrepi nuk duhet të nënvlerësojë idetë e tyre sepse kjo është një periudhë shumë pjellore për kreativitet dhe intuitë. Lajme vijnë për Shigjetarin, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me fushën profesionale. Bricjapi në këtë periudhë duhet të jetë në gjendje të mbështetet tek njerëzit e besueshëm që janë në gjendje të lehtësojnë angazhimet e shumta të ndërmarra.

Nuk ka Jupiter kundër, e kjo do të përfaqësojë një avantazh të madh për Ujorin. Peshqit mund të marrin një rishikim pas një çështje ligjore ose financiare të kryer në periudhën e fundit.

Astrologu Paolo Fox na lë pa fjalë: Këto shenja Horoskopi sot duhet të kenë shumë kujdes Read More »